Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hajde e besojini intrigave të këtij Presidenti!

Postuar: 23/03/2019 - 07:19

Ka shumë arsye që Ilir Meta të arrinte deri në “pikën e vlimit”! Deri tani ka qëndruar me “qetësi e dashuri” në poltronin e tij presidencial, kur papritur, sikur ta kishte pickuar dikush, brofi në këmbë dhe lëshoi “helmin” që mesa duket nuk ishte i çastit, por kishte ditë që e “gatuante” në shpirtin e tij. Ja çfarë tha: “...Për këtë qëllim, unë i ftoj të gjithë të mos sakrifikojnë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta. Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar, edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President, pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”.

Pas këtyre deklaratave, kemi shumë arsye që ta quajmë një të rrjedhur nga trutë e kokës. Si ta kuptojmë këtë, që edhe kërkon të vetësakrifikohet, e nga ana tjetër kërcënon që në Shqipëri të mos lejojmë të vendoset Junta ushtarake dhe të kthehemi 30 vite pas. Nga na del ky në këtë konkluzion, në një kohë kur nuk ka asnjë bazë që të vendoset Junta ushtarake, kur ai vetë është Komandanti i Përgjithshëm i kësaj “Junte”? Cilat janë përpjekjet e tij për të parandaluar çdo situatë dhe një krizë të tillë në një kohë që është vetë nxitësi i kësaj situate me Monikën e tij në krye të partisë? A nuk janë “përpjekje” për zgjidhjen e krizës ato që ka bërë Presidenti, duke i ndjekur “kokëpalarët” nga Arabia, nga Azerbajxhani, nga Amerika... A nuk ka bërë ai përpjekje për të forcuar “unitetin” duke ju kundërvënë Parlamentit në mënyrë të vazhdueshme? As më shumë e as më pak, Ilir Meta ka kryer më së miri rolin e tij prej një opozitari shumë herë më të papërgjegjshëm edhe nga Lul Basha e Mul Noka. Ky President është luhatur sa andej këtej, edhe me atë që i ka vënë zjarrin Shqipërisë, edhe me atë që “të gënjen edhe kur e pyet për orën”! A mund t’i falet këtij Presidenti, që nuk e ka njohur as Monikën e tij qysh kur mori detyrën e Presidentit “me kënaqësi, me qetësi e dashuri” duke mos e marrë atë Zonjë të Parë me qëllim që edhe të ishin në një mendje, por edhe për atë që kjo zonjë, do t’i kishte hije këtij vendi të sakatuar nga këta politikanë! Ilir Meta nuk veproi kështu, por e la Monikën “sallma” dhe sot i ka ikur fare edhe nga “zinxhiri.

Presidenti, me kërcënimin e tij që do të marri me vete edhe Edi Ramën, i “dhimbset” aq shumë vendi sa që për hir të tij, edhe vetë që “ka punuar me mish e me shpirt” për këtë vend” edhe Edi Rama, që është më shumë përgjegjës për këtë situatë që po kalon vendi, janë njësoj përgjegjës! “Çfarë prisni akoma ju Edi Rama që nuk jepni dorëheqjen, duke mos dëgjuar jo vetëm Klevis Balliun, por nuk besoni as Ilir Metën, që pavarësisht që “nuk ka asnjë përgjegjësi” ai sakrifikon mandatin e tij presidencial”! “Kush është burrë, nuk frigohet...” këndon edhe Lulzim Basha! Ilir Meta thotë që, për hir të stabilitetit dhe integrimit të tij në BE, sakrifikon edhe mandatin e tij. Deri këtu mirë, por më pas e dhj... muhabetin kur thotë që “deputetët e rinj janë të jashtëligjshëm dhe të blerë nga qeveria”? Ku e ka hallin për këtë konkluzion që ky “simbol i përçarjes” nuk i bindet as Kushtetutës dhe as ndërkombëtarëve? Kushtetuta secilit i jep të drejtën për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese, pra të ushtrojë të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet ligjvënëse. Ndërkombëtarëve, u ra goja “copë” që është e drejta e deputetëve të rinj që të pranojnë mandatin që u ka dhënë populli, kurse Ilir Meta ua heq atyre këtë të drejtë. Barrë të madhe keni marrë mbi shpatullat e tua tashmë të “kërrusura” o President! Kjo do të thotë që ju keni frikë se mos plotësohen nëntëdhjetë e katër vota dhe ju heqin si President. Mos kini merak sepse këtë mandat do ta mbyllni “me qetësi e dashuri”! Ju President, thoni që “dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës, ishte një akt ekstrem, një akt i papërgjegjshëm...” Dakord, por ju pse nuk dhatë shembullin tuaj që t’i mbushnit mendjen Monikës tuaj dhe do të kishit shpëtuar edhe Kejdën, edhe Kërpaçin, edhe Brahimllarin edhe Petrit Vasilin etj., etj. Pra ti je i pabesueshëm në ato që thua sepse aktin e dorëzimit të mandateve, e keni nxitur ju. Por unë kam një hall tjetër. Ja sikur t’ju lënë të mbyllni mandatin si President, por a ju lejohet juve që Monikën tuaj, e keni ulur këmbëkryq rrugëve duke kërkuar të drejtat e saj për jetesë? Vetë ajo u shpreh kur tha “kam dalë këtu me shokët e shoqet, sepse jam pa bukë, pa ujë pa punë...”! Nga modestia nuk tha që “po të bjerë miu në shtëpinë e saj, thyen kokën! Si do t’ua mbushni ju barkun me bukë shqiptarëve, që të mos largohen nga vendi në një kohë që ja keni vënë “barkun në tra” edhe bashkëshortes tuaj? E megjithëse tha që është “pa ujë” në shtëpi, nga “zemërgjerësia” e saj u ofroi ujë policëve që u “ishin tharë buzët për një pikë ujë...”! E hoqi ujin nga goja e saj dhe ja dha policëve!

President, mjaft u tallët me këtë popull dhe mblidhni mendtë e kokës sepse po bëheni gazi i botës! Edhe Amerika, edhe Europa o President thotë që “Reforma në drejtësi po ecën në rrugë të mbarë”, kurse ti nuk do ta besosh. Ti kështu i kundërvihesh Amerikës dhe Europës bashkë dhe vetëm në këtë pikë përputheni me Salvador Alenden, por nuk e kuptojmë pse shkuat kaq larg deri në Kili dhe kaq larg në kohë, para një gjysmë shekulli! Të gjitha të tjerat i keni të kundërta me Salvadoren, sepse ai ishte marksist, kurse ju shkoni nga fryn era, ai ishte për të vobegëtit, kurse ti hyre në politikë për të vënë pasuri të jashtëligjshme që gjykatësit ua fshehën. Sot, ju kërkoni të vijnë ata gjykatës që kanë dalë “nokaut” nga vettingu. Alende nuk donte të instalohej Junta ushtarake, kurse ju e ndillni vetë në një kohë që jeni Kryekomandant i kësaj “Junte” që jo vetëm ushtarë, por nuk mund të gjesh as edhe një helmetë për ta vënë në kokë në rast rreziku si Salvadorja! Zoti President, jeni shumë i lexueshëm kur këpusni “mufka” gjoja me qetësi e dashuri dhe nga ana tjetër u ka hyrë “lepuri në bark”! E dini pse kërkoni të “sakrifikoni” kaq shumë duke kërcënuar me dorëzimin e mandatit? E dini ju e dini, sepse e keni mësuar nga Adriatik Llalla, miku juaj ish Kryeprokuror, i cili kur pa që do t’i nënshtrohej vettingut dha dorëheqjen! Edhe ju, për të mos dhënë llogari si “i pastrehë”, “pa bukë” e “pa ujë” kërkoni të dorëzoni mandatin sepse SPAK-u dhe BKH-ja janë në prag të derës. Rrugë më “efikase” për t’i shpëtuar drejtësisë, nuk keni. Këtu keni të drejtë!

E lashë për në fund atë që kërcënoni me sakrifikimin e jetës. Këtë, as unë e askush tjetër nuk e beson dhe i lutemi Zotit që t’ju mbajë dorën, që të mos arrini deri këtu! A e dini pse? Sepse jeta juaj nuk i zgjidh gjë askujt e ca më keq për juve. Askush deri më sot nuk i ka marrë paratë me vete. A nuk do të ishte më mirë që në vend të jetës, të jepnit atë “pak” pasuri që keni vënë duke bërë edhe ndonjë bamirësi që të mbaheni mënd për mirë? Sa për jetën, mosni, sepse këtë ua ka dhënë vetëm Zoti dhe vetëm ai është i plotfuqishëm për t’ua marrë siç ua ka dhënë. Jeta juaj sot, mbi të gjitha i duhet partisë, që me aq sakrifica e themeluat. Sot, kjo parti është bërë “fërka- fërka” sepse kështu e katandisi Monika juaj, bashkë me ju që e latë në dorë të Monikës dhe vetë shkuat në Presidencë. Ju nuk qëndruat pranë halleve dhe “gju më gju” me partinë tuaj, por e lejuat që ajo të merrte edhe “pamjen” edhe “ngjyrën” e Petrit Vasilit e të Manjanit. Partia, i dashur President nuk rregullohet duke sulmuar me bojë kimike deputetët e rinj, duke shpejtuar fundin e pashmangshëm të saj që e ka marrë “perrupia”! Për këtë, jeni ju përgjegjës. Sa për integrimin e vendit në BE, ju nuk e dëshironi, bashkë me opozitarët e tjerë me në krye Monikën tuaj dhe kot e keni që bëni hipokritin sepse edhe Monika juaj nuk ju dëgjon më... Bëni diçka në interes të vendit dhe mos u bëni gazi botës me protestat e militantëve tuaj. Ata një mijë apo dhjetë mijë nuk janë populli dhe populli është një. Populli flet me heshtje, flet me votën e tij. Jepni ju shembullin tuaj, bëhuni promotori që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme dhe jo ashtu si i ka bërë Basha me “kalecat” e tij, sepse ai nuk është më i besueshëm për qytetarët e këtij vendi.

Nga Pandeli BARDHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 22:58

Sistemi bankar në Shqipëri është në ditën e vet më të zezë, duke u kthyer në institucion jokredibël dhe aspak transparent për publikun shqiptar dhe grupet e interesit.  Kjo bankë sot drejtoet nga një guvernator m

Postuar: 18/07/2019 - 07:15

Kjo farë demokracie, që s’po hyn ende në brazdë, ka sjellë një çoroditje, që fjalën e lirë

Postuar: 18/07/2019 - 07:13

Nuk do të rrinte pa bërë demagogji dhe llafollogji prej somnambuli politik dhe të pa afti të meri

Postuar: 18/07/2019 - 07:11

Lajmin se Monika Kryemadhi, ka një pallat në “Unazën e re” e kumtoi Presidenti Meta n

Postuar: 17/07/2019 - 07:15

Nëse i kthehemi retrospektivës për t'u ballafaquar me shprehjen epokale të bashkimit kombëtar

Postuar: 17/07/2019 - 07:14

- 422 mijë të punësuar nuk paguajnë kontributet!182 milionë euro deficit të skemës fundosin buxhe

Postuar: 17/07/2019 - 07:10

(Nuk di, pse mu kujtua kjo thënie e Shvejkut nga Bugjeovica)