BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Hajduti i “mirë” rroftë, hajduti i keq poshtë!

Hajduti i “mirë” rroftë, hajduti i keq poshtë!

Ai që vë dorë mbi pasurinë e dikujt, qoftë ajo e privatit apo e shtetit, ka të njëjtin emër:Hajdut. Varet pastaj për kategorizimin e hajdutëve. Hajdutë minorë, mesatarë, të mëdhenj dhe super të mëdhenj. Në kuptimin e shkollimit: Të pashkolluar, të superkualifikuar. Në realitet, në gjirin e shoqërisë tonë, jo vetëm në këto tri dekada, por edhe më parë i kemi pasur brenda nesh, aktivë dhe të pamëshirshëm “shokët” apo “miqtë” hajdutë. Ata kanë zgjatur duart e gjata ndaj presë sa herë u ka rënë rasti për të grabitur atë që nuk u takon. Këtu nuk bëhet fjalë për vjedhjet në moshën e fëmijërisë që mund të merrje dy kokrra portokalle apo fiq nga bahçet e komshiut. Ato ishin më shumë veprime që i takonin moshës dhe nuk preknin pronën e askujt. Ishin veprime më shumë për krekosje para bashkëmoshatarëve për të plotësuar dëshira të çastit dhe që nuk krijonin problem. Thjesht për efekt të moshës. Këtu e kemi fjalën për vjedhjet në sistem, të sofistikuara, të dëmshme, me efekte tepër negative, pasi janë me pasoja të rënda si për ekonominë shtetërore dhe atë private. Jo pak ngjarje kanë ndodhur në këto tri dekada tek ne, të cilat i kanë dhënë shoqërisë tonë  epitetin si një shoqëri me vese, mbushur me hajdutë. Dhe këtë kualifikim subjektiv fatkeqësisht të gjithë janë futur në një thes. Shqiptarët nuk janë shoqëri e prirur nga vesi i hajdutërisë. Nuk mund të përgjithësohen raste të veçanta, aq më pak të flitet pafund për shqiptarët, baraz me vjedhës, sikur të gjithëve u ngjit dora në pasurinë e tjetrit. Hajdutë individë, që e kthejnë vjedhjen në profesion dhe mjet jetese ka kudo nga poli në pol të globit. Shqipëria nuk është shoqëria, që nuk vuan nga kjo sëmundje e rëndë, e cila kërkon reflektim dhe vëmendje ndaj atyre që rriten dhe ushqejnë këtë ves gërryes të shoqërisë, po si individ që duhet të izolohen e mënjanohen nga pjesa e shëndoshë e shoqërisë. Individë me prirje për të vjedhur kanë bashkëjetuar ndër shekuj në shoqërinë tonë. Të tillë ka pasur edhe në sistemin komunist në diktaturë edhe pse ligjet vepronin me ashpërsi dhe për një pulë shkoje pas hekurave. Po më të theksuara raste të tilla janë pas vitit 1990 kur pretendojmë se jetojmë në sistemin demokratik dhe shoqëria jonë gëzon liritë dhe të drejtat që garanton shoqëria demokratike. Demokracia me vjedhjen janë dy gjëra krejt të kundërta, të cilat nuk mund të bashkëjetojnë pasi përjashtojnë njëra- tjetrën. Ndryshe është demokracia e tjetër vesi i hajdutërisë. Megjithatë në këto tridhjetë vjet jemi njohur me hajdutë profesionistë. Jo pak prej tyre të veshur me kostume zyrtare, kravata shumëngjyrëshe, makina luksi, vila madhështore edhe pse janë vetëm disa punonjës me pagë shteti. Janë thjesht zyrtarë. Duket sikur politika është biznesi më fitmiprurës ndaj edhe tendenca e të gjithëve është një vend pune në shtet. Dhe këtyre lloj zyrtarëve u duket se janë pronarë të vulës dhe parasë. Kërkojnë pjesën dhe marrin përqindjet nga cilido. Unë firmën t’i lekët, duke se është marrëdhënia mes tyre. Koha ka treguar se jo pak  përdorin firmën e vulën me të gjitha format për të zhvatur para publike apo të individëve me biznese. Raste që mund t’iu referohemi janë pa fund deri në akte ekstreme kur zyrtarë me peshë vënë dorë për të përvetësuar miliona në rrugë zyrtare dhe përmes veprimeve demonstrative deri tek vjedhjet e bankave dhe agjencive të administrimit të vlerave financiare. Para çdo shqiptari parakalojnë funksionarë e specialistë, jo të paktë në numër, që janë kthyer në grabitës profesionistë, të rëndomtë përmes mashtrimit apo influencave të  funksionarëve me peshë, individë që për hir të pozicionit në administratë, kanë zgjatur duart duke përvetësuar prona apo para kesh. Kjo temë, që ka në themel përvetësimin e vlerave monetare apo pronësore, është e gjerë dhe kurrsesi nuk është luksi t’u referohesh emrave të shumtë apo të bësh lista me emra të përveçëm, pasi kjo do ishte ndërmarrje e pasuksesshme, gati e pamundur. Kjo jo për mungesë të statistikave, po për vet numrin e madh të atyre që rriten me vesin e hajdutit, edukohen me ndjenjën e vjedhjes dhe korrupsionit, gjithë atyre që e kanë kthyer vjedhjen në traditë të përditshme. Edhe pse mes hajdutëve nuk ka ndonjë dallim thelbësor, ajo që bën diferencën është qasja ndaj akteve të tilla të dënueshme, jo vetëm moralisht, po së pari nga drejtësia. Se rastet janë shtuar dhe kanë marrë përmasa së pari nga toleranca dhe mungesa e kontrollit, përfshirja e jo pak individëve në akte të tilla, por edhe në mungesën e opinionit ndëshkues ndaj atyre që vjedhin në dritë të diellit,  faqe të gjithëve, shumë herë edhe zyrtarisht me dokumenta e fatura, me TVSH e likuidime ekstra për prona të pamerituara. Po cili është qëndrimi ndaj vjedhësve edhe pse vesi është i njëjtë? Ka një qasje vërtetë të çuditshme, të dënueshme, që nuk mund të pranohen në një shoqëri demokratike. Është filozofia që ndeshet jo rrallë. Klasifikimi i hajdutëve dhe perceptimi i vjedhjes  si vepër e ndershme kur hajduti është brenda gardhit të një partie të veçantë dhe  gati deklarohet rroftë hajduti i mirë dhe poshtë hajduti i keq. Njëri mbretëroftë tjetrin ta shikojmë në gropë. Kuptohet kur vjedh një pastruese, siç ishte rasti i Rozeta Dobit, e cila përlau mbi 120 mijë euro në banesën e Alda Klosit, e cila ka punuar zyrtare e lartë e shtetit në disa kabinete në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Pa marrë përsipër për të vërtetuar burimin e të ardhurave që iu grabitën as për ta mbrojtur, ajo që të ngacmon dhe të habit, është zhurma e politikës për ta trajtuar  Aldën si simbolin e pushtetit të sotëm. Ky përgjithësim është i pasaktë dhe ka vetëm vlerë propagandistike. Është përpjekje për të bërë pis një armatë gati njëqind mijë punonjësish, që përballojnë shërbimet e një shteti dhe shumica dërrmuese është model dhe nuk mund të etiketohet  siç nxitojnë liderët e opozitës si administratë  hajdute. Liderët e opozitës për të përfituar politikisht, baltosin mijëra administratorë, që punojnë me ndershmëri dhe përkushtim. Për ata dhe shumë analistë e opinionistë, recitohet nga mëngjesi në mbrëmje refreni: Hajduti i ndershëm rroftë e mbretëroftë!Hajduti i keq, poshtë e më poshtë! Po hajdutët kanë të njëjtën etiketë: Atë të të qenit hajdutë!