Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hajnat e shpresës dhe besimit shoqëror

Postuar: 07/09/2018 - 07:08

 Titulli i shkrimit në fakt nuk është imi si gjetje. Duhet ta pranoj se është një super gjetje, por jo e imja! Me fjalë të tjera, pothuaj të gjithë e kemi menduar, thënë, kuptuar, por në të vërtetë kjo thënie është e Kryeministrit të Kosovës! Sigurisht, ai po akuzonte pikërisht akuzatorët e tij se e quanin "hajn", duke kundërsulmuar dhe thënë: Çfarë ju kam vjedhur unë!? Por më e bukura ishte kur akuzoi kundërshtarët e tij me shprehjen "hajn shprese dhe besimi"! E kishte fjalën te politikanët, lidershipet e partive që qytetarëve të tyre, duke mos mbajtur fjalën, duke mashtruar dhe për më tepër, duke vepruar kundër atyre që kanë premtuar, ju kanë vjedhur shpresën, që ato kanë pasur ose më qartë besimin, te kjo parti dhe ky lider! Kjo tashmë si shprehje është e thënë në forma të ndryshme, por është padyshim lapidare! Haradinaj, pavarësisht polemikës politike e cila aspak nuk është temë e këtij shkrimi, tha një të vërtetë të madhe. Në Shqipëri, por dhe në Kosovë, te shqiptarët ka një "hajni" akoma më të madhe se sa ajo fizike, materiale dhe pasurore! Ndër shqiptarë, në qeverisjet e tyre, hajnia e fondeve, maskarallëqeve të pushtetit për të zhvatur dhe fituar padrejtësisht, kanë sa e sa të vërteta dhe po aq dhe fantazi, por në realitet, hajnia është një gjë e rëndomtë e pushteteve! Ne, përditë merremi me alarmin e kësaj hajnie apo vjedhjeje! Po, vjedhja më e madhe se miliardat e eurove të grabitura nga politika dhe lidershipet e tyre, në qeveri të ndryshme dhe të ngjyrave të ndryshme, të miliardave të shpërdoruara për faje e gabime, të mbledhura nga gjaku dhe djersa e një shoqërie e varfër si e jona është hajnia, vjedhja e besimit, shpresës!

Haradinaj ka të drejtë! Pushtetet në Kosovë tani kanë filluar, por në Shqipëri, kanë që nga viti 1991 që janë hajna besimi dhe shprese! Akoma më shumë se sa hajna (vjedhës) material lekësh dhe fondesh, pa asnjë mundësi matje reale! Po akoma më shumë se sa hajnia e tyre, pikërisht e politikës e pushteteve me dorën në xhepin tonë, në bukën e fëmijëve dhe të ardhmen tonë ekonomike! Që në fillimet e demokracisë hajnat e besimit dhe shpresës, kanë zhytur shoqërinë dhe shqiptarët në humnerën e të keqes ekonomike dhe politike! PD dhe Sali Berisha erdhën me parullën e madhe të vendosjes në vend të padrejtësisë mbi pronën! Ishte besim dhe shpresë kjo gjë! Çfarë bënë? Shkatërruan përfundimisht respektin mbi pronarin dhe pronën! Sali Berisha dhe të tijtë shkatërruan bazamentin ku vendoset shoqëria e të drejtave të njeriut! Shkatërruan pjesën vitale ku kjo shoqëri mbështetet ose prona! Jo thjesht 7501-shi, por sjellja shumë më keq se sa reforma agrare e Enver Hoxhës e bën këtë parti dhe liderin e saj, një nga partitë më retro kulturore dhe anti vlerash demokratike në demokraci! Premtuan shumë për të shpronësuarit dhe përndjekurit dhe pothuaj i trajtuan po aq kaq sa Enveri, sepse i mashtruan! Premtuan ndarje pushtetesh në vitin 1992 dhe Sali Berisha i grumbulloi të gjitha pushtetet në dorën e tij, me emërime partiake akoma më të zgërbylura se sa ato të Enverit! Kapi drejtësinë, policinë dhe prokurorinë, për ti përdorur politikisht. Krijoi institucione jo të politizuara, por institucione politike në Shqipëri deri në vjedhje zgjedhjesh. Premtoi liri ekonomike dhe zbatim ligji, e prodhoi me keqpërdorimin e pushtetit të tij sa idiot dhe sundimtar rural tiranik pikërisht "Republikën e Piramidave", duke rrëzuar shtetin dhe rrezikuar luftën civile! Kur erdhën socialistët sigurisht premtuan shumë ndryshe dhe kryesisht largimin e korrupsionit dhe vendosjen e ligjit! Padyshim që e sollën vendin sërish në institucione dhe kjo ju duhet thënë dhe duhet pranuar, por filluan klientelizmin, hajninë në dogana dhe kontrabandën, gjëra që ju kishin "gjetur keq demokratëve" dhe që kishin premtuar rregullimin! E kalbën pushtetin jo vetëm me vjedhje dhe komponentë monopolesh, por dhe me rrëzimin e besimit dhe shpresës, se do të bëhej ndryshe diçka! Ishte e njëjta shoqëri që zhgënjehesh dhe humbte besimin, por dhe shpresën nga dy palë! Nuk mbeti qelizë e administratës pa u korruptuar dhe po ngritur rrjetën e merimangës në hajni! Vjen Sali Berisha numër 2 në saj të zhgënjimit me socialistët, të cilët e dorëzuan pushtetin në saj të principeve të Fatos Nanos! Berisha dy, erdhi me premtimet e bujshme sërish dhe çfarë filloi? Investimet grabitëse dhe punët më të mëdha të pa mbaruara në Shqipëri! Premtoi rend dhe nga koha e tij filloi droga dhe u krijua banka e drogës së PD-së ose Lazarati, por dhe malësitë e Shkodrës dhe shumë zona të tjera! Premtuan luftë kundër saj dhe nuk bënë pothuaj asgjë me qendrën e drogës! Premtuan reforma dhe nuk kryen as atë në drejtësi, as territorialen, as në arsim, as në shëndetësi! Asnjë reformë e premtuar nga Sali Berisha nuk është kryer! Asnjë! Premtuan ndarjen e pushteteve "se i kishte kapur PS" dhe sërish Sali Berisha ngriti "Cosa Nostra" në drejtësi dhe sidomos polici! Sërish u kthye mbasi e larguan disi nga socialistët, sundimi i prokurorisë dhe gjykatave deri sa u kthyen në organizata politike dhe kriminale në korrupsion! Një shoqëri e gjitha ra në dëshpërim nga humbja e besimit kur kuptuan se "Rruga e Kombit" ishte vjedhja më e madhe që ju ka ndodhur shqiptarëve! Humbi besimi për kontrollin e territorit që ju dorëzua "të fortëve për të kundërshtuar socialistët"! Horra dhe vagabondë rrethuan lagje dhe qytete që socialistët të mos arrin asgjë! Policia e cila u premtua të depolitizohej u kthye sërish si në vitin 1996 në "polici politike"! Arsimi u kthye në një "basen elektoral" kur u premtua e kundërta dhe ju mbahej fjalim dhe fëmijëve nga vetë lideri i famshëm demokrat! Vendi ishte një shoqëri e pa shpresë! Por në vitin 2013, kjo shoqëri kishte një shpresë të re! PS-në me një lider tashmë pothuaj të ri dhe që kishte drejtuar Tiranën! Sigurisht do të vinin premtime të reja dhe besim i ri! Ku jemi sot?! Njerëzit sigurisht kanë humbur besim dhe shpresë! Akoma më shumë, sepse pushteti është ekzagjeruar në rrugën e tij plot faje dhe opozita është një marrëzi mbrojtëse e pushtetit! U premtua shifra 300.000 vende pune dhe sigurisht që kjo ishte një "mrekulli" që sot nga vetë lideri thuhet se "ne nuk bëjmë mrekullira, por jemi më të mirët" sepse kërkon gjithmonë krahasimin me Lulëzimin ose partnerin e tij politik! E këtu mbyllet diskursi për besimin dhe shpresën, sepse ato janë tashmë të vjedhura! Reforma në arsimim është diçka që nuk kuptohet dhe nuk preket. Sigurisht kanë bërë mirë me shkatërrimin e arsimit privat të SB-së, por reformë normale në arsim askush nuk prek dhe nuk shikon dot! Reforma në shëndetësi është megjithë disa arritje në investime, një gjë që tregohet sa të shkosh në spital dhe të kesh hall! Idea e shëndetësisë falas është utopi dhe pse duhej të ishte realitet. Korrupsioni i premtuar për të larguar në këto dy sektorë është një marrëzi dhe besimi ka humbur! Reforma në administratë është një moment qaraman! Aty duhet të marrësh "shaminë" (faciletin) sepse në disa sektorë sidomos në kulturë, por dhe në të tjera vende edhe folklorizmi i Sali Berishës në administratë është diçka më i mirë! Reforma e pushtetit vendor është lënë jo përgjysmë, por nuk jeton më! Nuk u plotësua ligjërisht dhe tani nga idiotë periferish si kryetar komune, ke një budallallëk arrogant në drejtim kudo që të shkosh! Droga po, bëri atë që u konsiderua kanabizim dhe nga Lazarati dhe Shqipëria në kohë të SB-së, doli vendi "par exelance" në Europë! Formalizimi vuan dhe bëhet për të vegjlit dhe jo shoqërinë lart, apo të pasurit dhe politikët në interesa! Monopolet janë tepër arrogantë dhe në dyshim për formalizimin e tyre! PPP-të kanë zëvendësuar grabitjen arrogante të Berishës me tenderat e komanduar të tij pa asnjë qeder dhe frikë!

Kjo është të vjedhësh shpresën dhe besimin dhe kjo është hajnia më e rëndësishme prej të cilës rrjedhin të gjitha hajnitë e tjera deri dhe grupet kriminale që i mban dhe ushqen politika! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 07:28

Që Shqipëria është vend paradoksesh, kjo tashmë është një "sukses" i njohur i saj, por që paradoksi të jetë kaq "paradoksal" sa që të kthehet në grotesk, kjo pastaj është vërtetë një "instalac

Postuar: 21/09/2018 - 07:27

A u ka qëlluar të keni parë ndonjë qen, që ka frikë të afrohet dhe shtje dhëmazi nga larg?

Postuar: 21/09/2018 - 07:23

Një ditë pas protestës të kuksianëve kundër tarifës në “Rrugën e Kombit” kundër

Postuar: 20/09/2018 - 09:38

Është kthyer në vijë sjelljeje tek ne të bërit politikë, duke mbrojtur paligjshmërinë nën flamuri

Postuar: 20/09/2018 - 09:35

Opozita në Shqipëri vazhdon të mbetet e "munguar" për vetë faktin sepse ajo nuk mund të

Postuar: 20/09/2018 - 09:33

Një nga studiot e fundit politike mes dy personave të rinj në politikën e lartë të parlamentarizm

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1