BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Opinion / Editorial

Hakerat e së djathtës së hallakatur

Hakerat e së djathtës së hallakatur

Hapat e mij, po hiqeshin zvarë e zvarë , në lulishten e pedonales së ''Fushës së Aviacionit'' , kur ca zëra që rrodhë pa pritur e kujtuar , në të djathtën  time , më detyruan të mbaja vesh .

 - Mat ,- bërtiti zëri me sa fuqi kishte . Rrethi i burrave që i rinin gjel në këmbë, mbështeti duke oshëtirë lulishtja . Njeriu i kapur mat në lojën e shaut , po rrëzonte në tokë me vetullat e varura , atë që bëri ndërhyrjen nga lart për lëvizjen e gurit , në ndihmë të lojtuarit kundërshtar. Tifozëria filloi të hidhte e priste .

 -Hakera. Hakerimet janë bërë më zi, se ato iraniane  tek të  djathtit,_ iu hakërye burri që me sa dukej ishte, jo vetëm kundërshtar në lojë, por dhe në bindje politike . Tjetri nuk e la t'i kalonte veresie  batuta e hedhur, e cila po mbante veshë  ngrehur  tifozërinë  në pritje të shpërthimit të gjakrave të ndezur .

 - Shtrëngoni atë të ''Gjatin'', atë bëni ju , sa për hesapet tona , do t'ua tregojë lideri ynë, kur t'ua ngrerë  partallat . Gjetët më '' Bashë mavrinë ''  e futët  si deri në thes me sponsorizimin  rus ,  po , '' babait ''s'ja tregoni dot arrat . Tani me ''ustanë'' në ballë , këmbët në gollobeqkë të qafës do t'ju zenë, -  gjithë krikëllëk s'përmbajti veten burri i matit.

- Kjo mëndje , ju ka lënë mbrapa .Vishe ,me ç'të duash , vjerra, s'bëhet nuse . Po ec e folë me ju, që i shkoni mbrapa njeriut të'' non gratës'' . ''I Gjati'' apo të shkurtërit , tonit, janë me këmbë në tokë . Tuajve u ka hyrë gërlica . S'piqen dy mëndje bashkë , e kërkojnë pushtet . Po ç't'u thuash, kur hakerat iu brejnë nga brenda!  Ju vërtit lideri si kali në lëmë , dhe kur vjen puna, për vete e hedh samarin,  ju mbeti ,si peshku më të thatë. Tetë vjet u mbajti varur lideri ,  duke punuar nën rrogos me rusët, sipas  pullës që i kini ngjitur vetë. Vërtet e nxorrët në ankand,  po kopilin ua la në derë  . Ore një shtëpi, ku ka dorë nga brenda  , s'bën kurrë hajër . Ju hakëroi nga ''njëshat'' që shikojnë hesapet e tyre , por dhe nga jashtë iu merr syri i keq . Ndiqja ''Atë'' të agrares në televizor ''MCN'' . S'ishte i kënaqur nga primaret , sepse vetëm kandidatët e PD, do të fitonin. ''Ç'kandar do ta zerë kandidatin  e partive të vogla në zgjedhje, që ha më të lehtë ''!?. Ai i ''Republikanes ''në ekran e ''Neës 24 -tër'', ia tha një  copë  moderatores për fitoren e  së djathtës ekstreme italiane. Trinomi :Atdheu ,familja ,liria ,(që lideri juaj  s'ja ndan ekraneve), dilte në fushatën italiane të zgjedhjeve nga Milori , një grua që ka rënë nëpër shkallët e varfërisë , dhe shpirti i saj rënkon për të tukequrit, por jo lidershipi juaj që s'i ka zbritur kalit që më 90 -tën, dhe s'di ku t'i çojë paratë! Nuk po flas për kryetarin e ''Partisë së Lirisë '' .Ai është qeveri më vete . Vështirë dhe Yuri Kim në takimin që pati t'i ketë lexuar kodet , jo më lideri juaj t'i gjejë hakerimet . Por një gjë është e sigurtë. Ta bën tetën në vend, sikundër ka vepruar në këto tridhjet vjet me triblimet , atje ku nuk e pret, për të kapur golin. Si për dreq dhe ca analistë (siç i dëgjoja ca Bushatre te ''STV'' të flisnin gjith zjarr që medemek i qëndrojnë në krah) , seç e mbytin me ca  këshilla për ''destabilitet  të vendit ''si e vetmja rrugë për të rrëzuar të ''Gjatin'', gjuhë , që  varrosi  pengbravën duke i fërkuar shpatullat dy vjet, dhe ja lënë rrugve elektoratin .  Në fund i dhanë dhe okejin për dorëzimin e mandateve apo mos futjen në zgjedhjet lokale. Mbaj vesh , ç'të thotë Pajtimi! Hakerat hakerojnë,  brenda  sistemit tuaj. Po ç'të flasë vëllaj!? Ju vetë, jini ndarë në tre feude ; Në një anë Beajt , tjetri Gjekmarkajt , Berishajt , kini sjellë kohën e principatave , ku princërit  hakerojnë njëri -tjetrin. Pa një'' Kuvend Lezhe'' e pa një ''Skënderbe'' që të bashkojë të djathtën , mbaj vesh Pajtimin, ç'të thotë : Të'' Gjatit'' , i vërtiti anës, jo i bëni gjë.

- Mjaft, mjaft, se i vrave të gjithë ,- s'di pse kundërshtari i matit, po dorëzonte kaq shpejt mbretin,  edhe pse mbahej për avantazh . Tjetrit me gjuhë të zgjidhur , s'po i ndahej ,duke i rënë në kokë, mish- mashit të së djathtës . Ju qep me bukë në trastë.

 - Lidershipi juaj ,  vazhdon të bëjë, vetvrasje politike. Ore, sy ndër sy, i ndërsehet hakeri i ''non gratës'' , dhe'' PD'' bën shurdh -memecin . S'di po dhe  kjo Amerika, hedh një dorë miza për liderin dhe s'dërgon të mbledhë matkën . Të jetë më të pyeturin e këtyre tonëve, nuk e gjejnë dot përtin , po nuk i thiri mëndjes Amerika e BE , siç bënë për hakerat iranianë . Ore të dërgojnë ekspertë edhe për hakerat e së djathtës , se kështu mbytkëthi , sot e gjer nesër, rrugve kanë për të mbetur kokë shkrefurit. Jo se dhe ca analistë që mbahen si për të djathtë, ia ngatrojnë telat më keq. Këta hakerojnë, pa prishur terezi . Me mëndjet e tyre të ndritura, ndërsejnë  të marrë malet , nga se të ''Gjatit'' njësoj si gjarpërit, nuk i gjenden gjurmët e vjedhjes së votës , sikur të rënë nga qielli të jenë kandidaturat e të zgjedhurit lokalë . Çiren a thua se kanë zbuluar ''Vezën e Kulombit''.  Pa le! Pa le!  Po seç janë ca analistë ''Leka''  që dalin nëpër ekrane, dhe s'i ndajnë hakerat  dhe në politikën e jashtëme . Bota të afron ndihma , në kohë tërmeti, pandemije, ndihmoi . Ata seç qullosin , me ca marrdhënie private mes , kryeministrit tonë  dhe Herdoganit .Turqia na ka dhënë kaq e aq përqind ndihma për tërmetin, pandeminë , spitalin e Fierit ,e ku di unë tjetër, ''BE'' kaq e aq , më shumë. Duan me doemos ta futin nëpër thekra të politikës së jashtme të djathtën , edhe kur e dinë se ne jemi një pikë uji në oqean , bëjnë të fortin. Nuk na mbajnë këllqet për të bërë politikën e të mëdhenjve , t'i shtrëngojmë dorën, për sa na gjenden pranë, në të mirë, e në  të keq .

-Ti bëhmi urë .Të na shkelin me këmbë , si me kolegjin turk , që e mbylli i ''Gjati'' e la fëmijët rrugve . Kështu ua do mushka drutë !?- e morri veten burri.

 -Juve, ju kanë lënë veshët , sytë e mëndja. I thonë kapitalizëm ...Por ju edhe falimentet, i futni në politikë, duke shkelur ligjet . Shkolla shet ndërtesë . Futet tek tjetra, pa standarte , e lejë. Ky vend ka zot.

-Lerini zotat , po shikoni ''Gylenistat '' . Ju djeg grushti i shtetit në Turqi dhe mbani krahun e Erdoganit.

-Dhe në qoftë e vërtetë kjo , shqiptarët u përballën me një opozitë iraniane , tani na duhet dhe me ca opozitarë turq . Po pse koha e atij ''Merumit'' jemi ne, që i shpalli luftë gjithë botës dhe, na la të ngrohemi në diell !? Jo ore,  hakerat tuaj nuk kanë derman . Futin hundët, ku të mundin, pa pyetur edhe për sigurinë kombëtare , vetëm e vetëm të rrëzoni të ''Gjatin'' i cili ua ka prerë rrugët e shirjes, si në mall të babait,- s'kishte të mbaruar Pajtimi . Tifozëria kishte mbyllur gojë . I ngacmoj.

-Me sa duket ju i përkisni elektoratit gri !? .

 - Ç'të bësh, kur s'hapin krah të vjetrit, do të qëndrosh sehirxhi majë ledhit, se të mbyt militantizmi . Ne po , mbajmë drejt. Nuk bëjmë dot hall, me  njerëzit me pesëqind fytyra , ndaj dhe s'i përzihemi kutive të votimit .

 -Asgjë nuk mund të justifikojë . Kutia e votimit është ''Mesia''. Vetëm ajo është shpëtimi i demokracisë . Ndryshe mos hankojmë kot, jemi të dënuar nga fati. Fati qëndron tek kutia e votimit .Ta përdorim atë në interes të demokracisë , atëhere ec e flasim, se sa përpara do të shkojë ky vend, që ka gjithë resurset e zhvillimit, por pengojnë ca koka të lajthitura ,- nuk mund të rija pa mbajtur qëndrimin tim , i mbushur dhe unë nga fjala e Pajtimit dhe sa e sa Pajtimëve të tjerë ,të cilët pavarsish bindjeve të tyre, shprehin të vërtetat, për hakerat e të djathtës shqiptare .