BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Opinion / Editorial

"Hamletizmi" i opozitës...

"Hamletizmi" i opozitës...

Një letër e shfaqur ,pa pritur e kujtuar në monitor, e dalë nga arkivat e xhepave të një kosovari. Një zë që zbardhi teksin .Pastaj ndërhyrja e moderatorit të STV:

-Kjo është letra e 48-ës. Enveri,ia ka dërguar , Titos së Jugosllavisë,-ia befti sqarimi i moderatorit.

-Ç'të keqe ka !? Kërkon fiqënjësi të mirë, -ndërhyri njëri prej analistve ,që s'e kishte kaluar veresie.

-Atë që po bën kryeministri sot, me "Open Ballkan ". Ç'kanë bërë dje etrit, ndjekin sot bijtë,-preu shkurt moderatori, a thua se dikush e gjurmonte nga pas. Një korrelacion iluziv ,e një fantazie alucinante. Analisti kërkon të futet në diskutim . Moderatori mbyll emisionin . Kishte kaluar koha . Koha ime, mbet e varur pas togfjalshit" Etër e bij ". Fillimisht e bleva për romanin e Turgenivit, "Etër e bij". Por s'po qëlloja më të, sepse romani, bën fjalë për nihilizmin e brezit të ri, ndaj të vjetrit , ndërsa moderatori shfaqi nota "dashurie" si tek tragjedia " Romeo dhe Zhuljeta ". Për më tepër , lëmshin ma ngatronte, shiriti i komedisë, ku buckariteshin romanca ,me cjerrje pasthirmash deri në shurdhim, të lidershipit nëpër ekrane apo foltore , për "etrit e bijtë", me nota tragji-komike, sa herë ia lyp nevoja e sulmeve ekstra, ndaj kryeministrit.Lojë politike ,por c'i hyn në qese moderatorit, të hidhet e përdridhet , në këto surugato ,që kurkujt nuk i hyjnë në qese ,vecse atij që kërkon të shtyjë kohën ,me kici-mice !? S'di pse, m'u suall Lysjen Shardoni i romanit, " Iluzione të humbura" të Balzakut. Gazetari i ardhur në Paris nga provinca , joshja nga bota mondane aristokratike, rendja pas jetës së qefeve, shtrenjtësia e saj, e detyron të zgjedhë rrugët e kompromiseve ....Mos vallë dhe moderatorët, analistët, rrogat e kripura i kanë kthyer në viktima të parasë, dhe rendin pas gjakut të saj , pa pyetur për pasojat e plagve , vetëm e vetëm , mos ketë qefmbetje e hatërprishje , nga shënjestruesi i " etër e bijve", që kurse, sa gërvishti korren moderatori, pastaj ia la elektoratit, të mbylli plagën ose ta lerë të marrë erë !? Kohë e iluzioneve të humbura , nga se ( edhe ,pse iluzionet janë anija, që lodron nëpër detin e madh të jetës) , kur i futet detit në këmbë , dallgët do të tregojnë dhëmbët . Për më tepër, kur bëhet fjalë për kohë të ndryshme , por kanë motivin e përbashkimit, përciellëse të mesazheve të fqinjësisë së mirë, të kthesh në një lojë shau, kur ka perënduar koha e mbretërimit, edhe pse ekraneve ia do puna të sjellin e risjellin , sa herë duhan të mprehin shpatën , në betejën me kryeministrin. Nuk lenë vrimë e vrimushkë pa rëmuar, jo për t'i dhënë drejtim punëve, se sa për konjuktura politike . Si do zot ndodhi dhe me firmën e diktatorit, të hedhur në një copë letër të kohës . Të shfrytëzosh firmat e lëshuara, në vendim marrje në kohë ,për të bërë lidhje , me të vetmin mision ; të hedhurit baltë, ndaj kundërshtarit politik, për lidershipin janë zgjedhje të luftës politike,por ekranet bardh e zi, kanë dalë demode, edhe pse ka analistë të cilve u pëlqen, të lexojnë në të zezë , për të plotësuar ca interesa të vogla, që kanë të bëjnë me cakordime që vijnë nga gykësia e parasë .Daljen nga ky qorsokak , m'a solli instiktivisht, pulti i hedhur nga emisoni ,"Zonë e lirë ". Moderatori kishte plasur pyetjen në ekran; "është meritë apo fat i kryeministrit", celja e negociatave !? Gazetarja e Brukselit , e zhbiroi në sy, të vërtetën e realizimit të , " gjashtë detyrave" të lënë kohë më parë nga Brukseli, pa të cilat s'celeshin negociatat ,por cuditrisht s'po kuptoja se nga, zërin i moderatorit e kapën dridhje ,të cilat deshi t'i largonte me statoskopin e analistve, për t'i dhënë tymnaja zjarrit. Fitilat e llambës së tyre , kishin marrë ujë, ndaj shernaja me artifice, binte , në vesh të shurdhë ,nga flaka e ndezur ,prej gazetares që kishte ndjekur në brendësi dhe sillte informacionin bio, nga Brukseli. Eh! Lysjenë Shardonë ,Lysjenë Shardonë ,-nxora nën zë -,jeta e qefit iu ka kthyer në tregëtarë që shisni parimet ,përpiqi të mbuloni dhe të vërtetat ,të cilat i zbardhi në dritë të diellit, gazetarja Eris ,ndërsa ju kërkoni, qiqra në hell. Si për t'i dhënë dritë idesë ,"së fatit", moderatori thirri në ndihmë filozofin, duke kaurdisur me etimologjinë e fjalës, Evropë , e kthyer në emision në orë të rëndomtë leksioni (a thua se është koha e diktaturës dhe njerëzve u janë mbylluar burimet për të mësuar ,kur bibloteka e botës është në internet, në se të nxit vullneti për të kërkuar ) ,por ja epilogu , i gjithë prologut, ishte kryeministri i cili qasjet i kishte me" Zeusin ",por në konetacionin negativ .Bredhjet nëpër "Olimb ",dhe ulja e legjendave në tokë, për ndërtimin e litotave ,me të vetmin qëllim që të shtosh në galerinë e figurave për kryeministrin ,ato që i shkojnë sipas oreksit kundërshtarit të tij politik,është të bësh" odoricë" , në kundërshtim me statusin e gazetarit . Ajo që do të ndihmonte daljen nga ngërci politik, ishte "hamletizimi" i opozitës, kur të gjeni kohën e të merri me tragjedinë e "Hamletit", dukurinë e hamletizmit, si një luftë dhe përpjekje e karakterit të Hamletit, për të zbuluar të vërtetën e vrasjes së të jatit, nga i vëllai Klaudi,pyetjet kaotike që i gryejnë shpirtin dhe, që e bëjnë; të dyshojë ,të hetojë , të shoshitë e të gjejë prova ,përpara se të vendosë të hidhet në veprim , pra në vetvete do të ketë një kuptim të ngjashëm me pavendosmërinë e theksuar të tij, ajo c'ka sot e vuan edhe opozita e përcarë ,por nga se nuk i bie në kokë" Klaudit" të saj ,lëngon nën peshën e fajit. Shfaqja e fantazmës së të jatit, zbulon të vërtetën e krimit , mbase edhe filozofit ndonjë ditë ,do t'i shfaqet ndonjë fantazmë , për të zbuluar të vërtetën e kausit të opozitës dhe jo të rijë të merret me legjenda urbane për" Zeusin" e tij ,sepse sa më shumë që i kushton kohë, aq më tëpër zgjat ditët e mbretërimit të pushtetit të tij . Për politkanët që bëjnë politika të luftës së tyre për pushtet ,i pranon ose jo është zgjedhja e cdo kujt ,por për analistë dhe moderatorë të cilët bëjnë rreshtime në krah të njërit apo tjetrit politikan ,duke shkelur dhe etikën e të vërtetës së gazetarit ,e bën medjan mosbesuese dhe të braktisur ekranin ,duke kultivuar indiferentizmin e njerzve ,dhe bërë të frikshëm rritjen e elektoratit blu, ngase humbet shpresën tek politika dhe për rrjedhoj edhe ata që mbulojnë emisione të cilat, statusi i tyre i ngarkon me misionin fisnik, të të qënit promotor i lëvizjeve në interes ,të funksionimit normal të demokracisë. Ekranet janë semaforët më të fuqishëm, të udhëkryqeve të shoqërisë .Kur radarët e tyre, fluturojnë nëpër hapsira të mjergullta , kordinatat do të humbasin fluturimet e avionit të madh , të mbushur me shpirta njerëzorë që luftojnë për jetesë , kur lufta jote bëhët për mbi jetesë , mbase është, dehur si Lysjeni Shardoni, nga qefet !? Lysjenët tanë, kalojnë dhe përtej jetës mondane " parizjene", duke mos lënë pikë të rruzullit pa shijuar ,rrogat e majme, kompromentuese me kahjet politike, e shtyjnë për guida edhe jashtë orbitës sonë. Mina me sahat, më tepër se edhe vetë politika , janë ekranet, të cilët me ndjeshmërinë e tyre në publik ,mund të bëjnë shkrepje të pakontrolluara dhe e zhysin më keq se e kanë katranosur, në detin plot tallaze të jëtës, të mbarsur nga varfëria e njerzve në kufijtë e jetesës ekstreme . Disinformimi përmes analizave dhe komenteve nëpër ekrane ,vetëm e vetëm për t'i shërbyer xhepit ,i mësuar të jetë plot e rrafsh, për të jetuar si në parajsë edhe më mirë se politikanët që ushqejnë ,është pjesë e një faji të madh që mëkaton, po aq sa dhe politikanët e mbrapshtë , që ngrenë llogore për hesapin e vet , edhe pse shtirjen, e kanë , moto të jetës së tyre, të mbushur me hipokrizi . Sindroma e sëmundjes së parasë ,me sa duket i ka kapur edhe disa nga Lysjen Shardonët tanë, që kurse i sheh të leshavitin, jo vetëm në llogjikën e mendimit ,por edhe në fjalorin e të shprehurit ,që hera- herës të ngjason me atë të rrugve .Mbase, kjo është mundësia e vetme, për të mbajtur lidhur emisionin me realitetin jashtë ,duke e kthyer leksikun folklorik, në një treg batutash për argëtim të publikut i cili gjen edhe ai një, "shoshë perëndi" , për t'i shtyrë ditët e mërzitisë , përmes corbës së këtyre ekraneve , që livadhisin me ndjenjat e njerzve me buzëqeshje të ngrirë në buzë. Ndoshta kjo është e, " vetmja vlerë ", që i mbetet për përfitim masës së gjërë të njerzve, të tjerat janë kthyer në shërbime, për ata që prishin pazare përmes rrugve të inkriminuara ,kjo sepse Lysjen Shardonët tanë, janë kthyer në bashkëaksionerë të vlerave monetarë të politikës, për të përballuar jetesën e joshur drejt lluksit ,njësoj dhe më keq se përsonazhi i Lysjen Shardon, i Balzakut. Në vend që të merren me "Hamletizmin" e opozitës " si një dukuri që po mban varur shoqërinë shqiptare , dhe s'lejon ndryshimin, vrasin kohën me sofizma për kryeministrin, të cilat jo vetëm s'i futin gjemb në këmbë, por zgjasin ditët të "mbretërimit" të tij, për faj të opozitës ,por ca më keq të ekraneve që s'dalin përtej pragut të Rognerit, dhe lujnë me mbretërira e bëma, "Zeusësh", pa shikuar në sy realitetin politik e shoqëror dhe i rënë në kokë dukurive që pengojnë zhvillimin, dhe hapin dritën jeshile për progresin...