BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Hapa dollapa, kush është nga prapa, ose lista të çelura a të kyçura?!

Hapa dollapa, kush është nga prapa, ose lista të çelura a

 Për muaj me radhë, beteja mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht e partive minore me elektorat të munguar ka qenë epike për sistemin zgjedhor. Skenari ka qënë fare i qartë, si të ishte shkruar në dritë të diellit. Të hidhej poshtë marrëveshja e vitit 1998 mes Berishës e Ramës, që pas një lufte të gjatë, vendosën në mesnatë për të kaluar nga listat e hapura tek ato të mbyllura apo të kishte një marrëveshje 2019-2020? Të kalohej nga zgjedhja e deputetëve në ballafaqim me zgjedhësit, a listat e kryetarëve të partive se cili do të jetë deputeti i zonës, iks apo ipsilon? Të gjithë kujtojmë se në debatin e parlamentarëve, vetëm Ilir Meta me deputetët e tij mbrojti sistemin zgjedhor të hapur dhe qëndroi kundër ndryshimit dhe marrëveshjes mes PS dhe PD-së deri sa iu rrit mjekra dhe pothuaj iu zbardh nga qëndrimi në grevën e urisë brenda sallës së Kuvendit.

Në fund u pajtua. Po vendimi ishte marrë. Të mëdhenjtë, ata që kishin dhe kanë alternuar pushtetet, kishin vendosur. Dëshira e tyre kishte marrë vulën për t`u përjetësuar ndryshimi i madh. Në realitetin e tri dekadave demokraci, shqiptarët i kanë provuar tërë sistemet zgjedhore. Kanë votuar drejtpërsëdrejti për deputetin e preferuar. Garat që janë zhvilluar ball përballë, humbësit gjithnjë kanë kontestuar ndershmërinë e transparencën zgjedhore. Kush ka votuar në fillimet demokracisë, kujton se në fletëvotimet me 30-40 parti, duhet t`u hiqje vizë të gjithëve dhe të lije partinë e preferuar dhe në përfundim nga numërimi i votave, përcaktohej edhe deputeti i zonës elektorale në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Dhe zgjedhje pas zgjedhjesh, sistem pas sistemi, provë pas prove në fund sherrnaja e ndezur. Nis e braktis sistem. Pështy e lëpi çdo sistem që konsiderohej i mirë në fillimet e veta dhe pështyhej sapo humbeshin zgjedhjet.

Të gjitha traumat i faturoheshin sistemit. Shpallej kryefajtor. Dënohej me vdekje. Post 1998-ta, solli në skenën politike sistemin e listave të mbyllura. Veç epërsisë së kryetarëve të partive edhe pse ata bëjnë sikur i kalojnë në disa filtra kandidatët dhe duket sikur zhvillohet një farë gare gjatë përzgjedhjes, në përfundim kryetari vendos. Është vula e tij. Është firma. Vullneti i tij. Deputetët janë më së shumti produkt i kryetarëve të partive. Janë sipas shijes së tij. Nga listat e mbyllura në mëngjesin e shpalljes ë tyre, firasin jo pak personalitete. Të shpallurit të pabindur, “sherrxhinjtë” sa herë kanë bërë debate me liderët, për vendimmarrje të ndryshme e kanë pësuar kryeneçët. Edhe pse i bëhet jehonë zërave ndryshe, ende funksionarët e partive tona nuk i kanë qejf ata që kritikojnë dhe sjellin në shesh të mejdanit dobësitë, kundërshtojnë vendimmarrjet e gabuara apo të nxituara. Pikërisht këto kundërshti, sistemi i listave të mbyllura i ka rrafshuar dhe minimizuar tërësisht. Demokracia direkte është zhdukur dhe deputetët polemizues numërohen me gishta. Kjo si në mazhorancë edhe në opozitë.

Kujtojmë këtu, vendimmarrjen e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2017-ës, ku me një të rënë të lapsit, largoi tërë figurat qëndrore, individë me personalitet dhe e mbushi listën me rioshë anonimë, nga ata që nuk kishin asnjë kontribut edhe pse të rinj me mentalitet shumë të vjetër. U mungon intelekti dhe erudicioni. Po e njëjta tablo është edhe te mazhoranca. Shumë prej të propozuarve nuk i njeh baza socialiste dhe janë atje si biznesmenë apo doganierë. Mungojnë në lista profesorë apo doktorë të shkencave, intelektualë të spikatur, individë me integritet në fushat e tyre profesionale, po thjesht burra dhe gra me para. Asnjë sistem, jo vetëm zgjedhor, po edhe politik në tërë rendet shoqërore nuk është i përsosur. Asnjëri nuk i mbyll shtigjet për abuzime. Zhurma që bëhet para çdo reforme zgjedhore më së shumti, ka synim të mbajë të pezulluara vendimmarrje të mëdha. Të hedhë gurë përpara vendimmarrësve. Të vështirësojë ecjen apo zgjidhet më në interes të shqiptarëve. Dhe në këtë duelim për sistemin zgjedhor partitë hyjnë me kredencialet dhe peshën e tyre. Janë kalibra të ndryshëm që përfshihen në këtë debat të zgjatur që në jo pak raste sjellin përplasje verbale deri edhe fizike që transferohen tek votuesit që pësojnë çoroditje dhe bëjnë të habiturin nga përleshjet mes faktorëve politikë, që sido të jetë sistemi, po nuk fituan pështynë mbi popullin e shkelmojnë vetë sistemin.

Për një periudhë të gjatë kohore, debatet për sistemin kanë ngrënë tërë kohën nëpër auditore e podiume, ekranet televizive, në diskutimin për gjetjen e mesit të artë që të garantonte patjetër fitoren e secilës palë. Të gjithë pretendojnë se janë fitues. Kryetarët e partive deklarojnë se e kanë popullin me vete. Pas humbjes nisin përleshjet, akuzat, ngrejnë stuhi ndaj të gjithëve. Politika bëhet çorap leshi. Nisin duelet. Fillon dhuna. Protestohet, qëllohet me baltë fituesi. Sistemi zgjedhor bëhet kryefajtori. Kaq shumë kohë u harxhua me kërkesat për ndryshim sistemi. Lulzim Basha, deklaronte se Rama ka frikë nga sistemi zgjedhor me lista të hapura. Është i frikësuar nga mbështetja popullore në rënie. Socialistët akuzonin Bashën se i trembet ballafaqimit. Më trimat shfaqeshin ata që kurrë nuk do arrinin të nxirrnin nga vota direkte asnjë dhjetëshe me votues, pa le më dhjetë-pesëmbëdhjetë mijë vota sa duhen për një deputet.

Ata vinin bastet se me votim të drejtpërdrejtë fitonin. Kështu u ngjanin fshatarëve të varfër në nisje të formimit të kooperativave në sistemin komunist që bërtisnin për dorëzimin e pasurisë, po që vetë nuk kishin asnjë kokë bagëti dhe asnjë metër katror tokë. Për vite me radhë shumë zhurmë për asgjë. Bam sistemit! Sistemi hiç. Hapu sistem! Sistemi mbyllej. Ndryshim sistemi. Ruajtje sistemi. Duam lista të hapura! Nesër të mbyllura. E tërë kjo odise, duket si loja e fëmijëve, “Hapa dollapa. Kush është nga prapa”.

U zëvendësua në polemikat e mëdha. Vetëm me fjalë, si një lojë qesharake, lista të hapura, lista të kyçura. Lista e hapur rroftë! Të mbyllura poshtë! Sot të hapura, nesër të mbyllura. Më në fund erdhi një ditë kur të gjithë u kthyen në pikën e nisjes. Finish 1998-ta. Së fundi u kuptua sa fallco ishte beteja për ndryshim sistemi zgjedhor. Po me ç`llogari ecën Kryemadhi, Shehi, Duka, Dulja, Mediu, Ndoka se mund të mundin kundërshtarin ballë përball dhe të fitojnë deputet? Urinë që kanë demokratët nuk mund ta ndajnë votën me aleatët që të garantojnë deputetë ata që nuk kanë vota. I duan për vete të gjitha votat dhe sistemi aktual ua delegon votën. Më në fund dueli, hapur apo mbyllur, iu vu kapaku.

Gati të gjithë thërrasin: Fitore, fitore, fitore! Si të kenë qenë në një linjë me partitë e mëdha dhe që kanë dashur gjithnjë sistemin me lista të mbyllura. Është fiks politika e kotësive. Axhenda që nisin si një aksion që i dihet fundi. Sa bërtasin për ndryshim sistemi i shënojnë fitore kundërshtitë. Kur vendosin për sistemin ekzistues përsëri deklarojnë fitore. Ndryshimi i strategjisë së partive politike nuk është ndonjë hata e madhe.

Tek e fundit janë të gjitha parti të Shqipërisë. E gjithë puna është që mos të hallakaten deri në ekstrem për kauza që në fund përfundojnë në qesharake. Pas një rruge të gjatë nëpër labirintet e politikës, partitë në opozitë e pozitë, u kthyen në strehëzën e vjetër që daton më 1998-të. Atje ku ishim, atje mbërritëm. Kot fare e bënë tërë këtë sherrnajë. Më në fund për betejën që u bë do shkonte fabula: E morët vesh? U martua Malua. Po kur e pyetën tellallin, cilën nuse mori, thanë atë që kishte. Epo të na trashëgohet çifti! Kështu edhe me sistemin tonë zgjedhor. Të gëzojnë partitë politike sistemin me hapje-mbyllje, kyçje-shkyçje!