BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Hapja e negociatave, një fitore për shqiptarët

Hapja e negociatave, një fitore për shqiptarët

Hapja e negociatave për anëtarsimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pa dyshim është ngjarje historike. Kemi 27 vjet në pritje, një pritje shumë e gjatë, por më në fund e arritëm këtë çast fatlum. Shoqëria, shqiptare në këto vite, është investuar shumë për të prekur këtë stacion magjik. Më në fund shqiptarët do ndihen si gjithë popujt e tjerë të familjes me demokraci reale, jo virtuale. Në këto afro tre dekada demokracinë e kemi fantazuar dhe e kemi dashur të ishte një perlë e vërtetë, por realisht ajo nuk ka qenë e tillë. Në diktaturë na torturuan, ndërsa në atë që e kemi quajtur demokraci, na masakruan. Çelja e negociatave lumturon së pari shqiptarët e zakonshëm të këtij vendi, që paska patur shumë kusure për të hequr. Kjo që ndodhi sot mund të kishte ndodhur vite më parë, por ka qenë e pamundur, ka qenë e tillë sepse demokracinë e munguar na e solli keq politika e klonuar, politika e shqiptarëve. Na vjen shumë keq që ka ndodhur kështu, por s`kemi ç`i bëjmë. Politika ka qenë pjellë e njerëzve të këtij vendi. Diku Platoni thotë se politika është kjo që është sepse edhe njerëzit janë këta që janë.

Hapja e negociatave është një shpresë e madhe për shqiptarët se, më në fund Shqipërisë i`u çel drejta jeshile për të ecur përpara drejtë anëtarësimit për në shoqërinë e hapur europiane. Është sukses i merituar i shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, të cilët bënë të mundur të hapin dyert për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të përfaqësoi vlerat europiane përmes vazhdimit të reformave të nisura, për të cilat ndërkombëtarët janë të kënaqur dhe kanë besim se në të ardhmen do ketë përparime të mëtejshme të shoqërisë shqiptare.

Hapja e negociatave nuk do të thotë se i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe sot e tutje do të hamë me lugë floriri. Hapja e negociatave është më shumë një kujtesë për klasën politike, për politikanët, për shoqërinë shqiptare se në Shqipëri ka përparime, por ngelet shumë për të ardhmen. Të mos harrojmë se në këto vite është zhvilluar luftë e ashpër për të ndërtuar shtet, për të venë në vend drejtësinë, e cila nuk ka ekzistuar fare. Ka lulëzuar korrupsioni, i cili i ka shtrirë tentakulat që nga kupola e parlamentit deri në njësitë bazë të shërbimit të qytetarit. Dhe nuk ka qenë e lehtë të luftohet korrupsionin, i cili ka bërë kërdinë në Shqipëri. Ne nuk kemi patur shtet, kemi patur shtetar që kanë ndërtuar biznese duke u fshehur pas fuqisë së shtetit. Nuk ka si të ndodh ndryshe kur në një vend një pëllëmbë i gjatë e një pëllëmbë i gjerë të ekstremizohen latifondistë, sheikë,oligark, kapitalistë të skajshëm, të majmur me gjakun e njerëzve, të dhjamosen me kapital të paligjshëm. Në Shqipëri, mungesa e shtetit, informaliteti i institucioneve ka vrarë njerëz, shqiptarët kanë braktisur truallin, vendlindjen, kanë lënë në harresë kulturën, gjuhën, profesionin dhe janë degdisur në fund të botës. Përse? Sepse të tillë e doni Shqipërinë ata që sot kërkojnë tituj nderi, kërkojnë dekorata, çirren si çakej me gjasë e duan me zemër Shqipërinë. Kujtoni eksodin e `90-ës, kujtoni Gërdecin e 2008-ës, kujtoni 21 janarin e vitit 2011, kujtoni vitin e paharruar` 97, kujtoni atë parlament që ka rrezatuar injorancë, mungesë etike, që ka vrarë shpresat e shqiptarëve me gënjeshtra e mashtrime, kujtoni akuzat e panumërta të ish ministrave, deputetëve për vepra penale që kanë kryer dhe nuk janë vënë asnjëherë në bankën e të akuzuarve. Për këtë e deshën dhe e duan shqiptarët demokracinë?

Negociatat më në fund u hapën. Është një falenderim i madh për ndërkombëtarët, të cilët e afruan ata Shqipërinë me Europën se sa e kërkuan dhe e deshën shqiptarët të shkonin në Europë. Për kujtesë dhe ilustrim të idesë. Nga Brukseli në Shqipëri kanë ardhur delegacione pa numër për ti bindur shqiptarët se në Europë nuk vihet me lugë në trastë. Europa ka kërkuar nga Shqipëria të realizohen disa standarde. Pa plotësimin e tyre, askush, as Shqipëria nuk mund ti afrohet derës së Europës. Nuk ka patur ditë në Rinas të mos zbrisnin apo hipnin në avion përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian. Vinin për t`iu thënë shqiptarëve, atyre që mbanin në xhep mandatin e deputetit, të respektonin rregullat, të realizonin detyrat. Këshillat e tyre nuk numërohen. Po kujt ia thoshin?! Politika shqiptare përherë ka qenë problematike, ka qenë e ashpër, jo ndaj ndërkombëtareve, por brenda shtëpisë së vetë. E trullosën këtë popull, e bënë për të marrë mjekim. Shefja e Politikës së Jashtme në BE Federica Mogherini; Donald Tusk, President i Këshillit të Europës, Jean Claude Juncker, President i Këshillit Europian, Johannes Hahn, komisioner për zgjerim e plot të tjerë i qëndruan shumë afër politikanëve dhe qeveritarëve për ti ndihmuar në ndërmarrjen e reformave, pa të cilat është i pamundur funksionimi i shtetit ligjor. Gjithsesi, shqiptarët ndihen të entuziazmuar që hapja e negociatave është një ogur i mirë i ecurisë së këtij vendi në drejtimin e duhur.

 Ende pa u çelur mirë negociatat partitë politike kanë shfaqur tendencat e tyre për privatizimin e kësaj arritjeje. Këtë e bëjnë për të dalë para elektoratit, votuesve me mburrje se “këtë histori e fituam ne, edhe pse kundërshtarët na kanë goditur rreptë”. Qeveria e Rilindjes hapjen e negociatave e ka cilësuar si fitore të përbashkët, ndërkohë Kryeministri Rama tha se vitin e parë të mandatit të dytë ne ia dolëm mbanë duke nënkuptuar forcën që përfaqëson dhe qeverinë që drejton. Ndërkohë, kryedemokrati Basha nga Gjermania vuri në dukje se lobimi i tij me CDU-CSU, afrojnë edhe më shumë negociatat me Brukselin. Sipas mënyrës së tyre liderët politikë kanë përzgjedhur në distancë ambicjet, duke patur pranë vetes rekomandimet e KE.

Çelja e negociatave, para së gjithash, është fitore e shqiptarëve, të cilët kanë afro 30 vjet që kanë mbajtur mbi shpatulla peshën e kolerës së politikës shqiptare, e cila ia ka marrë frymën dhe i ka bërë njerëzit e zakonshëm të mos ndiheshin europianë, të mos ndiheshin njerëz të lirë në një vend të lirë./  Nga Sokrat NDREÇKA