BREAKING NEWS

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është kryebashkiaku që mund të “digjet” nga Rama

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën
x
BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x

Opinion / Editorial

Hapni dyert, o shqiptarë, për protestuesit ilegalë

Hapni dyert, o shqiptarë, për protestuesit ilegalë

Pas analizës të tablosë sinoptike të 6 dhjetorit, duke vlerësuar situatën pas masave drastike të sigurisë deri në shpalljen ditë pushimi në kryeqytet për punonjësit dhe shkollat, bllokimit të rrugëve, ku do lëvizin delegacionet e 46 vendeve, shoqëruar nga 400 gazetarë të mediave më prestigjoze të globit, Sali Berisha, ndryshon strategjinë e protestës. Vendimi më i fundit, është shtrirja e protestës në dy ditë, bashkëngjitur, 5 dhe 6 dhjetor. Dita e parë, instalimi i podiumit. E dyta protesta para kryeministrisë. Duke para masat e rrepta të sigurisë edhe kryethemeluesi ndryshon skenar. Skenari ri konsiston në thirrjen e protestuesve të vijnë në Tiranë, grupe- grupe, tek e tek, tre e nga tre, e shumta, katër nga katër, në fshehtësi, pa u diktuar nga policia se mund t’i pengoj të mbërrijnë në Tiranë. Po kështu u kërkon familjeve  të hapin dyert dhe zemrat të presin, krahëhapur protestuesit se ekziston frika që regjimi të mbyllë shtigjet dhe të pengojë hyrjen e protestuesve për të dështuar protestën, e cila do jetë, sipas tij, më madhështorja e tërë historisë shqiptare, natyrisht si gjithnjë duke u ngjitur një shkallë më lartë se pararendësja, duke e  zmadhuar në atë masë sa po habit tërë dynjanë, që  shqyen sytë dhe mpreh dëgjimin për gjithçka  dëgjojnë për pritshmëritë e protestës, ditën e ardhjes të krerëve të shteteve të  BE- së në Shqipëri.   Deri tani, entuziazmi ishte ndezur në kulm. Po pesë ditë para protestës sikur mbi entuziazmin e zjarrtë u hodh  ujë i akullt, duke shfryrë në maksimum pritshmëritë e 6 dhjetorit. Berisha, iu  drejtua fansave të tij të vijnë gjatë natës në Tiranë dhe u bëri thirrje familjeve tiranase që të presin për një natë gjumë jo protestuesit, por ilegalët që do mbërrijnë  nga çdo cep i Shqipërisë. Kjo thirrje për t’u strehuar në familjet tiranase, kushërinjve, krushqive, fiseve,miqve, familjeve të thjeshta e të besueshme, u kërkohet  të hapin portat dhe zemrat për djemtë e vajzat, burrat dhe gratë që do i përgjigjen thirrjes për t’u strehuar në shtëpitë e tyre, duke i lënë regjimit të Ramës, befasinë, si dopio gjashtën në dorë. Kur mësova, këshillën e Berishës, përmes thirrjes për t’i pritur protestuesit si të ishin, jo shqiptarë plot dinjitet, të hapur, të drejtpërdrejtë, individë civilë që vijnë për protestë, por u kërkohet  të mbërrijnë  si ilegalë. Kur dëgjon ftesën për protestuesit të strehohen në shtëpitë e tiranasve, duket sikur vijnë, jo protestues, po ilegalët që duhet të ruhen të mos i pikasin pushtuesit. Dhe ilegalët protestues, duket sikur nuk shkojnë në Tiranë, po si të ishin komunistët e dikurshëm, të cilët trokisnin në bazat e sigurta,  atje, ku mblidheshin të rejat e të rinjtë, të cilët i ishin bashkuar Partisë Komuniste dhe u rreshtuan me luftëtarët e Luftës Nacional - Çlirimtare. Kur dëgjuam ftesën për të mbërritur në kryeqytet, sikur të vinin për të luftuar kundër pushtuesve të atdheut apo organizuar atentate kundër ushtarëve pushtues vërtet u habitëm. Thua se jemi në vitet e zjarrta të luftës për liri. Sikur vendi është i pushtuar dhe uzurpuar nga ata që e kanë plaçkitur, vjedhur dhe zhvatur nga kusarët në pushtet. Protestuesit ilegalë do nisen për Tiranë në ilegalitet të plotë, pa u pikasur nga “pushtuesit” pushtetarë. Ka shumë mundësi që “ilegalët” protestues të ndërrojnë veshjet. Disa të vishen me rroba laramane. Të tjerë me brekushe dhe xhaketa shajaku. Disa me xhupa të gjatë. Të tjerët me pallto ushtarake. Disa të tjerë, ata më të njohurit, duhet të nxinë fytyrën, të vendosin mjekër fallco, të maskohen, të ndryshojnë mënyrën e krehjes së flokëve, madje edhe ngjyrën. Besojmë se në ditët që do vijnë,  udhëzimet do jenë më të detajuara, më të veçanta, më të stërholluara. Vetëm kështu mund të kalojnë postblloqet e “Selfo Qorrit” , sipas skenarit të filmit, ku kamioni do transportonte armë për partizanët në male, i ndjekur nga avioni që e mitralonte pa pushim. Në realitet, protestuesit nuk ka pse marrin rrugën për në Tiranë për të hyrë fshehurazi, të maskohen e t’u zënë portën të afërmve. Ata nuk do shkojnë në betejë, as në luftë. Ata shkojnë drejt kryeqytetit  të Shqipërisë, kryeqendrës së gjithë shqiptarëve, të sigurt se askush nuk i ndalon për të demostruar në vendet e miratuar nga organet ligjzbatuese,  policia dhe bashkia pasi në Tiranë eventi i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, është përtej kontureve të Europës që për  herë të parë ndodh  në Shqipëri. Po organizatorët nuk e kanë hallin te protesta, po tek vendi ku do zhvillohet kjo protestë. Qëllimi është fare i qartë. Të popullohet sheshi para godinës së qeverisë pasi atje do shihet  nga të huajt, ata që do të vijnë në Shqipëri për ta vlerësuar vendin tonë. Për t`u thënë shqiptarëve: - Ja ku jemi midis jush! Jeni pjesë e Europës! Këtë e di edhe doktori, e ka shumë të qartë se kjo protestë është non sens nga non grata, jashtë çdo logjike pasi cilitdo  do i thërriste  vetëdijes se cila është e vërteta e kësaj proteste dhe pse pikërisht në datën 6, që përkon me eventin më të madh, jo të vitit, po të shekullit për Shqipërinë. Tani përballë protestuesve të 6 dhjetorit do të jetë, jo thjesht policia e shtetit, por edhe opinioni i shoqëror,  që dënon këtë nismë që bie ndesh me interesat e vendit. Thirrja e Berishës për t’u mbledhur në Tiranë, duke i trajtuar protestuesit, jo si qytetarë normalë, të rregullt,  po si ilegalë, të cilët duhet të flenë, jo në hotele e rezidenca, po në banesat e qytetarëve, të cilët porositen t’i presin “ilegalët”, protestues në shtëpi pasi rrugët e 6 dhjetorit do të jenë të bllokuara, ku do pengohen për mos të arritur  në destinacion, atje ku kërkon kryefoltoristi, para godinës qeveritare. Tiranasit do qëndrojnë tërë sy e veshë, me vështrimin nga rrugicat dhe shtigjet nga do vijnë grupe-grupe, individë në grupe të vogla për t’u fshehur syve të atyre që përgjojnë ditë- natë për të penguar mbërritjen e protestuesve, të cilët i përgjigjen thirrjes për t’u nisur drejt Tiranës për të protestuar fuqishëm kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Thirrja për t’u strehuar si protestues ilegalë, të maskuar e të paekspozuar nga syri vigjilent i pushtetit, i cili kërkon të pengojë me çdo formë zhvillimin e protestës para godinës së qeverisë. Protestuesit ilegalë janë në përgatitjet e fundit. Janë mobilizuar patronazhistët e djathtë, të cilët regjistrojnë çdo  individ  për t’i deleguar në Tiranë për protestën. Ilegalët protestues do nisin rrugën  për Tiranë. Disa me vetura. Të tjerë me autobusë. Jo pak me këmbë. Të maskuar nga koka tek këmbët. Dhe bashkë me udhëtimin dhe marshim drejt Tiranës dëgjohet kënga: Shokët tanë ilegalë/Janë nisur për Tiranë/Hapni zemrat dhe portat/Të strehohen djemtë tanë/.Ata vijnë për motive të mëdha/Për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi Rama/ Dhe nisen togje-togje!/Shokët tanë zemërluanë/ Për protestën më madhështore në Tiranë.