BREAKING NEWS

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e
x

Opinion / Editorial

Hargalisja e Hagës dhe ambasadorët e vendit të Ramës dhe Hashim-agës

Hargalisja e Hagës dhe ambasadorët e vendit të Ramës dhe

Pa as më të voglin dyshim, çdo ditë që kalon e më tepër, Europa po vërteton dhe pohon me gojën e saj, se kolonializmi i vjetër e arkaik i tre katër shekujve më parë, ka ngelur po ai, por tashmë i maskuar me demokracinë europerëndimore, që në fakt duhet përkthyer si një neokolonializëm i ri i tipit modern, brenda një bashkësie. Por Europa e djallëzuar më shumë se djalli vet di t’i luajë bukur kartat duke veshur lëkurën e engjëllit për t’i mbajtur të nënshtruar popujt e vegjël, nënshtrim ky që shkon deri në kufijtë e poshtërimit kombëtar, paçka se hiqen se gjoja janë shumë të interesuar për prosperitetin dhe begatinë e Shqipërisë e të Kosovës. Poshtërimin e parë ajo e bëri duke nëpërkëmbur “Çështjen tonë të Madhe Kombëtare,” sepse që me fillimin e luftës çlirimtare të Dardanisë shqiptare, ajo do të dilte kundër saj. Pyes ju zotërinj ambasadorë shërbëtorë të zuskës plakë... është kështu apo jo? Pra, Europa juaj kurrë dhe për asnjë moment historik nuk ka qenë për zgjidhjen drejt të çështjes tonë kombëtare, përkundrazi ashtu si dikur edhe sot e ka nxjerrë në tregun europian, ku për fatin tonë duhet të vendosi ajo, Europa juaj, por jo jona. Populli ynë luftoi jo Serbinë dhe popullin serb, por shovinizmin e egër, këtë sëmundje shekullore të tyre, që ju në vend ta shëronit sëbashku me forcat e progresit, e inkurajuat atë dhe më shumë. A nuk ishte Dick Marty juaj, i cili na quante ne terroristë, kur ne i thoshim se ishim çlirimtarë? E dini ju zotërinj ambasadorë pse e bënte këtë Dick Marty dhe Xhaferri i Solanës? Sepse donte të na vendoste në të njëjtën peshore me okupatorin dhe shovinizmin serbo-madh. Dhe ata ja arritën qëllimit sepse për fatin tonë të keq, ishte e para herë që në historinë e një kombi nuk pati burra shteti, por karabythecër si puna juaj. Ata u njehsuan njësh me ju, madje u tjetërsuan aq keq, saqë “tanët” flisnin më mirën gjuhën tuaj, sa atë amtare... teksa ju mësonit shqipen. Është kështu apo jo? Ju drejtohem juve zotërinj bythëpërdredhur të Europës që nuk latë gjë pa kurdisur kundër shqiptarëve. Do thoni se nuk është ashtu?! Po si nuk qenka ashtu, kur ne edhe mbas fitores mbi shovinizmin dhe shpalljen e pavarësisë, ju vrapuat si të marrë për të penguar bashkimin e Shqipërisë me Dardaninë? Dhe ju ja arritët qëllimit, ia arritët sepse luftëtarët tanë, luftën për çlirim e konsideruan vetëm deri në kufijtë e pushimit të luftës dhe tërheqjes së trupave pushtuese serbe e jo deri në bashkimin me Shqipërinë me trungun amë. Pse ju nuk e dini se Dardania është tokë shqiptare? Nëse e dini dhe vepruat qëllimisht, ju akuzoj se jeni rreshtuar në të njëjtën barrikadë me shovinistët serbë, por dhe nëse nuk e dini akoma më keq për ju, sepse kjo tregon se Europa në Shqipëri paska mbledhur gjithë ambasadorët idiotë- gjë, që unë nuk e besoj, nuk e besoj, sepse ju nuk jini aq budallenj sa tregoheni në pamjen e jashtme. Për të na hedhur hi syve thirrët, në Hagë Millosheviçin, Mlladiçin dhe disa “viça” të tjerë dhe i dënuat për krime lufte teksa të tjerët që ju gjasme i mbanit mbyllur në burgjet e Kosovës çuditërisht nën hundën tuaj arratiseshin, por dhe aq çuditërisht shqiptarët që ju mbanit në burgjet ruheshin me kujdesin më të madh. Ju qeshnit dhe zgërdhiheshit sepse mbasi ia arritët qëllimit dhe e nënshtruat Dardaninë i vendosët kufirin midis Shqipërisë dhe asaj. Ju pyes përse e bëtë këtë? Pse për kaq budallenj i merrni ju shqiptarët, mos vallë ju mendoni se ne nuk e dinim se ju kurrë s’kishit për të dënuar shovinizmin e egër serbo-madh? Por dhe të mos i dënonit ju, duhet ta ngulni mirë në vesh se ata i dënoi historia me turp dhe me disfatë. I dënuam ne popujt ballkanikë që vendosën flamurin e fitores në zemrat e tyre. Ju zotërinj ambasadorë të fuqive të mëdha, që dukeni sikur përfaqësoni popujt tuaj, a jini në një mendje me konventat ndërkombëtare që vetë i kini firmosur dhe vulosur për të drejtën e popujve për të qenë të barabartë midis tyre dhe të jenë vetë ata që vendosin për fatet e tyre, apo këtë e kini si maskë për t’i nanurisur me fjalë të bukura mbi sovranitetin e tyre?! Doemos që na mashtroni, sepse nuk jini për lirinë dhe luftën e popujve për çlirim kombëtar e shoqëror. Ju i trembeni asaj si djalli nga temjani edhe pse e deklaroni nëpër letrat tuaja që janë bërë për të fshirë menderen, se jeni vërtet për sovranitetin, por pa e përcaktuar saktë atë duke lënë hapësirën boshe të tipit alla Brezhnjevian, dmth për “Sovranitet të kufizuar”, që ne shqiptarët i themi liri me pikatore, të kontrolluar nga Europa. Për fatin tonë e një të pafati dhe vetë “idiotokracia” jonë, që kemi në krye, për tre dekada rresht po u bie në gjunjë e u lutet : Sehr geehrte Botschafter Europas! Bite frau Merkel. Na e bëj hallall, por ju lutemi na pranoni dhe ne në Europën tuaj, sepse u turpëruam para popujve tanë. (Kini parë ju kështu, që dhe vetë udhëheqësit tanë e pranojnë indirekt se nuk kanë shumë dëshirë të bashkohen. Duke thënë popujt tanë...) Dhe ju për të qenë të “asnjanshëm” deklaroni se ende nuk i kini qëruar hesapet me terroristët shqiptarë dhe se do t’i ata thërrisni në Hagë një e nga një, të gjithë të dyshuarit për krime lufte. I thërrisni! Por duhet të thërrisni me të vërtetë kriminelët dhe terroristët (që i kini nën sqetullat tuaja në Serbi) dhe jo komandantët legjendarë të luftës çlirimtare. Unë do të isha në një mendje me ju, që të gjithë t’i thërrisnit, madje dhe t’i dënonit ashpër sepse ata e shkelën betimin ushtarak duke mos e bashkuar Dardaninë me Shqipërinë. Ju a e dini se shkelja e betimit ushtarak në kohë lufte përbën një akt të rëndë tradhtie?! Dhe pikërisht për faktin se as qeveria e Tiranës nuk i përkrahu vëllezërit e vet, duke i lenë ata të braktisur e të pabashkuar. Ja për këtë dhe ata duhet t’i thërrisnit në Hagë sepse kanë shkelur vendimet e ONU për barazinë dhe të drejtën e popullit për të vendosur vetë për t’u bashkuar. Nëse liderët tanë nga të dy anët e ndarjes artificiale do i thërrisni për këtë motiv, do të vija dhe unë në Hagë për të dëshmuar se si na tradhtuat jo vetëm ju, por dhe udhëheqësit tanë. Ju me nder zotërinj, keni dhe për të njëjtat çështje, përdorni dy masa të ndryshme sepse në kohë lufte nuk donit të na lejonit për të dalë nga “bashkim – vëllazërimi” i Titos dhe Millosheviçit edhe pse ne dëshironim dhe ende dëshirojmë me të vërtetë që me çdo popull ne botë të konsiderohemi si vëllezër... Kur ne e dëshirojmë vetë këtë gjë atëherë pse me vëllezërit tanë të vërtetë të një territori një gjuhe e gjaku, nuk na lini të bashkohemi? A e kuptoni se sa hipokritë jeni si me ne, ashtu dhe me veten tuaj?! E harruat Gjermaninë e ndarë që e bashkuat?! Nuk vepruat keq, madje bëtë shumë mirë, po ç'ndryshim ka populli gjerman nga ai shqiptar? Sigurisht kjo e ka një domethënie, sepse dihet që mbas çdo lëvizje politike ka interesa të caktuara. Ju duke mos qenë për luftërat çlirimtare, jeni për neokolonializmin, si p.sh. ai filofrank. Mos vallë do t’i leverdiste p.sh Francës, që 14 vende afrikane të ngrihen në luftë për të shpartalluar ndikimin dhe pushtimin ekonomik që u ka bërë Franca dhe që për lirinë e tyre këto vende paguajnë aq shtrenjtë “Taksën e Pavarësisë” në miliona franga afrikane, që kalojnë nëpër bankat e Parisit?! Çudi e madhe me këtë Francën që i paska tatuar vendet afrikane me “Taksë pavarësie”! Si shpjegohet që Franca përherë ka qenë kundër Shqipërisë dhe luftës së shqiptarëve, apo mos vallë lufta jonë do shërbente dhe si shembull që këta popuj të shkëputnin vargonjtë e skllavërisë politike e ekonomike franceze. "Shiko shiko, Franca ec e kuptoje frëngun e botës ndaj ata janë bërë “ brekë e bythë” me ultrashovinizmin serb duke i bërë qejfin kështu dhe Rusisë? Po a e kuptoni ju zotërinj ambasadorë që përfaqsoni Evropën, se fuçia e barotit nën Urën e lumit Ibër qëndron përherë një rrezik i madh nëse nuk zgjidhet drejt çështja shqiptare?! Po kush do e zgjidhë ju...ju që përherë jua u kini pasur me hile popujve ? Te ju unë nuk besoj, i besoj vullnetit të popullit tim i cili duhet ta marrë vet në dorë çështjen nacionale, sepse nëse ajo do të ngelet në dorën tuaj, ne do të jemi përsëri skllevër me zgjedhën në qafë por që shkruan ”Liri”. Po a duhet të shkojnë ish komandantët e UÇK-se në Hagë?! Nëse ata më të vërtetë do të shkojnë atje le të shkojnë vetëm me motivin e qartë që t’u kërkojnë llogari që përse Europa përkrah shovinizmin duke vendosur në të njëjtën peshore çlirimtarë e pushtues. Kështu të paktën dhe vetë ata që u borgjezuan mbi kurrizin e popullit duke harruar dhe gjakun e shokëve të tyre do bënin mirë, sepse do lehtësonin sado pak mëkatet e tyre. Për të tjerat nuk vendos Europa, por populli ynë dardan, i cili është fatkeqësisht i copëtuar për interesa të Europës dhe Rusisë (nënkupto Serbisë). Për “krime te tjera” kur lufta ka mbaruar i gjykon populli shqiptar i Dardanisë udhëheqësit e vet dhe jo Europa. Nëse Europës “ja mban suma” le të thërrasë Trumpin për krimet barbare te imperializmit amerikan në të gjithë botën! Hëëë si thoni zotërinj ambasadorë të akredituar në vendin e Ramë dhe Hashim agës a gjendet ndonjë trim midis jush që të kërkojë Trumpin të jap llogari në Hagë?! Ç’patët ore?! Pse e futët kokën nën tavolina?!