Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Opinion / Editorial

Hartimet patetike të komandantit të "zonave të kuqe" si problem i shëndetit mendor!

Hartimet patetike të komandantit të "zonave të kuqe" si

"Ministra e Shëndetësisë" dhe hegjemonia e grave "antiv-covid" të Edi Ramës ose Manastirliu, Bino e Rakacolli mbasi shpikën (në fakt shpiku, sepse vetëm komandant Rama, mund të shpikë zona dhe mënyra të tilla izolimi) zonat e kuqe dhe lëshuan turmat, urdhëruan dhe një herë izolimin. E riurdhëruan, sepse me sa duket komandanti i tyre apo Edi Rama nuk ka mbaruar disa "punë" nëpër zona të kuqe sidomos në Tiranë dhe Durrës, sepse Shkodrën e ka merak vetë për ta lënë deri në datën 23 të mbyllur. Po pra, se e di që ajo as mbyllet dhe as merr urdhëra, por ky komandanti bën të tijën. Në Shkodër, as sëmuren dhe as ka vdekur njeri, por komandanti i grave që urdhërojnë popullin e tyre të mbyllet në shtëpi apo i fusin tmerrin me "vdekje të shumta" dhe absurditete të tilla çdo moment që nxjerrin fytyrat e tyre të "dashura" në TV - ka pasion të kthejë Shkodrën në fillim të kuqe dhe pastaj bojë vjollcë. Ambasada amerikane në Tiranë thotë se: Maji është muaji i ndërgjegjësimit të "shëndetit mendor" dhe në kohën e COVID-19, ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe. Në të vërtetë kështu është - shëndeti mendor në këto kohë është dhe çështja më e rëndësishme. Izolimi, papunësia, pamundësia për shoqërizim, problemet në familje, qeratë, planet e lëna përgjysmë, mungesa e shkollës dhe ajo e iniciativës së përgjithshme, por dhe mungesa e lirisë së njeriut, po i sëmurin njerëzit deri në një pikë pa kthim. Prandaj shëndeti mendor është akoma më i rëndësishëm se Covid 19-ta. Presidenti Trump, jo më larg se dje tha "kemi nevojë për besimin" prandaj duhen hapur kisha, xhami, sinagoga dhe vende kulti. E ndërkohë që Amerika bën kështu kryeministri shqiptar i "zonave të kuqe" mbasi ka hedhur në "tokë teatrin" sepse ishte karakatinë, hap gropë te sahati dhe shton kate te shumëkatëshet apo rrënon vila Toptanase, rimbyll me urdhërin që del nga Ministria e Shëndetësisë edhe një herë Tiranën, Durrësin dhe Shkodrën. I mbyll "zonat e kuqe" sepse ato janë që nuk i binden, reagojnë, nuk e besojnë më e padyshim janë zonat ku i duhet të zgjasë epideminë e pandeminë për shumë gënjeshtrat me "tërmet dikur" dhe pandemi të koronavirusit. Komandanti i zonjës Spiropali apo Skënderbeu i saj ka "kunj" me zonat e kuqe dhe sigurisht do të bëjë të vetën deri në fund, në mos të rimbledhë dhe një herë Kuvendin tashmë të këshilluar dhe nga Frankenshtajni për ta mbyllur Shqipërinë dhe dy muaj të tjerë deri në fund të gushtit kur ka mundësi jo vetëm të tenderave dhe të ndërtimeve pa leje, por dhe rrëzimin dhe të disa godinave monument apo trashëgimi për t’iu dhënë hapësira ndërtimi të gjithë atyre që ju ka borxh mbajtjen e vendit nën komandën e tij ekonomike dhe financiare në të gjitha kohët dhe sidomos me dru në kohë pandemie. Me një urrejtje të fshehur mbas kujdesit "për shëndetin" (kur shqiptarët as që jua ndjen fare, as për të vdekur dhe as për t’u sëmurur realisht dhe pse janë prej kohësh lavërdan ngjitur me njëri-tjetrin) ju tha dhe besimtarëve myslimanë edhe pse kishte liruar gjithçka - jo, nuk do të festoni Bajramin. Komandantin e mësojnë Binot dhe Rakacollet se më tepër merr koronë kur falesh, se kur bën pazar dhe rri në radhë spitaleve, bankave apo dhe lagjeve në lokale. Të tilla ushtare partie e mësojnë (në fakt as që i dëgjon, por ai shpik dhe ato thonë pastaj shpikjen e tij si ide të tyre) medemek Komandantin që t’i mbyllë njerëzit për festa, sepse rrezikohet, kur gjithçka tashmë ka marrë fund me grumbullimet, rrëzimet dhe protestat, por dhe të gjitha bashkë. Amerika me mijëra të vdekur hap vendet e kultit, Rama pa të vdekur dhe të sëmurë, vazhdon të ndalojë njerëzit të falen dhe kërkojnë shpresë. E kur të gjithë e kuptojnë këtë delir, këtë inat të tij me "zonat e kuqe" dhe hapjen e Shqipërisë ai bën dhe hartimet tashmë patetike dhe të shëmtuara në delir pushteti të lëkundur dhe sigurisht i kontestuar tanimë nga shtresa e mesme e shoqërisë dhe klasa më e ditur intelektualisht që ka ky vend. Ja çfarë deliri hartimor shkruan për të bërë "prapaktheu" dhe hapur xhamitë që besimtarët të falen! Rama shkruan: “Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin mysliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram. Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre”. Kjo është pjesa hartimore e tekstit që ka Rama si "zbythje" ndaj ndalimit të festës së Bajramit. Në fakt me miqtë e tij në Shqup, ka bërë marrëveshjet që nga 2008-ta dhe 17 maji për të mbajtur pushtetin e tij dhe me ato të Lalzit ka bërë marrëveshjet e dikurshme të 2013-ës dhe ato të zgjedhjes së Presidentit dhe tani kërkon që t’iu thotë të tjerëve që "unë po zbythem jo se isha njeriu që dua t’ju mbyll brenda si legena ju shqiptarëve, por se më detyruan ata që kam bërë marrëveshje dikur për revolucionin mysliman që po përgatisnin"! Po ku ka më pandemik njeri se sa ky tipi komandant që kujton se me hartimet e tij patetike dhe delirante mund të mbushë mendjen e njerëzve që tashmë e njohin pastër fare shpirtin e tij katran? Po katran dhe si anti religjionarë dhe anti besim që sigurisht është! Ai tashmë është njeriu që më faqezi tregon se nuk pyet askënd dhe nuk bën asgjë çfarë i thonë gratë e "komiteteve të shpëtimit" apo bordeve të Rilindjes, që merren me mbështetjen e tij nëpër televizione paturpësisht! Po të ishte vendim i Komiteteve Teknike dhe task forcave nuk do të ishte kthyer, nuk do të kishte bërë dot askush prapa kthehu! Sepse do të ishte bazuar mbi të vërteta reale teknike mjekësore dhe rrezik të paralajmëruar për Covid 19-ën! Por duke qënë se është vetëm urdhër i Ramës është e natyrshme që ai e jep dhe ai e largon. Po sikundër ka shtatë vite që bën dhe sidomos në pandemi që e persekuton shoqërinë shqiptare me delirin e tij izolues pse kështu ndjehet më mirë dhe ka gëzim të madh në zemrën e tij prej "instalacioni dadaist dhe anarkist" për të mos thënë ca të tjera me - ist, pas. Patologjizmi i tij në drejtim të këtij gëzimi që ndjen kur liron dhe shtrëngon pa kuptim popullin e tij është një diçka e rrezikshme. E pikërisht po kthehem te "shëndeti mendor" që thotë ambasada amerikane dhe "zonat e kuqe" të Ramës të cilat bashkë pastaj përbëjnë dhe atë që realisht ky pësuar ky vend me një delir të jashtëzakonshëm lojcak, banal dhe tragjikomedi të kryeministrit shqiptar në kohë korone!