Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Opinion / Editorial

Hartimshkruesve për Maksin iu mungon "hija e vuajtjeve" të burgut jashtë dhe brenda!

Hartimshkruesve për Maksin iu mungon "hija e vuajtjeve" të

Një ese apo hartim i bukur ai i KM-së si mik i Maks Velos, por që Maksi nuk e kishte mik. Absolutisht ashtu sikundër ai ka talentin real të të shkruarës. E "zaten" ky talent më i madh se sa ai i pikturës, e ka sjellë të latuar konceptin intelektual të tij, por që si politikan e bën të palatuar në rolin e drejtimit dhe administrimit shumë pak të sojshëm në një mjedis të shëmtuar si ky i joni. Po pra i shoqërisë tonë folkpolitike ku dhe talentet u deformuan në kapadainj të figurave groteske në qeverisje. Absolutisht që KM-ja jonë e njeh mirë Maksin dhe kjo nuk ka dyshim, por ai ka një mungesë së madhe për të pasur të plotë sistemin e njohjes me të. Përveç asaj hije që KM-ja e ka zbuluar dhe e thotë, e që në fakt, njeriu i lirë e ka pengesë, por dhe referencë, është dhe hija e madhe e vuajtjes në burgun jashtë dhe brenda. Nuk mund të them asgjë për hartimin e keqshkruarjes së ministres Margariti, e cila sigurisht nuk ja vlen as që të lodhesh të mendosh se njeh apo shkruan qartë për Maksin, por rreket që bëjë diçka që më tepër të lodh me neveritjen që të krijon kur tenton përkujtimin dhe arrin groteskun kur shkruan: Duket si te? ishte dje, kur debatonim pe?r shqete?sime te? dite?s. Shpesh nuk ndanim te? nje?jtat ide, por edhe ate?here? ishte nje? ke?naqe?si ta de?gjoje Maksin se si fliste plot energji, pasion e dashuri. Me sa duket e ka fjalën për teatrin që lejon dhe rrëzon Margariti e që pastaj kishte kënaqësi kur e dëgjonte me pasion Maksin. E Margariti dallon në përkujtimin e saj grotesk nga KM-ja që shkruan: Prandaj edhe s'kishte diktaturë ideologjike a rend normash shoqërore, që e fuste dot në rresht Maks Velon, s'kishte lloj marrëdhënieje të kësaj bote që e mbante dot Maksin lidhur me çfarëdo filli. Ai ishte një asket, po ama që nuk rrinte dot pa u dukur dhe ishte një ekzibicionist, që ama nuk rrinte dot pa u zhdukur. Maks Velo nuk e duronte dot mungesën e lirisë, po njeri i lirë nuk ishte. Sepse hija e tij nuk ia lejonte. Kryeministri sigurisht është i qartë se Maks Velo erdhi në ditët e tij ku barazoi atë burgun përpara se të futej në burg, me burgun mbasi doli nga burgu. E një pjesë e këtij burgu nuk ishte vetëm regjimi i Sali Berishës, por dhe ai i Edi Ramës. Po po, miku, që Maksi që nga ana e tij nuk e kishte mik, e ka kuptuar se "njeriu i lirë Maks Velo" e ka konsideruar veten në një burg nga lindja deri në vdekje dhe patjetër me fantazinë e tij tipike Edramiste ia vendos fajin hijes, që sipas tij Maksi paska pasur shoqëruese gjithmonë. Po kush nuk e ka (realisht) këtë hije të tillë, kur është një njeri i lirë dhe jeton në një vend asnjëherë të lirë? Ajo nuk e ka lejuar as të konfirmohet, as të bashkohet me njerëzit hije. E këtu e kam fjalën. Maksi nuk pranoi të ishte "njeri hije" ai - dhe këtu po hyj në logjikën hartimshkruese të KM-së, kishte hije e cila e ndiqte dhe e përndiqte, por nuk pranoi të kthehej vetë në një hije. Prandaj ishte i vështirë dhe prandaj nuk mund të kishte miq, njerëz apo miq e shokë që ktheheshin në hije. Zakonisht të gjithë të drejtpërdrejtëve dhe atyre pa kompromis në Shqipëri u thonë "nopranë" dhe ekzibicionistë, duke i paraqitur të vështirë dhe që nuk bëjnë dot miq. Hija të ndjek sigurisht, por Maksit ajo nuk mund t’ia ndalonte dot mendimin se një trashëgimi duhej prishur për arsye të një "vepre arti" që nuk bën hije, duke mos pasur asnjë trashëgimi, por vetëm para. Jo vetëm si arkitekt, por dhe si njeriu me hije. Hartimshkruesve iu mungon hija e vuajtjeve të Maksit. Ju mungon spiunimi që nga miqtë dhe shokët e familja, te inati ndaj tij, pse ishte i lirë dhe sillej si i tillë në kushtet e burgut jashtë. Pastaj dhe hija e burgut brenda, tortura psikologjike dhe fizike në burgun brenda dhe sërish pastaj hija e mos respektit të pronës pikërisht pronë së tij. Po pra sikundër thotë KM-ja një asket, por që do të dukej, sepse ishte një ndër shumë të paktët të lirë. Kurse hartimshkruesve iu mungon ajo "hija e vuajtjeve të tij në burgun jashtë dhe brenda". Nuk është vetëm fjala për Maksin, por dhe shumë individëve të tjerë, të cilat kjo kohë nuk i respektoi pse ishin të lirë dhe atëherë dhe tani. Që vuajtën dhe atëherë dhe tani. Njerëzve që nuk pranuan as atëherë dhe as tani, të kenë miq që bëjnë sikur janë të lirë, por janë robër të parasë, të fuqisë politike dhe si përfundim të korrupsionit. Më vjen keq, por i pari ai që shkruan kaq bukur si Edi Rama dhe që mundohet me hartimin e tij të mirëshkruar për Maksin të justifikojë hijen e keqe, të shëmtuar të vetes, si njeriu tashmë më i palirë, por më i "burgosur" nga parimet dhe liria e vërtetë, në ndryshim nga një artist asket dhe ekzibicionist si Maks Velo. Rama ka bërë një hartim në kujtim të Maksit dhe ka folur për veten në raport me të. Në atë pamundësinë e tij, për të qenë në fund të fundit ashtu i lirë qoftë dhe jo asket. Tenton të justifikojë veten KM-ja dhe pse nuk është vetëm Maksi që qeverisja dhe koha e tij iu ka rënë në qafë. Janë dhe shumë të tjerë njerëz të pakompromis me të keqen që ai dhe qeveria e tij po persekutojnë. Ka plot intelektualë që kuptuan se vetëm hartimin tashmë Rama ka të bukur dhe ndonjë batutë, por asgjë tjetër. E kjo sigurisht e bën Maksin lidership të atyre që nuk duan miq të tillë, por që ka plot që nuk kanë nevojë për miq që të mbajnë si mik të një degradimi të tillë parimesh dhe principesh, të cilat njerëzit e lirë nuk mund t’i vendosin në ankandet e politikës së korruptuar dhe folklorike shqiptare. Po po duke shkuar deri aty sa të thonë me ironi: hë mor, mos na bëj si Maksi dhe ti.