Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për hatër të Gentit, fyeni Ministrinë e Kulturës!?

Postuar: 12/01/2019 - 07:16

Tashmë është pak interesante ajo "saga" me ministrin e Jashtëm, i cili kishte lexuar libra më shumë se gazetarët dhe shumë të tjerë, por dhe e emërim ç'emërimeve mes Ramës dhe Metës. Zoti Cakaj ka bërë shumë mirë që dha dorëheqje (në Instagram dhe Facebook) dhe nuk është menduar kaq mirë që pranoi të bënte ministrin e Jashtëm të Shqipërisë! E para, se realisht nuk ka moshën dhe nuk ka staturën për ministër të Jashtëm! Dakord, ka lexuar shumë libra dhe ka bërë shumë shkolla, por të bësh ministrin e Jashtëm të Shqipërisë më shumë se kurdoherë sot, kërkohet një burrë realisht i vërtetë dhe i njohur, më në moshë, absolutisht më shumë se dhe ministrat e Jashtëm të fundit në kohë! Duhet, sepse jemi në kohë tepër të vështira në diplomacinë e botës, integrimin dhe sidomos rajonin, i cili nga momenti në moment trazohet! Ta zëmë se do të bënte punën si donte Rama, por sërish nuk shkon, as statura dhe as momenti që Shqipëria të kishte një person pothuaj "no name no face" si brenda, si jashtë dhe si në Kosovë, vetëm për arrivizmat e Ramës dhe fudullëkun nganjëherë kot të tij, në konceptin "i di unë gjërat më mirë se të gjithë ju dhe as që më plas fare"?! Ne nuk është se na kanë shkëlqyer ministrat e Jashtëm, por sidoqoftë sot na duhet një realisht i tillë që i peshojnë - besoj kuptohet se çfarë?! Rama nuk do në kabinetin e tij të tillë individë, sepse kujton se vetëm ai ka, por gjithsesi Genti mirë bëri që iku! E dyta, nuk u vërtetua se dhe në Kosovë kishte sukses ky emërim! Nuk kishte si të kishte, kur aty ka individë dhe personalitete akoma më të rëndësishëm se te ne në Shqipëri, në dijenitë e euro politikës dhe sidomos të rajonit ku jetojmë! Nuk i apeloi kush, nuk i kërkoi kush dhe ky është një fodullëk politik!

Por unë do trajtoj një element sa të çmendur dhe në marrëzi, i trajtuar nga disa politikanë, analistë dhe individë, kur donin t’i bënin vendin Gent Cakajt në ndonjë ministri në Shqipëri! Po pra, po thoshin - bëjeni dhe ministër të Kulturës, por të Jashtëm jo!? Disa individë kështu!

Po çfarë do të thotë kjo o njerëz? Çfarë ka këtu për të "ulur" rëndësi ministeriale nga i Jashtëm te i Kulturës? Po si dreqin bën vaki kjo gjë me mendimin e "kultivuar" shqiptar!? Duket gati-gati sikur të thonë - mos e lër pa punë dhe bëje ministër Kulture! Po prandaj ka shkuar kaq keq ky vend! Prandaj kemi një shtet të tillë, pa kurrfarë reputacioni në drejtimin jo vetëm politik, por dhe prezantues në botë?! Gent Cakaj - ministër Kulture! Ja ku po e them haptas, do të ishte akoma më keq se ministër i Jashtëm?! Po nuk u ngopën duke ja dorëzuar Ministrinë e Kulturës tipave si Mirela Kumbaro dhe Aldo Bumçit (Aldo shumë më i mirë, se femra që urrehet më shumë nga komuniteti i artistëve dhe kulturës në Shqipëri) të cilët e kthyen institucionin nga një rrumpallhane vjedhësish të demokratëve, në një strehë grerëzash dhe komunitet shtrigash përfituese e grabitëse te "rilindistët", pa asnjë mëshirë për kulturën?! Genti padyshim, e them me bindje, do të ishte më i mirë si njeri apo individ se të dy këta të fundit, megjithëse kultura ka vite që drejtohet në mënyrë banale! Por kurrë nuk mund të ishte ministër Kulture i Shqipërisë?! Pse duhet trajtuar Ministria e Kulturës si ora e vizatimit dhe fiskulturës në shkolla!? Po është turp e faqja e zezë! Si ka mundësi që bëjnë ministrin e Kulturës pa rekorde në kulturë, pa dijeni drejtimi dhe pa asnjë performancë kulturore e personale?! Pa botime të mëdha, pa shkrime dhe prononcime të mëdha dhe të forta si kulturalisht dhe politikisht! Si ka mundësi që ministri i Kulturës të jetë vetëm për tenderat e Kulturës?! Po kjo është për të luajtur mendsh! Për të luajtur mendsh nga ata, që kanë dalë realisht mendsh, në politikën shqiptare! Ministri i Kulturës së Shqipërisë, sikur të jetë një person që ka tepruar dhe duhet t’i gjejmë një vend pune?! Ku ka më turp! Po prandaj jemi kaq keq kulturalisht! Prandaj nuk prodhojmë më kulturë, por pësojmë kulturë dhe të keqe! Prandaj na mbyti muzika idiote dhe marrëzia e teatrove kot, pa spektatorë dhe pa entuziazëm! Prandaj nuk prodhojmë dot filma, nuk bëjmë dot festivale të mëdhenj dhe të famshëm?! Prandaj nuk ruhet kostumografia, nuk ruhen kullat që po rrëzohen të gjitha në veri! Prandaj nuk ruhen urat e mesjetës që po rrëzohen nga veriu në jug! Prandaj nuk ka më drama të mëdha shqiptare! Prandaj nuk ka më humor dhe ka vdekur estrada! Prandaj nuk ka vepra arti të kalibrit të madh dhe të dimensioneve të mëdha! Prandaj nuk ka art kombëtar dhe të qartë në misionin e tij bashkues! Prandaj nuk bëhen manifestime kulturore të mëdha mes shqiptarëve në trevat e tyre! Prandaj nuk ka bashkim të forcave prodhuese të artit shqiptar! Prandaj nuk ka pagesa dhe nuk mbrohet prona intelektuale e artistit! Prandaj nuk paguhen artistë dhe prodhimi vërtetë gjenial kombëtar, sepse do pasurohen shtrigat! Prandaj nuk ka ligje të mira dhe të zbatueshme!

Sepse ka ministra dhe ministresha levendë, për "kotheren" dhe pasurinë e tyre, dhe jo për pasurinë e madhe kulturore, të cilën e barazojnë me qebapët në Butrint dhe me napat e bardha si kostumografi popullore në trashëgimi! Se kemi ministre dhe ministra levendë të pangopshmërisë absolute që deklarojnë ditën e parë të punës - "nuk kam ardhur për vjedhur" dhe pastaj grabisin! Në rradhë të parë të pakulturuar (më vjen keq, por Genti do të ishte shumë më i mirë se ajo përpara në Ministri të Kulturës) si individë ose shitmendës kot, pa brumë dhe pa asnjë raport të mirë me komunitetin e artistëve dhe kulturës në përgjithësi! Po vazhduan kështu, do të shkatërrojmë dhe atë pikë të vogël tashmë të mbetur të trashëgimisë kulturore! Sepse teoritë dhe praktikat e deritanishme janë që edhe investimet të mos bëhen për kulturën, por për individët që përfitojnë në saj të kulturës, e cila shkatërrohet prej tyre menjëherë!

Nuk e di sa do të vazhdojë kjo vuajtje, kjo sëmundje, kjo lemeri kulturore te ne! Kam shumë frikë se do të vazhdojë! Pavarësisht se një nga gangrenat më të mëdha të kulturës u largua nga posti! Ajo ka qenë për "etalon mase" dhe shpresoj shumë, që mbas saj nuk do të mund t’ia kalojnë dot nga marrëzia?! Por trajtimi kështu i Ministrisë së Kulturës është një turp kulturor i yni si shoqëri dhe një krim politik i kësaj klase politike! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2019 - 07:19

Në Shqipëri, me të vërtetë u rrëzua rrëgjimi komunist këtu e një çerek shekulli më parë, si dhe u ndërrua fytyra e formës qeverisëse, por pak ndryshoi modeli, duke mbetur në modelin e “vjetër” në formën e

Postuar: 25/05/2019 - 07:17

 Çdo vit, në 31 maj, OBSh-ja dhe partnerët global shënojnë/celebrojnë Ditën Botërore Pa Duha

Postuar: 25/05/2019 - 07:15

 I pari Maj i Lirisë nuk harrohet!

Postuar: 25/05/2019 - 07:13

 Mitologjia greke na ka lënë qartë dhe bukur treguar modelet e "zotave" në besimin

Postuar: 24/05/2019 - 07:11

Duhej që dhe vula-firmë më e lartë e vendit, të shprehesh kundër "Euralius" që të plotë

Postuar: 24/05/2019 - 07:10

Sot do të mbahen zgjedhjet në Akademinë tonë të Shkencave.

Postuar: 24/05/2019 - 07:08

Janë fakte që flasin. Vepra të zeza. Veprime ballisto-fashiste.