
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Hemorragjia e rinisë sonë drejt Perëndimit vazhdon – deri kur?

Shkruar nga Dr. Elton Demollari 22 Shtator 2023

Ishte ora tetë e darkës dhe po udhëtoja me autobus për në shtëpi dhe më kapi veshi një bisedë shumë interesante. Kur them interesante, e kam fjalën, që më bëri shumë përshtypje. Po e dëgjoja me vëmendje. Nuk doja ta ndërprisja në mes bisedën midis të personave, të cilët ishin rreth moshës 45 - 50 vjeçare. Ata po bisedonin lidhur me shkollimin e fëmijëve të tyre, të cilët sapo kishin mbaruar maturën dhe që kishin plotësuar formularin e duhur për përzgjedhjen e dëgëve, që dëshironin. Gjithashtu po flisnin edhe mbështetjen financiare prej 40 000 lekësh, që ofronin universitetet e ndryshme në Shqipëri, për maturantët, që do të zgjidhnin programet prioritare të studimit, të cilat janë përcaktuar nga ana e qeverisë shqiptare. Por megjithë këtë mundësi të madhe, që të dy ata i mëshonin idesë së studimeve jashtë vendit. Njëri në Gjermani dhe tjetri në Angli. Madje njëri prej tyre do të merrte kredi studentore për të financuar shpenzimet vjetore të vajzës së vet, madje ai do të shtrëngohej jashtëzakonisht shumë në ekonominë e tij familjare, vetëm e vetëm të nxirrte në dritë vajzën e vet. Të vjen vërtet shumë keq, por kjo është e vërteta e hidhur. Prindërit nuk duan, madje nuk kanë fare dëshirë, që t`i largojnë fëmijët e tyre nga gjiri i familjes së tyre, por perspektiva dhe e ardhmja e fëmijëve qëndron gjithmonë në plan të parë. Ata nuk duan, që fëmijët e tyre të vuajnë, ashtu siç po vuajnë tani, ku ata me shumë zor përballojnë shpenzimet normale të tyre mujore. E ardhmja në Shqipëri është e zymtë dhe po shkon gjithmonë në regres, drejt tatëpjetës. Kudo shikon vetëm gri, vetëm gri. Vërtet para disa vitesh Shqipëria ishte një ndër vendet e para në Evropë, që kishte moshën më të re. Ne krenoheshim me këtë fakt dhe na kënaqej syri, kur shikoje të rinjtë dhe të rejat të ecnin të shpenguar dhe lirshëm nëpër rrugët e qyteteve, të kapur dorë për dore apo për qafe. Kishe qejf, se kishte jetë dhe gjallëri kudo. Ndërsa sot rrugët e qyteteve të mëdha dhe të vogla po zbrazen ditë për ditë, sepse të rinjtë dhe të rejat duan vetëm të ikin dhe të largohen nga vendi ynë, sepse ata nuk e shikojnë të ardhmen e tyre brenda kufijve të shtëpisë së tyre. Tani shikon vetëm moshën e tretë, që nuk ka mundësi të lëvizi jashtë shtetit. Në fillim, sa pa u hapur kufijtë dhe të bëhej liberalizimi i vizave, ishte shumë e vështirë të shkoje në një vend të huaj, ku askush nuk të priste krahëhapur, ku nuk të njihte askush dhe ku askush nuk fliste gjuhën e “atdheut” të ri. Për të ardhur shumë keq. Çfarë po ndodh? Si do të përfundojë kjo gjë? – Shumica mendon, se këto janë efektet e globalizmit botëror, që ka kapluar jo vetëm vendin tonë, por të gjithë botën. Çdo vit bie numri i maturantëve, që duan të vazhdojnë studimet në universitetet tona publike dhe jopublike. Me këto ritme të përshpejtuara do të vijë momenti, kur universitetet tona do të boshatisen dhe do të zbrazen, sepse nuk do të ketë regjistrime të maturantëve. Të rinjtë dhe të rejat mendojnë, që mundësitë dhe perspektiva për një jetë më të mirë dhe karrierë më avangardë mund të jenë vetëm duke studiuar jashtë shtetit, megjithëse qeveria shqiptare po bën përpjekje për të rritur rrogat dhe për të përmirësuar standardin e jetesës në vend. Por kjo është tepër e vonuar. Duhej të ishte bërë me kohë kjo gjë, kur të rinjtë dhe të rejat shqiptarë kërkonin ta bënin Shqipërinë si Evropa dhe ne u kujtuam si kofini pas të vjelave. Nuk ka, pse të rinjtë dhe të rejat shqiptarë të studiojnë jashtë, nëse kushtet dhe cilësia mësimore dhe akademike në universitetet tona do të ishin të përshtatshme dhe të duhura. Kemi dëgjuar edhe dhjetëra raste, kur të rinjtë dhe të rejat tanë të mirëarsimuar dhe që kanë mbaruar studimet e larta në universitetet e huaja prestigjioze dhe janë kthyer për të dhënë kontributin dhe dijet e fituara në administratën shqiptare, por nuk kanë duruar për shumë kohë dhe janë larguar nga kishin ardhur, sepse nuk e duronin situatën dhe mentalitetin dhe mënyrën e të menduarit dhe të punuarit, sepse servilizmi dhe nepotizmi janë sëmundjet, që po e kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë akoma administratën publike shqiptare. Nuk ka, pse të rinjtë dhe të rejat shqiptarë pas studime të punojnë, të rropaten dhe të derdhin djersë dhe energji jashtë vendit, nëse kushtet dhe siguria dhe ambienti në vendin e punës në Shqipëri do të ishin nga më të mirat, që ata të jepnin gjithçka të mësuar jashtë ta investonin në vendin e tyre, që ka nevojë jashtëzakonisht. Prandaj të gjithë ne shpresojmë, që kjo hemorragji marramendëse të ndalojë një ditë. Prandaj unë mendoj, që Shqipëria jonë, vendi i shqiponjave, bëhet dhe do të bëhet nga ne të gjithë. Mjafton, që të rinjtë dhe të rejat, çdokush prej nesh, të mos e harrojë këtë vend të bekuar. Ashtu siç ka thënë i famshmi Sami Frashëri, nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër dhe grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim dhe kulturë.
Më të lexuarat


Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit
