Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hergjeletë e administratës

Postuar: 09/11/2018 - 07:13

Të jesh korrekt me popullin duhet të jesh korrekt edhe me disiplinën në punë. Çdo zyrë e shërbimit publik ka një orar, të cilin populli e respekton, siç respekton edhe punonjësit e shtetit, nëse janë të tillë. Po këta zyrtarë që janë caktuar për të respektuar popullin dhe kulturën e shtetit, a janë të gjithë të tillë?! Çuditërisht, qëkur na dolën këta zyrtarët partiakë, na ka humbur edhe disiplina, edhe kultura, edhe respekti ndaj hallexhiut popull. Nuk e kuptojmë dot se si kanë guxim të firmosin në bordero disa punonjës që nuk e dinë se ku punojnë. Ka punonjës që nuk venë fare në punë dhe pagën e marrin të plotë. Kemi thënë dhe do të themi derisa brenda juridiksionit bashkiak të mos ketë zyrtarë hergjele. A e dini se kush janë këta punonjës shteti hergjele? I kanë caktuar brenda juridiksionit të bashkive, po varësinë e kanë nga dikasteret. Ata nuk e kanë bërë ende pronë të tyren kulturën shtetërore dhe livadhisin si pelat hergjele nëpër kullota.

A janë bashkitë zonja të vetes brenda juridiksionit të tyre, kur brenda saj bredhërojnë zyrtarët hergjele? Këta kollovarë brenda territorit të bashkive diskreditojnë jo vetëm bashkitë, por edhe pushtetin qendror. Me të drejtë populli shprehet shpesh, se nuk ka shtet. Dhe nëse nuk vihet dorë, këta janë murrjela që hanë shtetin, po jo bravarët dhe hergjelenjtë. Vete i shkreti popull të paguajë energjinë elektrike, po ai që quhet shërbëtor i popullit të thotë: Ke një problem, se ajo që ke paguar nuk ka kaluar në sistem! Po kush është ai që e kalon në sistem shumën e derdhur, paguesi apo arkëtari hergjele i shtetit? Dhe i shkreti popull do të detyrohet të shkojë sërish sa të verifikohet paaftësia e këtij punonjësi. Po ka dhe çudira të tjera. Ankohesh se në faturë ka më shumë lekë nga ç’shënon sahati dhe ti vete të ankohesh, po ata të thonë: Ta paguash pastaj ta korrigjojmë! Po ky njeri që shënoi tepër në faturë, që paguhet për këtë punë, a paguan gjë? Paaftësinë e tij e paguan populli durimmadh. Në administratën e shtetit ka shumë keqvendosje, të cilët nuk e dinë ç’është shërbimi i popullit. Meqë ata nuk kanë kulturë shtetërore, është e nevojshme që t’i kalojnë të gjithë bashkive, që të jenë nën kontroll. Spitalet dhe disa shërbime të tjera nuk kanë varësi nga bashkitë, po njerëzit kur shikojnë mangësi ankohen për bashkinë. Njerëzit kanë frikë të hyjnë nëpër zyra, kur duhet të ndodhte e kundërta. Zyrtarët janë vënë në ato vende pune, nuk e kuptojnë se rrogat i marrin për t’i shërbyer popullit, jo tekave të tyre. I shkreti popull nuk është i ngeshëm që t’i ndjekë ata nëpër lokale ose të shkojë deri në Tiranë për t’u ankuar. Është e nevojshme që këtyre hergjeleve t’u vihet nga një hereke, që të zbatojnë disiplinën shtetërore, ndryshe të dalin jashtë sistemit.

Nuk e dimë kur do të kemi punonjës që ta kuptojnë se janë vënë në ato detyra për të zgjidhur hallet e popullit, jo qejfet e tyre. Të jesh punonjës shteti do të thotë të veprosh e përgjigjesh shtetërisht. U këputen këmbët hallexhinjve duke i kërkuar zyrtarët nëpër lokale. Dhe kanë nxënë një marifet të mirë, shkojnë nëpër lokalet më të largët që të mos i gjejnë. Ndodheshim një ditë në një zyrë në qytetin e Çorovodës, kur një hallexhi pyeste për punonjësin e zyrës që i duhej. Kolegu e mori në telefon dhe i tha se po e prisnin, po nga ana tjetër e telefonit vinte përgjigjja: “Thuaj pritësit se jam në Berat”, kur ai punonte në biznesin e tij. Zyrtarët e vërtetë duhet të kenë frikë nga populli dhe t’i qëndrojnë gatitu përpara tyre, se një ankesë e tyre u kushton vendin e punës. Mirëpo tani puna është bërë si zbori i dikurshëm. Punë do të thotë përkushtim e kulturë, jo fshehje dhe arrogancë. Ato zyra janë të popullit, jo të atyre që i përdorin për të dëfryer. Jemi ende në një stad, kur administrata publike nuk e ka të qartë nocionin punë, prandaj është e nevojshme të mos lihet jashtë kontrollit. Të gjitha shërbimet që janë brenda bashkive duhet të vihen nën kontrollin e tyre, ndryshe s’do të kemi më shërbime për popullin, por kavalishencë të atyre punonjësve dhe sorollatje për popullin.

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:12

Edhe pse çështja e përkatësisë fetare të një Heroi Kombëtar, në fund të fundit, nuk ka aq rëndësi, në këtë vit jubilar të Gjergj Kastriotit, kjo çështje ka qenë ndër më të debatuarat në mesin e studiuesve dhe të histo

Postuar: 15/11/2018 - 07:11

Është e sigurtë se diktaturat krijojnë siguri dhe rend publik!

Postuar: 15/11/2018 - 07:09

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si punojmë dhe mendojmë në shumë drejtime përfshirë dhe audit

Postuar: 14/11/2018 - 12:25

Prishja e shtepive te banoreve te Unazes se Madhe eshte antikushtetuese, jo thjesht e paligjeshme

Postuar: 14/11/2018 - 07:06

 Protestat e opozitës tonë ngjajnë shumë me informacionet që jepeshin përditë në seksio

Postuar: 14/11/2018 - 07:05

 Shteti, duket se është e kundërta e asaj që thotë kënga për të dashurën.

Postuar: 14/11/2018 - 07:03

 Më thanë se edhe tre njerëz të kulturës, intelektualizmit kishin aplikuar për llotarinë ame