BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Opinion / Editorial

Heronjtë dallohen, sepse janë të mbrojtur me patriotizmin e shkallës më të lartë

Heronjtë dallohen, sepse janë të mbrojtur me patriotizmin e

Dramë, dramë dhe përsëri dramë jeta e popullit shqiptar. E pse dramë, sepse pazaret globale për interesa globale sakrifikojnë popujt e vegjël e të pambrojtur. Haga ndërthur të papriturën. Presidenti i Kosovë Z. Hashim Thaçi thirret atje i akuzuar për krime lufte. Po për ç’krime lufte bëhet fjalë? Askush nuk thotë akuzë konkrete, por në atë thirrje diçka ka dhe më e mundshmja është gjunjëzimi i liderit të UÇK-ës për të pranuar lojërat politike, që luhen sot mes Lindjes e Perëndimit. Në themel të asaj loje politike është: “Kush do ta thithë Serbinë”. Për hir të këtij kushti si për Lindjen, ashtu edhe për Perëndimin, çështja shqiptare është sekondare ose edhe e parëndësishme fare. Zotërinj që merreni me “sigurinë”e popujve e të vendeve u pyesim: A e dini historinë e marërdhënieve serbo-shqiptare? A e dini, se këto dy vende që nga viti 1911 e gjerë më sot kanë zhvilluar luftra të përgjakshme e të papajtueshme me njëra-tjetrën? Në ato luftra pa diskutim njëri ka qënë agresori dhe tjetri ka qënë viktima. Populli shqiptar në historinë e tij nuk i ka rënë kujt në qafë, por edhe në historinë e tij nuk është gjunjëzuar para askujt për t’i lëshuar, cilitdo qoftë as edhe një pëllëmbë tokë nga ajo që i kanë lënë të parët. Për këtë ai ka derdhur gjak, ka flijuar djemtë më trima, burrat më trima e vajzat e gratë më burrëresha e trimëresha. Me serbët shqiptarët kanë jetuar në hasmëri të përhershme për një qëllim të vetëm “Të mbrojnë çdo pëllëmbë toke, që serbët përpiqeshin t’ia grabisnin”. Kush është këtu sulmuesi e kush është mbrojtësi? Malli i huaj është i huaj. Atë mund t’ia marrish tjetrit, por tjetri nuk e harron, edhe po se nxori vetë ua lënë amanet pasardhësve, pra e lënë zjarrin të ndezur. Kështu ka ndodhur me shqiptarët. Ua kanë uzurpuar tokat, i kanë vrarë e masakruar, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga tokat e të parëve. Ato ua morën padrejtësisht dhe me to kënaqën kërkesat e serbëve, bullgarëve e grekëve, shqiptarët i bënë vasal por të panënshtruar asnjë herë. Ishte ai mos nënshtrim, që luftrat e shqiptarëve për të zotëruar tokat e tyre shkuan duke marrë gjithnjë e më shumë flakë gjerë në ditët e sotme. Lufta e Dytë Botërore la shumë çështje të pazgjidhura, një ndër të cilat ishte dhe çështja shqiptare. Vendimet e asaj lufte shkelën hapur vetëvendosjen e popujve pas luftës. Kosovarët përbënin një etni dhe autoktonë në Kosovë. Nuk ka historian në botë, që mund të thotë ndryshe. Ata në ushtri të organizuar morën pjesë aktive në luftë dhe në mbarim të saj, as që u mor kush me kërkesën e tyre për vetëvendosje po ia aneksuan ish-Jugosllavisë titiste. Çfarë nuk bëri Josif Broz Tito mbi kosovarët. Nga vrasjet e fshehta, burgosjet, internimet, çnderimet, kosovarët morën rrugët e mërgimit, ku të shpëtonin shpirtin, nderin e fëmijët. Zullumi mbi kosovarët arriti kulmin pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Sllobodan Millosheviçi dhe çdo kokë serbi që shkelte në Kosovë, ushtronte terror që t’i zhdukte apo t’i detyronte të mërgonin në dhera të huaj me qëllimin e vetëm, që ta kolonizonte Kosovën me serbë. Kosovarët u gjendën në rrugë kryq. O të gjunjëzohen për t’iu nënshtruar çdo lloj terrori e masakrimi, o të organizonin mbrojtjen e dinjitetit kombëtar. Zgjodhën luftën, sepse nëpërmjet asaj o do shfaroseshin o do fitonin të drejtën e të drejtuarit të vetvetes. Historinë e Serbisë si shtet militar, agresiv e i pamëshirshëm për të vrarë, prerë e gllabëruar gjithçka gjen përpara e njohim të gjithë po e njeh edhe Europa edhe Amerika. Ato cilësi gjakatare serbët e Sllobodan Millosheviçit i shfaqën mbi Kosovën e kosovarët jetimë e të pambrojtur. Se çfarë bënë militarët e paramilitarët serbë e tregojnë varret e të vrarëve, e tregojnë të humburit pa nam pa nishan, e tregojnë masakrimet e çnderimet e qindra grave e vajzave shqiptare. Masakrat serbe mbi kosovarët kanë qënë të pandërprera që nga 1871-shi. Atëherë ç’dialog mund të zhvillohet në mes këtyre dy vendeve, kur Kosova ka qënë përherë viktimë dhe serbi agresori? Sa mund t’i besohet një vendimi paqeje e njohje reciproke në mes këtyre dy vendeve, kur Serbia ka qënë gjithmonë e pabesë? Një fakt është mëse i qartë: Serbia është në kërkim të një mundësie favorizuese dhe po iu dha mundësia, do hidhet në sulm mbi Kosovën si bisha më e tërbuar mbi Kosovën e kosovarët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një prononcim e tha qartë: “Kosova është fëmija i vogël i Amerikës” po rezoluta e Rambujesë nuk vuri qartë pikën mbi “I”. Ajo e la evazive qëndrimin e Serbisë dhe, për mos të thënë fjalinë “E detyroi Thaçin të firmoste”, insistoi me këmbëngulje, që Thaçi të pranonte çfarë diktonte Rambujeja. Shapi nuk u nda nga sheqeri. Definicioni i asaj mbledhje duhej të ishte “Kosova shtet i pavarur demokratik. Serbia duhet t’i kërkojë falje dhe të paguajë dëmet e luftës”. Kjo nuk ndodhi në atë kohë. Po çfarë ndodhi? Forcat shumëkombëshe arrestuan kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviçin, e dërguan në Hagë për ta gjykuar. Ai deklaroi se nuk e njihte atë gjykatë dhe për pasojë nuk iu nënshtrua procesit gjyqësor të rregullt duke mos pranuar as avokat, përfundimisht thanë se ai vdiq pa u marrë vesh as gjë nga shkaqet e asaj vdekje e çfarë u bë për ta parandaluar atë vdekje. Genocidi i ushtruar mbi një popull autokton në vend të vet mbeti jetim. Liderët e UÇK-së u thirrën me radhë në Hagë. Asnjërit nuk iu gjet asnjë bëmë kriminale. Kësaj i thonë “Të mundosh tjetrin pa faj”. Së fundi thirrën në Hagë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Çfarë po bëjnë këta gjyqtarë e prokurorë të Hagës duke thirrur e ç’thirrur sa njërin sa tjetrin lider të UÇK-së? Dikush, me qëllime të caktuara fshihet prapa këtyre veprimeve. Që nga koha e nënshkrimit të “Shën Stefanit” e gjer më sot, shqiptarët kanë jetuar në armiqësi me fqinjët. Fuqitë e mëdha gjithmonë kanë qënë krah tyre për të ndarë e copëtuar trojet shqiptare, që Shqipëria të mos ekzistojë as si shprehje gjeografike as si komb. Luftërat shekullore, që ka bërë populli shqiptar, veçanërisht lufta AFNÇL, kanë bërë që populli shqiptar të mbijetojë mbi stuhitë e shtrëngatat pushtuese. Hashim Thaçi, një djalë fare i ri, i edukuar me patriotizmin e lartë heroik dhe me urrejtjen e pakufishme ndaj robëruesit, rroku armët me shumë djem e burra të Kosovës e doli për liri e vatan. Rinia kosovare e ndoqi nga pas. Luftëtarët e çlirimit të Kosovës për çdo ditë rriteshin. Ata u distancuan nga lëvizjet rugoviane, që nuk ishin asgjë tjetër veçse nënshtrim ndaj Serbisë. Ajo lëvizje, po të ishte për pavarësi e çlirim kombëtar, do bënte gjithçka të mundur paqësisht, që genocidi serb të mos e mbushte Kosovën me varre masive, përkundrazi, lideri pacifik I. Rugova zhvilloi turne me Sllobodan Millosheviçin. LDK-ja nuk ishte gjë tjetër veçse një taktikë e Sllobodan Millosheviçit për të realizuar një strategji të re mbi Kosovën e kosovarët dhe i angazhuar për ta zbatuar atë strategji iu caktua I. Rugova dhe përmbushja e asaj strategjie do të ishte ashtu siç do t’i diktohej nga Slloboja. Ka qënë dhe është në traditë, se kur një njeri apo grup njerëzish, në çfarëdo kushtesh, rrethanash apo detyrimesh, kryenin krime dhe pasi ata ndërgjegjësoheshin për krimin e bërë, kërkonin të gjenin rrugë e mundësi ndërmjetësimi për të lehtësuar gjer në eleminim konfliktin gjer në pajtim. Krimet e Serbisë mbi popullin kosovar janë me aq përmasa, sa i njeh e gjithë bota. Serbia, jo vetëm, që s’ka bërë as edhe më të voglin hap në ndërgjegjësimin e saj për krimet mbi Kosovën e kosovarët, por vazhdon demagogjinë e saj pretenduese, se “Kosova na qenka zemra e Serbisë”. E përqendruar në këtë demagogji pa asnjë vërtetësi historike, Serbia del faqe botës si struci, që fut kokën në rërë për t’u fshehur. Kur komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Adem Jashari u flijua me gjithë familjen e tij, UÇK-ja u gjend në moment shpartallimi. Ishte djaloshi trim, guximtar, patriot optimist e i pamposhtur Hashim Thaçi, që diti të orientohej në ato momente deziluzionuese. Ai duke mos e humbur toruan bëri riorganizimin, nga skuadra te njësitë e mëdha luftarake të UÇK-së dhe u doli përballë hordhive masive serbe. Çfarë gabimesh mund të evidentohen në ato momente, kur shef popullin tënd duke u prerë në qafë, duke u shpuar me bajoneta, duke u mitroluar me artileri e armë të sofistikuara e duke e hedhur në gropa e mbuluar me dhera ashtu siç ishin. Kjo nuk u bën përshtypje as europianëve e as amerikanëve sot. Një tablo e tillë tragjike nuk është sajesë, as imagjinatë, por një realitet, që ka përjetësuar një popull trim. Një vërtetësi e tillë historike duhej t’i shqetësonte, jo vetëm europianët e amerikanët po mbarë popujt demokratë, jo vetëm për të bërë kritika e dënime formale, po për të bërë mobilizim vullnetarësh për t’i ndalur revanshin kasapit të Ballkanit mbi një popull të pambrojtur e të braktisur. Hashim Thaçi, ndonëse djalë i ri e i papërvojë, në Rambuje tregoi pjekuri politike të jashtëzakonshme. Ai nuk e firmosi verbalisht rezolutën e Rambujesë po u largua nga mbledhja për të shkuar te bashkëluftëtarët e tij për t’i njoftuar ata për çfarë ishte thënë e çfarë kërkohej të bëhej. Kaloi në çdo njësi e shtab të UÇK-së, ku informoi për gjithçka është bërë e çfarë po i kërkohej atij. Atij iu kërkua të hidhte firmën në një rezolutë, të cilën serbët nuk e pranonin, po ndërkombëtarët, pjestarë të atij tubimi, theksuan se mos firmosja nga serbët nuk shkakton asnjë pasojë për Kosovën. Këto e shumë të tjera Hashim Thaçi ua transmetoi bashkëluftëtarëve dhe kërkoi prej tyre pëlqimin ose mos pëlqimin e firmosjes së rezolutës së Rambujesë. Thaçi pasi mori pëlqimin nga të gjithë shokët u kthye në tubim dhe hodhi firmën e pranimit të rezolutës. Mbi parimet e asaj rezolute u formua dhe vazhdon të funksionojë shteti i ri kosovar. Rezoluta përcakton se Kosova është një shtet multietnik, ku kosovarët përbëjnë shumicën. Pakicat, veçanërisht serbët, nuk trajtohen ashtu siç trajtohen gjithë pakicat kombëtare në vende e shtete të ndryshme. Serbët në Kosovë gëzojnë ato të drejta, që s’i kanë asgjëkund pakicat kombëtare. Ata gëzojnë të drejtën e 20 deputetëve të përcaktuar me listë. Ata gëzojnë të drejtën e pjesmarrjes në qeveri me numër të caktuar ministrash e zv-kryeministër e të tjera e të tjera. Kjo kalon çdo cak përcaktues për një minoritet. Të krahasohen këto me të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc as që bëhet fjalë për një për një krahasim të tillë. Privilegjet, që u janë dhënë serbëve në Kosovë është shkelje me sy hapur. Lista serbe nuk duhet të ekzistojë. Ata si pakicë duhet të kandidojnë e të votojnë si gjitha etnitë e tjera dhe rezultatet e votimit t’u llogaritën po ashtu pa patur as më të voglin privilegj. Privilegjet, që u janë mundësuar atyre u mundësojnë mendimin e rikthimit të hegjemonisë së dikurshme. Dikush në Europë apo gjetiu mund edhe ta ushqejnë këtë ide me qëllimin e vetëm për të fituar kredibilitet mbi serbët më tepër se sa rusët. Dialogu, i filluar prej disa kohësh, në mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ndërprerë prej më shumë se një viti, po luftohet që të rifillojë. Në prag të këtij rifillimi, drejtësia ndërkombëtare, jo pa qëllim mori një akt të paprecedent ndaj presidentit të Kosovës. Presidentit Hashim Thaçi, në rrugëtimin për në Uashington, ku do të bëhej takimi i dy presidentëve në prani të një qeveritari të lartë amerikan, për të biseduar mbi gjetjen e mundësive për rifillimin e dialogut, të mbetur përgjysmë, për arritjen e njohjes reciproke, drejtësia ndërkombëtare i ndërpret rrugëtimin, duke përpiluar hamendësime për krime lufte të pabëra e të paqëna. Kjo procedurë në këtë kohë kritike nuk është e paqëllimtë. Kjo procedurë synon, që Hashim Thaçin ta privojë nga e drejta e tij legjitime për të vendosur për Kosovën e kosovarët. Hashim Thaçi është një ndër protogonistët kryesorë, që e ka sjellë Kosovën në këto ditë që është. Atij nuk mund t’i privohet e drejta legjitime për ta çuar çështjen kosovare gjer në fund, sepse rruga e ndjekur nga ai e UÇK-ja ka qënë deçizivja e çlirimit e jo pacifizmi rugovian.