BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Heshtja e shtirur... që paralajmëron të shtënat!

Heshtja e shtirur... që paralajmëron të shtënat!

Më së fundi membranat e altoparlantëve, lentet fokusuese të kamerave mbas të cilave qëndrojnë të lodhur e gjysmë të përgjumur kameramanët e televizioneve private e shtetërore, klithmat dhe përbetimet e presidentit, i cili në vend të jetë simbol i bashkimit kombëtar, bën thirrje për luftë vëllavrasëse, kanë heshtur. A thua të kenë reflektuar, se tashmë erdhi koha që do të flasë e vërteta, apo është një pushim i shkurtër për të qetësuar gurmazet e skuqura, apo mos vallë gurmazet e çjerra tashmë janë një ogur i keq i gurmazeve të pushkëve? Të jetë kjo një heshtje e shtirur me ligj apo një heshtje që paralajmëron të shtëna armësh? Të mendosh se është një çështje mbarë kombëtare dhe se populli i zemëruar tej mase është gati të shpërthejë revolucionin si rezultat i shtypjes dhe shfrytëzimit të egër që i bëhet, tash për tash ngelet nje fantazi! Po çfarë po ndodh në fakt kur nga të dyja palët kur janë në pushtet deklarohet se Shqipëria ka hyrë në rrugën e demokratizimit dhe sapo bien nga pushteti deklarojnë të kundërtën e atyre që patën afirmuar më përpara? A ka patur ndonjë rast që partitë e mëdha PS e PD dhe ajo “Lili-pute” e Ilirit kur kanë qenë në pushtet të përgëzojnë ndonjëherë partinë e opozitës për veprimet e tyre të denja e me rëndësi të madhe për popullin?! Kurrë dhe për asnjë rast! Dikush mundet me të drejtë të ngrejë supet dhe mendje dhe të thotë: Ore, pa dale pak ti pse me të vërtetë e ke se ato kanë menduar dhe mendojnë për çështjen e madhe kombëtare?! Mbase dhe ashtu është dhe atë individ, i cili me të drejtë do më bënte këtë pyetje do të më vinte në vështirësi. Sikurse nga ana tjetër, si është e mundur që kurrë dhe për asnjë moment partia opozitare të ketë vlerësuar arritjet e atyre që kanë qenë në pushtet? (Nëse nuk e kanë bërë një të tillë do të thotë se nga të dyja rezulton se s’kanë qenë të suksesshme). Pa do më thotë përsëri “njeriu dixhital”: Ore i ke trutë e kokës në vend ti apo jo?! Po për cilat arritje flisni?! Për ato të PD-së, të cilat për tre dekada rresht e kanë treguar veten si një parti e gatshme të luftojë popullin e vet të cilin e konsideron armik? Ti veshësh Sali Berishës lëkurën e qengjit dhe ta përligjësh në Parlamentin e ardhshëm do të thotë nga ana tjetër se kjo parti është në rrugën e vazhdimësisë së vet. Çfarë nuk bëri Sali Berisha, jo vetëm se tashmë është i klasifikuar si b/punëtor i Millosheviçit e Arkanit, por ai mori për model dhe organizimin paramilitar të partisë dhe simpatizantëve të kësaj partie. Ende në arkivat flenë dokumentet e pluhurosura ku ai jepte urdhra për armatosjen e partisë së tij ashtu sikurse veproi Hitleri në vitin 1933 kur erdhi në pushtet. Kjo mostër, e cila për fatkeqësinë dhe miopinë e popullit tim qëndron ende i lirë edhe pse është direkt organizator i masakrës më të madhe me karakter historik që iu vërsul popullit të vet me zjarr e me hekur ashtu sikurse veproi Neroni i Romës së lashtë, që dogji dhe shkretoi vendin e tij. Por monstra endet e lirë edhe pse vrau Remzi Hoxhën edhe pse nxori në pritë b/punëtorin e tij A.Hajdarin. Pa iu dridhur qerpiku aspak ai urdhëronte flotën detare të rrethonte dhe bombardonte Vlorën, sikurse urdhëronte aviatorët e vënë nën urdhra të Gazidedes, të sulmonin dhe hidhnin në erë jo vetëm Urën e Mifolit, por dhe të godisnin “rebelët e jugut” në aksin Vlorë-Tepelenë me lëndë helmuese luftarake. A nuk është ai kryemashtruesi më i madh historik, i cili për hatër të fitimeve të veta përrallore sëbashku me Medi kusarin (Gerdecin) të hidhnin në erë një fshat të tërë duke dhënë jetën 26 të pafajshëm madje të mohonte dijeninë për kunatin apo baxhanakun që ishte i punësuar atje?! Për cilët u dhanë këto jetë dhe si është e mundur që e zë gjumi këtë mostër dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai, për të përligjur, firmosur e vulosur surratin e vet prej krimineli bashkë me Ilir “Patriotin” përgjakën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke i shtuar dhe katër dëshmorë të tjerë? Për habinë e madhe me qetësinë e një vrasësi profesionist me egërsinë e shpirtit të tij të pashpirt do deklaronte duke qeshur: Provojeni dhe një herë po jua u mbajti!! Paudhësitë e kësaj mostre të rrallë, janë të tilla sa që pa frikë, që mbas luftës së dytë botërore është e vështirë të gjesh një kriminel vampir të tillë, i cili etjen për pushtet e shuan vetëm duke parë gjak nëpër rrugë bulevarde e anë e kënd Shqipërisë. Flet Berisha për manipulime! Çudia më e madhe! Vallë i harroi ai bëmat e tij në ‘96-n kur i vidhte votat me kamiona të ushtrisë, gjakoste njerëzit dhe do i thyente dhëmbët e nofullën pikërisht atij që më vonë do t’i lëpihej si një zvarranik i pështirë?! E dini se ku shkonin kamionët e ngarkuar me kuti e fleta votimi? Pikërisht ai i magazinonte te njerëzit e fisit të tij që kishin dhe çelësat dhe magazinat. Flet ky klloun dhe hipokrit nga më të përsosurit në hipokrizinë e tij për shitblerje votash kur ishte ai së bashku me kryekusarët e tij, por dhe “Sanço-Pançon” janë kapur për gryke me dhjetra e dhjetra herë dhe drejtësia shqiptare. Këtë atmosferë banditizmi, mashtrimi, hipokrizie, të luftës për pushtet, kusarisë dhe grykësisë për t’i pirë gjakun popullit, për t’u pasuruar dhe ngritur lumturinë e tyre mbi fatkeqësitë tona e mbollën të gjitha partitë e sidomos kupolat e tyre, të cilat janë tej e përplot të inkriminuara. Po kaq fajtore është dhe vetë Partia Socialiste edhe pse hiqet luajale e qetës se ajo do vendoste rendin, qetësinë dhe punonte për rimëkëmbjen e ekonomisë lulëzimin e saj dhe rritjen e nivelit të jetesës së popullit. Po aq përgjegjëse është kjo parti sepse nuk e mbajti fjalën e dhënë për ta çuar Sali Berishën dhe bandën e tij të inkriminuar përpara drejtësisë, përkundrazi është Sali Berisha ai, që e ka futur drejtësinë në burg në një burg shpirtëror të tillë, sa shumë struktura të këtyre institucioneve dhe individë të veçantë i bëri si veten e vet duke i damkosur me jargët e ligësisë së tij. Ja pra pse drejtësia SPAK, BKH etj. janë de fakto me duar të lidhura, sepse metastazat kancerogjene të korrupsionit të shpirtit të vet të helmuar ai jua u transmetoi dhe të tjerëve. Kjo është një arsye e madhe që drejtësia jonë shitet e blihet si në tezgat e tregut fshatar. Ai që projektoi për herë të parë peshoren e këtij institucioni, bëri gabimin më të madh që i mbylli sytë shtatores me peshore në dorë. Mbase e bëri me qëllim që drejtësia do të ishte e njëjtë për këdo, por këtyre tanëve s’ke pse ua mbyll sytë sepse ata janë qorra madje qorra të tillë jo se nuk shohin... por nuk duan të shikojnë. Në këto kushte Iliri A-Meta (Zogu), i floririt hedh vickla, kërcënon me vrasje, prerje duarsh këmbësh me armatosje me sfurqe (nënkupto arme) duke nxitur dhe rritur tensionin në shkallë të tillë që doemos të krijohet ideja se diçka do të ndodhë. Ngjarjet e fundit, janë produkt i kësaj klime të krijuar nga partitë e djathta nga ku flamurin e rreckosur të saj e tund Ilir A-Meta (Zogu) bashkë me Partinë Demokratike të cilës Sali Berisha i ka veshur qyrkun e tij të lerosur. Partia Socialiste aktualisht është në dilemë të madhe dhe ndaj e fton Bashën për bashkëpunim, për të evituar një përplasje të madhe ndërqytetare mbas zgjedhjeve. Sigurisht unë po e shkruaj që tani se Partia Demokratike, aleatët e saj edhe sikur të jenë me diferenca të vogla apo të shkojnë drejt një balotazhi të mundshëm kurrë ska për t’i njohur zgjedhjet... nëse nuk i fitojnë vet ata. Shkurt o duam pushtetin o do djegim Shqipërinë... për interesa te popullit tonë! Rruga e mos njohjes nga ana e saj, sa të jenë në kupolat e tyre Sali Babai me hajdutërinë dhe Ilir Metën, i cili hidhet përpjetë si misër i pjekur që rrotullohet për “pop-korn” në qebap, pra rruga e mos njohjes do kalojë nëpërmjet destabilizimit të vendit duke u dhenë këtyre lëvizjeve të tyre “karakter popullor”. Dhe kjo do jetë një strategji e vazhdueshme e tyre, për të “bindur” Europën dhe Amerikën, me qëllim që të justifikojnë përkrahjen masive; se populli shqiptar është i tëri i bashkuar dhe duan në skenën politike pikërisht këta lidera. Kjo nga ana tjetër do t’u jepte garanci të madhe familjeve të aristokracive borgjeze në vendin tonë duke forcuar imunitetin e tyre nga goditjet që pret të bëjë drejtësia (pordhë në zgarë me rigon. Ata kotë tremben sepse drejtësisë tonë as që i ka shkuar kjo gjë në mendje...dhe këta ç’dreqin kanë që e kujtojnë)! Por drejtësia shqiptare topat dhe predhat e tyre i ka si lodrat e kalamajve. Ata vërtet do godasin veçse me predha sfungjeri. Këtë e them me garanci se sa te jenë në pushtet dhe frikacakët e PS-së, asgjë nuk ka për t’u ndodhur as Saliut, as Mediut, as Lilit, as Llallës, as Tomës, askujt deri sa ata të largohen nga jeta mbi bazën e ligjeve të natyrës sepse ligjet e shtetit as që nuk i menderos kush. Po zonja e madhe Amerikë dhe vejusha e vjetër e bordellove Europa plakë? Ata do na “muti-norojnë” (më falni desha të them do na monitorojnë). Pa do na thënë se zgjedhjet ishin përgjithësisht të mira të qeta, por pati probleme parazgjedhore, se partitë nxitën gjuhën e urrejtjes dhe ato incidente që ndodhën janë pikërisht rezultat i punës së tyre të dobët. Pa do na thonë se u bë një hap i madh përpara dhe dy hapa mbrapa, se partitë tashmë duhet t’i shtrijnë dorën e bashkëpunimit njëra-tjetrës dhe kështu me dorë në qafë e me gisht në b...thë do shkojmë të sigurt në Europë, veçse bëni kujdes se po e lëvizët bishtin nuk i hapim negociatat!