BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Opinion / Editorial

Heteronomia e një morali shkatërrues

Heteronomia e një morali shkatërrues

Me lënien pas të sistemit monist, u mendua se shoqëria jonë e traumatizuar për një gjysëm shekulli, do të çlirohej nga stresi dhe mentaliteti autoritar. Por e vërteta e pa mohueshme e këtyre tri dekadave, e karakterizuar nga kaosi semiotik i kapitalizmit liberist,ngjarjet tragjike, dukuritë sociale, sjelljet individuale të lidërve të politikës, vuri në dyshim standardet e demokracisë dhe qytetërimit. Jeta në Shqipëri nuk mori rrugën integruese për ndërtimin e një  shoqërie moderne, por u atrofizua nga situatat kaotike të mungesës së shtetit ligjor. Për fat të keq edhe sot ne jemi pa shtet ligjor, përderisa Shqipëria është kapluar nga çmenduria e Sali Berishës, broçkullat e populizmit pragmatist të Ilir Metës,si dhe programi tallava çoroditës Big Brother. Të tria këto ngjarje  që janë bërë virale në rrjetet sociale, e kanë shtyrë edhe më shumë shoqërinë tonë drejtë “Trekëndëshit të Bermudës", duke i dhënë jetë heteromanisë të një morali shkatërrues. Për pasojë shoqëria është përfshirë nga sjellje anormale, individuale, kriminale, korruptive, pa sens social e human. Individualizmi është bërë kriter sundues i opsioneve të berishizmit e metizmit, duke mos respektuar vërtetësinë e shtetit demokratik, zbatimin e ligjeve, bashkëpunimin e partive politike, të cilat janë kristalizim i principeve morale. Asnjë shoqëri demokratike në botë historikisht, nuk njeh shembuj që i ka mbijetuar shkatërrimit moral, ato kanë bërë përpara me frymën e një morali identifikues, të kombit, të kulturës dhe traditave të tij. Në shoqërinë tonë principet morale, u identifikuan me ato individuale të sunduesve autoritar, për të qenë të pavarur,të pa prekshëm dhe të pa ndëshkueshëm. Koha e ashtuquajtur moderne që pretenduam, kapërceu çdo transformim gradual të shoqërisë, flaku tej ideologjitë, tabutë morale, klishetë e dogmave sociale. Kështu shoqëria u zhyt në një relativizëm ekstrem të vlerave, deri në atë masë, sa sot është vështirë të dallosh të mirën nga e keqja, vesin nga virtyti, vlerën nga antivlera, të moralshmen nga amoraliteti, miqësinë nga hipokrizia, respektin nga servilizmi,si dhe aftësinë nga konformizmi social. Me gjithë se këto figura të diskredituara brenda dhe jashtë Shqipërisë, që nuk e njohin dhe respektojnë institucionin e dorëheqjes, po vazhdojnë lojën e partitizmit, për të dominuar sistemin, duke i dhënë hov patologjisë sociale, mungesës së tolerancës, përçarjeve dhe urrejtjes. Si mund të besohet dhe mbështetet Sali Berisha, i cili që në fillimet e karrierës së tij politike, me populizmin mashtrues anti-nacional, e ndau popullin në dy grupime. Ku grupi që e mbështeti në krye të shtetit dhe PD u glorifikua, ndërsa grupi tjetër që u rreshtua majtas u satanizua. Bashkimi me Ilir Metën bëri që të lihen pas interesat kombëtare, duke u kthyer në moderatorë të manipulimeve,gënjeshtrave ,alibive, të paralizimit të strukturave të drejtësisë, ku së fundi po kërcënojnë edhe me revolucion bolshevik. Për pasojë vazhdojmë të jemi nën kërcënimin e krimit dhe korrupsionit, të krijuar dhe nxitur nga këta "ekspertë" të politikës. Këta njerëz që fituan statusin e të fortit, në të gjithë kuptimet semantike, pezhorative dhe konotative, por jo në atë intelektual, moral, qytetar dhe social. Ky status i tyre operoj në kuptimin fizik të pasurimit, si dhe në fushën e aftësive mashtruese spekulative. Me këtë strategji mashtrimi e spekulimi, ata u përfshinë në veprime mafioze, sa që e kanë trembur njeriun e ndershëm punëtor, që njeh dhe zbaton ligjet, moralin dhe rregullat e përbashkëta, mbi të cilat funksionon demokracia dhe shoqëria moderne. Kjo situatë e thellë e relativizmit dhe paqëndrueshmërisë së vlerave, po reflektohet në hutimin kaotik të njerëzve, të cilët vuajnë dilemën e të qëndruarit apo të braktisjes së vendit. Në çdo ambient që të shkosh, në rrugë, në kafene,në parqe, në aktivitete të shkëputura private, do të dëgjosh meditime të tilla të bëra virale, si  këtu nuk ka perspektivë, sepse shteti është i kapur nga mafia politike, prandaj ndiejmë pasiguri për të ardhmen. Ky relativizëm me nota trishtuese,në kushtet e një shoqërie të shpartalluar pa frena, me natyrë liberale dhe pa kufij të përcaktuar, ka nxitur dramën e largimit dhe tkurrjes biologjike të popullatës. Pse? Sepse marrëdhëniet njerëzore janë fashitur, shoqëria po përjeton padrejtësitë sociale, ku interesat dhe paraja janë kthyer qëllim në vetvete, në piketa orientuese të jetës, ku dhuna ,krimi, korrupsioni, vjedhjet, janë bërë sunduese mbi tolerancën, humanizmin, solidaritetin dhe mirëkuptimin. Të mendosh se po jetojmë një shoqëri moderne, është absurditet, nga që të fortët e kësaj shoqërie, nuk kanë pyetur për ligje ,shtet ,drejtësi, janë të zhveshur nga çdo normë morali e identiteti kombëtar. Sepse demokracia në Shqipëri u bë pronë e politikanëve arrogantë, hipokritë e zullumqarë, që krijuan çarjen e madhe në popull, me etiketimet të mirë dhe të këqij. Këto konsideracione u bënë morali i politikanëve tanë, ku njeriu u trajtua si produkt biologjik dhe teknik në shërbim të tyre. Kjo për mungesë të përgjegjësisë së tyre për detyrat, që solli pasojat e mos funksionimit të shtetit ligjor,duke krijuar anomali në proceset e ndërtimit dhe funksionimit të demokracisë. Por shkatërrimi moral i shoqërisë sonë, nuk mund të ndalet, përderisa shteti ligjor është i paaftë t'u tregojë vendin oligarkëve shkatërrues të vlerave të demokracisë. Prandaj kjo situate dramatike që mban autorësinë e oligarkëve, bën apel për një emergjence katarsisi, për pastrimin e kësaj pandemie politike. Ajo kërkon angazhimin e inteligjencës shumë disiplinore,si studiues, politologë, historian, psikolog, sociolog e teolog, për një lëvizje të gjerë reformuese e civilizuese. Vetëm kështu do të mund të kthehemi tek logjika humane, e moralit të vlerave, që karakterizojnë shoqërinë tonë.