BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Opinion / Editorial

Hidalgo-t e mbajtjes së Shqipërisë nën pushtetin e “fytyrës së vrerosur”!

Hidalgo-t e mbajtjes së Shqipërisë nën pushtetin e

Kush thotë se njerëzit që i kanë bërë keq shoqërisë dhe Shqipërisë, nuk kanë pasur dhe “elektoratin” e tyre të shumtë, e ka gabim! Kjo shoqëri (njerëzit) ka prodhuar zakonin e pështirë që të shoqërojnë me respekt një grabitës dhe kriminel vrasës në “banesën e fundit” kur ja ka marrë jetën plumbi, dhe nuk është kujtuar askush për të shoqëruar po kështu një akademik apo mësues! Kush tha se Enver Hoxha nuk ka pasur pasues (ndjekës) dhe njerëz që si deri në vdekje dhe mbas vdekjes, e duan dhe sot e kësaj dite! E pra, ai ka vrarë dhe ka lënë jashtë “dynjasë” shqiptarët, i ka lënë zbathur, dhe barkëthatë, i ka detyruar të spiunojnë njëri tjetrin dhe të punojnë falas, apo të mos kenë pronë dhe përsëri ka pasues! Po ashtu dhe një kriminel tjetër si Mehmet Shehu! Por po kështu dhe Haxhi Qamili dhe padyshim pasues të shumtë ka pasur dhe një arrivist i përkryer cinik, që donte Shqipëri personale, si Esad Pasha! Ky i dyti ka varur menjëherë kur e kapi të parin, por të dy kishin pasues. Këta janë “Hidalgot” e Shqipërisë, ose sipas spanjollëve “nobilitet i vogël” me përjashtim të Esadit. Ka plot të tjerë dhe sot ka plot nëpër lagje dhe katunde, që sillen si “Hidalgo” që pastaj i kontrollojnë njerzit dhe sot e kësaj dite në politikë dhe votime apo ide politike. Ne kështu jemi si shoqëri post feudale, por fisnore dhe folklorike ku “Hidalogo” më i zoti kryesisht, më gjakatar, bëhet dhe i madh në të gjithë shoqërinë. Pra të tillë “Hidalgo” kanë dhe njerëz pas tyre. Janë të matufepsur mbas tyre dhe kanë dashuri morboze me një individ, që bën keq dhe që në fund të jetë së tij ka plot viktima dhe plot paudhësi. Por paudhësitë nuk i ka bërë vetë. I ka bërë me duartrokitjet e atyre pasuesve ose Sanço Pançot e shumtë mbas vetes. Në ndryshim nga narrativa e Cervantes, këto Sanço janë dhe agresivë në Shqipëri! Po sepse “El Ingenioso Hidalgo Don Quijote de la Mancha” është një idiot idealist kurse Hidalgot tanë, janë folklorikë mashtrues dhe pizevengë të jetës së një shoqërie post diktatoriale dhe folklorike si e jona. Po që nuk ka të bëjë fare me perëndimin, për një moment të tillë bie fjala kalorsiak. Hidalgot tanë, nuk kanë ndershmërinë e atyre perëndimorë! Ata kanë perversitetin e bashibozukëve orientale dhe vetëm kali, shpata dhe aventurat, i lidhin bashkë. Po pse të mos jetë Hidalgo-ja” ynë më prezantues Sali Berisha! Ai që thotë “prite Laçin, Mamurrsin apo Lazaratin” dhe që kërcënon në mënyrë absurde në vitin 2021? Pse të mos jetë ky? Siç thotë Noli për Don Kishotin si“Kalorës i Fytyrës së Vrerosur”! Ai ka dhe pasuesit e tij që thonë “O Sali o Hero” gjithë Shqipëria ty të do! Po pra, marrin përsipër të përfaqësojnë të gjithë Shqipërinë! Ose ata pasues si Hodalgo, shqiptare që thonë o...o legen, prite Salën se po vjen”! Nuk kanë ndonjë dallim nga Haxhiqamilistat dhe Dombabistat, por dhe nga Enveristat dhe Salistat! Të tillë janë, nuk kanë sy as veshë, as mend dhe as mendim politik dhe filozofik, janë thjesht në statusin e “amebës politike” dhe i shkojnë pas një “derrbederri të rradhës” kushdo qoftë ai! Pas tyre ka “intelektualë” rrufjanë fitimesh dhe korrupsioni dhe deri vrasjesh të ndyra në kohë të ndryshme! Janë Hidalgo të vegjël që duan ta mbajnë pushtetin e “Kalorësit të Fytyrës së Vrerosur” sa më gjatë në moshën! E sigurisht një Hidalgoje të tillë, i shkon mendja të jetojë si pushtet deri në 95 vjeç! Ata “bashibozukë që kanë shkollë” dhe i përkasin “nobilitetit të ulët” por të katapultuar pushteti, nuk ju bën përshtypje aspak demokracia, as ekonomia dhe as filozofia politike! Atyre ju duhet pushteti dhe duan të vijnë me anën e atij, që besojnë se realisht vjen në pushtet pse lufton me “Mullinjtë me Erë” ose bie fjala përnjëherë me Bashën, Amerikën dhe Ramën! E besojnë se këtë luftë e bën Hiidalgo Berisha dhe se pushteti i “Fytyrës së Vrerosur” do të bijë pasi të pastrohen të treja këto pengesa! Nuk e kuptoj dot mendimin filozofik të tyre, por di që janë bashibozukë dhe mentaliteti i tyre është lufta për lek dhe besimi te ai, që ju ka krijuar mundësinë për lek! Prandaj besojnë plotësisht! Nuk besojnë se u largua Basha vjen pushteti, por se po erdhi Berisha janë afër pushtetit! Si të them, ata nuk e shpjegojnë por sipas meje, e kuptojnë (instiktivisht) se Basha është një Don Kishot perendimor i kotë, kurse Berisha një Hidalgo oriental i plotë dhe që nuk lë asgjë të keqe pa bërë, deri sa të vijë në majë pushteti! Pra nuk besojnë te asnjë tjetër aty, por te Hodalgo i pushtetit të fytyrës së vrerosur! Ja pikërisht këtë duan të përkrahin dhe sjellin sipas tyre në pushtet! E mënyrat janë! Janë të sigurtë se si Basha dhe Rama, po deri dhe Amerika po filluan të protestojnë, thyejnë, djegin dhe fusin Shqipërinë në vetëvrasje apo vëllavrasje nuk kanë çfarë tju bëjnë, dhe do të dorëzohen përpara fuqisë shkatërrimtare të tyre. Aspirojnë që të largohet nga frika e datës 11 Basha i pari, pastaj të tronditet ambasadorja amerikane, kur Berisha të shpallet kryetar i PD - së dhe të tronditet plotësisht nga frika dhe Rama me të vetët. Ky është qëllimi dhe kjo “Dylqinea” e Berishës! Por dhe Hidalgove të tij afër tij dhe më larg tij. Në qoftëse nuk tremben atëherë, ka mënyrat e forcës dhe gjakderdhjes për të bërë të veten një gjakatar si puna e tij që bëri si 97-tën dhe 98-tën, por dhe Gërdecin! Derdimenë që munda ta ndjekin pas në këtë aventurë ka Berisha, sepse duken dhe në foltore dhe pse gjysma e më tepër e tyre, janë mitomanë dhe lepurusha kur përballen me individë që vërtetë nuk ta bëjnë shumë të gjatë personalisht! Janë thjesht individë përrallaxhinjë injorantë salle foltoreje “që shesin po..dhë kot na si kot, për tu dukur” para kamerave natyrisht!

Ata do të tentojnë ta mbajnë Shqipërinë nën pushtetin kriminal dhe anti demokraci të “Fytyrës së Vrerosur” që ka Shqipëria dhe që është Sali Berisha! Po duan atë pushtet abuziv dhe dhune apo dhe force që ai kishte dhe aplikoi për vitzet që e kishte. Tani do të vijë përsëri sepse do të “sjellë demokraci”! E ky është dhe momenti më grotesk butafori që kemi përpara.