BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Opinion / Editorial

Hidalgo-t e mbajtjes së Shqipërisë nën pushtetin e “fytyrës së vrerosur”!

Hidalgo-t e mbajtjes së Shqipërisë nën pushtetin e

Kush thotë se njerëzit që i kanë bërë keq shoqërisë dhe Shqipërisë, nuk kanë pasur dhe “elektoratin” e tyre të shumtë, e ka gabim! Kjo shoqëri (njerëzit) ka prodhuar zakonin e pështirë që të shoqërojnë me respekt një grabitës dhe kriminel vrasës në “banesën e fundit”, kur ja ka marrë jetën plumbi, dhe nuk është kujtuar askush për të shoqëruar po kështu një akademik apo mësues! Kush tha se Enver Hoxha nuk ka pasur pasues (ndjekës) dhe njerëz që si deri në vdekje dhe mbas vdekjes, e duan dhe sot e kësaj dite! E pra, ai ka vrarë dhe ka lënë jashtë “dynjasë” shqiptarët, i ka lënë zbathur, dhe barkthatë, i ka detyruar të spiunojnë njëri tjetrin dhe të punojnë falas, apo të mos kenë pronë dhe përsëri ka pasues! Po ashtu dhe një kriminel tjetër si Mehmet Shehu! Por po kështu dhe Haxhi Qamili dhe padyshim pasues të shumtë ka pasur dhe një arrivist i përkryer cinik, që donte Shqipëri personale, si Esad Pasha! Ky i dyti ka varur menjëherë kur e kapi të parin, por të dy kishin pasues. Këta janë “Hidalgot” e Shqipërisë, ose sipas spanjollëve “nobilitet i vogël” me përjashtim të Esadit. Ka plot të tjerë dhe sot ka plot nëpër lagje dhe katunde, që sillen si “Hidalgo” që pastaj i kontrollojnë njerëzit dhe sot e kësaj dite në politikë dhe votime apo ide politike. Ne kështu jemi si shoqëri post feudale, por fisnore dhe folklorike ku “Hidalogo” më i zoti kryesisht, më gjakatar, bëhet dhe i madh në të gjithë shoqërinë. Pra të tillë “Hidalgo” kanë dhe njerëz pas tyre. Janë të matufepsur mbas tyre dhe kanë dashuri morboze me një individ, që bën keq dhe që në fund të jetë së tij ka plot viktima dhe plot paudhësi. Por paudhësitë nuk i ka bërë vetë. I ka bërë me duartrokitjet e atyre pasuesve ose Sanço Pançot e shumtë mbas vetes. Në ndryshim nga narrativa e Servantes, këto Sanço janë dhe agresivë në Shqipëri! Po sepse “El Ingenioso Hidalgo Don Quijote de la Mancha” është një idiot idealist kurse Hidalgot tanë, janë folklorikë mashtrues dhe pizevengë të jetës së një shoqërie post diktatoriale dhe folklorike si e jona. Po që nuk ka të bëjë fare me perëndimin, për një moment të tillë bie fjala kalorësiak. Hidalgot tanë, nuk kanë ndershmërinë e atyre perëndimorë! Ata kanë perversitetin e bashibozukëve orientale dhe vetëm kali, shpata dhe aventurat, i lidhin bashkë. Po pse të mos jetë Hidalgo-ja” ynë më prezantues Sali Berisha! Ai që thotë “prite Laçin, Mamurrasin apo Lazaratin” dhe që kërcënon në mënyrë absurde në vitin 2021? Pse të mos jetë ky? Siç thotë Noli për Don Kishotin si“Kalorës i Fytyrës së Vrerosur”! Ai ka dhe pasuesit e tij që thonë “O Sali o Hero” gjithë Shqipëria ty të do! Po pra, marrin përsipër të përfaqësojnë të gjithë Shqipërinë! Ose ata pasues si Hodalgo, shqiptare që thonë o. . . o legen, prite Salën se po vjen”! Nuk kanë ndonjë dallim nga Haxhiqamilistat dhe Dombabistat, por dhe nga Enveristat dhe Salistat! Të tillë janë, nuk kanë sy as veshë, as mend dhe as mendim politik dhe filozofik, janë thjesht në statusin e “amebës politike” dhe i shkojnë pas një “derrbederri të radhës” kushdo qoftë ai! Pas tyre ka “intelektualë” rrufjanë fitimesh dhe korrupsioni dhe deri vrasjesh të ndyra në kohë të ndryshme! Janë Hidalgo të vegjël që duan ta mbajnë pushtetin e “Kalorësit të Fytyrës së Vrerosur” sa më gjatë në moshën! E sigurisht një Hidalgoje të tillë, i shkon mendja të jetojë si pushtet deri në 95 vjeç! Ata “bashibozukë që kanë shkollë” dhe i përkasin “nobilitetit të ulët” por të katapultuar pushteti, nuk ju bën përshtypje aspak demokracia, as ekonomia dhe as filozofia politike! Atyre ju duhet pushteti dhe duan të vijnë me anën e atij, që besojnë se realisht vjen në pushtet pse lufton me “Mullinjtë me Erë” ose bie fjala përnjëherë me Bashën, Amerikën dhe Ramën! E besojnë se këtë luftë e bën Hiidalgo Berisha dhe se pushteti i “Fytyrës së Vrerosur” do të bijë pasi të pastrohen të treja këto pengesa! Nuk e kuptoj dot mendimin filozofik të tyre, por di që janë bashibozukë dhe mentaliteti i tyre është lufta për lek dhe besimi te ai, që ju ka krijuar mundësinë për lek! Prandaj besojnë plotësisht! Nuk besojnë se u largua Basha vjen pushteti, por se po erdhi Berisha janë afër pushtetit! Si të them, ata nuk e shpjegojnë por sipas meje, e kuptojnë (instinktivisht) se Basha është një Don Kishot perëndimor i kotë, kurse Berisha një Hidalgo oriental i plotë dhe që nuk lë asgjë të keqe pa bërë, deri sa të vijë në majë pushteti! Pra nuk besojnë te asnjë tjetër aty, por te Hodalgo i pushtetit të fytyrës së vrerosur! Ja pikërisht këtë duan të përkrahin dhe sjellin sipas tyre në pushtet! E mënyrat janë! Janë të sigurt se si Basha dhe Rama, po deri dhe Amerika po filluan të protestojnë, thyejnë, djegin dhe fusin Shqipërinë në vetëvrasje apo vëllavrasje nuk kanë çfarë t’ju bëjnë, dhe do të dorëzohen përpara fuqisë shkatërrimtare të tyre. Aspirojnë që të largohet nga frika e datës 11 Basha i pari, pastaj të tronditet ambasadorja amerikane, kur Berisha të shpallet kryetar i PD - së dhe të tronditet plotësisht nga frika dhe Rama me të vetët. Ky është qëllimi dhe kjo “Dylqinea” e Berishës! Por dhe Hidalgove të tij afër tij dhe më larg tij. Në qoftë se nuk tremben atëherë, ka mënyrat e forcës dhe gjakderdhjes për të bërë të veten një gjakatar si puna e tij që bëri si 97-tën dhe 98-tën, por dhe Gërdecin! Derdimenë që munda ta ndjekin pas në këtë aventurë ka Berisha, sepse duken dhe në foltore dhe pse gjysma e më tepër e tyre, janë mitomanë dhe lepurusha kur përballen me individë që vërtetë nuk ta bëjnë shumë të gjatë personalisht! Janë thjesht individë përrallaxhinjë injorantë salle foltoreje “që shesin po. . dhë kot na si kot, për tu dukur” para kamerave natyrisht!

Ata do të tentojnë ta mbajnë Shqipërinë nën pushtetin kriminal dhe antidemokraci të “Fytyrës së Vrerosur” që ka Shqipëria dhe që është Sali Berisha! Po duan atë pushtet abuziv dhe dhune apo dhe force që ai kishte dhe aplikoi për vitet që e kishte. Tani do të vijë përsëri sepse do të “sjellë demokraci”! E ky është dhe momenti më grotesk butafori që kemi përpara.