BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Opinion / Editorial

Hijet e një krimi, një libër policesk i pari i këtij zhanri pas viteve 1990

Hijet e një krimi, një libër policesk i pari i këtij zhanri

Autori i librave “Krimi antikrimi ”, dhe i librave “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit” si dhe “Kumbarët shqiptarë” zoti Bujar.Sh. Hoxha vjen me një libër të ri me tregime policeske me titullin “Hijet e një krimi”. Autori si një ndër pjestarët e forcave të sigurisë së rendit në policinë e shtetit pas vitit 1998, ka pasur një sërë detyrash të rëndësishme dhe e ka prekur krimin shqiptar jo vetëm nëpërmjet analizave të krimit , por edhe si një hetues i përkushtuar në zbardhjen e shumë krimeve. Kjo risi e re në letrat shqipe të pas viteve 1990, sjell prurjen edhe nga njerëz që kanë qenë aktivë në luftën kundër krimit, siç është rasti me shkrimtarin Bujar .Sh.Hoxha. Lufta kundër krimit në Shqipëri është sfidë e krejt shoqërisë shqiptare dhe nuk duhet lënë në dorë vetëm të strukturave ligjzbatuese. Qysh në zanafillën e shtetit shqiptarë atëherë kur plaku i urtë Ismail Qemali në telegramet për shpalljen e pavarësisë, theksonte “të ruhet siguria e qetësia publike”. Në kërkimet e mia për tu futur sado pak në historinë e krimit në Shqipëri për të dalë tek libri me tregime i zotit Bujar, leximet më çuan krahas librave të tjerë me temën e krimit në librin e Jani Papandilit me titull “Vështrim KRIMINOLOGJIK 1922-1999”, dhe të Prof.Dr. Sokrat Meksi dhe Dr. Shk. Arben Lloja me titull ANTROPOLOGJIA LIGJORE. Në librin e Papandilit jepet statistika e krimeve të vrasjeve plagosjeve dhe vjedhjeve dhe ndryshimi i kurbës së krimeve dhe rrisit e llojet e tjera të krimit. Viti 1926 dhe viti 1999 janë vitet me kurbën më të lartë tëkrimeve . Në vitin 1926 krimi i vrasjeve 400, plagosje 224, vjedhje427, grabitje92. Sipas Papandiles ngarjet e vitit 1924 me vrasjen e e patriotit Avni Rustemi dhe vrasjet e dy shtetasve amerikanë në 6 Prill 1924 shpejtuan zhvillimet e mëtejshme deri në ardhjen e qeverisë së Fan Nolit e cila nuk e mbajti pushtetin as 6 muaj. Këto zhvillime të mbarsura me konflikte politike kanë pasur rrjedhoja në rritjen e kriminalitetit në vend , sa për 100 mijë banorë ka 50 vrasje në vitin 1926. Dhe siç thekson autori rritje të kriminalitetit pati në vitet 1980-1990 për arsye të kolektivizimit të çdo gjëje dhe izolimit nga bota. Vitet 1982 kemi 55 vrasje dhe në vitin 1990 kemi 131 vrasje në vit. U rrit krimi i vjedhjes së personit dhe i pasurisë private në 600- 700 raste. Nëvitet 1991 dhe vitet 1992 pati një rritje prej50% të kriminalitetit në përgjithësi. Brenda një periudhe të shkurtër, në muajt korrik gusht të vitit 1992lirohen në kuadrin e reformës njerzit më profesionist të policisë së shtetit e zëvendësohen me njerëz të marrë nga jeta civile, pa asnjë trajnim profesional.Kjo rritje e kriminalitetit lidhet ngushtësisht me situatën e konfliktualitetit politik shkruan Papandile. Acarimet politke të viteve 1996 pas zgjedhjeve parlamentare krijuan një klimë konfliktuale të mbushur me tensione, po t’u shtojmë ngjarjet e vitit 1997 ku dështimi i firmave piramidale çoi në kaosin e marsit 1997 dhe shumë struktura të shtetit bashkëpunuan me grabitësit e firmave piramidale. Vjeshta e vitit 1998 nuk e la shtetin të ecte me hapa të shpejtë drejt normalizimit të situatës së rendit në Shqipëri. Elementët kriminal filluan të intesifikojnë aktivitetin e tyre antiligjor në fusha e drejtime të ndryshme. Veprimtaria e krimit të organizuar e lidhur me fije jashtë e brenda vendit përmes trafiqeve nga më të ndryshmet mbeti në kuotat më të larta. Kurba e vrasjeve shkon në rritje në vitin 1999 për 100 mijë banorë 60 vrasje në muaj. Në vitet 1997- 1999 njohën rritje vepra të tilla si grabitje, apo marrje peng e biznesmenëve të ndryshëm, kuota këto të krahasueshme me vitet 1926-1930 madje me nivel më të lartë gjatë harkut kohor 80-vjeçar. Po ashtu pati rritje prostitucioni i organizuar, emigracioni klandestin trafiku i narkotikëve etj, thekson eksperti Papandile.

Tregimet e librit “Hijet e një krimi” të Bujar Hoxhës fillojnë pikërisht në këtë periudhë me vitin 1988. Hetuesit Tomi Arbana i besohet zbulimi i një vrasjeje e cila kishte 15 vjet që nuk kishte autorë. Dosjet e fjetura nuk jepnin shumë informacion për zhdukjen e një nëne në rrethanat misterioze . Nusja e shtëpisë bie në kurthin e ngritur nga hetuesi Tomi Arbana nëpërmjet një personazhi të stisur si fallxhore. Fantazi dhe art në punën e fshehtë të hetuesit e cila vjen falë përvojës së shkrimtarit Hoxha. Përcillet e vërteta e një njeriu të specializuar në organet e policisë, ku figura e mjeshtrit për të gjetur vrasësin e nënës së të birit, që ishte rritur jetim ka skalitur edhe personazhet që fshehin krimin, por edhe misterin që e fshehin ata. Drithërohesh nga dhimbja për humbjen e një nëne e tmerrohesh me krimin e fshehur për dekada me aq forcë psikologjike. Në Tregimin “Mashtruesja e Bulevardit” hetuesi Tomi Arbana përpunon në laboratorin e tij të intuitës profesionale një provë të lënë pas dore nga kolegët e tij. Arma e dorëzuar nga “mashtruesja” kishte numër serie dhe ky detaj i shërbeu atij për ta vënë me shpatulla për muri me faktin e pamohueshëm. Jepet me mjeshtri gjendja psikologjike e një njeriu i cili përballë profesionistëve të policisë kish zgjedhur rrugën e hakmarrjes ndaj një mashtruesi për t’i gjetur një vizë për jashtë shtetit. Provokatorët e mashtruesit, kanë gjuhën e tyre të manipulimit dhe vetëm një penë si shrimtarit B.SH Hoxha mund të na e shpalosin në aq pak faqe këto lloj profilesh. Vajza kishte futur në valle emra banditësh e kriminelësh për t’u besuar e më keq akoma të krijonte një situatë alarmante për policinë e Tiranës së viteve 1990. Në tregimin “Thellësia e Frikës” personazhi kryesor Tomi Arbana ose “ Ispektori Derrik” apo “ Komisar Katani” “Komisari Megre” apo Miklovani i famshëm dhe komisar Monte Albani në filmin e fundit policor në Itali , janë heronjtë e publikut botëror që përfaqësojnë të mirën që lufton kundër të keqes, ndaj edhe në këtë tregim të jashtëzakonshëm ku përshkruhet lufta kundër terrorizmit islamik, mbetesh gojëhapur me heroizmin e forcave të sigurisë kombëtare shqiptare. Një agjent i FIBI-së ka ardhur në Shqipëri pas një informacioni se në vend strehohej një terrorist islamik i cili do kryente akte terroriste. Një njeri i betuar për rrugën e xhihadit islam të luftës së shenjtë, përshkruhet për herë të parë si personazh në letërsinë shqipe nëpërmjet penës së mprehtë të zotit Hoxha. Tomi Arbana ka kurajo e besim tek policia shqiptare se do ia dali edhe në këtë rast dhe i premton partnerit amerikan se do ta gjejmë terroristin dhe do ta neutralizojmë pa kryer terror. Skena psikologjike që kalojnë nga njëra tablo tek tjetra nëpërmjet skicimit të personazheve të ndryshëm. Kurthe dhe intriga të sofistikuara, por edhe bariera teologjike krijojnë një vorbull tmerri kur mendon se një terrorist do ti zgjidhë punët e islamit në Shqipërinë e tolerancës dhe harmonisë fetare. Karemi i Tomi Arbanës është hedhur mu në zemër të rekrutëve të xhihadit në Shqipëri, “tradhtari” ka fituar besimim tek organizata dhe jep vendodhjen e terroristit. Skena aksioni dhe përqendrimi psikologjik përfshijnë dy faqet e fundit të këtij tregimi, të cilin lexuesi ka për t’u habitur. Tregimi “Vrasësi i zi” kemi stigmatizimin e një krimineli klasik sipas teorisë së kriminalistit Çezare Lombrozo i cili përcakton kriminelët sipas karakteristikave anatomike e fizike.Kundështar të këtij autori kanë shkollën sociologjike e cila mbështetet në (realitetin material). Debat që ndihet mes rreshtave . Personazhin të cilin e përshkruan me aq realizëm autori i librit zoti Hoxha, është një vrasës që ka përfituar nga rrethanat e krijuar pas trazirave të vitit 1997 dhe kishte mjeshtrin për tu zhdukur si hije pa u zbuluar pas çdo krimi. Gjakftohtë dhe i pamëshirshëm shumë i zi në fytyrë e trupëvogël, kish kryer vrasjen e një ispektori krimesh në qytetin e Vlorës dhe në bashkëpunim me një kriminel tjetër i cili sapo i kish hyrë rrugës së krimit u bënë çështje imediate për Ministrin e Brendshëm të kohës i cili ia besoj zbulimin e këtij krimi hetuesit Tomi Arbana. Hetuesi gjendet përball një muri heshtjeje nga krerët e policisë lokale, të cilët kishin në mesin e tyre policëtë korruptuar që informonin kriminelët kundrejt pagesës. Fenomene të reja bashkëpunimit me hetuesin të dy vajzave që shoqëroheshin me kriminelët e dhunshëm e bëjnë këtë tregim si njëmanual kriminalogjik. Besimi që krijojnë vajzat tek hetuesi nga Tirana është çelësi i suksesit të këtij operacioni, ku pas çdo rreshti rritet misteri, mes koloritit të dështimeve dhe dekonspirimeve e poshtërsisë korruptive, për të përfituar në ngritje në detyrë në kurriz së uniformës së shtetit. “Hakmarrje Kriminale” një tregim tejet i pabesueshëm ku zemra e një nëne të plagosur nga vrasja e të birit, nuk mund ta besoj që vrasësi i djalit të sajtëishte bamirësi i saj, qëi kish ngritur një aktivitet sa për të mbajtur frymën. Këtu hetuesi Tomi Arbana ka vendosur të punojë i vetëm përballë një bande që kishte kryershumë krime në atë qytet. I kushton vëmendje një detaji gjatë ekspertizës së një krimi në mes të qytetit dhe nuk i ndahet këmba këmbës kriminelit. Takimi me nënën e të vrarit do jetë një dialog sa i vështirë nga ana morale po aq i komplikuar nga ana ligjore, si mund ta besonte nëna se djalin ia kish vrarë bamirësi? Ligji dhe morali kanë kahje të ndryshme në këtë tregim me nota prekëse dhe shpaguese. Pyetja shtrohet ku e gjejnë forcën psikologjike këta kriminelë për t’u sofistikuar deri në kufijtë e të pa imagjinueshmes? Një tregim që të le mbresa të pashlyeshme është edhe tregimi “Biçikleta e haruar”. Një çift dashnorësh kishin arritur me mjeshtri të mbulonin gjurmët e një krimi për gati 1 vit. Gruaja pasi kishte denoncuar humbjen e të shoqit një ditë mbas vrasjes që kish kryer me dashnorin e kishte fjetur mendjen se ia kish hedhur paq. Përball hetues Tomit gruaja përdorte lloj lloj marifetesh për ta kompremtuar atë qoftë edhe me joshje, luftënervash dhe mbrojtje e përkryer e një gënjeshtareje, e njëjta gjë edhe me dashnorin e saj. Tomi Arbana vë në punë intuitën e tij për të pyetur të vëllain e viktimës i cili i thotë se im vëlla nuk dilte nga shtëpia pa biçikletë. Hetimi merr kthesë falë këtij detaji. Misteri ikrimit davaritet me hipotezën“biçikleta u kthye në banesëi zoti humbi”. Tregimet e këtij libri kanë larueshmërinë e tyre si nga lloji i krimit dhe vendeve ku janë kryer e në vazhdim të kësaj ideje. Tjetër gjëështë tregimi “Misteri i varrit fantazëm” dhe tjetër gjëështë tregimi “Misteri i provës në varr”. Tek tregimi i parë krimineli pasi ka vrarë viktimën ka luajtur me bllofin, kur e ka veshur viktimën me rrobat e tija dhe përhapi legjendën e vdekjes së tij. Ndërsa tek tregimi i dytë në rrethana fare banale, për shkak të neglizhencës së ekpsertizës fillon media e deformon realitetin e i gjithë opinionii kërkon policisë të dënojë policët, sepse viktima u kish ngelur në dorë policëve, që gjoja e kishin torturuar viktimën deri për vdekje. Situata që hetues Tomi do ti zgjidhte me profesionalizëm të lartë pas një pune të lodhshme rraskapitësebëhej e ndërlikuar. Tek ndiqte gjurmët e një letre duhet edhe të besonte tek ajo, por tek dëgjonte avokatin e popullit duhet të kishte në krahë edhe ekspertin kriminalist që të zhvarroste viktimat në të dy tregimet. Një debat profesionistësh në art i dhënë në mënyrë racionale do ta shpëtonte këtë tregim nga teorizimet akademike. Përshtjellimi i ngjarjeve nga media është fabula e këtij tregimipërshkruar me aq art nga Bujar Hoxha. Tregimi alla shekspirian për nga përmasat e tragjedisë dhe të dhimbjes njerëzore është “Hijet e një Krimi”. Ngjarja kur një të riu me tipare të një gangoje fshati i cili vret një bashkëmoshatarin e tij të martuar dhe i vjedh edhe paratë e xhepit. Vrasja ishte haruar në sirtarët e policisë prej tetë vjetësh. Vrasjet kishin element të përbashkët, arma qëi kish qëlluar kallashnikov , vendi dhe ora e vrasjes janë identike me distancë kohore një javë. Portretizimi i personazhit vrasës nga ana e shkrimtarit ështëi veshur me të gjitha vetitë psiko-fizike të një njeriu qëi kalonte kufijtë e ligjit. Familjet e viktimave as që interesohen për vrasësit e tyre. Ky mister në narrativën shqiptare nuk është treguar deri më sot nga asnjë shkrimtar shqiptar. Në lojë ka hyrë “Kanuni” kjo plagë e re e rishfaqur në shoqërinë shqiptare e haruar që pas vitit 1956. Kemi me mijra familje të ngujuara prej ringjalljes së këtij fenomeni si në jug edhe në veri të vendit. Doza të dhimbjes shpirtërore të derdhura me mjeshtëri nga autori i librit e kalojnë cakun e përballjes së realitetit. Mosndëshkimi sipas ligjit të shtetit hap debat. Rikthimi tek tema e kanunit, e nderit të burrit ka fjetur thellë në shpirtin e shqiptarit edhe pse diktatura e dënoj me ligjet më të ashpra. Zgjonë shumë tema ky tregim dhe shmagia e problemit dhe egzagjirimi i tij janë njësoj të dëmshëm. Ky është lajmotivi i këtij tregimi. Herë e herë Shqipëria kthehet në vitet 1938 ku sipas shënimeve të udhëtimit të Josph Roth në librin “Fjala dhe koburja”në të cilin gjejmë këtëparagraf “Shqipëria është drejtpërdrejt në udhën e zhvillimit nga gjakmarrja te Kombet e Bashkuara” . Armët e vitit 1997 vrasin çdo ditë, ato vërtet nuk shkelqejnë në gjoksin e shqiptarit si në vitin 1938 në mes të Tiranës , por rrinë gati poshtë divanit e kolltukut nën e mbi çatitë e shtëpive në prani të fëmijëve. Dialogu i thurur me mjeshtri nga autori me plakun e viktimës së dytëështë Homerik, Tomi Arbana nuk ka më forcë ligjore për të dënuar kë cilin pse.