BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Hipokratë me mirënjohje dhe “torba” me ryshfet...

Hipokratë me mirënjohje dhe “torba” me ryshfet...

... Ndërsa të parët të mbushin me mirënjohje, të dytët, kërkojnë që t’i mbushësh me ryshfete. Në mendje, më kanë mbetur e do të më mbeten për shumë kohë fjalët e mjekëve të njohur të “Kratiko Nosokomeio” (Spitalit Shtetëror) të Athinës. Operacioni i vështirë për mikun tim më të afërt, zgjati më shumë nga dhjetë orë dhe përfundoi me sukses. Më duhej të shkoja medoemos. E arrita pikërisht në momentin kur dy djemtë e vegjël dhe bashkëshortja e tij, morën frymë lirisht dhe lotët e gëzimit për babain dhe bashkëshortin që doli, nga gjendja me shpresa të pakta për jetën. Në raste të tilla, cilido të jetë, për njeriun e tij më të dashur, nuk do të kursejë për t’u dhënë diçka mjekëve, në rastin konkret, mjekëve aq të njohur neurokirurgëve, Fradzoglou Voskos dhe Papanikolaou Lipiridis që në këtë rast janë më shumë se duarartë. Familja Hysi jetonin vetëm me pagën e bashkëshortes dhe bashkëshorti Eduard, papritmas pësoi një paralizë cerebrale. Bashkëshortja dhe vëllai i tij Alti, nuk mund të qëndronin pa u dhënë diçka këtyre mjekëve për këtë mrekulli. Pikërisht në këtë moment i gjeta ata duke pritur për t’u dhënë atyre ato ç’ka kishin mbledhur duke i hequr nga goja e fëmijëve të vegjël. Mjekët dalin dhe ajo, me lot në sy i lutet për të pranuar atë ç’ka ajo kishte kohë që priste për punën e tyre aq shumë me përgjegjësi... Mjekët, të cilët e njihnin mbas më shumë se një javë që ajo vinte e shkonte në spital, e futin në dhomën e mjekëve: “Ju faleminderit zonjë, por kjo, nuk mund të bëhet. Ne, e kuptojmë gëzimin tuaj që është i natyrshëm për çdo njeri në të tilla raste. Juve keni dëshirën tuaj, por edhe ne, më shumë se juve, ndjejmë kënaqësinë tonë që ja arritëm qëllimit të shpëtojmë një jetë njeriu e aq më tepër të ri në moshë. Për ne, gëzim më të madh, nuk mund të ketë. Mirënjohja juaj dhe fjalët tuaja për ne, flasin shumë. Kjo, na mbush me kënaqësi, megjithëse akoma duhet të presim edhe për disa ditë për ta zgjuar dalëngadalë derisa të bindemi që rreziku kaloi. Përsa i përket këtyre që keni menduar të na i jepni, neve nuk mund t’i marrim, duke mos bërë asnjë përjashtim nga të tjerët dhe jo vetëm për juve. Aq më tepër që jeni të huaj dhe hallexhinj si shumë të tjerë. Ne, nga ana jonë, nuk kemi bërë asgjë më shumë se detyrën. Ne, nuk mund të marrim bukën e këtyre vogëlushëve dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona që t’ua lehtësojmë sa më shumë këtë hall në familjen tuaj. Do të keni edhe shpenzime të tjera, për të bërë fizioterapinë, e cila, të paktën kërkon tre apo katër muaj që të mund të lëvizi dorën e këmbën. Të gjithë bashkë i lutemi Zotit për këtë mrekulli, për të cilën në raste të tilla edhe ne si mjekë, shpresat i kishim gjysëm për gjysëm”. Më kanë mbetur në mendje këto fjalë. Aty pranë, është edhe një gazetar i gazetës “Eleftherotipia”, i cili edhe ai kishte një të afërmin e tij. Rastësia na njohu dhe bisedojmë gjatë. “Këtu, më shprehet, nuk është bërë e modës që mjekëve t’u japësh bakshish dhe për asnjërin prej tyre, të paktën deri sot nuk kemi parë e dëgjuar”! Ndahemi si miq të njohur prej kohësh me Aleksin. Përpara operacionit, kërkohej gjak dhe asnjëri prej të afërmve, nuk i korrespondonte grupi i gjakut. Të gatshëm u treguan dy kolegë grekë, Janis dhe Aristidis, të cilët u treguan të gatshëm për të ofruar gjak për kolegun e tyre shqiptar. Ishin kolegë të vëllait të pacientit, Eduardit. Ata, u treguan të gatshëm në moment. Sakrifica humanizmi që rrallëkush i bën. Na është bërë zakon tashmë që çdo gjë që shohim dhe përjetojmë gjetkë, ta krahasojmë me gjendjen në vendin tonë. Duam edhe neve, që gjërat në mos të shkojnë “vaj”, të paktën të jetë të pranueshme me realitetin dhe gjendjen në të cilën ndodhemi. Asgjë nuk është e përsosur asgjë nuk është ideale dhe as që bëhet fjalë të hyjmë në anën profesionale jo vetëm të mjekëve, por të kujtdo specialisti. Gjithmonë do të flasim për atë ç’ka duket, për atë ç’ka është e rëndësishme, anën humane, apo njerëzillëkun, e cila kjo është ana e kapshme, e dukshme, e prekshme. Më duhet të theksoj që edhe tek ne, në raste të tilla kur mjekët të sjellin në jetë, askush nuk kursehet që diçka t’i dhurojë mjekut, por t’ia dhurojë me shpirt e me zemër, jo t’ia kërkojë mjeku. Problemi është t’ia dhurosh me zemër, jo të krijosh urrejtje kur mjeku të bën pazarin. Të mos fajësojmë gjithmonë vetëm mjekët, sepse përpara atyre, jemi vetë ne, qytetarët që i kemi mësuar që të marrin. Është kthyer tashmë në një lloj sedre midis qytetarëve për t’i dhënë mjekut sa më shumë, sepse secilit i ka “syri cipë”! Nuk e kam fjalën vetëm për operacione të vështira, por edhe për vizita të thjeshta edhe në rastet kur ata nuk kërkojnë, pavarësisht që nuk iu vjen mirë, sepse dhënia, tashmë është bërë e modës. Do të kthehem mbrapa jo më shumë se dy vite e gjysëm, kur një i afërm iu nënshtrua një operacioni në QSUT, “Nënë Tereza” gjithmonë me mendimin që Shën Tereza të mos na “dëgjojë” sepse me siguri do të ngrihet nga varri e do të na thotë: “Të paktën, hiqeni emrin tim nga ky spital, sepse ndoshta jo të gjithë, por shumë mjekë, nuk japin dashuri, por kërkojnë para në këmbim të punës”! Nuk i akuzojmë mjekët për problemet e zanatit, të cilët i marrim gjithmonë si specialistë të mirë sepse kolegët e tyre jashtë nuk kanë ndonjë gjë më shumë përveçse aparaturave dhe mjeteve, por ne, nuk vuajmë nga këto, vuajmë nga shërbimi i personelit mjekësor, nga neglizhenca, vuajmë nga ajo që në radhë të parë mjeku shëron me mirësjellje, me njerëzillëk, me buzëqeshje dhe nuk shëron me kapadaillëk! Të mendosh më pas për protestën e mjekëve të Spitalit të Traumës, është e dhimbshme dhe e turpshme edhe për mjekët por edhe për shtetin. Po pse? Mjeku, nuk është si krimineli apo hajduti. Ndërsa mjeku dhuron jetë, krimineli merr jetë dhe në këtë kuptim, janë të papajtueshme me njëri tjetrin. Është e turpshme për mjekun që spekulon dhe shpërdoron detyrën humane dhe ul figurën e tij morale, shkel betimin e Hipokratit. Në raste të tilla edhe Shteti, duhet të gjejë mekanizma të tjera dhe jo të veprojë me mjekët si edhe  me kriminelët. Në këtë kuptim, nuk është e pranueshme arrestimi i mjekëve sikurse edhe ka ndodhur, përveç rasteve ekstreme kur ata neglizhojnë apo spekulojnë me shëndetin e qytetarit. Por, e keqja, thellohet edhe më tej. Mjekut, nuk i mjafton ajo që merr ryshfete me “torbë”, por kërkon edhe që të legalizohet dhënia e ryshfetit duke e lënë atë në recepsion në mënyrë që ky, këtej e tutje, të marri me “thes’“ dhe jo me “torbushkë”. Ky mjek, nuk është i vetëm, por të tillë janë edhe të tjerët që e mbështesin këtë që merr të tilla iniciativa antihumane, duke zgjedhur “torbën” t’i përfaqësojë. Si ta kuptojmë këtë?  Është faji i mjekëve apo i shtetit, që të gjithë i fut në të njëjtën “torbë” edhe kriminelët, edhe mjekët. Nejse, po e vazhdoj atje ku e lashë, tek operacioni. Të afërmit e atyre që ishin operuar, bisedonin me njëri tjetrin: “Sa do t’i japësh ti, e sa do t’i jap unë”. Kush kishte mundësi jepte më shumë e kush nuk e kishte këtë mundësi, sigurisht do të jepte më pak. Por halli ishte si do të reagonte mjeku dhe kështu doli. Personi në fjalë i dha një shumë më të vogël nga të tjerët dhe mjeku i hakërrohet: “Ç’janë këto more djalosh? Bëra operacion unë nuk bëra ndonjë vizitë të thjeshtë”! “Po këto m’u ndodhën doktor, do të gjej edhe të tjera”! “Nuk më duhet gjë mua, ta kishit menduar më parë dhe mos më vinit këtu me duar në xhepa”! Kujtdo mund t’i shkonte kjo shprehje, por vetëm një mjeku jo! Të zë turpi në këtë rast dhe djali detyrohet të marri borxh për të plotësuar dëshirën e mjekut. Nuk është vendi këtu të bëjmë analizën nëse marrin mjekët apo jo, sepse këtë e dinë të gjithë... Nuk bëhet fjalë në raste gëzimi siç janë lindjet që askush nuk kursehet për t’i dhënë diçka mjekëve, por e keqja është që fill mbas lindjes, përjashtuar mjekët që e kanë të “garantuar racionin” e tyre, i gjithë personeli, narkozistë, infermieret e pastruese, vrapojnë të marrin “hakun” e tyre nëpërmjet sihariqit që shpërndajnë për suksesin. Po kthehem tani tek problemi që më detyroi të shkruaj këto mendime, atë ç’ka shpreha qysh në fillim të këtij shkrimi. Nuk është ky rasti i vetëm për mjekët grekë. Këtë, e them jo vetëm unë që i kam përjetuar më shumë se njëmbëdhjetë vite raste të tilla, por i shprehin edhe qindra e mijëra emigrantë që punojnë e jetojnë në shtetin fqinj. Mjekët atje, nuk kanë kurrfarë kompleksesh, por i shërbejnë secilit, qoftë ky vendas apo i huaj me të njëjtin përkushtim me të njëjtën ndjenjë humane. E përsëris, jo nga profesionalizmi, por thjesht nga ndjenja humane, nga mënyra e komunikimit, e sjelljes. Neve, qytetarëve të këtij vendi, hallet, skamja, na ka bërë që më parë se të kujdesemi për shëndetin e pjesëtarit të familjes, të të afërmit apo shokut, do të pyesim për çmimin e punës së mjekut. Ndoshta mund të jemi të vetmit në Botë që nuk synojmë mjekun profesionist, por synojmë të shkojmë tek mjeku që merr më pak. Le të jem unë gabim dhe le të shpresojmë të mos jetë kështu. Një kolegu ynë shtrohet në QSUT me trombozë në këmbë. Më shumë se për hallin e shëndetit, e shqetësonte çmimi që duhej të paguante. “Këtë do e shohim se si do të jetë ecuria”, i ishte përgjigjur mjeku. Kjo e detyroi që të lajmëronte dhëndrin e tij në Selanik, në një klinikë private. Ai, u tregua i gatshëm të merrte vjehrrin në Selanik. Të nesërmen shtrohet në klinikë. Fjala e parë e tij ishte: Sa kushton doktor shtrimi dhe operacioni? Mjeku, pyet i habitur: “Përse e keni fjalën? “E kam për shumën që do të paguajmë”. “Më dëgjoni, më falni, por kur të shkoni në pazar, përpara se të blini domate, pyesni për çmimin. Unë jam mjek dhe kënaqësinë e kam të shpëtoj pacientin duke bërë të pamundurën. Kjo është edhe kënaqësia juaj, por më shumë se ju, është e imja që bëj punën time si mjek... Sa për çmimin shikoni tarifat që janë afishuar dhe unë do t’ju bëj një favor duke ju marrë më pak nga sa kushton”. Përfundimisht, operacioni shkoi mirë dhe doli me sukses në një kohë që të gjitha shërbimet i bëri vetë mjeku... Eh, sa të tilla raste ka, aq shumë vite ne jemi prapa. Ah sikur edhe ne, si qytetarë, të ishim pak më ndryshe, të kemi më pak fjalë e më shumë punë, të dëgjojmë më shumë e të bëjmë më pak vërejtje, të hiqemi më pak të ditur. A nuk do të ishim më përpara?