BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Hipokrizia e regjentëve të zinj të frontit anti-negociata

Hipokrizia e regjentëve të zinj të frontit anti-negociata

Tymi i bardhë i BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ua theu shishen e shampanjës regjentëve të zinj të politikës, që ishin përgatitur për të festuar mos hapjen e tyre. Mbasi morën një shuplakë nga hapja e negociatave, kori i hipokritëve me në krye Sali Berishën, Ilir Metën, deri dhe tek analisti renegat i lapsave të thyer Fatos Lubonja, që nxin Shqipërinë nëpër faqet e shtypit të huaj. Këta regjentë të zinj, nuk kanë lënë gur pa lëvizur, për dështimin e hapjes së tyre. Të dështuar dhe diskredituar përfundimisht me parashikimet e tyre, menjëherë ndryshuan strategji, duke lakuar dhe u kapur pas kushteve të vëna nga BE, të cilat sipas tyre do të jenë një tjetër gur prove, për kthimin mbrapsht të tyre. Sipas këtyre ndjellës së të keqes, shqiptarët nuk duhet të ngazëllehen, sepse qasja e BE ka rreziqe të tjera që mund të çojë në kthimin prapa të procesit.

Kjo filozofi që u vë makijazh diskurseve të tyre, kërkon të përligj, atë dëshirë që nuk u realizua, duke pasuruar arkivin e dështimeve. Por për fat të mirë të shqiptarëve, BE nuk i përfilli këta zuzarë, që prisnin dështimin e hapjes së negociatave. Qëndrimet e fundit të Francës dhe vendeve skeptike të rreshtuar pas saj, me vendimin pozitiv që morën në favor të hapjes së dritës jeshile, bënë që shapi në Shqipëri të ndahet nga sheqeri. Ata tani nuk janë as më shumë e as më pas , se hija e vetvetes së tyre, në vazhdën e "revolucionit" të tyre kundër reformave, kundër fantazmave të "grushtit të shtetit", si dhe mos përfilljet e këshillave të ndërkombëtarëve, për t'iu kthyer bashkëpunimit institucional, në përballimin e emergjencave kombëtare. Vendimi unanim për hapjen e negociatave, ua ngriu buzëqeshjen në buzë këtyre faqezinjve, duke u vënë damkën e turpit dhe të dështimeve të tyre periodike.

Të zënë në faj nga dështimet e njëpasnjëshme politike, flasin në distancë pa u bërë pjesë e programeve reformuese dhe filozofisë së ndryshimit. Por BE dhe institucionet e saj nuk duan t'ia dinë për qëndrimet e Saliut, Ilirit apo sharlatanëve të tjerë të politikës shqiptare, sepse hapja e negociatave u shoqërua edhe me një plan financiar, që do përballojë, pajisjet shëndetësore të emergjencës së virusit problematik, mbrojtjen sociale dhe rikuperimin ekonomik. Kjo përfshirje e Shqipërisë në projektet ekonomiko-financiare të BE, është një tjetër shtysë, në përballimin e emergjencave kombëtare. Por regjentëve të zinj anti. negociata, nuk u vjen mirë që BE mbështet dhe përkrah qeverinë Rama, në vazhdën e sukseseve, në marrjen e ndihmës për përballimin e tragjedisë së 26 Nëntorit, si dhe tani këtë të fundit për emergjencën kombëtare në drejtim të luftës kundër koronaviruesit. Në vend që të lënë pas interesat e tyre partiake e personale, analizojnë dhe lakojnë kushtet e vëna nga BE, si një detyrë që kërkon angazhimin e të gjitha forcave pa dallime partiake.

Duke qenë larg kësaj filozofie, ky front anti-negociata, ndodhet në degradimin më të thellë historik në këto vite demokraci. Ata nuk duan ta pranojnë se kundërshtitë e tyre për të mos u bërë pjesë e emergjencave kombëtare, janë dështimi i revolucionit për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, janë përplasja e kokës së tyre përballë reformës në drejtësi, Ata nuk kanë çfarë t'i bëjnë kryeministrit Rama që edhe i vetëm, u bë promotor i ndryshimit, duke e hequr Shqipërinë nga harta e kanabisit, që realizoj reformën territoriale, atë në drejtësi, në infrastrukturë, në arsim, në lehtësimin e komunikimit për zgjidhjen e halleve të popullit, në sigurimin e fondeve për përballimin e tragjedisë së 26 Nëntorit, si dhe në marrjen ndihmës financiare prej 50 miljon eurove për nevojat e vend pas hapjes së negociatave. Djallëzitë e tyre politike nuk kanë mundur ta gjunjëzojnë programin e qeverisë tij, që nga zgjedhjet politike të vitit 2013, me gjithë pengesat që i janë vënë nga këta regjentë të zinj, që kanë lënë pas një numër jo të pakët trauma politike e social-ekonomike. E si për ironi të kësaj epoke tranzitive, shkaktarët e këtyre traumave që sot aspirojnë dështimet e programeve transformuese, nuk kanë qenë perandoritë e dikurshme të perëndit e të lindjes, që rrafshuan disa here trojet tona, por politikanët e mbrapshtë anti-ndryshim e ant-zhvillim. Këto ikona të tranzicionit barbar, nuk kanë rreshtur asnjëherë, së vëni gurë nën rrota dhe lobuar kundër Shqipërisë. Me aftësitë e tyre mbizotëruese, atë që kanë bërë përpara turmave ekzaltuese me demagogjinë e tyre populiste, po e bëjnë edhe me institucionet e BE, me alibitë e tyre në formë kredie, duke fshehur ironinë dhe interesat tallëse, me argumenta fallso politike, për t'i dhënë rrokullimën shtetit, të ngritur me sakrificat dhe kontributin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Por shqiptarët tashmë, nuk kanë kohë për të humbur me marrëzitë e regjentëve të zinj anti-negociata, sepse BE, ju hapi dritën jeshile për t'i berë qytetarë të denjë të saj.