BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Hipotetika qe prevalon mbi faktet ose Hipotetika e emisioneve...

Hipotetika qe prevalon mbi faktet ose Hipotetika e emisioneve...

Mënyra hipotetike e të parit të gjësë ,jo vetëm s'zbardh, por turbullon mendjet, e mbytura nga stresi. Është e dhimbshme ,e trishtë, tragjike, komike, të mendosh sa kohë mediatike ,e shkruar dhe vizive ,është vrarë duke u marrë me fatin e një lideri, dhe lënë në haresë, fatin e një populli të tërë .C':është më e keqja, s'merret me faktin, por me hipoteza të fantazive haluçinante të disa prej analistëve dhe gazetarëve që i kanë mbirë në sy njerëzve .Emisione televizive të ndërtuar mbi mënyra hipotetike të të parit të gjërave, që mbjellin vetëm çoroditje dhe asnjë dritë jeshilë për të parë në horizont. Një prej  syresh e kam ndjekur, duke u ndjerë i zhgënjyer për kohën e harxhuar .

Nisur ,si një keqardhje e ambasadorit ,mbi gjendjen që paraqiste vrazhdësia e fytyrës së kryeministrit ,shfaqur gjatë një interviste ne "Zëri  i Amerikës ",ndezi debatin në studion opinion ,për takimin me sekretarin e shtetit .Secili nga analistët ,hidhte insinuata e tij ,mbi atë ç'ka ishte biseduar, mes dy liderëve, edhe pse kryeministri e kishte folur me zë e figurë ,ambasadori ,pjesë e panelit,vazhdonte me të vetat .

            _Takim i kërkuar nga kryeministri,_u ngre ambasadori ende pa filluar mirë debati.

              _Sekretari Blinken,_ ndërpreu analisti me veshë të ngrehur .

                 _Në kohën tonë sekretarja e shtetit Ollbrajt,(me të cilën kemi bërë bisedë ,kokë më kokë ,për probleme ndërkombëtare) takimin e kishte ndarë me pika ....

                  _ Kohë e Abc_ së demokracisë .Nxënësve të vështirë ,ndryshe s'mund t'u mësohej mësimi .Kohët kanë ndryshuar .Thirrja në takim ,është për sigurinë e botës .I thonë konflikti," Ukrainë _Rusi. Është ngritur një botë në mbrojtje të demokracisë .Në kemi vendin tonë ,në sigurinë botërore,sepse jemi anëtarë të përkohshëm të sigurimit.....

                    _ Veton e ka pesëshja ,të tjerët anëtarë, sa që hedhin firmat ,_ s' lëshonte pe skepticizmi i ambasadorit,nga një krah ,por dhe tjetri ,s'binte nën barrë.

                       _ Kanë dhe ato pjesën e tyre ,pa sekretari i shtetit ,gjen kohën për t'u takuar me kryeministrin ,kur diplomacia botërore është bërë ,sy e veshë nga Rusia ,_ preu analisti i bërë tym ,nga qëndrimi i ambasadorit diplomat karriere, por s'merrej vesh, pse e shikonte me syze ,takimin e kryeministrit të vet ,me sekretarë e  shtetit ,që është garanti i demokracive në botë .Moderatori për të mos e kaluar emisionin në një orë leksioni ,i kërkoi regjisë t'i nxirrte në skajp gazetaren, e cila kishte shkuar enkas në ShBA ,për të ndjekur nga afër takimin. Trupi i gjatë ,që mbushi ekranin ,u mundua të qartësonte zërin, që me sa dukej, largësia e sillte të mbytur .Moderatori të cilit i kishte mbetur fiksim, perceptimi i ambasadorit, mbi gjendjen emocionale të kryeministrit ,ngacmoi gazetaren....

           _ Në intervistën me ne ,ishte shumë normal...Zbardhi takimin në lidhje me vlerësimin e sekretarit të shtetit ,për mikpritjen e shqiptarëve, të afganëve ,gjendjen e rajonit ,situata në Ukrainë ,duke shprehur vlerësimin ndaj qendrimeve paekujvoke të vendit të vogël ,por me zemër të madhe, për mikun, që i hap dyert në çdo fatkeqi, me bujarinë e tij ,që zor se gjendet në botë. Moderatori i cili, me sa dukej ,tjetër kund godiste në emision ,mezi priste të dilej në temë, ndoqi, shpejt e shpejt 

                 _ Po përtej këtyre ,për gjendjen në vend ?! Paneli i mprehur për të mësuar rreth asaj ,që kishte shkaktuar gurgulenë në Shqipëri, ,morri nga" Skajpi i Amerikës" ,vetëm supat e ngritur të gazetares ,e cila ishte larg, dëshirave pritëse të analistëve .Moderatori ,për të mos i lënë më kokë mënjanë analistët ,të cilët mezi po prisnin për të dëgjuar, nga vetë goja e sekretarit të shtetit mbi thashethemnajat    që kishin çoroditur ,jo vetëm opozitën, por krejt shoqërinë ,solli në vëmendje çështjen e non gratës ....

                   _E di ,si më duket non grata mua,!?_ ndërhyri analisti .Si puna e bandave që hidheshin në kohën e luftës së ftohtë .Armiqtë imagjinarë që mbanin një popull të tërë veshur me uniformë ,armatosur deri në dhëmbë ,rend këtej e andej nëpër poligone ,me topa e katjushka ,a thua se amerikanin e kishim te dera e shtëpisë .Tani armatimet e gjetën  skrapin ,hallit që fjala si ndahet poligoneve ...Lideri historik njësoj si ai i pesëdhjetë viteve ,për të shpëtuar kokën e vet,u ca e  u nda për lirinë, nëpër foltoret e kthyer në një poligon, plumbat e të cilit ,e bënë shoshë tabelën e vet .Fjalën popull ,e kanë patur liderët në majë të gjuhës ,por tani akoma më shumë se i përgjërohen votës ,që i ruan përjetësinë e pushtetit .C't'i bësh gjyqtarit ,"Minos" ,dhe "Langonit të Ferrit ",që s'zbresin njëherë në tokë për t'ja bërë ferr, jetën ujkonjave lakmitare  që sillen vërdallë .?!Dërgon "non gratën",sekretari i shtetit, po ku ia fërshëllen lideri historik, Amerikës?! Ç'është Amerika për atë, kur parajsën ,e ka të siguruar, në këtë dhe atë botë .Lërë ,ç'thotë Dantja për "Ferrin" ! Ishte ,kur ishte Ferri .Të pasurit i kanë rënë asaj mëndje  ,ndaj dhe i kanë shpikur ,bangat Obshor, që mos ketë polic, t'u gjejë gjurmët e parave të pista .Thonë të presim Spakun .Kush e ze për bishti atë, kur se gërvishti Amerika ?!S'kishte të mbaruar analisti .Ambasadorit ,veçse ç'i erdhi në shteg për të shfryrë dufin .

                _ Ç’është "non grata" ?! Asgjë s'është .Ne këtu ,i vëmë këmba e doçka ,për konsum të brendshëm ,_shpejtoi të dalë në krah ambasadori .Le që, edhe ajo, kurdisje e kryeministrit ,është .Do t'ja këtë tringullitur dhëmbët sekretari i shtetit ,ndaj dhe rinte  vesh varur para kamerave,_ u zbraz ambasadori i ngarkuar me mision. Moderatori që më sa dukej ,i kishte dalë situata nga duart, vazhdoi me të vetën ,duke shfaqur në monitor, katër kokat e liderëve dhe pyetjen ,se cili prej tyre ,e kishte radhën ,për t'u shpallur" non grata" .Në pritje së përgjigjes ,shkopi i tij filloi të ngacmonte, fytyrat si të deshtë t'i zgjonte nga gjumi për vetëmbrojtje .Shkopi vazhdonte në hesap të vet, kur analistët filluan të bënin avokatinë sipas preferencave, a thua se ata ishin në mëndje të sekretarit të shtetit .Ndërsa emisioni opinion ,vazhdonte me hamendësimet, (duke kërkuar gjilpërën në kashtë) ekrani në krah të tij ,"Open"në" Skajp nga Amerika" ,dëgjohej zëri i kryeministrit, të fliste për korrupsionin. Me sa dukej, emisioni ngjitur ,trajtonte me një grup analistësh, aferën korruptive të inceratorëve ,ndaj  dhe moderatorja kishte afruar qëndrimin e kryeministrit dhënë në" Zëri i Amerikës ."Zëri i kryeministrit erdhi në ekranin e emisionit "Open",me ca tinguj që përcillnin një vendosmëri të patundur në atë që shprehnin.

                _ Dënimi për korrupsion s'bën dallime ,ministër a kushdo qoftë .Kush ka ngjyer gishtin a futur duart ,drejtësia, të vërë drejtësinë në vend .Tani me vetingun,  nuk ka dyshim ,se korrupsioni nuk do gjejë vend, ku të futet, _ dha përgjigjen pyetjes së gazetarit të "Zërit të Amerikës" kryeministri. Panelistët e ndezë edhe më, debatin për inceneratorët me që kryetarja e komisionit hetimor parlamentar, kishte informacione mjaftueshëm ,në zbardhjen e aferave korruptive .Në pritmëri ishte, e vërteta e fjalës së kryeministrit, dhënë në "Skajp nga Amerika "Zaten sa herë falet lideri ynë në ShBA ,kthimi në Shqipëri do të bëjë gurgulenë e radhës ,edhe për arsyen e thjeshtë se në vendin e madh nuk shkohet për qokë ,por për të sjellë diçka ndryshe në demokracinë e trazuar. Për Shqipërinë e vogël  ShBA,ka qenë dhe mbetet një nga partnerët kyç në ecurinë e demokracisë së brishtë, pavarësisht se nuk u  ri mirë  liderëve tanë ,ajo që ka rëndësi për vendin e demokracisë ,është ;bota s'duhet të shkelë parimet e shenjta demokratike mbi të cilat ndërtohet dhe ec sistemi ,për më tepër një vend si i ynë ,me një klasë politike që noton në korrupsion dhe përpiqet ta shesë veten si engjëll. Por c' ndodhet !?Programet televizive në vend t'u bien në kokë gjërave dhe të merren me problemet që shqetësojnë shoqërinë, sahati i ri më dymbëdhjetë :Zgjidhja e ngërçit të liderit historik .A thua se edhe ora e sekretarit Blinken punon si allaturka e disa ekraneve tona,dhe presin me sy hapur "Në skajp nga Amerika",mos blenë ndonjë gjë nga sekretari i shtetit ,për t'a shitur sipas oreksit të tyre në tregun shqiptar të karikuar , atje ku s'mban më ,duke u ngrysur dhe gdhirë me" fatin "e liderit historik ,a thua se këtij vendi i shkojnë punët vaj ,(kur njerëzve i ka vajtur laku në fyt ),disa ekrane luajnë ;e lagu s'e lagu,pa nxjerrë asgjë në dritë,(duke bërë një vrimë në ujë,) që kujdo mund t'i futet në punë ,por popullit ,as i hyn në qese farë. Me hallet litar ,ai mban sytë nga lart ,për t'i zgjidhur politika dhe jo të dëgjojë, kodra mbas bregut ,që hedhin e presin ekranet, secili e cili ,në hesap të vet,për t'u bërë zëdhënës i lidershipit të mbushur deri në qafë me mëkate. Njerëzve edhe në se kanë nerva të dëgjojnë ekranet ,s'u mbetet tjetër veçse të ngrenë hipotezat e veta ,mbi mënyrat hipotetike të parit të gjërave të hedhura si shashka nga panelistët e lodhur që jo vetëm s'ndritin gjë, po turbullojnë më keq ujërat.