BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Hiroshima e Gërdecit

Hiroshima e Gërdecit

Kupola që u ngrit në qiell nga shpërthimi i depos primitive ku realizohej demontimi i armatimit të rëndë e të lehtë 10 vite më parë, me 15 mars 1998, të kujtonte Hiroshimën japoneze të 6 gushtit 1945, kur Amerika hodhi bombën atomike. Shpërthimi tronditi nga themelet Shqipërinë dhe solli tragjedi në dhjetra familje të këtij fshati. Nga një fshat që kishte hyrë në historinë e këtij vendi për rendimente të larta në prodhimet bujqësore e blegtorale, që kishte mbledhur rreth tij familje të varfëra, të ardhura nga trevat e veriut të Shqipërisë që kërkonin një jetë më të mirë, që lëvizja e lirë dhe e pakontrolluar e viteve ‘90 u dha këtë mundësi, u shkatërrua nga mafia, i ngjitur në krye të pushtetit, i drejtuar nga krimineli i viteve të demokracisë, i cili deklaron se “unë jam rritur me armën në njërën dorë dhe në tjetrën kanunin”. Një deklaratë e tillë mund t’i falet një njeriu të rëndomtë, që nuk kupton gjë nga politika, po jo një njeriu me titull profesor, të fituar në vitet e socializmit dhe të thinjur në politikë. Sali Berisha ka qenë dhe është kriminel, vrasës gjakftohtë, këtë nuk e them unë po shumica e shqiptarëve, si dhe po e vërteton edhe vetë ai, kur deklaron se “unë kisha blerë 5 pushkë snajper, të cilat i kisha instaluar në pikat më të larta të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe një e mbaja në dritaren e zyrës time në Kryeministri me qëllimi të vrisja Edi Ramën”. Kjo deklaratë nuk mund të besohet nga një person normal, por pavarësisht nga kjo, prokuroria nuk duhet të qëndrojë indiferente se Saliu ka killerat e tij nga pas, që kërkojnë një sinjal për të vepruar. Kush urdhëroi të vriteshin 4 protestues me 21 janar 2011 dhe kush i justifikoi vrasjet si të ligjshme. Ishte pikërisht Saliu.

Ai nuk e njeh institucionin e pendesës, kurrë nuk ka kërkuar falje publike që gjatë qeverisjes së tij u vranë 4 protestues me duar në xhepa, apo për 26 të tjerë të vrarë e 300 të plagosur dhe shkatërroi të gjithë pasurinë individuale të banorëve të Gërdecit. Plagët e këtij fshati kullojnë gjak edhe sot, pas 15 vjetëve. Ato familje që humbën njerëzit më të dashur të tyre, si zonja Durda që humbi djalin 7 vjeçar apo të tjerë që humbën dy, tre apo më shumë pjestarë të familjes. Shumë nëna vdiqën në këtë tragjedi, të tjera humbën bashkëshortin dhe mbetën kryefamiljare duke rritur jetimë. Është i njohur postulati se “fëmija mbetet jetim kur mbetet pa nënë dhe i varfër ekonomikisht kur mbetet pa baba”. Zonja Durda, që ka humbur djalin në atë katastrofë, në këtë 10 vjetor thotë: “Unë e di që djalin nuk e kthej më në jetë, po dua drejtësi, ajo ma qetëson disi shpirtin. Këtë kam kërkuar në këtë sistem të korruptuar. Edhe nga Gjykata e të Drejtave Njeriut nuk po marrim përgjigje”. Disa nga ata që humbën pjestarë të familjes e shitën gjakun e tyre, duke marrë para nga qeveria që solli katastrofën.

Ditën e kësaj ngjarjeje makabër, Sali Berisha ishte tepër i tronditur, jo për kufomat që solli politika e tij, po nga frika se po i ikte pushteti nga duart, me të cilin ishte i lidhur pazgjidhshmërisht. Në konferencën e shtypit që organizoi me këtë rast u mundua të mashtronte opinionin shoqëror, që ta largonte përgjegjësinë nga vetja. Ai arriti deri atje sa të deklaronte se nuk njihte baxhanakun e tij, që në fabrikën e vdekjes kryente detyrën e shefit të cilësisë, se “nuk dinte ku binte fshati Gërdec” se, ngjarja ndodhi nga një “difekt teknik” e broçkulla të tilla. Opozita socialiste me Edi Ramën në drejtim nuk diti ta shfrytëzonte këtë moment të “artë” për të marrë pushtetin dhe për të hedhur Saliun përfundimisht në koshin e plehrave.

Berisha u angazhua për të penguar hetimin e thelluar të ngjarjes. Për të ushtruar presion mbi prokurorët dhe gjyqtarët aprovoi në Kuvend ligjin për hapjen e dosjeve, gurë të cilin e mbante fortë në dorë për ta përdorur kur ia kërkonte interesi i tij për të goditur kundërshtarët politikë. Në një kabllogram të dërguar nga ambasada Amerikane në Tiranë për Departamentin Amerikan të Shtetit thuhet: “Që nga aprovimi i ligjit, prokurori i përfshirë në hetim për ngjarjen dha dorëheqjen duke u shprehur se, “Po jap dorëheqjen për të mos politizuar zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit”. Kjo mund të ishte edhe rastësi, por dy ditë më parë se shtylla të jepte dorëheqjen, asistenti politik i ambasadës amerikane kishte parë vëllain e prokurorit Shtylla duke drekuar me sekserin e punëve të pista të kryeministrit Berisha, pronarin e gazetës së krahut të djathtë “55”. Prokurori Shtylla pasi dha dorëheqjen u transferua prokuror i thjeshtë në prokurorin e Elbasanit.

Mafia qeveritare ishte e përfshirë në trafikimin e armëve. Në atë kohë zhvilloheshin luftime në Afganistan. Forcat amerikanë që merrnin pjesë në këto luftime kërkonte municion, po ky të mos ishte prodhim kinez, pasi Kina ishte nën embargon amerikane për ngjarjen në Sheshin Tian-Men, ku u vranë nga qeveria dhjetra studentë që kërkuan ndryshimin e sistemit. Qeveria “Berisha” për t’iu shmangur këtij fakti porositi që të bëhej falsifikimi i nevojshëm. Kështu u ndryshua paketimi nga kuti metalike në kuti kartoni. Këtë ripaketim e mori përsipër Kosta Trebicka, i cili angazhoi 100 punëtorë të firmës së tij “Xhoi”. Por Trebickës i lindi dyshimi se përse do të bëhej kjo punë e dyfishtë. Ai ndërmori një udhëtim në Uashington për t’u takuar me avokatët e tij për të diskutuar për këtë çështje. Kur kthehet në Shqipëri ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu e largoi nga kjo punë, pasi ia kaloi shokut të Shkëlzen Berishës, si njeri më i besueshëm.

Kosta Trebicka ia hoqi petat lakrorit. Në një televizion kombëtar, ai bëri llogaritë se sa fitonte mafia në pushtet në trafikimin e armëve dhe sa fitonin të tjerët të lidhur njeri pas tjetrit në zinxhirin e mafias. Çështja u hap për opinionin, po kjo solli pasoja për Trebickën. Ai po e shikonte se qeveria mund të hakmerrej ndaj tij, prandaj vendosi t’i harronte ato që kishin ndodhur. Ai kishte akoma disa biznese të suksesshme, kishte gruan dhe fëmijët në rregull, po çdo ditë merrte kërcënime në telefonin e tij, sa ishte i detyruar që numrin ta ndërronte disa herë. Nga ky moment, ai po e kuptonte se i kishte ditët e numëruara në këtë jetë.

Një ditë të bukur, Kosta shkon për gjueti në një fshat të Korçës, ku papritur gjeti vdekjen. Nuk u kuptua se si, në një rrugë të drejtë, makina në pronësi të tij i kërcen mbi trup duke e lënë të vdekur. Ky u trajtua si aksident rrugor, duke folur edhe në emër të një eksperti amerikan. Por gazeta prestigjioze “New York Times” shkroi një artikull duke theksuar se deklarata e ekspertit amerikan ishte manipuluar, pasi ai deklaron se Trebicka kishte marrë një plumb në pjesën e parë të kokës. Për gazetën që publikoi artikullin, Berisha deklaroi se ajo është një letër higjienike.

Në tetor të vitit 2016, duke iu drejtuar shumicës, doktori në diskutimin e tij në Kuvend theksoi se “Gërdeci duhet shpallur vrasje shtetërore, por ju jeni të pandërgjegjshëm që ta bëni këtë. Ne bëmë gjithçka për t’i kompensuar familjet e dëmtuara, por të vrarët nuk i kompenson dot. Kompania mbikqyrëse ishte një kompani shtetërore. Që këtu është përfshirja e tyre në vrasje shtetërore pa dashje. Po në këtë rast lind pyetja, përse qeveria e tij nuk e shpalli tragjedinë ashtu siç ishte, shtetërore, po duhej ta shpallte qeveria “Rama” 8 vjet më vonë!? Ai derdhi aq shumë para në këtë fshat për të blerë edhe votat në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2009, sa kush e dëgjoi këtë lajm nga KQZ mbeti i habitur.

Sa herë diskutohet në Kuvend çështja e Gërdecit apo çështje të lidhura me trafikun e armëve, Berisha revoltohet, ngre zërin, shan. Gërdeci ishte një krim shtetëror, si i tillë shteti duhej t’u paguante jetën atyre që vdiqën dhe t’u siguronte të ardhura të domosdoshme për të jetuar në kushte normale pjestarëve të tjerë të mbetur gjallë. Për këtë arsye, ai nuk e zuri në gojë këtë çështje sa ishte në krye të qeverisë. Për Gërdecin janë shkruar shumë artikuj, libra, janë xhiruar filma. Pra nuk është heshtur, ajo që ka heshtur është drejtësia shqiptare, e cila është fajtore para opinionit mbarë kombëtar.

Kjo është epoka “demokratike” kur qeveriste “Berisha”, në të cilën çdo gjë u ble dhe u shit. Nga Gjon BUSHPEPA