BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Histeri apo histori!

Histeri apo histori!

Nga Artan Xh. DUKA

Tregon një i moshuar: “Trokasin në derë dy të rinj të huaj fetarë. Ashtu me buzëqeshje më dhurojnë një libër të vogël. “Për ju xhaxho, më thonë, … rrëfen rrugën e vërtetë, atë që nuk thuhej deri dje …” I dëgjova me respekt dhe pastaj u them se e kam dhe unë një libër të vogël dhe nëse donin mund t’ua tregoja. “Patjetër”, thanë rinia, me siguri të kënaqur sepse shquan interes. E marr librin nga sirtari, e hap e u lexoj ca gjëra prej tij. “Tamam, reagojnë me ngazëllim çunat. Ja kjo është. Mirësia tek njeriu, solidariteti me të tretët, dashuria për vendin… këto thotë edhe Perëndia…”. Mirë mo, mirë, dakord, u them. Por këto i shkruan Enver Hoxha dhe ky libri janë dhjetë cilësitë e komunistit. E me këtë rast u llafosa edhe historinë e Adem Rekës…”

Kështu kjo punë. Me llafe, lum si ne! Ndërkohë, miliona janë marrë në qafë në emër të ideales. Sot merremi me komunizmin ndonëse edhe vetë feja që e ndjekin miliarda, nuk i ka lënë gjë mangët nga antikiteti e deri sot (flijimet, kryqëzatat, reformizmi i përgjakshëm protestant, inkuizicioni, terrorizmi etj). Por ja që historia nuk është “ose-ose” por “edhe-edhe”. Aspak bardhë apo zi.

Sepse, vjen tetori dhe po ai avaz. Enveri ashtu, Enveri kështu. Hyjnizohet, shahet … e historianët nuk i vë kush në refene. Ndërkohë, çdo gjë në këtë dynja, si atomi themeltar, ka negativen e pozitiven bashkë, ndaj jo vetëm ndaj Enverit por për çdo sherr historik mes nesh lypet mëndje e ftohtë dhe jo pasion, nga çdo krah qoftë ai, ndryshe tribalizmi e kompleksimi tradicional ndaj së shkuarës do qorollepsë të ardhmen pafund. Kot themi që koha bën të sajën; ndonse faktet janë sheshit, tek ne sherri pasionant është bërë stafetë brezash! I pranojmë faktet për ngjarje shekuj më parë; i shpërfillim për 50 vite më parë.

“Duvanë” të huajit!
Debatohet në rraskapitje roli i Enverit në mbrojtjen apo shitjen e interesit kombëtar ndërkohë që faktet janë aty. Për ironi, shajnë më fort ata që nuk e kanë gajle faktin e fatit të Shën Naumit e Plavë e Guxisë, marrjes e pushtetit me mercenarë sllav, braktisjen e vendit më 7 prill, kolaboracionistët që dorëzuan kurorën mbretërore e “çelësat” tek pushtuesi, “disidencën” që u strehua në Greqinë e Jugosllavinë antishqiptare, qeverinë “demokratike” që ofroi det ndaj Greqisë etj.

Nga ana e tij Enveri nuk dha një pëllëmbë truall, nuk lejoi këmbë ushtari të huaj, nuk e bëri vendin republikë të 7, iu kundërvu provokacionit të Gushtit, u prish me superfuqi aleate si Rusia e Kina pasi ata u afruan me armiqtë shekullorë në rajon etj. Ndërkohë që mund të imitonte Kadafin, Mubarakun etj diktatorë “properëndimorë”, të jepte ca koncesione e qeveriste kollaj si dinasti! Nuk ke pse të jesh komunist të vlerësosh këtë gjë. Thjesht patriot ndaj dhe anti-enverizmi nuk mund të përligjë cënimin e interesit kombëtar.

A ekziston sindroma 1913 në perëndim?
Me “letra”, përveç luftës botërore, komunizmi tek ne nuk ishte palë me perëndimin. Në këtë kontekst, Enverin e përflasin për vetë-izolim dhe instalim të një rregjimi antidemokratik ndonëse sërish, sikurse dhe monarkia, ishte shtet me ligjet e tij (abuzimet ligjore hasen edhe në demokraci). Me kutin e sotëm, monizmi nuk ishte demokratik. E pranonte vetë kur propagandonte diktaturën e proletariatit ndonëse fliste për demokraci popullore njëkohësisht. Trashëgimia më rrënqethëse e tij ishte lufta absurde dhe mizore e klasave dhe këtu i pari mban përgjegjësi. Aksioma “qëllimi justifikon mjetin” nuk justifikon gjëmat me fatet njerëzore dhe sociale pavarësisht kontekstit absurd të luftës Botërore e asaj të Ftohtë ku sa lindja, ashtu dhe perëndimi nuk krenohen sot (nga mizoritë e luftës klasore në lindje, tek makartizmi, sulmet atomike, luftrat në vendet ish-koloniale apo Azi etj). Por tragjikja nuk njeh ideologji dhe sikundër dje monarkia eliminoi kundërshtarët e saj (Bajram Currin, Avni Rustemin etj), ashtu dhe 21 janari do të mbetet njollë për një shtet demokratik.

Ndonëse pas lufte Enveri nuk u bë haptazi palë me perëndimin, sipas medias del se CIA raporton se hapja ndaj perëndimit në fundvitet 80 ishte edhe synimi i tij. Kritikët e sotëm ndërkohë shpërfillin faktin se përtej vullnetit të një njeriu, Jalta bëri të vetën me “vijat e kuqe” të influencave mes superfuqive në rajon (ndoshta kjo shpjegon edhe heshtjen perëndimore edhe pas prishjes me lindjen) sikurse ndërkohë Greqia dhe Jugosllavia antishqiptare e kohës, gëzonin mbështetjen e apo atij perëndimi që vulosi kufijtë e 1913, shpërfilli masakrën ndaj Çamërisë, mbështeti UDB e Asfali që sesa antienveristë ishin antishqiptarë në thelb etj.

Hëm enverist, hëm pro-perëndimor!

E megjithatë, me politikat e tij, Enveri sërish çoi ujë në “mullirin” perëndimor. Fillimisht me luftën Nacional-Çlirimtare kur komunistët i rezistuan tundimit nazi-fashist për një Shqipëri përtej kufijve të 1913 (kolaboracionizmi do të provokonte tkurrjen e kufijve) dhe iu bashkuan Koalicionit botëror kundër Boshtit. Kësisoj, në Shqipëri u angazhuan ushtri të Boshtit, që ndryshe do të angazhohej gjetiu në perëndim me kosto materiale, operacionale dhe njerëzore për aleatët (një traditë Skënderbeniane që dikur qëlloi fatlume për civilizimin europian përballë rrezikut osman).

Ajo vijoi më tej me heqjen e “tullës” së parë kampit sovjetik (denoncimi i Traktatit të Varshavës, largimi i bazës navale në Karaburun etj), moslejimit të influencave lindore në Shqipëri, mosreagimi ndaj provokimeve në rajon etj ngjarje që prodhuan një neutralitet që në terma real ishte një favorizim indirekt i gjeopolitikës perëndimore në kushtet e Jaltës.

Ndërkohë, duhet pranuar nga të gjithë se monizmi humbi shansin historik që, përtej fuqive perëndimore europiane që e kishin bërë zgjedhjen e tyre me Greqinë e Jugosllavinë antishqiptare në rajon, të mirëkuptohej e hapej ndaj SHBA që në një Ballkan të ndarë në zona influence, ishte e interesuar për partneritet rajonal. Një shans historik ky për të balancuar gjeopolitikën tradicionale pro-greke e pro-serbe prej Europës (edhe sot Serbia lakohet për integrimin në BE ndonëse bëri tre luftra të përgjakshme dhe asnjëherë nuk shfaqi pendesë për genocidin ndaj Kosovës). E sërish sot, paradoksalisht, nëse një enverist mund ose jo të jetë pro-europianist, ai është 100% pro-amerikan sepse dhe atje ku ndan ideologjia, bashkon interesi shqiptar.

Demokracia nuk ka komplekse

Enveri besonte në idealin e tij. Sikurse një fetar në besimin e tij. Askush nuk mund të akuzohet se beson në utopi (feja për shumëkënd është e tillë) por për insistimin dhe shpalljen armik e kundërvënien ndaj tjetrit që mendon ndryshe prej tij. Sesa me idetë socialiste (disa prej të cilave janë inkorporuar në kapitalizmin social-demokrat), debati duhet kanalizuar tek rruga për t’i jetësuar ato. Lufta ekstreme klasore, dhuna etj, nuk janë rruga drejt ideales dhe mendimi i lirë e alternativ janë pasuri dhe jo kërcënim.

Enver Hoxha ishte produkt i kohës dhe barti kontradiktat e saj. Nëse bëhet lidhje e shkurtër mes Enverit dhe dështimeve të kohës, për analogji duhet bërë edhe për arritjet jo të pakta në atë periudhë. Nga arsimimi dhe edukimi qytetar, lënia pas e ekonomisë feudale, urbanistika, mjekësia kapilare, hovi në art dhe kulturë, emancipimi shoqëror (liberalizmi, kundërvënia ndaj zakoneve prapanike, alternativa filozofike ndaj besimit dhe liria nga hyjnia etj). Por e mira dhe e keqja e tejkalojnë fuqinë e një njeriu dhe trashëgimia moniste mbetet kontribut brezash.

Debati nuk ka pse tirret nëse duhet veç hyjnizuar apo veç denigruar ai njeri. Nuk jemi aq primitiv si shoqëri sa t’i falemi një “perëndie” moderne e mbyllim sytë para dramave të djeshme por ndërkohë duhet të jemi aq demokrat sa të mos nxijmë të bardhën me zor. Çlirimi nga sindroma e “tetorit” dhe komplekset si shoqëri do çlirojë kohezion dhe energji pafund. Boll debatuam për monumente. Perëndimi i ka pjacat plot me perandorë dhe mbretër gjakatar por që konsiderohen patriotë! Pjacën e meriton patrioti, qoftë ky komunist apo demokrat sepse vetëm patriotizmi i bashkon të gjithë. Për të tjerët, jemi të lirë të shajmë apo të hyjnizojmë. Quhet demokraci. Dhe sheh “gri”.