BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë e lavdishme, LANÇ

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë

Ka kohë që është ndërmarë një fushatëe intensive për të errësuar periudhën më të lavdishte të popullit shqiptar, atë të luftës antifashiste Nacional Clirimtere, duke e paraqitur si luftë vëllavrasëse, si luftë civile etj etj. Kjo, është një strategji e tërë e me një qëllim të caktuar nga neoballistët e sotëm, që nga Krerët e Istitutit të studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmi qysh nga Agron Tufa e deri tek Celo Hoxha, sipas të cilëve,Lufta antifashiste Nacional Clirimtare, paraqitet një luftë civile dhe Partia Komuniste që udhëhoqi këtë luftë paraqitet si një forcë terroriste që ka kryer masakra, etj, etj. Të gjitha argumentat e neoballistëve, janë sa qesharake, aq edhe naïve sepse nuk është e lehtë që me një të rënë ta lapsit të fshish nga Historia periudhën e artë dhe më të lavdishme të popullit shqiptar, sic është lufta antifashiste Nacional Clirimtar, që është shkruar me gjakun e atyre që u ngritën në luftë për një ideal të madh atë të clirimit të vëndit nga pushtuesit e huaj, që është shkruar me gjak sakrifica nga një popll i tërë. Të ndërmarësh një aksion të tillë për të deformuar historinë, është një aventurë e rrezikshme, autorët e të cilës, as në shumë e as më pak, bëjnë “attentat” ndaj vetvehtes. E tërë kjo histeri për të mohuar luftën, nuk bëhet rastësisht, por me njq qëllim të caktuar, pikërisht nga ata që as dje nuk shkrepën një pushkë kundër pushtuesit e tradhtarëve, kurse sot, i vendosin shkopinj nën rrota një demokracie të vërtetë. Një gjë, është e qartë si dielli që lind në mëngjez qw Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare, ishte “guri i provës” që ndau “shapin nga sheqeri” që ndau njëherë e mirë ata që ishin për clirimin e vëndit dhe u vunë në ballë të luftës së armatosur, si e vetmja rrugë e shpëtimit Kombëtar për të cilën kanë dhënë prova të shumta heroizmi dhe lavdie dhe atyre që prisnin të “kthjellohej” situata, të clirohej vëndi dhe të merrnin flamurin e fitores, njësoj sic bëjnë sot pasardhësit e tyre, për të marë pushtetin në tavolinë, pa mund, pa djersë... Si u bë e mundur që disa “cunakë pa përvojë e pa eksperiencë” sic i quanin komunistët, fituan besimin e pupullit dhe “Baballarët e Kombit” që u “qante zëmra për Shqipërinë” si përfaqsues të familjeve të madha, nuk u shkoi askush nga pas? Edhe për këtë, përgjigja është e qartë. “Nëse këta “cunakë, të cilët në Prill 1939 nuk ishin as 50 vetë, iu deshën mbi dy vjet të krijojnë një parti dhe katër vjet të krijojnë formacionet luftarake nga më të ulëtat deri në ato më të lartat dhe Shtab të Përgjithshëm, kurse nacionalistëve, të cilët ishin të shumtë dhe me shumë njohje dhe mundësi organizimi, iu desh një kohë më e gjatë për të krijuar partinë (organizatën) e tyre dhe kurrë nuk arritën të krijojnë asnjë formacion luftarak apo Shtab drejtues të luftës? “Cunakët” u vunë në ballë të luftës dhe dhanë jetën në moshën e rinisë së tyrë,, kurse “Baballarët e Kombit” me “frak e me qostek” zgjodhën të qëndronin në bisht të situatës, si “Bishti I Kombit”. Këtë, e pohojnë vetë me gojën e tyre: Këta “luftëtarë të paepur” të “Bishtit të Kombit” e shkruajnë vetë me dorën e tyre me të zezë mbi të bardhë në vitin 1942: “Sot nuk na mbetet veçse nji gja me ba, me u armatosë dhe me pritë me kthjelltësi mbarimin e luftës, me pritë që të shihet qartë e mandej me veprue kundër çdokujt që kishte me dashtë me shkelë besimin tonë”? Të bëjnë luftë, pasi të ketë mbaruar lufta? Kundër kujt?! Missioni Ushtarak Amerikan, u vendos vetëm pranë Frontit Nac-Clirimtar dhe jo pranë nacionalistëve. C’farë tregon kjo? Mos vallë kjo tregon preferencën e misionit Amerikan për Ballistët? Po kështu, edhe tre fuqitë e Mëdha, SHBA,Britani,BS, njohën zyrtarisht Frontin Nac Cl dhe jo nacionalistët? Ç’do koment tjetër është i tepërt. A doni më “për.Belulin”, juve ballistë të djeshëm dhe të sotëm? Aktiviteti komunist në Shqipëri, u rrit dhe kulmoi me Krijimin e Partisë Komuniste më 8 Nëntor 1941. që me udhëheqjen e saj i dha luftës një karakter të organizuar dhe e ngriti atë në një shkallë më të lartë. Lind edhe një pyetje tjetër që ballistët spekullojnë: “A bëri gabime Partia Komuniste gjatë luftës për të bashkuar të gjitha forcat politike në një front të vetëm? Bëri aq sa bëri dhe mënyra se si e bëri, të paktën dicka ishte në interes të Shqipërisë, por zëri i saj nuk u dëgjua. Ishte mëse e vërtetë që problemi kryesor, ishte lufta kundër pushtuesve e tradhtarëve të vëndit pa përjashtim apo si të themi që të gjithë të ishin në një mëndje. Asnjë marëveshje nuk u bë midis Partisë Komuniste dhe forcave të tjera sic ishin Balli dhe Legaliteti sepse të dy “kampet” që e kërkuan këtë në Konferencën e Mukjes, nuk ishte, fajtore vetëm Partia e legalitetit por edhe Partia Komunistë që gjithmonë kërkonte të ishte ajo flamurtare e vetme e fitores në këtë luftë. Të dy “kampet” mbanin qëndrimet e tyre të kundërta, si vazhdim i të kaluarës, ashtu si kanë vepruar në c’do periudhë dhe në këtë kuptim asnjërën forcë politike nuk mund të hamëndësojmë që kishte apo jo të drejtë. Siç e shpreha, edhe Partia Komuniste kishte gabimet e veta, por e vërteta, mbetet e vërtetë. Pavarësisht nga gabimet, ajo që është e pafalshme, bashkëpunimi me okupatorët dhe tradhtarët, nuk është gabim, as faj, por është, si ta quaj krim sepse i kundërvihesh hapur interesave të vëndit dhe bëhesh palë me pushtuesit. Bashkëpunimi i Ballit Kombëtar, dhe “nacionalistëve” të tjerë me pushtuesit vërtetohet nga dhjetëra dokumente të huaja të kohës Kur themi bashkëpunëtorë të pushtuesit, kjo s’do të thotë thjesht ulje në tryezë me të, por pjesëmarrje në zbatimin e strategjisë së pushtuesit, duke minuar çdo përpjekjeje popullore për rezistencë, duke spiunuar, arrestuar, burgosur dhe vrarë vëllezërit e tyre shqiptarë për t’ia bërë të huajit sundimin të mundshëm dhe të lehtë. U bënë armiq të vendit të tyre dhe “Armiqtë miq i zunë”, thotë Naim Frashëri tek “Tradhtarët”. Ja ç´farë shkruan Komandati i forcave gjermane në Shqipëri Gjenerali Herman Nojbaher: “ Burrat e Ballit Kombëtar,kurrë nuk u ndeshën me trupat tona. Ata i përdornin energjitë e tyre kundër partizanëve në Jug të vendit… Prapavija jonë mbrohej nga banditë shqiptarë nën drejtimin e fiseve dhe të klaneve të tyre. Ata na mbronin në radhë të parë nga partizanët…”. Më tej, publicisti i shquar Branko Merxhani, shkruan: “Sa për të gjithë ata, qoftë këtej, qoftë andej (kufirit), për të cilët jam i bindur dhe kam fakte se bashkëpunuan me armikun e pavarësisë kombëtare me dashje dhe duke e ditur mirë e bukur se ç’bëjnë, i dënoj nga zemra pa më të voglin dyshim a ndrojtje. Janë tradhtarë të Atdheut dhe në tragjedinë shqiptare kanë luajtur rolin e njeriut të shitur tek të huajt. Perëndia na ruajt nga të këtillë njerëz në të ardhmen”. Gjithmonë kemi patur përshtypjen që mbas clirimit u është rënë në qafë shumë Ballit Kombëtar duke e ironizuar dhe tallur më shumë nga c’duhej, por kjo, është pak po të lexojmë raportin e nënprefektit të Fierit Zef Pepaj, drejtuar MPB në Maj të vitit 1944 ku shkruhej: “As më shumë e as më pak, këta gjysma e shqiptarëve, të themi, ishin kundra vetë shqiptarëve, duke mbështetur haptazi pushtuesit dhe tradhtarët, kundër bashkatdhetarëve të tyre, Ata nuk ishin atdhetarë, sepse ishin dakord me pushtimet e Atdheut nga dy diktatura të huaja dhe, për t’i lehtësuar këto pushtime, iu kundërvunë me të gjitha mjetet bashkatdhetarëve të tyre që ngritën krye ndaj pushtuesve.”. Po Protokolli “Dalmazzo Këlcyra, më 15 Mars 1943, a nuk ishte marrëveshje me pushtuesin? Nacionalistët” tanë që hiqen si pasivë dhe si viktima nuk ishin kurrsesi të tillë. Kreu i BK, Mit’hat Frashëri i drejtonte në 7 tetor 1943 një Qarkore forcave të tij, ku iu thoshte: “Të sulmohen forcat partizane dhe të bëhet propagandë kundër FNÇL” (Fondi 270, Dosja 11, AQP). Njëri nga eksponentët kryesorë të BK, Abaz Ermenji, thoshte se, “Balli Kombëtar, që kishte shumicën në numër, çoi në këmbë fuqitë e veta të qarqeve të Beratit, Elbasanit dhe Korçës dhe nga gjysma e nëntorit 1943 u hodh në sulm të përgjithshëm kundër komunistëve në një vijë që shkonte prej Mallakastrës në të gjitha pikat dhe u tërhoqëm në malësi të Përmetit dhe në Kurvelesh”. Ky pohim i tij, që përkon në kohë dhe në hapësirë me operacionin e dimrit 1943-1944, tregon qartë se BK ishte shndërruar në një repart ushtarak ndihmës i pushtuesve. Le ta mbyllim me atë c’ka i shkruante Nacionalisti Kostë Çekrezi në vitin 1945 mikut të tij Qazim Prodani: “Qofshin 5% ose 50%, ata (partizanët) janë burrat që luftuan burrërisht gjer në fund, pa u trembur as nga kapadainjtë qesharakë të Duçes, as nga automatët e fanatizuar të Fyhrerit dhe e fituan luftën për nder të Shqipërisë....”. Mbas çlirimit të Vëndit, “Baballarët e Kombit”, ikën bashkë me pushtuesit, ikën si tradhtarë dhe pas vitit 1945, filluan të ktheheshin në Shqipëri si spiunë dhe terroristë pasi, siç thoshte Abaz Ermenji,... “Perëndimi po i përdorte si kavie laboratori..”! Ish-kryeministri kuisling Mustafa Kruja, në kërkesën e tij për azil politik në SHBA në vitin 1952, ndër të tjera thotë: “Ja, kështu u bëra edhe unë një kuisling, u bëra Peteni i Shqipërisë…” (Panorama, 2 maj 2014). Mirëpo Philip Petain, edhe pse ishte heroi francez në Luftën e Parë Botërore, Franca e dënoi me vdekje. Kështu bëri edhe Norvegjia me Vidkud Quisling-un. Atëherë, përse ankohen kuislingët tanë? Vetëm sepse këta i dënoi një regjim komunist. Ata që mohojnë LANÇL, edhe sot, ndodhen në korridoret e pushtetit aktual dhe sillen si hije pas drejtuesve qeveritarë.. Ndërsa një llafazan tjetër u shpreh në një emision televiziv para pak kohësh,se, “Si ata që luftuan pushtuesin, ashtu edhe ata që bashkëpunuan me të, i shërbyen Shqipërisë sipas mënyrës së tyre”. Pra, sipas këtij farë burri, si luftëtarët e lirisë ashtu edhe puthadorët e robëruesit kanë të njëjtat vlera. Për ata që vajtojnë mosardhjen në pushtet të “nacionalistëve” pas Luftës së Dytë Botërore, më duhet t’iu kujtoj se Shqipëria e 1944 ishte Shqipëria që na lanë pikërisht këta “Baballarë të Kombit”, ajo Shqipëri për të cilën diplomati italian i viteve ’30, Pietro Quaroni, thoshte: “Pikërisht në Shqipëri unë kam kuptuar çfarë ka qenë jeta në vendet e tjera të Europës rreth vitit 1000″ (Valixhja Diplomatike, f. 89). Ndërsa majori anglez Richard Ridell, në vitin 1943, thoshte: “O Zot! Paskam ardhur në Mesjetë...! Siç del pra, Luftë civile vetëm ballistët bënë duke luftuar kundër forcave partizane. Ata quanin “çlirimtarë” vëndet e huaja që okupuan gjithë Shqipërinë dhe quanin “pushtues” (madje edhe sot përdorin termin “pushtimi komunist”), vëllezërit e tyre shqiptarë vetëm pse iu zunë karriget e pushtetit. Kjo do të thotë se për ata pushteti personal apo familjar ishte më i rëndësishëm se Shqipëria, sic është për “atdhetarët” e sotëm, pushteti personal, më i rëndësishëm nga interesat Shqipërisë. Midis një Shqipërie të pushtuar nga të huajt, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, që iu siguronte atyre një pushtet kukull dhe një Shqipërie pa pushtues, por me kundërshtarët e tyre në pushtet, ata preferonin të parën. Kolaboracionistët shqiptarë morën atë ndëshkim që iu dha homologëve të tyre në Evropën Perëndimore. Historiani dhe profesori i Universitetit të Harvardit, Ëalker Laqueur thotë: “Pas Luftës së Dytë Botërore në zonën britanike u shqyrtuan më shumë se dy milionë raste gjatë denazifikimit…Në Belgjikë (me 8 milion banorë) u hapën 634 mijë çështje penale dhe 77 mijë vetë u dënuan si bashkëpunëtorë të pushtuesit. Në Holandë 150-200 mijë burra e gra u hetuan si bashkëpunëtorë… Në Francë u dënuan 120 mijë vetë, duke përfshirë 4785 dënime me vdekje (prej të cilëve u ekzekutuan 2 mijë)…Midis të ekzekutuarve kishte edhe shkrimtarë dhe gazetarë” (“Europa në Kohën Tonë”, f.23-24 dhe 28). Pas rënies së komunizmit, doli në pah fytyra e vërtetë e të ashtuquajturve nacionalistë, e atyre që u reshtuan në anën tjetër të historisë, duke mohuar gjithcka edhe vlerat e larta të Luftës antifashiste nacional clirimtare duke e quajtur atë si luftë civile, si luftë që ishte midis shqiptarëve dhe jo luftë kundët poushtuesve e tradhtarëve. Luftë civile, vetëm ballistët bëne kunndër forcave partizane. Sic del pra, Luftë civile vetëm ballistët kanë bërë duke luftuar kundër forcave partizane. Lufta Nacional Clirimtare, ishte Luftë e drejtë për ata që e organizuan e udhëhoqën dhe fituan. Ajo, nuk ishte “Luftë Civile”.dhe këtë rrënjoseni mirë ju neoballistët e sotëm.