BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Histori me fastfood, gërmime arkeologjike, e ndjeshmëri trashëgimie në Itali!

Histori me fastfood, gërmime arkeologjike, e ndjeshmëri

Nga fillimi i vitit 2014, në Pompein e famshëm plasi nga e famshmja “Esspreso” skandali i një “Hipermarketi” mbi rrënoja romane. Po, po, arritën e ndërtuan në rrënoja arkeologjike edhe pse u zbuluan që në gërmime. U mor prokuroria dhe policia, hetimi dhe këshilltarë të inkriminuar plot. Sigurisht shoqëria dhe arkeologët u alarmuan dhe dënuan gjithçka. Por nuk është ky qëllimi i shkrimit, as historia e vërtetë që të bën përshtypje – sepse është një model ku biznesi i kapur ngushtë bën gjithçka të jetë e mundur të ruajë dhe shfrytëzojë arkeologjinë dhe mundësisht ta vendosë në shërbim e shoqëria, sërish reagon!

McDonalds, ose gjigandi i fastfood-it në botë, sigurisht me letra (leje dhe projekt) padyshim në rregull, fillon të ndërtojë në Marino një pikë të saj dhe gjatë gërmimeve, ju del një trakt rruge e shekullit II-I para erës së re. Menjëherë dhe pse kishin leje dhe padyshim nuk dihej ekzistenca e këtij trakti rruge antike – punimet bllokohen dhe hapet hetimi. Ishte një derivacion i rrugës Appia - kaq antike që të çon në Romë. Në këtë pikë, Mc Donalds, drejtoria arkeologjike, artet e bukura dhe pejsazhi për zonën Metropolitane të Romës, provinca e Viterbos dhe Ettruriajugore, vendosën të bashkojnë forcat dhe ndërtuan një projekt rikuperimi që vazhdoi 2 vjet. McDonald-si investoi rreth 300.000 euro, kurse “DRKK-JA” e vendit, kreu punët teknike dhe shkencore. Por – restoranti i rimendua mbi bazën e restaurimit si një strukturë urë, duke bërë të mundur vizitën dhe integrimin pikërisht me ndërtimin e multinacionales së ushqimit. Projekti bënte të mundur vizitën dhe shikimin e të gjithë traktit, prej mbi 45 metrash. Në fakt, u arrit një restorant- muze!

Por çfarë ndodhi? Nga qytetarët, arkeologë dhe shoqata të zonës dhe Italisë, janë bërë kritika të jashtëzakonshme dhe pse në fund të fundit, si toka dhe leja e ndërtimit, ishin në favor të McDonalds dhe ky i fundit kishte pranuar vonesën dhe riparimin apo rikuperimin e traktit vetëm 45 metra! Kishte dhënë dhe 300.000 euro (pra nuk kishte marrë, por kishte dhënë) të cilat bënë të mundur dhe mrekullinë e vjetër, të dalë në dritë! Çfarë ndodhi? Popullsia e Marinos, shoqatat mjedisore, ato të cilat merren me “tutelën në trashëgimi” pronësinë e monumenteve dhe arkeologjisë – nuk lanë fjalë kundërshtie dhe protestë pa bërë. Një nga hipotezat e jashtëzakonshme në ndjeshmëri ishte dhe se “McDonalds” po shfrytëzonte pronësinë historike dhe arkeologjike të zonës, për të rritur vizitat dhe përfitimet e tij! Për këtë kërkuan ndryshimin e kalimit dhe mundësinë e mos afrimit në “fastfood”, por ardhjes nga jashtë në rrënojat, pa kaluar domosdoshmërisht në ndërtimin e gjigandit McDonalds! Por përveç kësaj, kundërshtitë erdhën dhe nga restauratorët e Marinos dhe atyre më afër si Ariçia, të cilët konsiderojnë se aktiviteti fastfood mbi një trakt të tillë antik – do të dëmtonte fitimet e lokaleve tradicionale të pikërisht zonës! Dakord?!

Ka pasur një gjigand i tillë “paradhënës dhe për site arkeologjike e muze” probleme të mëdha në raport me kufijtë e tij me “lëkurën tradicionale sociale të qyteteve dhe rajoneve”?! Një nga këto beteja është ajo e Bashkisë së Firences me hapjen e një pikë të gjigandit në fjalë përballë Duomo-s së qytetit. Nardella në atë kohë si kryebashkiak i qytetit historik dhe kryeqytet kulture në Europë, e arsyetoi me mbrojtjen e aktiviteteve tradicional në qendrën historike e mbrojtur nga UNESCO. McDonalds mori një “NO” nga qytetarët dhe administratorët e Firences dhe kërkoi një dëmshpërblim prej 18 milionë euro - si dëm të imazhit të multinacionales që ishte! Megjithëse kjo multinacionalëe e stërfuqishme është impenjuar – projekti është stopuar! Po ashtu dhe ngjarja e Borgo Pio në Romë, ka pasur shumë kundërshti – në dhënien e një fasfood pak metra nga Passetto dha nga kolonat e sheshit Shën Pjetër. Janë zëmëruar si qytetarët dhe bashkiakja Raggi. McDonalds biles u soll disi më butë dhe në marrëveshje me pjesën klerikale të “Lëmoshës Apostolike” në pikën e shitjes shpërndan vakte gratis për njerëzit në nevojë! Në fakt, po tregoj një histori ku një multinacionale nuk thyen ligje dhe rregulla, nuk është në tender dhe nuk ka ndërhyrë të “sipër vendoset” një siti arkeologjik apo dhe të jetë prezent, kur rrënojat janë jashtë! Diku ka fituar dhe diku ka bërë si në Marino ku ka ndërfutur fasfood-in afër traktit 2000 vjeçar, por diku dhe shumë ku, ka humbur fare nga rezistenca e qytetarëve, administratorëve dhe arkeologëve e shoqatave të tilla?!Ka dhënë miliona për trashëgiminë dhe ka tendencën që të mos mbulojë por të bashkojë të vjetrën me botën e re të biznesit dhe fitimit! Gjithsesi nuk bëhet fjalë që të mbikalojë në strukturat e mbrojtura, të zbuluara dhe me status të jashtëzakonshëm – të ditur dhe shpallur dhe pse është një multinacionale e stërfuqishme me financa dhe lidhje të larta politike ekonomike, kudo në çdo shtet! Biles nuk mund t’ju rrijë as përballë – sepse ju prish pamjen! Nuk e duan një shumicë individësh dhe njerëzish të kulturës dhe trashëgimisë.

Ruajtja e trashëgimisë dhe vazhdimi në jetën moderne shumë herë janë në papajtueshmëri të jashtëzakonshme! Mirëpo ka ligje që i stabilizojnë rregullat e një ecje në kohë dhe ruajtje në histori arkeologji apo më mirë të them – trashëgimi!

Po ka diçka! Mjerë ai vend, ajo zonë dhe ai rajon, që ka individë që nuk i shkojnë ligjit deri në nenet e fundit, nuk lexojnë dhe akoma më keq – përdorin në maksimum mosdijeninë “e qëllimshme” për të prishur model dhe kulturë! Arroganca në ecjen përpara, pa ruajtur atë që ka qenë dikur – shërben për të humbur identitet kulturor! Ne, sidomos ne nuk kemi luksin për të humbur asgjë! As për të riparuar njësoj, si për të humbur! Në Itali ku është 40% e pronësisë kulturore të botës – nuk është se janë të parët në ruajtje dhe konservim, por grinden shumë kur ju preket kjo pasuri! Në Gjermani grinden më pak! Pse? Nuk ka nevojë kaq shumë! Sepse administratorët, jo vetëm i shkojnë ligjeve deri në fund, duke i lexuar dhe zbatuar, por nuk ka kurrfarë shansi që “rrumpallhane dhe trafikantë trashëgime” të marrin vendime! Gjithsesi ne kemi shtetin – ai duhet të na mbrojë, të na ndriçojë, të na gëzojë, duke mbrojtur trashëgiminë kulturore?! E di se njerëzit e tij nuk janë të gjithë kështu – por shteti po, ai duhet të jetë! Apo jo!?

Nga Besi BEKTESHI