Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Opinion / Editorial

Historia e vendosi Pezën si gur prove të atdhedashurisë, midis fjalës dhe veprës

Historia e vendosi Pezën si gur prove të atdhedashurisë, midis

Historiografia shqiptare e ka stampuar tashmë një herë e përgjithmonë datën historike të “Konferencës së Pezës” si 16 shtatorin e vitit 1942. Është kjo një datë që, si partizanët ashtu dhe ballisto-zogistët asnjëherë sidomos këtë gjë, mbas viteve 90-të, kurrë nuk e kanë venë në diskutim. Të dyja palët, në fakt, në polemikat e tyre nuk janë ndalur aspak në vërtetësinë e datës apo të vendit, sikurse nuk kanë polemizuar kurrë dhe për asnjë moment mbi vendimet e Konferencës së Pezës, nëse ishin apo jo të drejta. Po si është e mundur që dhe pse palë me pikëpamje të ndryshme, arritën që të binin në një mendim të përbashkët dhe cilat ishin arsyet e këtij uniteti midis palëve? Përpara se të shkojmë te Konferenca e Pezës është me vend të theksohet se krijimi i një fronti të gjerë popullor në luftë kundër nazi-fashizmit, ishte një thirrje dhe vendim i aleatëve të mëdhenj të asaj kohe, sikurse ishin Anglia, Amerika dhe Bashkimi Sovjetik, të cilët u bënin thirrje popujve dhe forcave të ndryshme politike të Europës dhe mbarë botës për t’u bashkuar në një front të vetëm kundër fashizmit, i cili tashmë nuk ishte vetëm një rrezik kërcënues, por dhe një realitet i hidhur që po e vuanin popujt e shtypur prej çizmes së tyre. Kështu, që në këto kushte edhe forcat e tjera politike, si ato të legalistëve të Abaz Kupit po balliste të Mit’hat Frashërit dhe komuniste të Enver Hoxhës u bënë pjesëmarrëse të këtij evenimenti me rëndësi të madhe historike. Natyrisht, shembuj të tillë të unitetit kombëtar Shqipëria i pati manifestuar qysh më hershëm me “Besëlidhjen e Lezhës” më 1444, Lidhjen e Prizrenit më 1878 e deri te akti i shpalljes së Pavarësisë. U zgjodh Peza jo rastësisht, sepse Peza e babë Lymit ishte ajo që organizoi sulmin e parë të një çete të armatosur e të mirë organizuar kundër trupave pushtues italiane, (një ndër çetat e para në Europë), por dhe për faktin tjetër se duhej mundësisht të ishte shumë afër kryeqytetit, Tiranës dhe pikërisht nën hundën e armikut. Po pse “Zogistët” e Abaz Kupit sikurse dhe ballistët ranë në një mendje që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit?! Cilat ishin ato pika të përbashkëta që i detyronin “me hir apo me pahir” të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës të shprehnin gatishmërinë dhe a do të ndodhte realisht ajo që pasqyrohej në firmat e tyre për vazhdimësinë e luftës e deri në përfundimin e saj, apo disa palëve pjesëmarrëse të kësaj Konference kjo do tu interesonte për “konsum publik” duke tundur me të madhe “kartën e nacionalizmës “? Nëse do t’i merrnim në shqyrtim të gjitha vendimet kryesore të kësaj Konference sikurse janë- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje. - Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin. - Rreshtimin e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan. - Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte etj do të vërenim se e vetmja forcë politike, e cila u qëndroi besnike këtyre vendimeve ishte pikërisht PKSH dhe Enver Hoxha, teksa Abaz Kupi, i cili u zgjodh dhe n/kryetar i Këshillit Antifashist mori pjesë vetëm në atë mbledhje, e cila për të ishte e para dhe e fundit, pa folur këtu për ballistët e Mit’hatit, të cilët nëpërmjet n/kryetarit të tyre Ali bej Këlcyrës, Nuredin Vlorës gjashtë muaj më vonë në një kënd të hotel “Dajtit” në Tiranë më 15.3.1943 do binin në ujdi me përfaqësuesin e trupave pushtuese italiane gjeneralin Renzo Dalmazzo, nga ku ballistët, jo vetëm që nuk do e luftonin fashizmin, por merrnin përsipër me anën e një “Protokoll nderi” (menderi) midis Komandant i Armatës IX, gjeneralit të mësipërm në fjalë, i cili do të firmoste me cilësinë e kryekomandantit të trupave italiane në Shqipëri, Ali Këlcyra me cilësinë e nënkryetarit të “Ballit” si dhe z. Nuredin Vlora anëtar i KQ të “Ballit” angazhoheshin se: “Të dy delegatët e lëvizjes nacionaliste i deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale kryekomandantit të trupave italiane se asnjë kryengritje e përgjithshme nuk do të ngjasë në Shqipëri e sidomos në zonat e jugut të Shqipërisë”. (si duket meqenëse Nuredin Vlora ishte nga jugu shkoi atje si garant i protokollit). Mbi bazën e Mbledhjes së parë antifashiste të Pezës, duhej të ngriheshin në të gjithë vendin dhe këshillat Nacionalçlirimtarë si organe të pushtetit lokal, duke shkatërruar pleqësitë e qeverisë kolaboracioniste të cilat i kishin zgjedhur dhe emëruar prefekturat që ishin hallka të një lidhje e bashkëpunimi midis pushtetit lokal të emëruar nga pushtuesi. Masakrimi i “Këshilltarëve të Hekalit”, kapja dhe dorëzimi i Qeriba Derrit (heroinë e popullit), masakra e 4 Shkurtit, masakra e Vranishtit në Vlorë, e në shumë qytete e fshatra të Shqipërisë, janë disa nga moria vepra të ballistëve në bashkëpunim me okupatorin. Ja se si i shkruan Vizhdan Risilia ish-prefekt i Vlorës në letrën e tij Ministrisë së Brendshme që mban datën 28 shkurt 1944: “Kemi nderin t’ju njoftojmë se, më datë 14 të këtij muaji është arrestuar prej organizatave të Ballit Kombëtar të Vlorës gruaja e quajtur Qeriba Derri aktiviste komuniste, e shoqja e Shaqo Derrit”. Ballisto-zogistët në këshillat nac-çl. jo vetëm se nuk morën pjesë, por i sabotonin ato. I sabotonin me qëllim, që ta shkëputnin popullin nga lufta e sidomos fshatarësinë patriote. Nëse do t’i shihnim me një sy të vëmendshëm shumicën e krerëve të “Ballit” dhe të “Legalitetit”, historia nëpërmjet dokumentacionit arkivor, i cili është me shumicë, do të na dëshmonte se ajka e tyre, na qenkëshin “derë e parë” e me tituj, gjë që njëkohësisht vërtetonin dhe shtresën sa nga vinin në luftë e drejt kujt shkonin, sikurse psh. tituj socialë “bej”, “aga”, “kapedan”, “bajraktar” etj. Deri në vitin 1943, pra deri pra se të kapitullonte Italia e Mussolinit, “Balli” tregohej luajal, hidhte ndonjë pushkë në të rrallë si me çetën e Hysni Lepenicës, për të treguar se dhe “Balli po bën luftë” dmth që të bindte dhe aleatët, se i ishin bashkangjitur koalicionit të madh antifashist, teksa me futjen e gjermanëve që zëvendësuan pushtuesit italianë, ata e hoqën gjithë ngazëllim maskën që i pengonte në frymëmarrjen dhe aktivitetin e tyre tradhëtar, duke dalë hapur, madje duke pranuar dhe tre-katër portofole ministrorë, në qeveritë pro naziste kuislinge. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse për këtë flet dhe qarkorja ku kreu i “Ballit” Mithat Frashëri del hapur duke urdhëruar të gjitha strukturat e “Ballit” që të pushojnë veprimtarinë e operacioneve luftarake (7 tetor 1943). Po sos kishte luftuar ndonjë herë balli, që duhej ta pushonte veprimtarinë luftarake! Po e lemë mënjanë historiografinë e komunistëve, sepse ata duke qenë në pushtet e kanë shkruar historinë si kanë dashur ata duke ja “ngrenë hakun ballisto- zogistëve”. Po ç’thonë vet anglo-amerikanët për rolin e ballisto-zogistëve në luftë?!

Në zyrat “Foreign ofisit” dok. I dt 3/12/1943(Prot.- FO /371 File nr.37145) theksohet:

“Duke qenë se situata ka ndryshuar shumë, rekomandojmë që të denoncohet “Këshilli i Regjencës” kolektivisht, por dhe një për një të gjithë me emër. Po ashtu duhet të distancohemi urgjentisht nga “Ballkomi” (Balli Kombëtar) dhe zogistët” dhe më poshtë: “Të gjithë këta janë duke b/punuar me gjermanët, e prej tyre janë pajisur me armë në sasira të mëdha, duke i vendosur të ruajnë rrugët kryesore, të ruajnë rendin në qytete duke dalë dhe patrulla e me këtë rast i lehtësojnë dhe i çlirojnë trupat gjermane nga këto detyra. Është me vend të theksojmë, se të gjitha aksionet e forcave Nac-çl kanë hasur dhe ndeshur në forca të përziera gjermano-balliste, të stërvitur mirë nga gjermanët.

Pra nga sa shikohet Balli, por edhe Legaliteti vërtet formuan frontin e tyre, por ky ishte një front i cili i kundërvihej lëvizjes Nac-Çlirimtare ishte dhe një akt tradhtie jo vetëm ndaj popullit shqiptar dhe atdheut të tyre Shqipërisë, por dhe ndaj koalicionit të madh, që këtë dokument e kishin firmosur vetë në Pezë, duke u rreshtuar në këtë rast te forcat e “Paktit të çeliktë” ose si i thonë në boshtin famëkeq Romë-Berlin-Tokio. Po mirë gjenerali nazist Herman Neubacher çfarë thotë për ballistët, të cilit i kishin shërbyer me aq zell? Ja dhe Balli i Kombit sipas gjerman agait: “Forcat nacionaliste, që gjatë kohës së okupimit italian kishim dalë në mal (“Balli Kombëtar“) sipas rregullit të armikut Nr.1 nuk do të përbënte rrezik për ne. Për ta (Ballin) kundërshtarë Nr. 1 si në Jugosllavi ashtu dhe Greqi ishin komunistët”. Ja pra si i diskrediton Peza dhe e gjithë Shqipëria ballisto- zogistët. Kështu që Peza na jep një leksion të madh, ajo ndan dhe përcakton drejt duke i vënë në provë një herë e përgjithmonë atdhetarët e vërtetë nga pseudoatdhetarët. Ajo na dha një leksion të madh historik që kur Atdheut i kërcënohen rreziqe, duhet të jemi të bashkuar pa dallim feje, krahine e ideje, sepse nëse nuk ndodh kështu, e paguan shtrenjtë me bijtë e tij çdo popull. Peza u bë gur prove për çdo shqiptar të asaj periudhe historike dhe vetë kjo histori i vendosi si monumenti i saj, në mes gur prove midis fjalës dhe veprës. Ata që dhanë fjalën dhe që e mbajtën të deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë ishin partizanët me komandantin e tyre legjendarin Enver Hoxha.

Lavdi Pezës heroike!