BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Historia edhe pasurohet edhe rishkruhet, por mbi bazë dokumentesh, jo me gënjeshtra dhe logjikë amatori!

Historia edhe pasurohet edhe rishkruhet, por mbi bazë dokumentesh, jo me

1.  Ndjek me vëmendje artikuj në shtypin e ditës dhe debate në televizione të ndryshëm për historinë e LANÇ-it e vlerat e saj dhe për socializmin. Po kështu qëndroj në anën e historianëve që janë me fakte dhe dokumente shkencorë kundër historianëve servilë, që, para 1990-s, botonin në mbështetje të LANÇ-it, ndërsa, pas '90-s, shkelën mbi vlerat e historianit të vërtetë. Në rrjedhën e kohës, në arkiva zbulohen fakte historike dhe dokumente të reja, të cilat e bëjnë të domosdoshëm pasurimin, po pse jo, edhe rishkrimin e historisë. Madje, shkak për ngritjen e grupit të punës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u bë LANÇ-i, me qëllim që të përmbysej jo vetëm historia e saj, po edhe historia e vendit tonë. Sistemi politik, shoqëror dhe ekonomik borgjez, që u vendos në vitin 1990-91, nuk mund të mos synonte edhe rishkrimin e historisë së LANÇ-it e të gjithë Shqipërisë. Po historianët shqiptarë, të cilët një intelektual i nderuar i vlerësonte në një shkrim të tij si historianë fshati, nga "katundi" shkencor, nuk duhet të harrojnë se Historia e Shqipërisë është shkruar nga historianë kolosë të kombit tonë, si: Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Xhemil Frashëri, Kristo Frashëri, Kristaq Prifti dhe të tjerë! Nuk mohohet që jo pak prej historianëve tanë kanë botuar libra me vlerë për LANÇ-in e vlerat e saj, po, ndër ta, ka që kanë fshehur e "lëpirë" në shkrimet e tyre, pas ndryshimit të sistemit, rolin historik të Enver Hoxhës si udhëheqës politik dhe Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, duke "harruar" se çdo qëndrim pragmatist dëmton më së pari vetë ata. Madje, disa syresh kanë hedhur baltë mbi vlerat e LANÇ-it, u vunë në mbrojtje të pushtuesve të huaj dhe të bashkëpunëtorëve të tyre dhe e cilësuan LANÇ-in si "luftë civile".

2. Duke parë e dëgjuar debatet televizive se "si duhet shkruar historia", disa historianë nuk bëjnë të qartë as mendimin e vet. Në historinë e socializmit shkruhej se pa udhëheqësin politik dhe ushtarak (Komandantin e Përgjithshëm të LANÇ-it), Enver Hoxhën, LANÇ-i nuk do të mund të kurorëzohej me fitore. Ndonjë "levrek" thotë se kjo nënkuptohet. Kjo është e vërtetë, po "levreku" do të bënte mirë të fliste troç e me zë të lartë! Po kështu, shkruhej se Shqipëria e vogël u rreshtua me Koalicionin e madh Botëror Antifashist përkrah Anglisë, BS e SHBA-së dhe se pa LANÇ-in, pa PKSH-në dhe pa Enver Hoxhën, kjo nuk do të ishte bërë e mundur! Ndërkohë shkruhet edhe se Shqipëria do të kishte pësuar fatin e vendeve që u rreshtuan (dhe u dënuan) me forcat e Boshtit Fashist: Romë, Berlin, Tokio! PKSH-ja dhe Enver Hoxha po të kishin dëgjuar krerët e Ballit Kombëtar, të Legalitetit dhe të bajraktarëve të Veriut, ky do të ishte një gabim historik i rëndë?! Enver Hoxha i luftoi kolaboracionistët njësoj si pushtuesit e huaj, sepse dhe kur iu bashkuan me armë pushtuesit nazifashist! Pse këto nuk thuhen hapur? Historianët i dinë këto, po nuk e thonë, siç dinë edhe se Kryeministri i Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxha, në deklaroi në Konferencën e Paqes të Parisit (1946) se kam ardhur në këtë Konferencë jo për të dhënë llogari, po për të kërkuar llogari! Po kështu historianët "tanë" nuk guxojnë të thonë se nuk ndodhi me Shqipërinë si me disa vende të Ballkanit e të Europës, të cilat iu bashkuan ushtrisë hitleriane, sepse në krye të LANÇ-it ishin PKSH dhe Komandant një shqiptar i madh dhe Udhëheqës i shquar komunist, Enver Hoxha! Nëse ka qenë ndonjë tjetër, ok, le ta thonë ballistët, zogistët a të tjerë! Për popullin tonë ka qenë shans i madh që në gjirin e tij ka pasur historianë të kalibrit të lartë, të cilët kanë pasur guximin të thonë të vërtetën historike për LANÇ-in e vlerat e saj, për PKSH-së e vlerat e saj, për Enver Hoxhën e meritat e tij. Pa PKSH-në dhe Enver Hoxhën, lufta nacionalçlirimtare e popullit shqiptar nuk do të kishte vlerat antifashiste që ka. Ndaj ata nuk mund të vlerësohen të ndarë! Shqipëria është çliruar me forcat e veta dhe antifashizmi shqiptar shënon një vlerë të njohur botërisht. Ajo dërgoi dhe 2 divizione ushtarake në ndihmë të çlirimit të popujve të Jugosllavisë. Duke qenë kështu, PKSH-ja e udhëheqësi i saj dhe Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, Enver Hoxha, nuk paskan ndonjë meritë? Përse historianët antifashistë kanë frikë të thonë meritat e një Udhëheqësi, Komisari dhe Komandanti të shquar, si Enver Hoxha? Kë kanë frikë? Kjo është antihistorike! Po, e vërteta është e hidhur, po ajo, gjithsesi duhet thënë në çdo rrethanë, sado e hidhur të jetë. Figura e Enver Hoxhës duhet vlerësuar sipas parimit historik, që është i vetmi parim i cili shmang gjykimet e padrejta. Çdo 16 shtator politika bën përkujtimin e Konferencës së Pezës. Po pse disa historianë dhe politikanë nuk guxojnë të thonë se kush e ideoi, kush e thirri, kush e organizoi Konferencën e Pezës, Konferencën që hodhi themelet bashkimit të popullit shqiptar në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar dhe të pushtetit popullor?! Kujt i tremben? Socialistët bëjnë mirë që thonë se në Konferencën e Pezës (16 shtator 1942) morën pjesë Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani (Baba Faja), Myslim Peza, Çoba, Abaz Kupi e të tjerë. Po pse ata nuk thonë se cila qe ajo politikë (PKSH) që e ideoi, e thirri dhe e organizoi Mbledhjen Historike të Pezës, se në atë Mbledhje ishte, mori pjesë dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar edhe Enver Hoxha?! Po kështu për Kongresin e Përmetit dhe të gjitha ngjarjet e tjera të Luftës, ku Enveri ka qenë në krye!

3. Kriteri kryesor i historisë është pranimi dhe zbatimi i së vërtetës historike, i cili duhet thënë dhe zbatuar në vendin e në kohën e duhur, ku, kur dhe si ngjarja ka ndodhur dhe jo ku, kur e si i vjen për "hosh" historianit! Përbën mungesë guximi e dinjiteti prirja e historianit për ta mbajtur mirë me pushtetin e borgjezisë dhe ballistët në dëm të së vërtetës historike. Dhe tendenca për ta trajtuar LANÇ-in të ndarë nga PKSH-ja dhe Komandanti i saj i Përgjithshëm, Enver Hoxha është e gabuar, antihistorike dhe e dështuar. Enver Hoxha nuk rrëzohet! Kjo mund të ndodhë në letër, por jo në jetë. Se LANÇ-i ose është luftë e drejtë, e guximshme, çlirimtare për vendin tonë (dhe është) bashkë me Komandantin e vet të Përgjithshëm, Enver Hoxhën e me PKSH-në ose nuk është! Në dy karrige njëherësh nuk mund të qëndrohet. S'është dëgjuar të thuhet se lufta antifashiste e SHBA, e BS, e Anglisë etj. të jetë ndarë nga Komandantët e Përgjithshëm, që i kanë udhëhequr! Koka nuk futet në rërë si bën struci! Për të ardhur keq është që flasin e shkruajnë kundër LANÇ-it dhe disa historianë shqiptarë frikacakë, çka nuk e bëjnë një gjë të tillë (u lumtë) as për LANÇ-in historianë seriozë të vendeve të botës antifashiste! PS-ja duhet të shprehet qartë për vete dhe për kryeministrin e kryetarin e saj, Edi Rama, në lidhje me LANÇ-in! Si kryeministër, Rama nuk duhet të pranojë dekorimin dhe rehabilitimin e ballisto-fashistëve me kryeballistin Mithat Frashëri në krye! Injorimi prej Ramës i anës së zezë të Mitat Frashërit është i pafalshëm! Sa më realiste të jetë PS-ja për LANÇ-in dhe Socializmin, përfshirë qëndrimin ndaj dëshmorëve të atdheut, aq më afër saj, në kushtet e kapitalizmit, do të jenë masat e popullit shqiptar!

4. Historia e një vendi pasurohet edhe saktësohet edhe rishkruhet bazuar në fakte, prova e dokumente historike, që zbulohen duke u bazuar në kritere shkencore dhe logjikë historike të vërtetë! Ky veprim i pasuron dhe nuk i përmbys vlerat e historisë. Historianët e sotëm duhet të dinë se historia e LANÇ-it, e Socializmit, e Enverit, e Ilirëve, e Skënderbeut, e Ismail Qemalit etj. nuk mund të vlerësohet dhe gjykohet nga pozitat e sotme! Të vlerësosh historinë e vendit tënd nga pozitat e politikës së sotme, kjo do të thotë t'u shërbesh pushtuesve! Enver Hoxha e vlerësoi Gjergj Kastriotin - Skënderbeun dhe e shpalli Hero Kombëtar të shqiptarëve dhe të gjithë Shqipërisë për historinë që bëri, jo për politikën që përfaqësonte epoka e tij, Mesjeta. Po bëhen 76 vjet nga çlirimi i vendit. Po kush duhet të flasë për të? Populli do të flasë! Se populli bën historinë. Bijtë e tij historianë e shkruajnë historianë jo nisur nga bindjet e tyre politike balliste, komuniste, pdiste a socialiste etj, po nga e vërteta historike, nga parimi i historisë. Se historia e një vendi, përfshirë LANÇ-in heroik, nuk ndryshon! Ndryshon politika, e cila (politika) nuk mund ta sundojë historinë, përkundrazi, është historia është ajo që ndriçon mendjen e politikanëve dhe bën që politika të flasë qartë për çështjet që i përkasin historisë! Në asnjë vend (regjim) e në asnjë rast faktet dhe ngjarjet historike nuk mund të vlerësohen drejt jashtë kohës dhe hapësirës ku, kur e si kanë ndodhur. Tjetër është historia dhe tjetër është politika! Historianët e dinë mirë se krime lufte dhe kundër njerëzimit ka bërë borgjezia, jo LANC-i, po ata kanë frikë ta thonë! Rezoluta e BE-së për "krimet e komunizmit" as e përmend Shqipërinë për krime kundër njerëzimit. Nëse gjatë LANÇ-it ka ndodhur ndonjë krim lufte, ai le të thuhet, po duhet të thuhet edhe ç'qëndrim ka mbajtur Enver Hoxha edhe se ç'vepër kriminale kryen të dënuarit, që "imponoi" të ndërmerren veprime ekstreme, duke mos harruar se lufta është luftë. Një a disa raste krimesh lufte nuk mund të përgjithësohen. I trashë është gjykimi i disa historianëve të cilët shpallin si krime lufte, rastet e firmosura nga Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it për dënimin, qoftë edhe kapital, të disa vetëve, të cilët dolën hapur në anën e pushtuesve! Pse fshihet me dashje fakti që Komandanti i Përgjithshëm firmosi dqnimin për ata njerëz, sepse kishin bashkëpunuar e bërë krime kundër luftës çlirimtare të popullit shqiptar! Historianët e vërtetë mbeten besnikë të historisë, pavarësisht ndërrimit të regjimeve qeverisëse! Historianëve atdhetarë dhe çlirimtarëve të gjallë, u përket të jenë në ballë të ndeshjes me shtrembërimet e reaksionit të vjetër e të sotëm! Pavarësisht regjimit borgjez të instaluar, populli ynë nuk mund t'ia "falë LANÇ-in Mithat Frashërit dhe Abaz Kupit me të tjerë! LANÇ-i i bën nder kombit shqiptar!

 5. Në sloganin "si duhet shkruar historia" përfshihet edhe periudha e socializmit! Pa asnjë dyshim kjo periudhë do të përfshihej dhe politika do të bënte të gjitha përpjekjet për të errësuar e, po të mundej edhe për të fshirë nga historia arritjet kolosale të socializmit. Për historianë borgjezë ky është një rast "i mirë" për të nxjerrë dufin kundër komunizmit. Madje, do të ketë garë kush e kush të mashtrojë dhe të gënjejë më shumë. Në grupet e punës të Akademisë së Shkencave për shkrimin e historisë, s'ka asnjë historian a specialist simpatizant të socializmit, ndaj shtrembërimet do të jenë të përbindshme. Po, sado të aftë e të ndershëm të jenë historianët socialistë, dmth borgjezë, ata nuk mund ta shkruajnë historinë e periudhës së socializmit pa praninë në grupet e punës të specialistëve kompetentë të fushave përkatëse. Që në shkrimin e historisë së Shqipërisë, do të sundojë politika, kjo është e qartë, po shtrembërimi egërsisht i saj nuk do të jetë fort i lehtë, sepse pjesa më e madhe e popullit shqiptar është gjallë, i ka jetuar si arritjet pozitive edhe pasojat e të metave dhe gabimeve. Karl Marksi e quante socializmin etapë e parë e komunizmit, pra jo komunizëm, në të cilën vepron "e drejta borgjeze pa borgjezinë"! Askush nuk ka thënë e as nuk mund të thotë se sistemi socialist që u vendos në Shqipëri pas fitores mbi pushtuesit e huaj e bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, pra as vetë Enver Hoxha, kanë qenë pa të meta, dobësi e gabime. Enver Hoxha thoshte se ecim në rrugë të reja, të pashkelura, ndaj duhet të bëjmë kujdes se mund të thyejmë edhe qafën. Komunistët e vërtetë ndahen prej socialistëve borgjezëve, jo pse këta të fundit thonë se Enver Hoxha dhe socializmi kanë pasur të meta e gabime, po sepse thonë që ka pasur vetëm gabime. Një e pavërtetë e trashë, një shtrembërim prej skizofrenësh i historisë. Politikanët dhe bashkë me ta historianët borgjezë, do të bëjnë të gjitha përpjekjet ta shkruajnë historinë në mënyrë të shtrembëruar, duke u ndalur vetëm në të metat, kufizimet e gabimet e socializmit dhe do të ngrenë "në qiell" sistemin e demokracinë borgjeze. Përfshirë neofashistët, askush nuk do mund të shkelë mbi arritjet dhe rendin socialist, të cilit i përket e ardhmja e njerëzimit. Jo vetëm historianët, po edhe besnikët e tjerë të borgjezisë, do ta kenë të pamundur të fshehin të vërtetat historike të socializmit, i cili është sistemi i barazisë së njerëzve, jo i ndarjes në të varfër e tejet të varfër dhe në të pasur e tejet të pasur; do ta kenë vështirë të fshehin rritjen demografike të popullsisë shqiptare e të falsifikojnë jetëgjatësinë e njeriut; do ta kenë të pamundur të injorojnë shërbimet mjekësore falas e të mbulojnë me gënjeshtra zona të vendit të harruara e të abandonuara; të justifikojnë përmbytjen e tokave e qyteteve etj; do ta kenë pamundur të manipulojnë arritjet në emancipimin e shtresave të popullit, të gruas e të rinisë në veçanti; të zhvillimit të arsimit, shkollës, letërsisë, artit, muzikës, folklorit, kulturës, edukatës qytetare, solidaritetit njerëzor, analfabetizmit; do të demaskohen më shumë se janë demaskuar nëse mohojnë faktin që krimi i organizuar e kishte frikë pushtetin popullor! Politika dhe historianët e klasës së borgjezisë do të bëhen edhe më shumë qesharakë nëse thonë që në socializëm krimi pushtonte rrugët dhe droga, korrupsioni, prostitucioni e të tjera plagë të kapitalizmit sundonin vendin! Se këto fenomene atëherë ishin të huaja për shoqërinë tonë. Qytetarët në socializëm ishin të barabartë para ligjit, jo si sot! I bindur jam se sahanlëpirësit e borgjezisë do të thonë se teknika dhe teknologjia e industrisë në socializëm ishte e "prapambetur", po nuk do të guxojnë të mohojnë industrializimin e vendit, elektrifikimin e vendit, bonifikimin e vendit; arritjet në bujqësi, në transport; aksionet, shërbimet komunale falas a thuajse falas ndaj qytetarëve etj., etj., etj. Po eksporti i prodhimeve shqiptare, po punësimi i njerëzve a do të mohohen, po mbrojtja e vendit e sigurimi i kufijve tokësorë, ujorë e qiellorë të atdheut, a do të mohohen, apo do të thuhet se ishin të panevojshëm?! Shqipëria në socializëm kishte zot! Siç thashë, në socializëm kishte edhe të meta edhe dobësi edhe gabime, se ecej në rrugë të pashkelura, po PPSH-ja dhe shteti shqiptar sa në krye të vendit ishte Enver Hoxha, luftonin fort për t'i shmangur dhe për t'i luftuar!

Shkrimi i historisë së Shqipërisë ka një specifikë, që nuk e kanë vendet perëndimore si SHBA, Franca, Gjermania, Anglia, Italia, Belgjika, Spanja etj., të cilat nuk i jetuan socializmin dhe diktaturën a proletariatit. Dhe kjo duhet marrë parasysh. Gjithashtu jam i bindur që në historinë e shkruar nga kalemxhinjtë e borgjezisë do t'u kushtohet shumë vend "demokracisë" borgjeze, "mohimit" të të drejtave e lirive demokratike të njeriut në socializëm, diktaturës së proletariatit e luftës së klasave, fesë, pronës, mbështetjes në forcat e veta, "izolimit" të vendit etj., por këto të gjitha do t'i bëjnë shqiptarët të jenë më të bindur se shoqëria sot punon për një grusht oligarkësh e njerëzish rreth tyre; do t'i bindin se ndryshimi në Shqipëri i sistemit socialist në kapitalist s'ishte vullneti i popullit, as erdhi nga gabimet në ekonomi, në zhvillimin e luftës së klasave etj., që kishin, padyshim ndikimin e vet, po sepse vendi u tradhtua nga brenda, nga udhëheqja e lartë e tij, e PPSH, me Ramiz Alinë në krye, mbështetur e nxitur fort nga jashtë! Arritjet e shifrat e zhvillimit socialist të vendit janë kokëforta! Të katundit shkencor a të qytetit shkencor, historianët patriotë duhet t'i kenë parasysh edhe këto konsiderata a sugjerime modeste! Historia nuk të fal!