Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Holando-idea" largon integrimin në BE, por nxit bashkimin kombëtar!

Postuar: 10/10/2019 - 07:09

Me krah dhe këmbë të hapura burrnisht, me një mënyrë kaubojse të të sjellit, ambasadori i SHBA-ve në Gjermani dhe i dërguari i posaçëm i Trump, takon Thaçin, e mbas takimit nuk kishte asnjë deklaratë! Por është e kuptueshme tashmë qartë se SHBA-të dhe presidenti Trump nuk duan të qëndrojnë kaq indiferentë në Ballkan si këto vitet e fundit! Tashmë, duket e përvijuar se qëndrimi i SHBA-ve ka të bëjë me dy drejtime të qarta, që janë si mjediset folk-politike në Beograd dhe Prishtinë dhe drejtimi dytë me qëndrimet parimore të Berlinit dhe disa vendeve evropiane, që nuk duan asnjë ndryshim të kufijve të Kosovës! Po Grenell dhe Palmer po fillojnë zbatimin e strategjisë së madhe, të një marrëveshje mes Prishtinës dhe Kosovës, e cila është e qartë se ndryshon në disa parime me axhendën evropiane të këtij dialogu ose më mirë ndryshon te disa vende dhe jo kaq shumë në disa dikastere të Brukselit! Akoma më shumë po të kesh parasysh se në Prishtinë do të jetë Albin Kurti si kryeministër, i cili ka disa parime të shprehura të tijat që kanë sa patriotizëm aq dhe kombëtaritet, por dhe risi në aftësinë e krijimit të alternativave politike të menjëhershme dhe të shpejta! Në këto kushte, kur politika amerikane po rimerr pozicionet e lidershipit në Ballkan edhe një herë që nga koha Obama, në Holandë, politika atje dhe qeveria bëjnë si "balerina" me çështjen shqiptare! Kuvendi i tyre është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, kurse qeveria është nën presionin e Gjermanisë dhe gjithë vendeve të Evropës, përfshi dhe Macron që mbase tanimë e ka mbyllur diskursin për të mos penguar më këtë hapje negociatash! Tashmë në Holandë luajnë dhe të llastuarin dhe frikacakun si nga Gjermania ashtu dhe nga Kuvendi i tyre! Ajo që tentuan sëfundmi ishte ndarja e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë në hapjen e negociatave! Holandezët e dinë qartë se kushtet e Gjermanisë janë vënë që negociatat të hapen dhe jo të mos hapen, prandaj ju duket një mrekulli e madhe mbushja e mendjes së të gjithëve aty, për këtë raport kushtesh që ka Shqipëria kur hapen negociatat! Ministri i Jashtëm holandez ka bërë disa herë "lojacakun" ma batuta dhe jo kaq shumë për jashtë Holandës se sa brenda saj! Po ashtu kryeministri! Por ai me ato batuta që nënkupton se mund të ndahen axhendat e Maqedonisë me të Shqipërisë dhe padyshim dhe një deklaratë e ambasadës holandeze që u interpretua si zakonisht nga mediat në Shqipëri si prononcim i kësaj ndarje - lanë të kuptohet se Holanda percepton si të drejtë ndarjen e Maqedonisë me Shqipërinë për hapjen e negociatave! Imagjinoni se sa "dakord" mund të jetë me një të tillë "holando-ide" zonja Merkel, e deri diku Macron kur kuptojnë tashmë qartë kërcënimin anti-evropian nga Rusia, Turqia dhe ka filluar ashpër dhe Kina në zgjerim tregu në këtë rajon ku kanë nisur dy luftrat botërore! Në Holandë dhe në Evropa ka shumë që duan ta ndajnë pikërisht kështu integrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë duke mos kuptuar (ose duke dashur keqas) se çfarë pasoja do të ketë pikërisht Evropa nga kjo ndarje! Sigurisht jo se është kaq shumë rol i madh i Shqipërisë si shtet, por padyshim kjo ndarje idiote dhe e paskrupullt do të sillte reagimin e menjëhershëm dhe tashmë të drejtë të ndarjes së agjendës së integrimit evropian të shqiptarëve me axhendën e kahershme të bashkimit kombëtar! Sepse sot i kanë bashkë! Po pra, e pikërisht ky drejtim i dytë do të kapërcente menjëherë integrimin në Evropë, aq më tepër kur amerikanët dhe pse dashamirës së integrimit tonë evropian, janë dhe dashamirës së sundimit të politikave të Washingtonit, si mbrojtësi më i madh i shqiptarëve në botë! Po të zbatohet një ide e tillë banale padyshim që amerikanëve do t’iu vinte keq. Por nga ana tjetër shqiptarët në mënyrë reaktive do të kishin kushtin e një axhende të një bashkimi për të cilin pastaj në Washington kanë idenë e tyre që nuk bën kaq shumë zhurmë kundra, sepse ata duan një marrëveshje me Serbinë e pastaj nuk mërziten se çfarë statusi në të ardhmen do të ketë Kosova me Shqipërinë! Me anën e Holandës ajo e plakura Evropë, por dhe dashuria jonë për të emigruar, ka mundësi ti thonë një jo prapë Shqipërisë, por me e keqja është po pranoi pa kushte Maqedoninë, kur Brukseli burokratik thotë se i kanë plotësuar të dy palët kushtet - ky do të ishte problem i madh i tyre! Pastaj në plan të dytë dalin marrëzitë e politikës sonë në Tiranë si pozitë dhe opozitë) e cila dihet nga të gjithë jashtë holandezëve se është e korruptuar! Konkretisht me letrat e Brukselit, Shqipëria është në rregull dhe nuk janë plotësuar - letrat e Holandës! Pra na dalka se "integrimi i Shqipërisë është gjeostrategjik, kurse i Maqedonisë shtetëror". Po ta kuptojnë kështu gjysma e të keqes, por kur nuk duhen ndarë si vende! Askush normal nuk do që të dalë nga Holanda një ide e tillë fituese, mbas takimit të ministrave të Jashtëm! Me këtë ide mund të jetë dakord Lulzimi holandez,"baba Saliu" i tij dhe aleatët, sepse do sulmojnë Ramën sipas tyre! Prandaj bëjnë dhe anti evropianistët dhe pro holando-idesë! Mund t'iu shkojë goja vesh me vesh nga të qeshurit, por për BE-në do të jetë një problem i madh në dhjetë vitet e ardhshme! Në Shqipëri është nën ferment bojkoti politik i të gjitha forcave politike tashmë të mbrapshta dhe korruptuara! Të gjithave! Por shpejt do të lindi dhe politika e re! Në Kosovë, kjo politike e re erdhi në një pjesë të elektoratit kosovar! Ndërkohë "ameriko-idea" ka qenë dhe do të jetë plotësimi i kombit shqiptar dhe jo shterimi i tij i përditshëm, mbi bazë jo vetëm të mosmarrëveshjeve mes shqiptarëve, por dhe shqiptarëve dhe serbëve e evropianëve mes tyre! Në këtë koncept të përgjithshëm, pranimi i "holando-idesë" për ndarjen Maqedoni-Shqipëri dhe një "JO" do të ishte fatale! Fatale do të ishte dhe ne do të rropatemi akoma më shumë me marrëzitë me integrim akoma më keq se sa Turqia! Por nga ana tjetër, një marrëzi e tillë (shpresoj të sundohet nga parimet e qarta gjermane) do të niste shumë shpejt shqiptaro-madhështinë dhe dëshirën, që kjo axhendë të ishte shumë më përpara se sa ajo integruese në BE! Kjo do ishte fatkeqësi, e cila nuk duhet të ndodhë, por që patjetër mund të stërvonojë pranimin në BE të Shqipërisë. Do të kishte një shije jashtëzakonisht të keqe, por dhe një turbullirë brenda përbrenda tyre mbi një destabilitet të mundshëm në Ballkan, që me idetë e qarta të Washingtonit, do të afronte çështjen tonë kombëtare!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 07:52

Prej vitesh mbajmë frymën pezull dhe vështrimin nga BE. Shqiptarët edhe pse populli më pro europian, janë të nëmur dhe përjashtuar nga sofra europiane.

Postuar: 13/10/2019 - 07:50

Njerëzit e kanë të qartë moralin e politikës.

Postuar: 13/10/2019 - 07:48

Duhet të pranojmë se në vendin tonë ka ende mjaft njerëz që jetojnë në varfëri, të cilët nuk arri

Postuar: 13/10/2019 - 07:46

Thonë se të vërtetën nga gënjeshtra e ndan vetëm drejtësia. Kështu duhet të jetë ligjërisht.

Postuar: 12/10/2019 - 07:51

Të enjten u shpallën fitues të çmimit Nobel për Letërsinë, autorja polake Olga Tokarçuk dhe shkri

Postuar: 12/10/2019 - 07:48

Nuk është problemi se ka bërë zhurmë kjo marrëzi e "Nobel Prize" me "dekorimin&quo

Postuar: 12/10/2019 - 07:47

Edhe pse nuk në është një risi që ndodh për herë të parë, dorëheqjet seriale nga Kadastra e Vlorë