BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x

Opinion / Editorial

Homazh për heroinën e popullit, Shote Galica!

Homazh për heroinën e popullit, Shote Galica!

-Në 127 Vjetorin e lindjes së saj-

127 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1895, HalilSejdisë nga Radisheva e Drenicës i lindi vajza Qerime, e cila do të martohej me Luftëtarin e famshëm të Drenicës, Azem Galica. Në moshën 20 vjeçare, e sapo martuar, Qerimeja, ndryshe “Shotë Galica”, do të rreshtohej në Komitën Shqiptare që drejtohej nga i shoqi, luftëtari emërmadh, Azem Galica. Heroina e popullit, Shotë Galica, do të ndahej nga jeta një ditë korriku të vitit 1927, në një shtëpi të vogël përdhese në Fushë Krujë, ku rriti jetimët e shokëve të saj të luftës. Autori i librit mbi jetën dhe veprimtarinë luftarake të Azem e Shotë Galicës, Ajet Haxhiu, midis të tjerave shkruan: “Nuk vdiqe, por të vranë, o Shotë e Kosovës, sokoleshë e Shqipërisë! Pak jetove, po shumë vuajte e luftove. Vetëm 32 vjet jetë, 12 nëpër male. Jetë e shkurtër në vite, por e gjatë dhe e pasur në trimëri. Nëse Azemi është kreshniku i çetave kryengritëse të Kosovës, ti u bëre kurora dhe lulja e tyre. Besë të fortë i dhe Shqipërisë. Rrugë pa kthim qe rruga që ndoqe! I le nder gruas shqiptare, e zbukurove dhe e shtove patriotizmin e vashës kosovare, u bëre dhuratë e kohës për kombin. Azemi e Shotë Galica, dy heronj të pandarë në luftën për lirinë e vendit, shkrinë gjithë jetën e të afërmit. Vetëm Shota humbi 22 vetë nga familja e vet. Nga plumbi i armikut ranë i shoqi, i ati, katër vëllezër, vjehrra, kunetërit, nuset e vëllezërve, etj. Nga gjithë familja i shpëtuan vetëm dy prej vëllezërve. Sa mendime, emocione e krenari na zgjon kjo bijë shqiptare! Shumë kanë pyetur: Ç’male e rritën, ç’tokë e ushqeu, kush ia dha trimërinë kësaj heroine? Shkurt, figura e Shotës është refleks i një kohe e realiteti të rëndë. Ajo ishte pushka, protesta dhe britma e Kosovës së robëruar. Tragjedia e kësaj toke e bëri gruan burrë, drejtuese çete dhe Komite Kombëtare për 12 vjet me radhë”! Lavdi në shekuj heroinës së popullit, Shote Galica!