BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Humbe njëherë marsh në shtëpi, të shtatën je hero në parti!

Humbe njëherë marsh në shtëpi, të shtatën je hero

Fushata elektorale evidentoi një numër pafund kandidatësh për deputetë. Edhe në Sarandë u shpërfaq një mozaik individësh. Nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, për PS, Ina Zhupa nga PD, figura të reja që vijnë nga forumet rinore, si Jolio Dine, PD, pasionant, i përkushtuar, idealist, këmbëngulës. Mjeku Niko Kuri, i njohur për vetëmohim në emër të mbrojtjes së jetës. Në garë u përfshinë edhe të rinj si Bledar Burgjia, një djalë i qeshur, i ndershëm, i respektuar nga qytetarët për atë që përfaqëson. Për shkak të profesionit, kontaktuam me shumë prej kandidatëve që nga Bujar Leskaj deri tek kandidati i Bindjes Demokratike, Ardi Kollozi. Kollozi, ish-deputet i PD, një nga anëtarët e KOP-it në vitin 2005 që solli ndryshimin edhe në Vlorë dhe doli deputet. Veçojmë Ardi Kollozin nga të tjerët, jo se vjen nga një parti me peshë, po se shpalosi ide dhe performancë ndryshe nga tërë rivalët. Me këmbë në tokë, i qetë, i matur. Në ekuilibër për t`u pasur zili. Kritik, po edhe vlerësues. Ai nuk u dallua për mohimin e gjithçkaje si modë e njohur e politikanëve. Përkundrazi, vlerësoi ato që janë bërë në Shqipëri dhe çfarë është ndërtuar në këto vite. Bile ishte aq objektiv sa në takim me shtypin deklaroi se nëse nuk do ishte kandidat për deputet do iu bënte thirrje mbështetësve të tij të votonin kandidaten e parë në listën e PS të Vlorës, drejtoren e tatim-taksave për të cilën renditi disa cilësi që ajo reflekton në kontaktet me bizneset dhe qytetarët. Jo se Kollozi do më shumë PS-në nga Bindja Demokratike me të cilën kandidoi, po u jep rëndësi vlerave njerëzore dhe nuk priret nga mohimi as nga anatemimi për askënd. Është kjo një risi nga e cila duhet të udhëhiqen politikanët tanë pasi të gjithë u kërkojnë votën shqiptarëve dhe nuk ka pse i ndajnë në tanët dhe të armikut. Iu referuam këtyre detajeve, jo thjesht për të evidentuar kandidatët për të bërë portretin e secilit prej tyre, po për të nënvizuar dy filozofi, dy qëndrime, dy botë, të forcave politike, të cilat udhëhiqen nga liderët e tyre çka rrezaton nga maja deri poshtë tek qytetarët. Dhe kjo u shpalos, jo vetëm gjatë fushatës para zgjedhjeve, po më së shumti ditën e votimit dhe post tyre nga 26 prilli deri në ditët e sotme. Në njërën anë, filozofia e fituesve, kokulja e tyre dhe ajo e humbësve, ku duket ndarja drastike, opinionet e atyre që flasin dhe gjykojnë me realizëm dhe të tjerëve me subjektivizëm ekstrem. Para zgjedhjeve, Edi Rama deklaroi: “Nëse nuk marrë mbi shtatëdhjetë mandate, unë do jap dorëheqjen nga lideri i PS, deputet dhe kryeministër. Qeveri nga zori nuk bëj”! Kjo deklaratë mungoi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili asnjëherë nuk pohoi se do i bindej verdiktit të popullit dhe nuk do qëndronte me thonj e dhëmbë pas karriges në selinë e PD-së që është në realitet selia e demokratëve të Shqipërisë, partisë që solli pluralizmin dhe është aset kombëtar në vendin tonë. Lulzim Basha edhe pse bëri sa mundi, po jo sa deshi, siç e përkufizoi Rama në fjalimin e fitores në sheshin “Skënderbej”, jo vetëm nuk reagoi për rezultatet që shënoi partia e tij, po u shpall kryeministri i ri post 25 prillit. Po pas humbjes, deklaroi me pompozitet se tani nis beteja për fitore në një kohë kur sa kishte humbur. Boja në procesverbalet e certifikimit të zgjedhjeve ende nuk ishte tharë. Përkundrazi në një reshtim grotesk, pa brerje ndërgjegje, iu drejtua shqiptarëve, jo si humbës, po si viktimë që i kishin vjedhur votat socialistët. Kush ka marrë pjesë në qendrat e votimit, si komisionerë apo numërues e di shumë mirë se socialistët asnjëherë nuk tentojnë të vënë dorë mbi procesin zgjedhor. Këtë të vërtetë e deklaroi jo pa dhimbje edhe ish-presidenti i PD-së, Bujar Nishani. Dihet se kutitë e votimit janë më të mbrojtura se kasafortat e bankave, më të sofistikuara, se atje ku ruhen eurot, paundët, lekët a dollarët. Skifterët partiakë, ndezin prozhektorët dhe mbajnë në eficencë radarët e kontrollit. Ata janë ballë për ballë dhe askush nuk i ndanë sytë nga procesi. Ndaj është përrallë nga e shkuara, përpjekja e analistëve dhe opinionistëve, si dhe vetë politikanëve, si Marku dhe Gjekmarkaj, të dy deputetë të Lezhës që bëjnë thirrje për revolucion dhe protesta se u paskan vjedhur votat?! Është vërtet e shëmtuar kur Edi Paloka, akuzon drejtuesit e qarkut të Durrësit se paskan qëndruar në hotelin e një individi me precedent penal kur e dinë shumë mirë se është shpifje ordinere dhe karshillëk për të motivuar humbjen dhe justifikuar mosarritjen e fitores. Festa pas mbylljes së kutive të votimit. Shampanja në zyrën e kryedemokratit Basha. Fishekzjarrët në tërë qarqet dhe pranë KZAZ-ve që u lëshuan për fitoren e PD-AN, tregojnë fare qartë se sa pa bazë janë akuzat për vjedhje dhe justifikimet absurde se ne fituam po ju na i vodhët votat. Një refren ky që kemi tri dekada që e dëgjojmë si një këngë vajtimtare me të cilën kërkohet të ruhet prestigji dhe autoriteti i kryetarit dhe të mbahet si monument politik, lideri që ka regjistruar shtatë humbje radhazi pa përmendur ato të firmosjes së detit apo “Rrugës së Kombit”. Megalomania përballë humbjes është për librin guiness. Po jo të gjithë janë njëlloj. Edhe në këtë drejtim ka shembuj nga të cilët duhet të mësojë politika shqiptare dhe demokracia jonë. Sapo u njohën me rezultatet e zgjedhjeve, kryetari i “Bindjes Demokratike” zoti Astrit Patozi, doli në podiumin e selisë së partisë së tij dhe iu drejtua qytetarëve burrërisht me dinjitet dhe sinqeritet. Kërkoi falje dhe dha dorëheqjen në një kohë kur vetëm pak muaj kishte themeluar partinë e tij. Patozi nuk tha asgjë për vjedhje dhe masakër votash. Ai iu bind verdiktit popullor. Edhe pse ishte humbja e parë. Pikërisht ky qëndrim është dinjitoz. I arsyeshëm, demokratik, jo hileqar. Me qëndrimin post zgjedhjeve, Patozi i rriti më shumë kredencialet e tij se sa kur u fut në fushatë. Dhe kjo se ishte vetvetja. Dhe për ta bërë këtë nuk iu desh të grumbullonte rreth vetes një duzinë opinionistësh që të këndonin këngën e vjedhjes së votave. Përkundrazi deklaroi: Kaq më dhatë? Faleminderit! Çelësat mbi tavolinë dhe në shtëpi. Me të njëjtën filozofi veproi edhe zonja Jozefina Topalli edhe kjo larguar nga shtëpia e vet prej atyre që bëjnë llogaritë, jo me cilën fitoj, po kush më rrezikon. Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” për një kohë shumë të shkurtër u paraqiti shqiptarëve një menu kandidatësh brilant për t`i pasur zili nga çdo shtetas i këtij vendi. Shumë thanë, sa mirë! Sikur këta të ishin tek partia ime. Kritike ndaj tre partive të mëdha, optimiste e përmbajtur, organizoi fushatë të qetë, dha mesazhe, me ide, objektiva dhe realizëm. Askënd nuk ofendoi. E dinjitetshme, as para, as ditën e zgjedhjeve, as pas tyre nuk u shfaq triumfatore dhe nuk u miklua nga ideja se do ishte forcë e parë, forcë e paparë. Ishte kjo sjellje, ky gjykim, maturi dhe ndershmëri politike që fill pas zgjedhjeve, Jozefina Topalli dha dorëheqjen dhe iku në shtëpi. Ajo u largua duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët dhe liderët humbës. Je në politikë? Prano humbjen dhe gëzohu fitores së kundërshtarit. Nuk mund të sillesh si fitues kur ke humbur shtatë me zero. Qëndrimet e dy drejtuesve të partive të reja, dorëheqja e dinjitetshme e tyre, është veprim që duhet përshëndetur, sinjal se politikanët nuk janë të gjithë njëlloj. E kundërta qëndron me liderin e PD-së Lulzim Basha. I fiksuar me fitoren edhe kur humb, i dashuruar me ato që ëndërron edhe pse i bindur se ka humbur nuk bëri as një të mijtën e kolegëve të tij, Topalli dhe Patozi. Basha nuk është mësuar me dorëheqjen. I duket si bombë me sahat. Ajo është e huaj për të. Nuk e njeh këtë institucion të demokracisë. Është për këtë arsye që kërkon të justifikohet me akuza e shpifje se fitoi po nuk e lanë, se është viktimë i manipulimit të bandave, deri tek akuzat monstruoze se Rama paska nxjerrë nga burgu kriminelë të një bande, po deri sot nuk na ka dhënë asnjë provë për këtë akt kur dihet se Rama nuk është kryetar gjykate, po kryeministër i Shqipërisë. Ndryshe nga ish-bashkëpartiakët e tij, Patozi e Topalli, zoti Lulzim Basha nuk e njeh institucionin e dorëheqjes. Ai qëndron stoik edhe pas shtatë humbjeve radhazi dhe bën sikur është më i fortë, më i pamposhtur. Për Bashën më shumë vlerë ka selia e partia se demokracia. Është kjo arsyeja që jo pak zëra nga PD, si Nishani, Imami, Kulluri, Harxhi, Elezi e dhjetëra të tjerë, figura themeluese, shumica prej tyre i kërkojnë Bashës të ngjitet së paku në nivelin e Topallit dhe Patozit, t`i nënshtrohet procesit të analizave dhe vendimeve, konkluzioneve dhe përfundimeve për humbjen. Po deri sot është fiks fare real përfundimi: Kur humbet njëherë duhet të lësh çelësat mbi tavolinë e të marshosh në shtëpi. Kur ua ke marrë dorën humbjeve dhe e ke për herë të shtatë radhazi mos u tundo, qëndro atje monument, çimentohu, rehatohu, krenohu. Ruaj privilegjet, hero në seli e prijës në parti, kapu me thonj e dhëmbë atje ku ke fronin, vulën, militantët, lajkatarët, hileqarët, këshilltarët delenxhi që më shumë duan veten dhe as u prishet puna për partinë dhe për ty!