BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj, e pranishme edhe ambasadorja Kim

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga
x
BREAKING NEWS

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu kritika ndaj ambasadores amerikane: SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës, se...

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu
x
BREAKING NEWS

Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon tragjedinë, kapet 17-vjeçari me kallashnikov

Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon tragjedinë, kapet
x
BREAKING NEWS

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq
x
BREAKING NEWS

Pandemia nuk ka përfunduar ende! Ministria e Shëndetësisë bën njoftimin e rëndësishëm

Pandemia nuk ka përfunduar ende! Ministria e Shëndetësisë
x

Opinion / Editorial

Humbësit e busullës

Humbësit e busullës

I futur si pa u ndjerë , në rrjedhën e hapave që ecejakeshin ne bulevardi ''Dëshmorët e kombit'' , isha bërë si pa u ndjerë, pjesë e atij troku fjalësh që hidheshin si kuturi, po që pa dashje tërhiqnin vëmendjen. Ajo që më frenoi ecjen, ishte togfjalëshi ''Kuajt e karrocës .''Po ore po, i lëshojnë mendimet si kuajt e karrocës . Kamxhikohen nga lart dhe, mbushin ekranet me ç'u vjen nëpër gojë . Të arrijë analisti tek'' STV'', pedagog në Malajzi , të nxjerrë nga goja fjalën ''prostitutë'' , për shtetin që mban në këmbë demokracinë e botës , është për të bërë kryq! Ç't'i mbaje vesh dhe analistëve të tjerë!? Moderatori si ajo që thonë , ''ndaj inati i sime vjehrre''.....(Shënjestrimi është kryeministri) , përpiqej të komprometonte qëndrimin amerikan me kryeministrin , përmes iranianëve , që kurse ata më tepër tregojnë interes për opozitën e tyre në Shqipëri , se sa për opozitën tonë apo luftën ndaj  korrupsionit ''galopant'',  që anashkalohet duke bërë, një sy qorr e një vesh shurdhë ,'' me demek nga amerikanët , - gjithë pathos, i fliste qytetari, qytetarit. ''Ndërsa qytetarët vazhdonin komentin e tyre togfjalëshi ''Kuajt e karrocës'' mbeti i regjistruar në memorie si një trop mjaft i goditur dhe filloi të më ngacmojë mbrëmjen , teksa qëndroja i ngulur nga ekrani e ndiqja emisionet televizive. Ç'të dëgjoja !? Ca koka të inatosura , të cilët ka dy vjet që bombardojnë me letra publikon, më zi se shiringat jeniçerëve, duke dashur të ngrenë elektoratin kundër kryeministrit( thembra e Akilit,) si i korruptuar , (ka apo s'ka dorë, as duhan t'ia dinë) mjafton të dëgjohet dhe kur dikush nga analistët kundërshton, për të pa vërtetat e tyre që nga moderatorja e ''Open '' dhe deri te analistët, ishin gati të mbërthenin për fyti , nga se ai mbronte idenë e kontratës e cila është e lidhur, të përfundojë inceneratorin e Tiranës deri më 2024. Atëhere në se nuk përfundon , bëhet konfiskimi, argumentonte analisti dhe sa e sa gjëra të tjera, pavarësish se përfaqësuesi i opozitës, vazhdonte t'i binte në të njëjtin rreth daulles , a thua se ishte prokuror që mbronte hetimet e tij . Njëri i bie gozhdës, tjetri potkoit , i gjori popull nuk di kujt t'i zërë besë, kur dihet se në demokraci shprehje e të vërtetës është drejtësia .Në se ndokush, nuk i beson , atëhere futja këmbët në një këpucë drejtësisë, përmes institucionit të Parlamentit i cili, ka të drejtën legjitime e interpelancave për çdo institucion, që nuk zbaton ligjshmërinë e jo logje Kavajë rrugëve , kambanat e të cilave , veçse shurdhojnë e çorodisin, si do zot , po ndodh dhe me aferën e inceneratorëve , e sa e sa të tjerave që qarkullojnë përmes gojës së opozitës , që po çudisin botën, për sa shumë kohë është harxhuar më bosh .Vetëm në diktatura, verdiktet e të vërtetave i jep politika . Po kështu është , kur humbet busullën e sistemit dhe, opozitat i japin të drejta vetes, që nuk i takojnë me ligj . Nuk di pse, në atë çaste m'u suall togfjalëshi ,''Kuajt e karrocës'' . Shpejt më kaloi nëpër mend ,''Humbësit e busullës'' . Ndoshta kjo ishte fjala më e përshtatshme, për opozitarët të cilët, ngase kanë humbur busullën,  bëjnë detyrat e gjyqtarit , prokurorit, kur janë aty , për të sjellë alternativa që çojnë përpara progresin, politik, ekonomik e shoqëror. Pulti kishte kaluar instinktivisht tek ''Klan tv'', ku dëgjoje të njëjtën tambura, nga përfaqësuesja e '' Partisë së lirisë'', por tani me dosje të re të zbuluar për inceneratorët , kjo si për të anashkaluar debatin rreth protestës së Sharës të 13 -tës, ku sipas intervistave të dhëna në ekran, numri nuk ia kalonte as atij, të një funerali të përcjellë në varrezat, sado që përpiqej të argumentohej me largësinë. Mbase e vërteta ishte një përgënjeshtrim i pretendimet, për " 2 Marsin apo 7 Korrikun , (të trumbetuar aq shumë nëpër podiume për suksese të së djathtës ), duke i dhënë një mesazh të mirë politikës se, populli nuk ka nevojë për shurdhime protestash, por për zgjidhje alternative që mbështesin interesat e tij , dhe jo lojë kungulleshkash për përfitime të politikave të çastit. Më tepër se kurrë, politika ka nevojë për alternativa idesh e mendimesh, në interes të nevojave të mëdha të popullit , ndërsa luhet me diskursin popull , kur dihet se askush nuk mund të flasë në emër të tij, sepse ai është bishti i kavallit me elektoratin që përfaqëson, sa do peshë të ketë në qeverisje apo opozitë qoftë. Por ja që megalomania e lidershipit, i jep të drejta vetes qofshin dhe këto verbale, në shkelje të kompetencave që përfaqëson . Kështu është, kur lidershipin , të parit nga ''Olimpi'' të gjërave,  e kthen në zot, që humbet çdo busull drejtimi të sistemit. Mjafton të ndiqje këmbënguljen e përfaqësueses ne ''Klan tv'', e cila recitonte të njëjtat gjëra, që njerëzve ua kanë nxjerrë mbi perçe mbi inceneratorët dhe s'po qullosin gjë, sepse ata marrin kompetencën e drejtësisë, në zbardhjen e të vërtetave, për të kuptuar humbjen e busullës e cila, e ka çuar politikën, në një han, pa porta. Nuk e di, kur opozitarë, humbësit e busullës, do t'i thërrasin ''kuajve të karrocës '' për të ecur në shinat e demokracisë dhe jo sipas kamxhikut që ka 30 vjet nuk i ndahet, duke çoroditur nga lart , si e si, të mbajë në përjetësi frenat, e pushtetit personal. Por me lojëra të dyfishta :Për mazhorancën bëjnë prokurorin, gjyqtarin nga mëngjesi në darkë , për lidershipin e tyre ( siç dëgjohej të flitej ne emisioni ''Open''nga lideri i së djathtës për dosjen ''Nik Muzin '', dosje e cila në se dalin të vërteta atë që flitet se janë të lidhur me rusët , fali o zot liderët tanë , se i ka zënë gjaku i pushtetit, parasë dhe të shesin në ankandet e botës , për pesë para spec) duhet të hetohet në themel nga drejtësia. Me nerva në qiell ''lideri '', në emision mundohej, ditën për diell, t'i hidhte hi syve analistes, e cila me dosjen e gjykatës mbi tavolinë, mundohej të lexonte të vërtetat, të cilat ishin aty nga 2017, por ja që lidershipi i djathtë atëhere, i binte së njëjtës vrimë fyelli, asaj të dorës së Xhorxh Sorosit, vepër e kryeministrit, si u shpreh drejtësia amerikane, ndruan kurs, duke ngulmuar, hetim dosje, e gjitha kjo tani që pengbravës i ka rrëshqitur karrigia , por dhe për të vërtetuar, si kofini pas të vjelit, tezën e tyre të ''pengut'', të liderit të djeshëm të së djathtës , ku mbahej varur nga kryeministri përmes dosjes që ja tundte e ja shkundte, a thua se s'ishin dje ata, që bënin avokatin e djallit. E kush nuk lot, kokë a pilë me të mbyturin, ta bëjnë këtë të djathtit , kur gjer dje i shtriheshin urë liderit, tregon hipokrizinë e pafre, mbi të cilën ngrejnë kauzat liderët e stërlodhur. Ç't'i thuash ''humbësve të busullës''! Kur t'i gjejnë qetë, atëhere me siguri, ndryshimi do të vijë krejt natyrshëm, siç ndodh në demokraci, rrotacioni përmes luftës së ideve dhe përpjekjeve për t'i dhënë shoqërisë më të mirën e mundshme dhe jo politikave ordinere, që s'krijojnë asnjë lloj fryme tek elektorati që të mbështesë kauzën e opozitës ''busull humbur''.