BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Opinion / Editorial

“Humbja” dhe epërsia e një subjekti që nuk ka brigantë politikë!

“Humbja” dhe epërsia e një subjekti që nuk ka

Në “folkballkanizmin” dhe “mesdhetarizmin” tonë ne nuk jemi kaq “pararojë” në demokraci se sa në shqiptarizmin bashibozuk me të fortë dhe brigantë politikë. E kemi këtë trashëgimi që nga koha e pashallëkut të Janinës dhe disi më pak nga ai i Shkodrës që shqiptarët bashibozukë në shërbim të parave të portës dhe brigantët e karvanëve dhe fshatrave apo ujërave e maleve të bënin dhe sundimin mbi popullsi me anën e forcës së dhunës dhe parave të fëlliqura. Historitë e tyre nëpër kufij dhe përgjatë rrugëve tregtare që pastaj plazmoheshin në mënyrën e jetesës në rajone tepër folklorike dhe jashtë atij pak urbaniteti oriental, janë të ditura me kaçakë e bashibozukë, por dhe trafikantë e brigantë nga të ndryshmit. Në diktaturë u soll ideologjia si e tillë dhe në demokracinë e shëmtuar që ndërtuan, u soll politika dhe biznesi në përgjithësi me këtë mentalitet. Kaq shumë i përdorën të fortët në fillimet e dyshimta të demokracisë dhe pastaj kaq shumë u shtuan të pasurit nga trafiku dhe brigantizmi sa që u kthye dhe politika një varësi dyfishe si nga krimi politik dhe njerëzit e të kaluarës “trafikantë” ose më mirë brigantë folklorikë të pa ndreqshëm. E keqja e madhe ndodhi kur PS-ja duke parë përdorimin e të fortëve (nga PD) në zonat jetike si basene votash, filloi bashkimin me trafikantët dhe brigantët e ndryshëm që kishin mendjen të futeshin o direkt në politikë ose të manovronin atë për të mbajtur fitoret e tyre të një trafiku apo brigantizmi pa skrupuj për mbi dy dekada në këtë farë demokracie. U futën në Kuvend, u futën në pushtetet vendore, u futën në rrjetin e biznesit të madh, resorteve, prodhimit të produkteve për tender dhe kudo ku ka përfitim të shumtë dhe grabitje të parave të taksapaguesit të varfër shqiptar. Mbollën kudo, njerëzit e tyre të hurit dhe litarit, duke larguar qytetarë të ndershëm dhe biles anëtarë partie sidomos nga PS dhe dikur në PD. I larguan, sepse nuk donin idealistë të ligjit dhe qytetërimit apo besnikë të ligjit dhe demokracisë. Nuk donin njerëz me integritet moral dhe qytetar. Të tillë levendë të brigantizmi politik për fat të keq patën besimin e lidershipeve politike, duke u bërë kështu sponsorët e zgjedhjeve dhe grabitësit e tyre njëkohësisht. Mirëpo në Shqipëri duhet thënë sot e drejta. Partia Demokratike ka bërë një hap të guximshëm përpara duke mbajtur kryesisht vetëm militantët dhe disa prej të fortëve të vegjël dhe duke larguar brigantët që ishin rreth e përqark saj. Po po nja dy të mëdhenj janë sot me PS-në ose kanë blerë parti. Po ky ka qenë një nga veprimet për të brohoritur në Shqipëri dhe jo kaq shumë dekriminalizmi që unë e quaj të kundërligjshëm, por disi eficent po të kesh parasysh gjendjen tonë morale në politikë. Sëpaku mund të them – gjysmë funksional. Në këtë pikë PD-ja e Bashës është përpara PS-së, e cila në sajë të mentalitetit sipër saj në Rilindje, nuk ndahet nga dashuria për “brigantët” si të vjetër dhe të rinj. Nga dashuria për trafikantët që kanë bërë lek dhe vijnë të kontribuojnë “suksesin” e tyre pranë të majtës shqiptare. Po pra të ashtuquajturës së majtë. Nuk do kurrsesi lidershipi i madh dhe vetë maja e tij (në PS) të ndahet me vepra me ish-trafikantë dhe të pasur ose brigantë votash brenda për brenda ekuacionit të Rilindjes mbi aftësinë e të pasurit të fortë për të mbledhur vota. Po mbledhur vota dhe mbajtur po me brigantizëm pushtetin. Për kërcënimin dhe largimin apo detyrimin për të dhënë dorëheqjen shumë qytetarëve të ndershëm. Të shumë e shumë njerëzve të ndershëm dhe profesionistë në Shqipëri si nga krahu tjetër politik dhe brenda krahut politik po të kenë mendimin e tyre. Kurse PD-ja e Bashës ka marrë kosto mbi veten. Po ka ndërprerë në një farë mënyre, mbushjen e kutive nga brigantët e partisë. Atyre me para dhe me forcë. Po duke u plakur dhe të fortët e dikurshëm tashmë nuk ka as trima që mbrojnë kaq me ideal votën. Prandaj them ka marrë kosto kur ka përballë PS-në e Rilindjes që mbi këto dy kategori mbështet dhe fitore dhe institucione zgjedhore poshtë në bazën e folkut elektoral. Po pra te të fortët dhe brigantët e pasur dhe biznesmenë të mëdhenj e të mesëm. Shpesh ndodh që janë të dy kategoritë të trupëzuara në një individ. Lulzim Basha ka marrë kosto në një farë mënyre e sotme ku t’i mungojnë votat e këtyre dy kategorive dhe këtu është në demokraci, përpara një të majte që për turp, vazhdon akoma marrëzinë e tillë pa asnjë skrupull. Sigurisht të bashkohet e përdorë brigantë dhe ish-trafikantë apo rondokopë evazorë për të kontrolluar zgjedhjet, devijuar apo grabitur ato dhe mbajtur pushtetin. PD mbase nuk është pragmatiste, por në këtë rast është qartësisht më afër demokracisë së aplikuar në bazën e sistemit elektoral në Shqipëri që janë KQZ-të dhe militantët atje si numërues apo dhe kalkulimet për blerje votash me shumicë dhe pakicë. PD-ja mund të humbë disa vota nga veprimtaria e këtyre lëtyrave të demokracisë, por fitorja është se asnjëherë më vonë vota nuk do të jetë për të marrë poste drejtuese me të dërguarit e tyre pikërisht gangsteri dhe briganti i bashkuar me partinë fituese. Epërsia është se nuk ka më të tillë monstra që arrijnë të bëjnë çdo gjë pis dhe më tepër se gjithkënd – demokracinë.