BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x
BREAKING NEWS

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të
x

Opinion / Editorial

I dashur kryetar, nuk habitemi aspak! Më shumë sa ka ngjarë, nuk kemi për të parë!

I dashur kryetar, nuk habitemi aspak! Më shumë sa ka ngjarë, nuk

Përditë njihemi me deklaratat kërcënuese të dyshes, Berisha- Meta se në ditët që vijnë do surprizohemi dhe habitemi me protestat dhe revoltat, njoftimet dhe haberet në emër të betejës kundër korrupsionit dhe pengimit të politikave shpopulluese të kësaj qeveri të pashpirt. Këtë melodi e dëgjojmë përditë, sa na është bërë refren i bezdisshëm dhe besojmë që shqiptarët në shumicë, vënë buzën në gaz dhe nuk i marrin seriozisht, autorët e deklaratave. Çdo qytetar i këtij vendi bën një balancë të rezultateve të Shqipërisë në kohën që udhëhiqej nga dyshja, Meta -Berisha dhe pas analizës gjakftohtë, reflektojnë, jo mbi fjalët, po veprat dhe historitë që kanë shoqëruar shoqërinë shqiptare përmes skandaleve dhe bëmave që shumë herë kanë disekuilibruar raportet mes qytetarëve dhe pushtetarëve të cilët sot përpiqen të shfaqen si engjëj që i kanë dhënë këtij vendi prestigj e zhvillim si vend pa korrupsion dhe me demokraci e liri të garantuar. Po qytetarët tanë nuk janë pa kujtesë dhe memorie historike të kalojnë si në pasarelë bëmat e dyshes sëkoalicionit të lirisë si ndryshim dhe progres. Të dy liderët, i vjetëri dhe i riu, janë tri dekada në politikën aktiv asnjëri jashtë parlamentit që kanë mbajtur postet më të larta në këtë vend. Cili është ai shqiptarë që nuk liston në memorien e vet bëmat e këtyre udhëheqësve të mëdhenj me zgjedhjet dhe politikat e zhvillimit ekonomik?Bëmat e Berishës dhe Metës, si dy pretendentëtqë fryhen se u përket e ardhmja, janë aq të shumta, sa listimi i tyre do ishte një mision i pamundur. Kush mund të harroj rënien e shtetit pas shpërbërjes së piramidave financiare? Cili është ai shqiptar që mund të harroj vjedhjen e zgjedhjeve në mënyrën më flagrante të vitit 1996 ,ku opozita u gjakos nga shteti në mes të sheshit “Skënderbej”?Kush nuk kujton marrjen e postit të presidentit nga Berisha kur shumica e Shqipërisë ishte në kaos total? A mund të harrojnë shqiptarët grushtin e shtetit, duke përdorur arkivolin e Azem Hajdarit dhe pushtimin e dhunshëm të institucioneve të deri tek i vetmi televizion, ai shtetëror? Kush mund të shuaj shpërthimin e Gërdecit, ku vranë dhe plagosën qindra qytetarë të pafajshëm në fabrikën e vdekjes në Gërdec? Po plumbat mbi protestuesit në bulevard, ku u morën katër jetë të pafajshme me urdhër nga Berisha? A mund të harrohet, blloku i Metës, i filmuar nga Ministri i tij, Dritan Prifti? Po grabitjen e floririt, rezervat e arit të shtetit shqiptarë? A është harruar thirrja e ish presidentit për të rrëmbyer sfurqet e heshtat për të rrëzuar regjimin e Ramës, zgjedhur përmes votës popullore? Kush mund të harroj pushtimin e selisë së PD, ku për pak konflikti mori përmasa tragjike? Asgjë nuk harrohet! Se këto kanë ngjarë para syve tanë dhe nuk janë refleksione nga gërmimet arkeologjike apo studimet e papiruseve. Janë bëma të freskëta sepse kanë ndodhur dje dhe nuk janë jehonë e shekujve të kaluar. Kanë për protagonistë dyshen që ka vendosur të bashkëpunojnë shumë ngushtë kundër regjimit. Në këto rrethana kur kemi përjetuar kaq ngjarje tragjike të cilat kanë pasur nxitje shtetërore nga protagonistët që sot kanë ndërruar stil dhe janë bërë më popullor, duke folur në emër të tij po që realisht nuk kanë lëvizur asnjë centimetër nga e kaluara e tyre e zhurmshme dhe bëmat e pakrahasueshme që iu kanë falur qytetarëve tanë me sjelljet dhe drejtimin aventuresk dhe të papërgjegjshëm. Sot, dyshja, Berisha-Meta na paraqiten si dy zotërinj që për herë të parë kanë zbritur nga qielli i lumturisë, pa të kaluar, absolutisht pa mëkate vec udhëheqës të ndritshëm me misionin për ta kthyer Shqipërinë në vend të lulëzuar dhe shqiptarët në njerëz më të lumtur në glob?!Po kjo është dukja,tisi i hollë, lehtësisht i grishëm për të parë realitetin dhe kuptuar hipokrizinë dhe propagandën kallfe për t`i mashtruar qytetarët e këtij vendi! Po a është e mundur që një popull i tërë të mashtrohet me karamelet dhe tullumbacet e dyshes, Basha -Meta dhe t`iu japin besimin për t`i vënë në fron të nusërojnë edhe njëherë se do ta bëjnë Shqipërinë pasi nuk i lidh asgjë me të kaluarën? Se janë burra shteti të fortë siç i etiketon “Gim Nesho”, ish ambasadori dhe udhëheqës të tranzicionit? Si mund të harrojnë qytetarët, si të jenë të gjithë nën efektin e sëmundjes së kujtesës! Kjo është e pamundur, absurde edhe ta mendosh në pak sekonda aq më tepër që bëmat e tyre janë shpërblyer së fundi edhe me titullin “non grata” të Berishës nga DASH! Parë në këtë këndvështrim analizuar në këtë aspekt, pa subjektivizëm, duke e zhveshur nga propaganda dhe pa marrë në konsideratë zërat e çjerrë të zëdhënësve, analistëve të pandryshuar ca individëve që i bashkohen korit të zhurmës për heqje zvarrë, vrasje apo përmbysje. Kot e ka ish presidenti Meta, kryetari i PL që paralajmëron se në ditët dhe javët që vijnë do ketë protesta dhe denoncime, arbitrazhe gjithfarë lëvizje që do habitemi të gjithë. Kur e dëgjova deklaratën e kryetarit të partisë më të re ,PL mendova me vete: Vallë me se do na habisë Meta? Çfarë mund të na serviri më shumë se c`na ka dhënë në këto tri dekada, sa majtas, sa djathtas aq më tepër që për herë të parë është pa asnjë ofiq dhe është më në fund për të gjithë, ish, si një këmbësor që ka marrë përsipër të bëj pelegrinin e vonuar drejt vendit të shenjtë? Kur dëgjon për bëmat që do na habisin mendja të shkon tek protestat e dhunshme që LSI dhe PD për vite me radhë kanë bërë kundër rendit kushtetues. Kundër policisë. Kundër godinës së kryeministrisë. Po edhe ndaj selisë së kuvendit të Shqipërisë e cila për më shumë se tetëdhjetë vite të ekzistencës së saj nuk është sulmuar e denigruar nga jashtëdhe brenda siç kanë vepruar aleatët opozitarë, fill pas dorëzimit demostrativisht të mandateve të deputetëve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale!Po pse më shumë se kaq do bëjë dyshja që do punoj ngushtë që të na befasoj dhe habis sikur këtu do ketë shpërthime kozmike dhe na pret fundi me tmerr?Çfarë të re në skenarët e ditëve që do vijnë na presin? Do na presin duart, këmbët apo kokën që ta kenë të lehtë të realizon qëllimin e tyre për pushtet she fiksuar qytetarët për të ardhmen e tyre? Përse do befasohemi dhe çfarë më shumë do shpalosi dyshja që të qëndrojmë sy e vesh nga podiumet e plëistëve dhe foltoristëve? Më shumë se c`kanë bërë nuk besoj se do kenë fuqi e kurajo të na befasojnë dhe habisin! Jo vetëm unë, po një opinion shumë i gjerë nuk i merr seriozisht këto deklarata dhe nuk pret të habitet! Tek e fundit përse të habitemi, ata të dy nuk janë mbinjerëz se tek e fundit këtu i kemi pasur dhe kemi vënë re se kur kanë shkelur vijat e kuqe, kanë marrë goditje dhe kanë qëndruar të ngujuar në kullat e partisë si të rrahur me thupër të thantë. Më i fundit paralajmërim ishte ai i SHBA, ku dy partitë kryesore politike demokratë e republikanë, i dërguan gjithë atyre që përpiqen të destabilizojnë demokracitë në Ballkanin Perendimor dhe referuar ish liderit me kryqin “non grata” mbi shpinë nuk do tolerojnë asnjë çekuilibrim të paqes sociale në këto shtete, ku kuptohet për vet aleancën strategjike, Shqipëria, është në rendin e parë ku nuk do lejohet kthim prapa aq më pak aventurat e këtyre tri dekadave të protestave dhunshme që kanë për qëllim pushtetin, jo me votë e mbështetje popullore, po me manovra dhe skenarë destabilizuese, prodhuar e shkruar në skutat e errta të selive nga aktorët që kërkojnë të na çudisin dhe habisin me ato që do ndodhin nën drejtimin e tyre në ditët që vinë. Dy liderët në aleancë të ngushtë, kanë marrë përsipër të na presin kostumin e destabilizimit dhe të na habisin me veprat e tyre si dy rrobaqepës që nuk qepin, po shqepin atë që kanë ndërtuar të tjerët. Shqipëria nuk është pa probleme. Ne nuk jemi vendi ideal ku korrupsioni nuk ekziston. As shteti me mirëqenienmë të mirë. Po njëherësh nuk mund të mohohet lufta ndaj fenomeneve të këqija dhe betejat që zhvillohen në çdo hallk të shoqërisë. Po kështu nuk mund të zërohen investimet strategjike në rrugë e në aeroporte e portet detare!E dëgjova dekoratën e kryetarit të partisë më të re, ish-LSI, shndërruar në PL! Po as u habita dhe as do habitem me bëmat që priten të na ofrojnë dy liderët e vjetër të rinj me atë çdo ndodhin në Shqipëri.Habia më e madhe mu duk etiketimi amerikan për ata liderë që kërkojnë destabilizojnë rendin kushtetues dhe investimi i tyre në mbrojtjen e qetësisë dhe demokracisë! Në këtë paralajmërim të fortë e të hapur besoj se Berisha dhe Meta duhet ta gjejnë veten me ato që paralajmërojnë. Sidoqoftë, unë si një nga tremilionë shqiptarë, i them kryetarit të PL se nuk do habitem aspak. Më shumë do habitesha të fliste për qetësi e dashur se për dhunë e destabilitet e kemi provuar në këto tridhjetë vjet!