BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

I gjithë sistemi i drejtësisë është për "leje lindje"!

I gjithë sistemi i drejtësisë është për "leje

Njeriu kaq shumë i përfolur mediatikisht për korrupsion dhe pasurim si gjyqtar i lartë, ju ka dhënë një "alternativë" të rëndësishme të gjithë të tjerëve në pozitën e tij në drejtësi! Dhënia e lejes së lindjes burrave të drejtësisë (sepse gratë e marrin vetë) është shtyrja e mrekullueshme e daljes qartë dhe haptas, përpara drejtësisë! Kthimi i anëtarëve të KLD-së dhe gjykatave të tjera të mëdha, por dhe prokurorëve të lartë dhe të mesëm kudo në Shqipëri, në pozitat e afërta me "lidershipin e drejtësisë e akuzuar apo anëtari i lartë i KLD-së, tashmë është alternativa që ka mbetur për të ndjekur sidomos përpara ndërkombëtarëve! Imagjinoni se në çfarë kalbësire morale, në çfarë "paburrnie mitike", në çfarë lakuriqësie ligjore është si Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe sidomos një anëtar i "jashtëzakonshëm i saj prej vitesh i akuzuar për pasurinë e tij të madhe, që nuk do të mund ta justifikonte përpara ONM-së, të cilën e kontrollojnë të huajt! Këta janë pothuaj burrat e drejtësisë, por dhe gratë e saj! Në fund të fundit, me përjashtimet e kuptueshme, por kjo është drejtësia jonë "me leje prindërore" ose leje shtatzanie e zbatuar për burrat! Mbi bazën e kësaj drejtësie dhe njerëzve të saj të vendosur nga PD dhe sidomos me miratimin e Sali Berishës, sot është "leja prindërore" simboli i jashtëzakonshëm të "Drejtësisë Shqiptare"! Më e bukur është se "Ministria e Drejtësisë" e merr vesh me vonesë, mbledhjet zhvillohen si në kohë të "ilegalitetit të komunistëve në kohë fashizmi", Ministrja nuk është në mbledhje dhe KLD-ja si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor dhe po ashtu drejtësisë merr vendime për "leje prindërore" për një nga burrat më të famshëm të saj, dhe vetë ai voton për lejen e lindjes, sepse kështu i kemi thënë dikur asaj leje që i jepesh gruas kur lind fëmijë përpara se ta lindë atë dhe mbas lindjes që ta rriste deri në një farë kohe! Aq më shumë se "fëmija është në Gjermani" sipas ministres dhe "babai prind" në Shqipëri ose Tiranë, ku është dhe "ONM-ja" e famshme! Po a ka vend në botë që luhet ky grotesk, kjo farsë, kjo maskaradë dhe ky turp më shumë se sa në Shqipëri!? A ka vend në botë që një burrë në pushtet të lartë në sistemin e drejtësisë mund të sillet si një i "paburrë" si ky rast!? A ka ndonjë vend në Europë, që mbledh Këshillin e lartë të Drejtësisë" për të dhënë leje prindërore në këtë mënyrë!? A ka vend në Europë, që gjyqtarët e lartë, apo njerëzit më të fuqishëm të drejtësisë të bëjnë maskarallëqe dhe marrëzi të tilla me vula dhe firma! Sigurisht që nuk ka dhe më vjen keq, por as diktatura nuk ka pasur njerëz të hurit dhe të litarit si këta sot! Ata dje të pushkatonin (ishte organ i diktaturës së proletariatit) dhe vrisnin, por nuk bënin të tilla palaçollëqe në mbledhjet e tyre të rëndësishme! Jo jo nuk mund ti bënin! Kurse kjo KLD është një fatkeqësi politike dhe amorale në Shqipëri. Politike, sepse i ka shërbyer kryesisht një partie dhe një lideri dhe amorale, sepse jo vetëm nuk zbaton ligjin për të cilin është si organ, por e manipulon dhe devijon atë! Nuk ka se ku shkon më turp se sa kaq! Por ato që marrin të tillë vendime, turpi hahet me bukë dhe me ç’t’u vijë përpara!?

Sigurisht që drejtësia kërkon te ne një "operacion" gjigand, i cili nuk mund të kryhet as nga kjo klasë politike, as nga vetë drejtësia! Sigurisht njerëzit e mirë, të përkorë të drejtësisë do të ndihmojnë dhe dikush në politikë ka dhënë fjalën se duhet kryer kjo reformë! Por me këta njerëz, me këta "burra që marrin lejen e pas lindjes" sepse nuk përballen me ONM apo vetingun, kjo pastaj, ka një të drejtë të madhe për të qënë unë, ne, të gjithë të pa mëshirshëm për të gjithë sojsorollopët e tyre! Të tillë njerëz të drejtësisë, kur bëjnë këtë, kuptohet se çfarë kanë bërë në emër të ligjit dhe në "mbrojtje të tij"?! Këta njerëz kanë lejuar thyerjen e Kushtetutës, kanë lejuar shkatërrimin e shtetit ligjor! Kanë lejuar dhe justifikuar dhunën shtetërore politike dhe prishjen e demokracisë në zgjedhje dhe vula e firma kudo në shtetin shqiptar! Të tillë maluketër kanë ngritur me dijeninë e tyre gangsterë në podiume të larta partie dhe biznesi! Me anën e firmave të tyre janë justifikuar krime monstruoze individësh në politikë dhe biznes! Miqtë e njerëzve të "lejes së lindjes" kanë mbrojtur politikanët kriminelë në Shqipëri, kanë rrëzuar padi për të tillë kriminelë, kanë mbuluar krime shtetërore dhe kanë penguar zbardhjen e këtyre krimeve, sepse kanë lidhje me "malavitën" shqiptare nga më të ndyrat në Ballkan! Ç’mund të presësh prej tyre? Të mos marrin lejen e lindjes, kur ju afrohet vetingu!? Ata jo lejen e lindjes, por ka mundësi që dikush të ndryshojë gjini (sex) të kthehet në tjetër qenie njerëzore, sepse e dinë mirë, se çfarë i pret! "Leja prindërore" është shembulli i qartë se deri ku ka shkuar krimi dhe llumi në drejtësi! Se deri ku është e përfshirë ajo në pisllëk ligjor dhe politik! Po po, sepse pa pushtetin politik, kjo drejtësi nuk do të mund të prosperonte kaq shumë dhe kaq gjatë! Leja e lindjes e akorduar për gjyqtarin e famshëm nga shokët e "idealit të përbashkët" është dhe përforcimi se nuk duhet pasur asnjëlloj "klemence" për një kategori të tillë krimi në drejtësi! As një lloj mëshire, për të pamëshirshmit të ligjit të kthyer mbrapsht dhe asnjëherë të zbatuar në Shqipëri! Turp dhe turp, por dhe një kujtesë për kohën që po afrohet, për reformon në drejtësi! Po sigurisht kujdes të madh sepse "trima dhe burra të tillë" kanë fantazi të shfrenuar për ti shpëtuar vetingut! 

Nga Besi BEKTESHI