Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I vetmi "intelektual" i frikësuar je ti, o anti-alternativë e shërbëtor pushteti!

Postuar: 18/07/2019 - 07:13

Nuk do të rrinte pa bërë demagogji dhe llafollogji prej somnambuli politik dhe të pa afti të merituar i cili ka kthyer Partinë Demokratike në fosile politike dhe nën urdhra presidenciale ose - kryepatetiku politik Lulzim Basha! Në kohën kur po dënonin dhe vrisnin dy poetët martir, babait tim i hoqën dhe kempin duke e lënë pa bukë, mbasi e kishin pushkatuar politikisht, izoluar dhe thyer këmbë e duar, mbas një aksidenti të provokuar qëllimisht! Ja bënë këto të "mira" sepse nuk pranonte të gënjente për "fitoret" pikërisht nga ajo parti! Nuk e intimiduan kollaj dhe pse ishte diktaturë e ashpër dhe pjesë e saj! Nuk gënjeu kurrë dhe e pësoi së bashku me familjen e tij (për fat të mirë jo sa Blloshmi dhe Leka) por nuk u tulat dhe intimidua sikundër thotë sot një "sançopançist" si Lulzim Basha, ose shërbëtori më i madh i pushtetit të sotëm të Edi Ramës! Sot intelektualët mund të largohen nga puna dhe sigurisht si partia e Bashës me Berishën në krye e ka bërë, por e ka bërë dhe partia e Edi Ramës - por nuk intimidohen kaq lehtë sa Lulzimi i Holandës kërkon ti përshkruajë ato që nuk i vinë pas, në marrëzinë dhe shërbëtor-llëkun tashmë haptas ndaj Ramës! E shikojmë në reagimet e tyre kudo deri në FB e vetë KM-së dhe të Lulzimit po ashtu! I shikojmë te prononcimet dhe ashpërsinë e drejtë që kanë ndaj një klase politike të urryer ku maja më e madhe e saj në vend që të jetë Rama është shërbëtori më i degraduar politikisht ose Lulzim Basha! Sot ai ka marrë përsipër të ndajë dhe intelektualët, ashtu sikundër ndan si i korruptuar që është dhe pa merita politike dhe vetë popullin! Lulzim Basha është ai i tulaturi dhe i intimiduari që ndan popullin shqiptar në të mirë dhe mafiozë dhe të këqij! Kush është me Lulin del popull i mirë kurse të tjerët - burra jo të mirë dhe automatikisht me Ramën! Që këtu fillon dhe shërbimi që ai paturpësisht i bën Kryeministrit të Shqipërisë, duke i faturuar më shumë njerëz ( pa qenë aspak) në anën e tij! Ku ka më shërbëtor dhe të "tulatur" se sa Lulzim Basha kur thotë se 85% e shqiptarëve ishin me mua dhe i ka ndaluar me marrëzinë e tij shërbëtore ndaj pushtetit të sotëm, të përballen me votë me Ramën?! I vetmi intelektual i tulatur në Shqipëri nga pushteti i sotëm është Lulzim Basha që mori përsipër të mos përballet në kuvend dhe institucione, por të bëjë hapin më regresiv dhe idiot të daljes në rrugë! Po ky i "tulatur" dhe intimiduar si nga jashtë dhe nga brenda partisë së tij, humbi përballjen si strategji dhune, që mendonte se do të fitonte dhe tashmë ka rënë nën urdhrat e një partie tjetër dhe një Presidenti që nuk e ka votuar vetë!? Basha kërkon që ata intelektualë që nuk janë pro tij, që nuk e ndjekin pas ti, ti trajtojë si të intimiduar dhe të tulatur! E ka këtë, sepse bën pjesë në të vetmen parti staliniste dhe bolshevike, që i ka mbijetuar tranzicionit politik në Shqipëri dhe që është Partia Demokratike e Sali Berishës! Lulzim Basha ata intelektualë që e kritikojnë i shpall armiq dhe ata që nuk i vijnë pas kauzave të tija - që i shërbejnë Edi Ramës e i shpall të tulatur dhe të intimiduar! Po ku ka më qenie të tulatur dhe shërbëtore pushteti se sa Kryetari i llastuar dhe humbës i të gjitha betejave politike që është Lulzim Basha!? Por ai nuk ka rrugë tjetër përveç shërbimit ndaj Ramës! Ai vetëm kështu mbijeton! Sepse ai është "anti-alternativë" politike!? Ai nuk ka as fuqinë ideore, as fantazinë politike, as moralin politik për të qenë një "alternativë"! Ai është njeriu i dobët në karakter, i dobët në veprime të matura, por të forta, i dyzuar dhe frikacak deri në rrënim! E ky njeri iu thotë intelektualëve se "janë frikacakë" me pushtetin e Ramës që po i dënon si dikur Blloshmin dhe Lekën!? Ky farë burri që nuk i doli njëherë para normalisht si alternativë Ramës personalisht dhe që ka kthyer PD-në në strofkull ku mbijetojnë injorantët dhe folklorikët plus dhe Berishistët e fundit të mbetur periferive ose zyrave të SHQUP-it , gjen të tulaturit! Ky humb strategjitë dhe mbas humbjes "pastron" partinë nga njerëzit që kuptojnë se kush po i shërben Ramës! Ky (LB-ja) humb betejat politike dhe pastaj shan dhe kërcënon idealistët dhe intelektualët e PD-së që sot nuk duan ta shikojnë me sy të ballit një të paaftë dhe të "intimiduar" e tulatur si Lulzim Basha! Ky humb protestë mbas proteste dhe thuaj në mënyrë idiote bërtet - e fituaaaam?! Ky humb protestë mbas proteste, mbështetës dhe pastaj bërtet - ishim më shumë se kurrëëëë?! Ky bën pakte me Ramën dhe "dh..et" si partinë dhe elektoratin e pastaj shan intelektualët se "frikësohen" nga Rama?! Ky ka humbur gjithë bashkitë dhe gjithë territorin dhe pastaj thotë -fajin e kanë intelektualët që intimidohen dhe tulaten nga Rama!? Ky e ka lënë vendin pa alternativë politike dhe elitë të ndershme dhe ju vë fajin intelektualëve që sipas tij tulaten nga Rama?! Ky me gojën e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij ka prishur marrëdhëniet me perëndimin dhe pastaj iu thotë intelektualëve se kanë frikë të flasin! Sepse kujton se një intelektual do ti shërbej apriori një të korruptuari pushteti si Lulzim Basha i cili duhet të përgjigjet për rrugën e kombit, shitjen e detit dhe vrasjen e katër qytetarëve në bulevard?! Ky farë politikani ju thotë shqiptarëve se do të rrëzojë Ramën me Monikën, Fatmirin, Vangjelin, Nardin apo Dashin?! E pastaj do dhe intelektualët pas?! Prandaj është ai vetë ose Lulzim Basha, i vetmi intelektual i frikësuar ( intimiduar) apo tulatur nga që e di se do të vijë dita e llogarisë së tij dhe gjithë klasës politike në përgjithësi dhe sidomos lidershipeve kriminale të saj! Prandaj është dhe shërbëtor pushteti, sepse aty kujton se ka shpëtimin? Mbase nga një "marrëveshje" apo kompromis i mundshëm që e kanë gati me pushtetin, por që nuk përmban në të reformën në drejtësi! Jo nuk e lejojnë as amerikanët dhe as evropianët! E kjo është dhe "mynxyra e madhe" e pikërisht frika e madhe e tij shumë e merituar! Këtë frikë nuk e kanë intelektualët, por ai vetë! Ai është i tulatur dhe jo intelektualët! E sigurisht bën mirë të jetë, sepse fundi i kompromisaxhinjve të pushtetit është afër!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 19:41

Jetojmë në milleniumin e ri dhe syri më sheh ende femra që ndezin qiri në terr. Në këto pirgje imazhesh të ngjallin fobi, shoh shpresë pak të ardhmen e tyre, të binjakezuar me atë që shkoi dhe vazhdon të jetë.

Postuar: 25/08/2019 - 08:03

Nuk ka e si mos të ngjallë indinjatë dhe revoltë të brendshme te njerëzit e ndershëm, jo vetëm at

Postuar: 25/08/2019 - 08:01

Oratori i shkëlqyer, luftëtari trim dhe Hero i Popullit Memo Meto, kur është pyetur se ç’ës

Postuar: 25/08/2019 - 07:58

Një udhëtim drejt humnerës.

Postuar: 25/08/2019 - 07:56

Po po, e dogjën malin e Shëngjinit me qëllim dhe sigurisht te ne është absolutisht epidemi kjo ll

Postuar: 24/08/2019 - 07:51

Studio më e freskët televizive me moderator Çim Pekën nuk kishte si të çelte siparin ndryshe, veç

Postuar: 24/08/2019 - 07:49

Një fushatë malinje dhe ç’kombëtarizuese po vazhdon prej kohësh me ulje ngritjet e saj nga