BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

I vetmi kërriç mbetet ish deputeti i PD me kobure në brez, jo shqiptarët!

I vetmi kërriç mbetet ish deputeti i PD me kobure në brez, jo

T`i paraqesësh shqiptarët, si dele apo qenie pa inteligjence, si të ishin një kope, vetëm se nuk begenisin PD dhe ish deputetin Gent Strazimiri dhe kolegët e tij për t`i votuar qorrazi, është më e pakta të thuash se individëve të tillë u mungon, veç njerëzillëkut, qytetarisë edhe kultura, edukata, komunikimi politik, fjalori i nevojshëm dhe më e keqja se nuk kanë nxjerrë asnjë përfundim për çfarë u ka ndodhur deri sot në vlerësimin popullor për të mos i votuar. Zoti Strazimiri bënë kompetentin, duke folur me etiketime e fyerje të rënda për një popull të tërë. Dëgjon këtë fjalor dhe para syve na shfaqet një Rambo i kohës tonë, i cili ka dalë në mejdan, duke protestuar kundër ndërtimit të një parku modest për fëmijët e Tiranës dhe ka qenë i vetmi indivd protestues që veç duarve dhe muskujve, zhurmës e thirrjeve, u ka treguar shqiptarëve dhe armën e ngjeshur në brez, duke iu bashkuar të vetmit individ që është shfaqur në një dalje publike, i armatosur, pasardhësit të Mbretit Zog, ditën e humbjes së referendumit në vitin e largët, ku ai në krye të protestuesve, iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ishte instaluuar tek Piramida. Po nëse, i ndjeri, Leka Zogu, dilte i armatosur për një motiv të madh dhe i zhgënjyer nga humbja e referendumit, Strazimiri ishte ngritur kundër lojnave të fëmijëve të cilët mezi prisnin përfundimin e tij për t`iu bashkuar bashkëmoshatarëve dhe për t`u relaksuar mes tyre në botën e shfrenuar të fantazisë të cilën më së miri mund të shpalosnin në atë park që po ngrihej në një nga këndet me të bukura të kryeqytetit. Shfaqja e Starazimirit i armatosur në një protestë që shpallej si paqësor dhe në mbrojtje të pemëve dekorative dhe kundër interesave dhe ndjenjave të fëmijë të qytetarëve Tiranas, ishte vërtetë një akt që u dënua nga mbarë shqiptarët, si një shfrenim i urrejtjes për çdo gjë të bukur që mund t`i shtohet kryeqytetit. Dihet se ndëshkimi i tiranasve për një veprim të tillë, u shpalosë gjerësisht në zgjedhjet e radhës si në ato kombëtare edhe në lokalet. Dhe këtë ndërmarrje nuk mbeti i vetëm. U pasua nga ish Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i cili e dërgoi këndin e lojnave për fëmijë deri në gjykatën e Brukselit. Po le ta lëmë atë skeç të shëmtuar të një ish deputeti e ish presidentit të cilët kishin shkelur gjithë ligjet e këtij vendi dhe vet traditën e protestave paqësore dhe të komentojmë deklaratën e tij e cila u drejtohet shqiptarëve, sikur tu fliste aktorëve të një cirku që që të bëjnë për të qeshur kur japin shfaqje për të argëtuar shikuesit. Është e habitshme, si ka mundësi që një politikan që e mbanë veten të shkolluar, të zgjedhur nga vota e popullit pjesë e opozitës që i kanë besuar t`i përfaqësoi në Kuvendin e Shqipërisë, të falsi, sikur t`u drejtohet jashtëtokësorëve me një gjuhë që është pak të cilësohet sjellje alabakësh. Shqiptarëve askush deri sot nuk ka guxuar t`u drejtohet, sikur të flasin me hijet apo të gjendeshin përball një kopshti zoologjikë, ku qëndrojnë kafshë e shpendë. Shqiptarët, janë qytetarë të respektuar. Mund të jenë të varfër. Me shumë halle e shqetësime. Po nuk mund t`i llogaritësh si të paditur, si turma pa ndjenja e pa shpirt, si automatë apo robotë që vetëm ecin, shikojnë në një drejtim dhe u mungon, logjika, gjykimi e mendimi abstrakt. Shqiptarët, kanë tridhjetë vite që jetojnë në sistemin pluralistë që kanë lënë pas krahëve kohën e shkuar që votonin në rresht dhe sot janë stërvitur aq sa duhet, me ushtrimit e demokracisë që është instaluar në vendin tonë. Ata asnjëherë me ndërgjegjie nuk kanë votuar sipas praktikës symbyllur. Përkundrazi janë të vetëdijshëm kur hedhin votën dhe përzgjedhin. Dhe nuk janë as morracak. As kërriça. A burracakë. As shiten. As gënjehen. As të paditur. As emocional që ecin symbyllur dhe veprojnë si qenie pa kokë. Ata janë si gjithë popujt e botës dhe kur vjen puna për votën e peshojnë aq shumë, sa asnjërit, si Strazimiri dhe srtrazimirët e tjerë të opozitës nuk mund të llogarisin. Në se kthehemi pas në kohë, Strazimiri, besojmë se kujton, si shqiptarët në vitin 1991, votuan PD e tij dhe sollën ndryshimin e madhe në shkallë të gjerë në gjithë vendin. Po pasi verifikuan se me cilët kishin të bënin, i hoqën PD-së tërë pushtetin lokal, duke vendosur një ekulibër të balancuar mes pushtetit qendror dhe atij lokal. Shqiptarëve kurrë nuk u ka munguar orientimi dhe sensi as kahja e votës. Dhe kanë bërë gjithnjë përzgjedhjet më të mira. Nuk kanë votuar symbyllur as duke shpërdoruar besimin. Janë kolegët e Strazimirit që i bëjnë llogaritë gabim dhe i veshin shqiptarëve qyrkun e të paditurve që nuk dinë të orientohen dhe lënë mënjanë opozitën, së pari PD dhe votojnë Ramën, i cili po i drejton kah varfërimi dhe korrupsioni. Po analiza e Starazimirit është vërtetë e padenjë për asnjë që i thotë vetes politikan. Dhe në përgjigje të mosvotimit të partisë së Strazmirit dhe mbështetje të mazhorancës aktuale, fajtor bën krëçat, shqiptarët e paditur, zhulsat që nuk bëjnë llogari, nuk njohin të mirën, se cilët janë ata që mund ti nxjerrin në dritë dhe t`i ngjitin në qiellin e lumturisë. Harron Strazimiri, se shqiptarët, janë një popull me kujtesë dhe të shkolluar, ku në çdo familje, ka dy e tre persona me shkollë të lartë, gjë që nuk mund të fshihet me një deklaratë të Strazimirit apo individëve që i bëjnë iso akuzave opozitare deri tek ato që në Itali, Rama dërgoi tridhjetë pompistë dhe jo individ me specializime deri në universitetet e Italisë fqinje, çka u evidentua, jo vetëm nga Shqipëria, po edhe vet Italia mike. I tërë ky mllef, ka vetëm një shkak. Është kundërpërgjigja e sondazhit që e nxjerrë Ramën 51-55 për qind fitues edhe i vetëm në zgjedhjet e pritshme, falë edhe rritjes mbështetjes nga menaxhimi i post tërmetit dhe sot kundër pandemisë botëror, Kovid-19. Aq e thellë është tronditja, aq e mërzitur është opozita, aq pa llogari ecin ata drejtë pushtet si tërë këto vite, sa edhe një sondazh i zakonshëm I bën të ulurasin dhe të etiketojnë një popull të tërë, vetëm se nuk i mbështet, si karagjoza, të palarë dhe shumë më tepër, si kërriça. Gjuhë më fyese në kohë kovidi-19, këtij virusi vdekje prurës kur shumëkush është në ballë të frontit për përballimin r të keqes që ka dal kudo me tentakulat për të marrë jetë njerëzore nuk mund të ketë. Dhe këtë mund ta mbajë gjallë, një individ si Stazimiri që ose flet me kobure në brez ose me pushkën në gojë. Të dyja njëlloj vrasin. Edhe koburja e brezit edhe ajo e deklaratave të papërgjegjshme, fyejnë një popull të tërë. Dëgjon cilësimet e etiketimit alla Strazimir dhe ec e mos e voto po deshe partinë e Strazmirit!