BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Idiotët e futbollit, janë shumë më “normal” se ato të partisë!

Idiotët e futbollit, janë shumë më “normal” se

Sot në mbrëmje fusha e stadiumit “Air Albania” do të shkelet nga dy finalistë të një kompeticioni debutues të UEFA-s, Ligës së Konferencës, ku Roma dhe Fejnordi do të përballen për një trofe europian, i cili edhe pse i fundit nga rëndësia, mungon prej vitesh për këto dy klube. Për gjithsesi është një Trofe i madh! Tirana ishte vendi i duhur dhe padyshim përveç përfitimit ekononmik,  kemi të bëjmë me përfitimin “publiçitar dhe borëror” nga një trofe që do të ndiqet për këto dy ditë, në të gjitha testatat sportive në botë dhe sidomos Europë. Tirana dhe Shqipëria, janë sigurisht në fokus. Është padyshim një fitore që kjo finale po bëhet te ne! Ndërkohë që unë shkruaj duhen dhe 6-të orë të fillojë dhe...!  Dhe, sigurisht shfaqen e ka marrë rrëmuja dhe tifozeritë, huliganët e dy palëve. Kanm hesape Roman-jolët dhe Fejnord-istët ose Italianët dhe Holandezët që nga 2015-ta ku huliganët Holandezë prishën monumente në Romë!  Në mbrëmjen para takimit, 22 shkurt 2015  disa ultras të Feyenoordit krijuan probleme me përleshje në “Campo de Fiori”, në qendër të Romës.  Të ndodhur në “Piazza di Spagna”, holandezët më të zhurmshëm pushtuan hapësirën që ndan shkallët e “Trinità dei Monti” nga “Via Condotti”, duke u përplasur ashpër me policinë. Të pakënaqur nga lufta me policinë, holandezët shpërfytyruan ‘Barcaccia’-n, një nga monumentet më të çmuar të kryeqytetit, qysh nga periudha baroke.E skalitur nga Pietro dhe Gian Lorenzo Bernini dhe e përfunduar në vitin 1629, shatërvani ‘Barcaccia’ ishte i pari që u konceptua tërësisht si një vepër skulpturore, duke u larguar nga stereotipet klasike me formë gjeometrike. Janë të acaruar mes tyre dhe padyshim policitë e tre shteteve e dinë këtë gjë. Por tifozeria hjolandeze dhe ajo romane kujtojnë se po bëjnë shetitje në një vend të humbur. Në fakt Tirana ju ka rezultuar qytet i madh dhe “jo kaq i humbur” përkundrazi!  Birra e mirë, çmimet e lira dhe vajzat e bukura, por...?! Por policia të shemb në dru dhe pse ka urdhër të kujdeset shumë. E unë këtë e kam fjalën! Uroj që çdo gjë të ketë shkuar mirë, sepse po e përsëris po shkruaj ( këtë shkrim)   përpara ndeshjes finale! Por dy tifozeritë kanë idiotët e tyre. Jo nuk kam pse e kursej fjalën! Janë idiotë ata që nuk përtojnë të kryejnë akte dhune deri në marrëzi vrastare. Kanë emër që i konsideron huligan, por në fakt janë idiotë. E mes tyre mund të ketë dhe kriminelë. Por policia jonë është e përgatitur. Pse? Po, sepse ne kami idiotët e protestës politike! Kemi dhunën politike dhe njerzit e saj që në protesta djegin dhe shkatërrojnë. E sidomos mbas 2013-tës,  policia ka mjetet  dhe organizimin për ti ndaluar!  Sa protesta ka drejtuar PD dhe padyshim përpara 2013-tës PS dhe që është shkaktuar dhunë!? Ajo që duan të them është se “idiotët “ huliganë të sportit e sidomos futbollit,  janë sigurisht të dhunshëm, por mbeten më normalë se “idiotët e politikës së dhunshme”!   Huliganizmi në futboll është fenomen shfryrës apo një valvul që lejohet nga demokracia sepse ka novojë të kontrollojë emocione të forta të cilat mbeten në sport dhe nuk kalojnë në komb apo mes kombeve dhe mes qytetërimeve apo dhe shteteve! Janë aty dhe mbeten aty. Pastaj policia mund ti rrahë paq dhe ikin (mbasi kanë bërë dëme) në shtëpi dikush me trofe dhe dikush i dëshpëruar që përgatitet për të ardhmen tjetër sportive. Kaq jo më shumë se sa kaq! Holandezët ndryshojnë nga ne dhe italianët, sepse nuk kanë “gëzuar” asnjëherë një regjim të tyrin ideolgjik (përveç pushtimit  nazist)  dhe diktaturë që të kuptojnë se sa urtë “rrihet”  për nga huliganët dhe protesta nën diktaturë! Sepse diktatura ti pret veshët! Dhuna sportive nga tifozeritë është një përballje idiotësh për “sport”! Por dhuna e nxitur dhe krijuar nga protesta politike e organizuar për dhunë masive është diçka e pa tolerueshme! Sa herë ka bërë Berisha dhe Luli i tij që sot po kujtohen një pjesë, se është me pasaportë holandeze!  Sa herë kanë djegur dhe sa herë kanë shëmtuar me dhunë qytetin e madh tonin?  Sot po ju bën përshtypje shumë kujt për dhunën e tifozerive ndaj njëra tjetrës apo policisë  dhe qytetit të Tiranës! Asgjë më shumë nuk bëjnë idiotët e sportit të futbollit nga idiotët e partisë. Idiotët e futbollit, nuk janë kurrë më anormalë se sa ata të politikës. Përkundrazi...! Dhe pse? Sepse idiotët e partisë, pranojnë symbyllur të vriten për një të korruptuar apo delirant që krijon ide dhune dhe i vë në zbatim me anën e turmës së tifozerisë politike! Tifozeria politike është një zbatim kriminal, anti demokraci dhe anti liri. Duket sikur po çohen kundër tiranive të pushtetit. Në fakt çohen në mënyrë idiote për një tirani tjetër që vjen nga dhuna e protestës idiote politike. Prandaj sot në botën e qytetëruar,  nuk bëjnë me protesta politike dhe të thirruara apo nxitura nga politika apo person politik. Dhuna e idiotëve të futbollit, është shumë më normale, se dhuna e idiotëve të politikës. E kjo gjë tashmë është më se e qartë.  Kaq, tani shpresoj të ketë fituar më i miri dhe të mos ketë pasur dhunë.