BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

"Çifligarët" asgjë nuk do t’i luajnë "çifligut parti" në reformën zgjedhore!

"Çifligarët" asgjë nuk do t’i luajnë

Sigurisht që amerikanët do të reagonin kundrejt një "allasoj" klase politike apo elitokracie tashmë tre dekada të shumë kriminalizuar dhe korruptuar dhe në zbatim reformash. SHBA-të janë të angazhuar thellësisht dhe plotësisht për reformën në drejtësi dhe për to kjo është një reformë që zgjidh dhe të gjitha të tjerat në Shqipëri. Praktikisht kanë të drejtë. Po ashtu bashkë me europianët e dinë mirë se ky vend nuk ka drejtësi, e ka të korruptuar dhe jashtë çdo lloj standardi. Po eksperimentojnë në këtë vend dhe e shikojnë vonesën, por dhe sabotimin e saj në kohë dhe cilësi si një veprim direkt i kësaj klase politike në 360 gradë, si sfidë ndaj tyre dhe tendencë të plotë për ta dështuar në mënyrë të qartë dhe të plotë. Duket sikur nuk e duan vetëm Berisha e Meta që janë tashmë qartë kundër sidomos ambasadës amerikane, por në të vërtetë janë segmente të plotë dhe të shumtë deri në lartësitë politike si në PD dhe PS, që nuk duan reformën dhe duan që drejtësia të jetë një prodhim politik personal i tyre, i këtij establishmenti tragjikomedik që është sot. Në këtë rast dhe ambasadorja Yuri Kim i tha "mjaft" një vonese të qëllimshme dhe një loje të përbashkët maxhorancë dhe minorancë shto dhe presidentin e vendit me reformën në drejtësi. Por për t’i hapur rrugë asaj, ju duhet dhe reforma zgjedhore. Ose e ashtuquajtura reformë zgjedhore, e cila asnjëherë nuk do të realizohet e mirë dhe e qartë pa përfundimin dhe hyrjen në punë të drejtësisë së re dhe absolutisht e ngritur në këmbë nga të tre partitë kryesore në vend. Është një iluzion të mendosh se të tillë tipa që nuk kanë dhe nuk lejojnë demokraci të brendshme në partitë e tyre, të duan të hapin dhe reformën zgjedhore drejt arsyes që "shoqëria duhet të jetë e zonja për të nxjerrë kandidatët e saj me numrat që dalin nga vota e pikërisht shoqërisë". Nuk duan të hapin listat, nuk duan të votojnë shqiptarët emigrantë dhe nuk duan të ndryshojnë sistemin. Duan po atë mënyrë të sundimit të kryetarit të partisë mbi çifligun parti. Duan sërish dhe përgjithmonë "çifligarin të sundojë mbi çifligun" dhe që pastaj me marrjen e pushtetit të trajtojë Shqipërinë ashtu sikundër dhe Berisha dhe sot Rama - çifligun e tyre me sigurisht taksat tona. Pra as që bëhet fjalë, se do të merren me sistemin! Do merren vetëm me marrëzitë e "ristiling" të formave dhe mënyrave që ato i dinë t’i bëjnë dhe që pastaj njëra do thotë fitova dhe tjetra vodhe dhe devijove votën e popullit. Duan të vinë në këtë pikë, sepse janë thjesht çifligarë mbi partitë dhe poshtë tyre kanë bujkrobër partie, e cila është çifligu i tyre i madh. E vonuan reformën zgjedhore, sepse nuk duan ta ndryshojnë dhe tani do të nguten për të bërë atë marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës për ta riqelbur atë me marrëzi të 30% të grave në politikë, e cila është një degradim i femrave në politikë paturpësisht ku "burrat e korruptuar" do të fusin gra, të cilat do t’ju thonë amin dhe do të mbyllin gojën apo do të përdoren nga maskarenj të politikës, duke u treguar "modernë" si mbushës së politikës me gra që ju binden burrave të korruptuar. Ky është dhe "suksesi" i madh i reformës zgjedhore. E pastaj është dhe grabitja e parave të taksapaguesve shqiptare për fushatë dhe padyshim "donacionet" e levendëve të partisë që as nuk dihen sa kanë dhënë dhe as nuk dihet se ku i kanë fituar ato para. Ja kjo është reforma zgjedhore e marrëveshjes së re të Bashës me Ramën. Pastaj do të fillojnë qeveritë e përbashkëta dhe një marrëveshje tjetër dhe batutat duam këtë ministri apo atë ministri dhe pastaj do të bëhen zgjedhjet dhe do të përpilohen listat e gangsterëve politikanë kësaj radhe me "biografi të mirë" dhe në fund Rama si gjithmonë do t’ia "pikturojë" fushatën Bashës dhe ky do të bërtasë e thotë - na vodhën, e kështu në fund KM-ja i sotëm do të vazhdojë dhe për shumë vite të tjera sundimin e tij dhe ligjet e tij, të cilat nga akte normative tipike fasho-komuniste do të kthehen në ligje që do të çojnë në zgrip demokracinë dhe lirinë në Shqipëri. Do të thoni ju: Po deri atëherë do të ketë "drejtësi" nga reforma e famshme në drejtësi? Po po, sigurisht që po! Kur që tani policia përgjon pa e pyetur as drejtësinë dhe as SPAK e BKH dhe jo më kur të vijë dita që zëri i tyre do të jetë i mekur kaq shumë, sa të gjithë do mundohemi të themi: Mor po çfarë bëri ky SPAK-u xhanëm, për çfarë u ngrit, kë akuzoi dhe kë arrestoi, çfarë ju bëri mirë shqiptarëve një organizëm i tillë ku ata kishin varur shpresat e tyre për drejtësi? Sot vetë ambasadorja e USA u gjend keq, sepse një pjesë e shoqërisë pothuaj u bind se dhe shtetit më të fuqishëm të botës të tillë levendë po ja dridhnin, po talleshin (tentonin të talleshin, sepse në fund USA ju tregon vendin plehrave kundër lirisë dhe demokracisë) dhe po krijonin bindjen në popull se as Amerika nuk ju bën gjë! Gjysma e tyre (politikës) sot janë antiamerikanë dhe gjysma dredharakë ndaj Perëndimit dhe sidomos shtetit më të dashur për Shqiptarët që është Amerika. Tashmë ka ardhur dita e tiranucëve dhe të korruptuarve që të devijojnë çdo reformë dhe prishin çdo demokraci dhe pluralizëm në Shqipëri. Pa dallim partie, feje, krahine dhe ideje. Sot këta janë "çifligarë" mesjetarë pa dallim dhe po vazhdojnë t’i bëjnë keq shoqërisë dhe shqiptarit. Nuk ju besohet asnjë reformë me gjithë dëshirën dhe investimin e amerikanëve dhe europianëve. Janë të pabesë dhe super të korruptuar dhe nuk kanë dëshirën më të vogël për progres politik dhe ekonomik drejt demokracisë. Të tillë çifligarë janë kundër demokracisë dhe nëqoftëse këtë gjë "nuk duan ta dinë të huajt" ne kemi detyrë ta dimë, kuptojmë dhe mbi këtë bazë të veprojmë. Të tillë çifligarë duan vetëm çifligun e tyre personal dhe në planet e tyre, ne pothuaj të gjithë - konsiderohemi bujkrobër. Kaq dhe "aftësia tyre" është se jemi të tillë ose po bëhemi të tillë në shekullin 21.