BREAKING NEWS

“Lamtumirë Komandanti i QBO”/ Ndahet papritur nga jeta koloneli i njohur, Petro Koçi jep lajmin e hidhur: Parajsa u takon burrave si ti!

“Lamtumirë Komandanti i QBO”/ Ndahet papritur nga jeta koloneli
x

Opinion / Editorial

Çifti presidencial: Rama ka mbaru, nuk ka babë e birë me e shpëtu!

Çifti presidencial: Rama ka mbaru, nuk ka babë e birë me e

Rrallë mund të ndodhë që burrë e grua, qofshin, fermerë, punëtorë, barinj, peshkatarë, fshesaxhinj e aq më pak politikanë, si çifti presidencial, të sulmojnë me të njëjtën gjuhë, me fjalorin më të rëndë, të shajnë dhe fyejnë deri në palcë edhe një individ në rrugë, le më kryeministrin e vendit, zgjedhur me votë, i ligjshëm, me besimin e sovranit me një fjalor të denjë për alabakët. Fill pas miratimit me 106 vota pro dhe disa kundër, delfinë të porositur edhe pse kishin bërë be e rrufe se do miratonin ndryshimet kushtetuese për listat e hapura, sikur të bashkohej tokë e qiell mbi dhe. Një furi e jashtëzakonshme, jo në sferën debatit politik, po bashkësisë familjare, me bijë e bija, nënë e motër, babë e grua, shpërthyen si breshër, duke habitur cilindo që ka vesh e dëgjon, sy e shikon. Për inat të kryeministrit, u fye Aneta nëna e Ramës. U përdhos kujtimi të atit, Skulptori i Popullit, Kristaq Rama. Artit të së cilit, siç është përmendorja “Nënë Shqipëri” në varrezat “Dëshmorët e Kombit” i përkulen të gjithë, duke përfshirë edhe anatemuesit presidencial. Në të njëjtën gjatësi vale, në sinkron, si të ishin fotokopje klasike, Meta president dhe Monika kryetare e partisë, si ta kishin bërë me fjalë në mëngjes, para se t`i drejtoheshin, njëra LSI-së dhe tjetri presidencës për ta sharë me rrënjë e degë, të parin e qeverisë, duke mos ia kursyer të ëmën e të atin. Sa herë nxehet, Iliri Meta, dje në krye të partisë, kur kërcënonte nga Lezha për armatosjen e popullit, sot garant i unitetit kombëtar e nis dhe e mbyll ditën, me sharje, mallkime, me race, fis e farë. Njëherë i kujton të birin, më pas të atin se paska varur poetët në mes të Kukësit. Është vijim i akuzave të shumë viteve. E njëjta gjuhë. I njëjti fjalor. Dhe këto i thotë, ai, i pari i vendit që e di dhe e njeh shumë mirë kush të akuzonte e të dënonte pasi është politikan me goxha përvojë, i stazhonuar në tri dekada. Ai e di si merreshin vendimet, kush i merrte, cili e niste dhe cili ishte roli i një individi në presidium, pesha e votës e të cilit kishte rëndesën e një puple. Ekzekutimi i poetëve është një mëkat i rëndë. Na dhëmb të gjithëve, së pari familjarëve që ua morën nga gjiri e tyre për mos t`ua kthyer kurrë, për të vetmin faj se kishin shkruar poezi. Dihet se poezia është fryt i shpirtit, dhimbjes, emocionit, njeriut të mirë me botë shpirtërore, pavarësisht se dikush mund ta ndjejë se thumbohet apo nuk është në linjën zyrtare ideja që përcjell. Të përpiqesh të denigrosh të atin me vendimin kolegjial të presidiumit të dikurshëm, është njëlloj si të thuash që planeti Tokë nuk është në galaktikën tonë, gjendet në hapësira të tjera kozmike dhe jo këtu, ku rrotullohet rreth diellit. Është mëkat i madh të përdorësh si argument për të akuzuar për një vendim që nuk varet nga një individ qoftë ai edhe Skulptor Popullit. Kristaq Rama, ulej në atë karrige si artist dhe jo politikan. Është verbëri të godasësh kundërshtarin politik, vetëm se ka inicuar kushtetueshmërisht, një nismë e cila ka qenë kërkesë permanete e OSBE-së. Vetë i pari i Shqipërisë, Presidenti Meta, deklaronte, orë e minutë hapjen e listave, kërcënonte cilindo që do pengonte dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor që nuk mund të kryhet pa ndryshuar kushtetutën e vendit. I njëjti individ, po në poste të ndryshme mban në harkun kohor të ndryshimeve kushtetuese, pozicione diametralisht të kundërta. Thua të jenë më shumë se një Ilir, jo vetëm Ilir floriri. Fillimisht bëri revolucion të tërë në sallën e kuvendit të Shqipërisë për të ruajtur listat e hapura. Më pas aksione pafund të një opozitari të thekur për hapjen e tyre, së fundi kërcënon me revolucion dhe vendosjen përballë parlamentit, popullin, si të ishte figurinë prej plasteline ta hedhë në betejat e radhës. Në se e premton si përgjigje e kërkesës së deputetit, Lefter Maliqi që i kërkon ta shpërndaj palo parlamentin, të nisin revolucionin në vjeshtë për të zhbërë republikën dhe për t`ia dorëzuar maliqëve dhe popullit imagjinarë, kjo duhet parë. Qëndrimi i Ilir Metës, si president duhet të jetë i pavarur. Ai është në të drejtën e vet të mbajë çfarëdo pozicioni që gjykon se është për mbrojtjen e kushtetutës. Po kur bën si tellalli që thërret për shitje e blerje të mallrave në pazarin e gjësë së gjallë, kërcënon me urrejtje, si të ketë përballë armikun më të rrezikshëm të njerëzimit nga krijimi i sistemeve shoqërore, atëherë duhet marrë seriozisht. Kjo është për t`u alarmuar, për të vënë duart në kohë e për të menduar në ç`duar kemi rënë?! Nga çmendje udhëhiqemi dhe nga cilët drejtohemi! Presidenti ka të drejtën të flas e të shkruaj, po kurrsesi të fyej, mallkojë, si gratë e liga, si ata që shajnë me libër shtëpie. Ai, si burrë shteti dhe jo çun problematik lagjeje nuk mund ta bëjë baltë shqipen. Unë, po besoj se edhe ju të nderuar bashkëqytetarë të mi, kudo në Shqipëri nuk keni dëgjuar një burrështetas, këtu deri në Hono Lulu të shpërthejë me kaq mllef, të fyej kaq rëndë. Kemi dëgjuar debate. Presidentë e kryeministra që kanë mendime e gjykime të ndryshme. Ata debatojnë. Në fund nxjerrin dekrete e marrin vendime. Rriskojnë dhe vënë në jo pak raste në peshore të ardhmen e tyre në emër të qytetarëve. Kjo është politika dhe bashkëjeton me riskun. Të nxjerrë në krye ose të fundos. Varet nga vendimet që merr dhe sa janë në interes të popullit. Presidenti ka mbajtur qëndrime që nuk na kanë pëlqyer. Ai ka qenë ciklik në sjellje arrogante. Po i ka ambalazhuar përmes dekreteve. Ka kthyer ligje me komente të gjata dhe argumente që i ka gjykuar objektive. Kjo është gjuha e komunikimit institucional dhe kështu presidenti del i larë edhe kur i kundërvihet faktorëve politik. Presidenti ynë ka mbajtur anën e opozitës në këto dy vite. Është njehsuar me të. Ai e ka të pamundur të ndahet nga partia. Aktualisht presidenca qëndron mes të dyjave, partisë dhe shtetit. LSI është produkti i tij, presidenca detyra që i kanë deleguar deputetët armiq përmes votës së tyre. Është brenda kostumit politik kur bënë presidentin. Po bëhet qesharak kur sillet një çik president, shumëfish kryepolitik. Edhe kur bënë si mbrojtës i kushtetutës, vepron në të kundërtën, merr vendime që bien në kundërshtim me interesat e shqiptarëve, siç ka qenë ç`dekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Dhe më keq dekretimi i 13 tetorit 2019, dekret që lanë opozitën pa asnjë pushtet. Nuk i hapën rrugën konkurrimit të ndershëm, fitores së bashkive nga opozita sipas peshës së votës. Dekretim-çdekretimi, u shoqëruan me protesta të dhunshme. U dogjën institucione të dijes. U përleshën militantët me policinë. Presidenti nuk u fajësua nuk u anatemua, përkundrazi u amnistua nga ata që sot u bën gjyqin. Edhe pas dekretim – ç’dekretimit nuk e kurseu fjalorin fyes e denigrues, të paperceptueshëm për një president që e mban veten, mjeshtër të drejtimit dhe qeverisjes, personifikim i urtësisë, qetësisë e dashurisë. Është individi që ka lindur me këmishë, drejtoi qeverinë, si socialist, parlamentin si LSI-të, sot kryeson piramidën shtetërore, presidencën. Dëgjon Presidentin. Të dhimbset i shari, i fyeri. Mëshiron fyesin. Gjuhë e rëndë, e drunjtë. Gjuhë e padenjë për cilindo. Është fjalori i urrejtjes së thellë. Duket se presidenti është prekur në sedër. Në pushtet. Sikur Rama t`i ketë hequr pushtetin presidentit, t`i ketë zeruar shanset LSI-së, opozitës në tërësi për të mbërritur në pushtet. Një reflektim pa dinjitet. Trembje nga ndryshimi. Është vërtetë për të ardhur keq kur dëgjon mbrojtësin e listave të hapura, të shpërthej në këtë far feje. Kjo është vërtetë për të vënë kujën dhe menduar si shumë shqiptar se cila do jetë e nesërmja jonë vallë? Çifti presidencial, është acaruar. I zëmëruar. Bashkëshortët, Meta-Monika, çuditërisht edhe pse e shpallin fitoren, garantojnë militantët se Rama ka prerë biletën edhe sikur ti numëroj votat në zyrën kryeministrore. Monika betohet dhe jep garanci edhe në se e shkruan kushtetutën nëna e ti, Aneta, sikur të bëhet siç e do Rama ligjin zgjedhur, opozita ortakët, PD-LSI e kanë të fituar pushtetin. Është vetëm një formalitet, veprim simbolik. Kjo punë është e përfunduar dhe pikë. Monika e ka mësuar nga filxhanit. Meta nga protestat e marsit dhe ajo që do të bëjë së afërmi. Në se fitorja është bindje e çiftit presidencial përse duhet të acarohen kaq shumë sa të nxjerrin shkumë? Ata të fituar janë. Rama është i humburi i madh. Monika i kujton se është i mbaruar, nuk ka babë e birë, gocë e çun, ta shpëtojë. I mbaruar, si kurrë herë tjetër. Më i turpëruar ndër shekuj?! Do e turpërojnë socialistët e tij. Ka qejf të hajë dru përsëri?! Kot e zgjat Monika, le t`i jap një dru Ramës, vënçe, alla dibrançe apo skraparçe, siç ka bërë gjithnjë, me moltovë, shishe, vezë, këpucë, çizme, tymuese, krunde. Le t`i jap Monika një dru të mirë Kryeministrit, ta zhveshë lakuriq siç i pëlqen atij dhe ta mbylli këtë cikël viral duke i treguar shqiptarëve se Monika është fitimtarja dhe Rama i humburi, i mbaruari, i turpëruari, i çnderuari. Ne, militantët të këndojmë këngën më të re: “Edi Rama ka mbaru, nuk ka babë e birë për me e shpëtu”. Shikoni si i kanë ndarë rolet Presidenti me kryetaren e LSI-së. Ndarje perfekt rolesh. Njëri për ti thyer hundët Ramës, merr për target të atin, vdekur tri dekada më parë, e dërmon me fyerje dhe akuza. Horror. Monika vë në shënjestër Anetën, nënën e kryeministrit shqiptar. Është politika e fisit. E biografive. E riciklimit të fajeve dhe unifikimit të përgjegjësive. Politika sjell në ndihmë, bëma të viteve më parë. Politik mjerane natyrisht, po kjo është politika e çiftit tonë presidencial fatkeqësisht, njëra merr në shenjë nënën, tjetri me top ia qëllon babanë. Hakmarrja me familjarët, është tipike, sjellje bajraktariste që vjen nga kanuni i shekujve. Po në ndryshim me përjashtimet e kanunit, kanunarët e sotëm, ata që janë në krye të shtetit, i shtojnë bishtnaja që e shpërfytyrojnë edhe vet Lek Dukagjinin. Kanuni nuk shfyn urrejtje mbi nënat. Ndanë fajësinë nga të pafajshmit. Po Monika e Meta nuk marrin parasysh asgjë, as traditën. Vetëm shajnë e mallkojnë në emër të pushtetit dhe privilegjeve që fitojnë. Dhe këtë e shesin si atdhetari e ndershmëri. Çudi e bëjnë këtë ndërkohë që Ramën e shpallin të humbur. Pse kanë frikë nga një i mbaruar? Duket sikur çifti prsidencial është duke kënduar melodinë e shkruar prej tyre, jo si muzikantë, po politikanë:”Edi Rama, ka mbarue nuk ka babë e birë me e shpëtue”!