BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Opinion / Editorial

Ilir Meta e tha një të vërtetë, mos e besoni as atë vet!

Ilir Meta e tha një të vërtetë, mos e besoni as atë

Konventa e LSI-ishte festa e mirëseardhjes së Ilir Metës. Ndjenja e padurimit dhe malli të thellë i kishte kapluar të dy palët. Anëtarësia dhe militantët mezi merrnin frymë nga emocionet dhe i zhveshuri nga kostumi presidencial simbolikisht, se realisht ka qëndruar për pesë vjet jashtë këtij kostumi, më shumë si kryetari real i partisë që themeloi vet pas largimit demonstrativ nga PS, u vendos në sprint në kërkim të kohës së humbur. Që Ilir Meta do kthehej tek shtëpia e vjetër me vrull djaloshar e me premtime të mëdha, kjo ishte e njohur dhe askush nuk e ka vënë në dyshim. Ai asnjëherë nuk qëndroj larg dashurisë së pare, partisë që pas betimit si president i la stafetën Monika Kryemadhit e cila erdhi në krye të partisë pas qëndrimit të Petrit Vasilit  kryetar dezhurn një mujor. Dhe tani u paralajmërua rokada e radhës. Ikën Monika dhe vjen bashkëshorti, Iliri. Rotacioni mbetet brenda familjes. Nga sot e tutje nën një emër të ri, duke  hequr fjalën socialiste dhe duke e emërtuar “Partia e Lirisë”. Dhe nis një epokë e re ajo e lidershipit “Meta” i sapo rikthyer. Që nga marrja e teserës numër një, ruajtur në arshivën e partisë deri te fjalimi programatik tip kongreset e Partisë së Punës deri te paralajmërimi për lutë të paepur dhe pa kompromise kundër socialistëve. I pari ishte  premtimit për referendum popullor për të rikthyer demokracinë dhe shtetin e së drejtës siç paralajmëroi. E dyta premtoi se socialistëve të Edi Ramës do iu dridhet toka nën këmbë dhe nga sot duhet t`i bëjnë mirë llogaritë se në fushë betejë ka zbritur ai me popullin e dy marsit dhe e dy gishtave. Meta premton një erë të re. Dhe këtë duhet ta besojmë e mos të guxoj askush ta vërë në dyshim se pas tij në Komitetin e Organizimit të partisë është jo thjesht një burrë në moshë të thyer, ish ambasadori Nesho I PP, i cili do jetë një nga shtyllat e reformimit të partisë. Shumë deklarata dhe referenca bëri ish presidenti Meta si politikan i lirë i cili në bashkëpunim me dobësinë e tij, Berishën do shkatërrojnë klasën në pushtet dhe do u japin qytetarëve demokracinë e vërtetë. Në fjalimin e zjarrtë enthusiast, të fuqishëm, vec direktivave të tjera, ajo që i mbetet në kujtesë çdo shqiptari që e ka dëgjuar, kërkesë vërtetë e sinqertë. Një e vërtetë e madhe: -Mos i besoni politikanëve. Mos besoni as mua vet edhe pse jam Ilir Meta I vërtetë! Thirrje kjo që edhe pse fshihet pas ambalazhit të mbështjellë keq thotë një të vërtetë të jashtëzakonshme: Po t`i referohemi, fjalës së Metës, bindemi se pas tri dekadash, ai rrëfehet para shqiptarëve se nuk duhet ta besojnë edhe atë vet!Deklaratë e befasishme, po shumë e vërtetë. Me këtë deklaratë, Meta barazon tërë politikanët me vetveten edhe pse nuk duhen pranuar argumentet për sjelljen e tij në Presidencë. Po pse themi se Meta ishte i vërtetë kur deklaroi për mos ta besuar? Këtu nuk është problemi se ai nuk ka vlerësim për veten as se dëshiron të barazohet me politikanët e tjerë që nuk i llogarit në asnjë drejtim, krahasuar me cilësitë e tij si politikan pa barrë më shpinë, i pa përgojuar, i pastër qelibar, i varfër, po i ndershëm, i papërzier me korrupsion dhe i ndryshëm nga tërë klasa politike që në këto tri dekada demokraci kanë drejtuar në Shqipëri. Edhe një vështrim i zakonshëm pa bërë analiza të thelluara, pa gërmuar në historikun politik të Metës, pa synuar aspak për ta mbuluar padrejtësisht emrin e tij me të pa vërteta, shumë ngjarje, episode, raste, mënyra të vepruari, shfaqje në publikun e gjerë dhe para syve të shqiptarëve e ndërkombëtarëve bindesh se ndryshe ka premtuar e ndryshe ka vepruar. Ndaj nuk duhet ta besoni vërtetë sepse është i sinqertë kur thotë mos e besoni as Ilir Metën vet. U gradua që në rininë e hershme ministër, kryeministër nga socialistët. Po një ditë të bukur, braktisi shtëpinë ku lindi dhe u formua, si politikanë për t`u vetëshpallur mbrojtës së idealeve të socializmit të vërtetë. Pra si socialist i palëkundur me plot dinjitet. E nisi me kritika e anatemime, me PD dhe Berishën, u betua se do ta nxirrte në pension politik në emër të mbrojtjes së idealeve progresiste të demokracisë, po në fund  kapërceu djathtas. Harroi betimet, mallkimet, akuzat, fyerjet dhe bashkoi votat me ata që i anatemoi deri në absurd, duke ndarë qeverinë. Iu bashku Berishës dhe nga socialist, u konvertua në djathtistë. Bashkim që u konvertua me ndarjen e tortës dhe si shpërblim mori për LSI gjysmën e qeverisë. Aleancë që e trumbetoj në emër të mbrojtjes së demokracisë. Do kalonin katër vjet dhe një ditë të bukur do braktiste Berishën, duke bërë aleancë me Ramën. Dhe me këtë manovër politike ia mbrriti të marrë përsëri një gjysëm qeveri dhe të luaj në skenë me PS dhe prapaskenë me PD. Po nuk janë të vetmet manovra politike që evidentojnë sjelljen politike të politikanit Meta në skenën shqiptare tridhjetëvjeçare dhe as detajet që të bindin për deklaratën publike para Konventës Kombëtare të LSI. Për mos t`i zënë besë, për ta kuptuar shqiptarët stofin politik të ish presidentit që ka brenda vetes më shumë se dhjetë Ilira dhe sa herë i duhet shfaqet njëri prej tyre që i shërben qëllimeve partiake dhe familjare për të ruajtur pozicione në krye të piramidës shtetërore, sic premtoi se pas një çerekshekulli, atëherë kur do jetë në moshën e doktor Berishës, do jetë përsëri president i Shqipërisë. Zoti i dhëntë jetë të gjatë që brezat që vijnë të kenë fatin e madh të provojnë Meta- Mesinë në njëqind vjet sundim! Po pse vërtetë nuk duhet ta besojmë Ilir Metën për t`iu bindur edhe kërkesës së tij? Gjatë viteve në koalicion me socialistët edhe pse në krye të Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur me votat e socialistëve, njërën këmbë e mbante brenda koalicionit tjetrën tek dobësia e vjetër Berisha. Ditën me socialistët, natën me çardistët e Berishë në kërkim të Republikës së re. Një ditë betohej për besnikëri në koalicion, natën minonte çdo reformë. Ashtu sikundër iu kundërvu me gjithë energjitë Reformës në Drejtësi kur deklaronte se ishte mbështetja pa kufidhe të nesërmen i hiqte gurët e themelit në emër të sovranitetit dhe kundër guvernatorëve të huaj që donin ta kthenin Shqipërinë në republikë pa dinjitet që nuk mund të bënte politikën e vet. U betua se do ishte presidenti më i dinjitetshëm, përbashkues i unitetit të kombit, se politika e tij do ishte vetëm kushtetuta dhe ligji? Po realiteti u përmbys dhe nga presidenti garant i unitetin kombëtar me qindra herë iu kundërvu mazhorancës në emër të mbrojtjes së opozitës. Dekretoi e ç’dekretoi në betejë epike me qeverinë, duke shpalosur hapur luftën me kryeministrin. Dhe nga betimi për unitet kombëtar, u vetëshpall për një politik të ndarë, jo vetëm mes palëve pozitë opozitë, po edhe midis popullit mazhoritar dhe atij opozitar. Dhe ky tregues është prova më e madhe që shqiptarët ti binden kërkesës së Metës për mos ta besuar për ato që premton dhe të mendojnë për ato skenarë dhe politika që zbaton. Ka shumë prova dhe bëma, argumenta dhe sjellje politike të ish presidentit që e kanë çuar atë vet dhe shqiptarët natyrisht për të mos e besuar për të reflektuar në mbështetjen, “Partinë e lirisë”. Të njëjtët individ për tri dekada në pushtet nuk mund të shfaqen si engjëj të vërtetë. As si të zbritur në minutë të fundit në këtë cep planet në vendin e bukur me emrin Shqipëri se me ata në qeveri do lulëzosh t`i e dashura Shqipëri. Dhe e fundit provë për të treguar se sa deklaratë e vërtetë është kërkesa për mos ta besuar as Ilir Metën vet, le të presim edhe pak për të provuar një tjetër dyfytyrësi se ai kurrë nuk do jetë kryetari i “Partisë së Lirisë”, po thjeshtë udhëheqësi i referendumeve në Shqipëri. Ndaj shqiptarë mos e vini në dyshim deklaratën e Metës që të parin atë vet mos e besoni se do jetë politikani i ndryshuar nga ajo që në tri dekada kemi pasur fatin për ta provuar! Besoni në sinqeritetin e Metës se ai nuk ka ndryshuar dhe askush të mos ketë iluzionin për ta provuar se në tridhjetë vjet, tridhjetë e treqindtë herë ka nusëruar dhe është njëqind përqind i provuar!