BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Ilir Meta gjeti çelësin magjik pse Evropa ka frikë nga liberalizimi i vizave të kosovarëve !?

Ilir Meta gjeti çelësin magjik pse Evropa ka frikë nga

E thënë në një takim partiak nga ish presidenti Ilir Meta në Vlorë në takimin me strukturat e PL mes shumë gjetjeve të tjera, si zgjedhjet e përgjithshme do bëhen pra atyre lokale, pra para muajit prill dhe se bota e ka kuptuar më në fund se sa kryeministër sharlatan është, Edi Rama dhe shpresa për ardhmërinë e Shqipërisë mbete i vetmi opsion, Partia e Lirisë! Edhe magjistarët më në zë të botës, parashiko njësit më të njohur të historisë njerëzore, Baba Vanka apo Nostradamus, pa folur pa ata që lexojnë filxhanët e kafesë apo letrat e bixhozit, duke parashikuar të ardhmen e planetëve dhe lëvizjet e yjeve, fatet njerëzore nga pandemitë,katastrofat natyrore dhe luftërat botërore nuk ia kalojnë Ilir Metës në parashikime. Gjetjet më të fundit u deklaruan nga Vlora. Qarku i mbyllur i lëvizjes së kryetarit të PL është pothuaj i njëjtë, pa surpriza. Përditë, jo vetëm itinerari i lëvizjeve, ecejakeve, po edhe e deklaratave, është kopi paste me ditët që kanë kaluar pas zhveshjes nga kostumi presidencial, karrige që siç pohon vet e ruajti deri në 24 korrik sa përfundoi mandati zyrtar. Tani prej afër një muaj, ish presidenti është në rënie të lire, jo thjeshtë sipas gravitetit të Njutonit, po traditës më të keqe të politikanëve shqiptarë që nuk njohin rotacionin me votë dhe u bien daulleve kot, duke u injektuar adrenalinë militantëve dhe mbështetësve sikur ardhja në pushtet e Metës dhe Berishës është në prag.

Pikërisht, kjo ide dhe dëshirë e papërmbajtur meqenëse për herë të parë në këto tri dekada, Meta është pa spaleta, është këmbësori i rënë nga kali, kërkohet riparim i menjëhershëm i statusit të tij, plotësim i ambicies për rikthim në krye të shtetit sikur këtu mezi pritet të ngjitet në krye të qeverisë, ai, si ta kishte Shqipërinë të noterizuar, kopshtin dhe pronën e vet. Dy deklarata janë pikante nga Vlora prej Metës në emër tanimë të PL. Parti që e zaptoi sapo la mandatin e presidentit. E para është parashikimi se, zgjedhjet e përgjithshme, janë në prag. Mbetet të ngrihet sipari prej atij që ende nanuriset në ëndrrat presidenciale e kryeministrore. Po cili është ai mekanizëm që sa hap e mbyll sytë përcakton zgjedhjet e përgjithshme pa mbushur një vit mazhoranca e konfirmuar me 74 vota? Cila është ajo energji dhe cilët janë ato forca që mund t`i kthejnë dëshirat e Ilir Metës në realitet dhe kuvendi, ku ai ka katër deputet dhe nuk është as vet të vendosin datën e zgjedhjeve ende pa mbaruar viti i parë i qeverisjes?

Cili është ai mekanizëm që do detyroj legjislativin të ngrejë kartonët për t`i dhënë zgjidhje kërkesës së kryetarit të PL për zgjedhje të përgjithshme, para atyre lokale që janë në prag? Edhe pse koshient se kjo deklaratë është utopi, rrufe në qiell të pastër, dëshirë dhe ëndër pushtetore, sipas Ilir Metës do jenë protestat e mëdha që do detyrojnë mazhorancën, po edhe shtetet aleate, të ulen në tavolinë në emër të mos cenimit të rendit kushtetues nga revolucioni që përgatitet për shtator i cili është shpallur muaj VIP. ku do nisi epoka e re Berisha - Meta dhe ndryshimi i të ardhmes së Shqipërisë marrë peng nga sharlatani botëror, Rama, i njohur tanimë nga SHBA dhe shtetet lider të Evropës. Sipas komentatorit politik, Ilir Meta, këtij magjistari politik, Shqipëria është në prag të revolucionit, ku qytetarët shqiptarë presin vetëm prijësin Meta t`i udhëheq drejt betejave të reja atë të largimit me dhunë të mazhorancës diktatoriale dhe pengmarrëse dhe instalimin e demokracisë së vërtetë prej dyshes, Berisha-Meta dhe kjo do ndodhi patjetër se ish presidenti ka analizuar tablonë sinoptike dhe ka konkluduar se vendi është në prag të revolucionit dhe bota mezi përmbahet për ndryshim rrënjësor në Shqipëri!? Autori i tezës së zgjedhjeve të afërta të përgjithshme nuk ia fut kot. Ai në këto përfundime ka arritur pas analizave të hollësishme deri në detajet më të imta dhe koha do ta tregoj se Meta nuk mund të gaboj. Ilaçi i detyrimit të mazhorancës të kryesuar nga sharlatani, banditi, vakabondi, ai që do goditet në ballë dhe do ta thyej në mes vet Meta. armiku i lirisë dhe grabitësi i fondeve buxhetore e pret fundi i shpejt dhe këtë e tha Ilir Meta vet, siç e deklaroi edhe Berisha që e etiketoi armik personal. O zot çdo na dëgjojnë veshët e çdo na shikojnë sytë! Kur e thotë parashikonjësi global, magjistari i mrekullive duhet ta besojmë të gjithë, askush nuk gëzon të drejtën ta paragjykoj aq më pak të mos e besoj. Kështu do ndodhi dhe pikë! Nuk ka nevojë të vihet në diskutim se këto përfundime janë arritur pas analizave të thelluara shkencore nga ish presidenti Meta.

Po në këto parashikime, ka vetëm një detaj të vockël që duhet kujtuar. Vendimin për zgjedhje të parakohshme e merr kuvendi dhe presidenti pas konsultimeve të shumta me tërë faktorët politik! Në cilët prej këtyre faktorëve, Meta është dominues dhe mund të imponohet me vullnetin e tij? Dhe detaji tjetër, a i do Meta vërtetë zgjedhjet e përgjithshme në këtë situatë që gjendet opozita e cila është thërrmuar e bëra copash? Sigurisht nuk i do, bile i urren sepse i kujtojnë ndeshjet në çdo cep të Shqipërisë. Shqiptarët sapo i kanë bërë zgjedhjet. Një provë tjetër e peshës elektorale,Meta –Berisha, sapo u provua në zgjidhet për pushtetin lokal, ku “Koalicioni i Lirisë” u mbyt në votat e mazhorancës dhe Partia e Metës mori minimum votash! Po ç`i ka ndryshuar Metës nga marsi deri sot që i jep kaq besim dhe shpresë sa të guxoj të trumbetoj zgjedhje të parakohshme para atyre lokale? Meta e di shumë mirë se kjo është tollombacja e radhës, është ëndra në diell që nuk mund të ndodh. Mos të mburret Meta me popullin e dy marsit apo të shtatë korrikut se as ia ndjenë fare shqiptarëve që të sakrifikoj veten për pushtetin e Metës dje Berishës. Në axhendën e vet, shqiptarët kanë të tjera objektiva dhe për zgjedhjet e reja kanë bindje absolute se do zhvillohen në vitin 2025. Çdo deklaratë për zgjedhje para atyre lokale, është thjesht tymuese e cila nuk verbon asnjë qytetar shqiptar! Po jo vetëm ditën e zgjedhjeve që e gjeti sa hap e mbyll sytë. Parashikimi pas analizës së hollësishme të situatës së vizave për Kosovën, arriti në përfundimin shkencor që nuk e lëviz as topi se arsyeja e vërtetë pse nuk liberalizohen vizat për kosovarët është frika e shteteve të BE -së nga krimi kosovar. Dhe për t`i vënë pikën këtij konkluzioni deklaroi se nuk është mungesa e dëshirës së disa shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur. Një përfundim i tillë bie ndesh me tërë deklaratat e BE pasi organet drejtuese të unionit kanë folur për përgjegjësinë e tyre dhe e kanë konsideruar nonsens dhe të patolerueshme që ende Kosova nuk ka përfituar liberalizimin e vizave pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Evropa. Në asnjë komunikim zyrtar apo prononcim të liderëve të Evropës dhe kryetarë shteti nga ato që përbëjnë unionin nuk ka lënë të kuptohet për asnjë çast se vizat kosovarët nuk i marrin nga frika se mund të transferojnë kriminalitetin në shtetet e Evropës?! Konkluzioni tillë është kundër vet interesave të qytetarëve të Kosovës dhe i shërben dashur pa dashur akuzave të Serbisë dhe legjitimon politikat agresive të këtij shteti që betohet nga mëngjesi në mbrëmje se Kosova është Serbi dhe lufton edhe me tezat e kriminalitetit të shtuar të shtetasve kosovar. Nga çdo drejtim ta analizosh konkluzionin “Meta” përfundimet janë subjektive dhe jo reale. Përse Meta deri dje Presidenti i Shqipërisë që ka mbajtur qëndrime në mbështetje të së drejtës të kosovarëve për heqjen e vizave në Vlorë shkon aq larg sa të deklaroj se është frika e evropianëve ndëshkimi i kosovarëve dhe mos liberalizimi i vizave e ka bazën te frika e krimit që mund të vërshoj në Evropë? Në realitet kosovarët pothuaj gjysma janë sot shtetas të Evropës sepse kanë lëvizur prej vitesh, atëherë kur shqiptarët e Shqipërisë e shikonin me dylbi botën dhe ishin krejtësisht të izoluar. Shumë parashikime bëri Meta nga Vlora! Do zoti dhe ndonjëra del e saktë. Atëherë të gjithë do brohorasim në një gojë: Ilir Meta gjeti çelësin magjik për zgjedhjet e përgjithshme para atyre lokale dhe pse Evropa nga liberalizimi i vizave kosovarëve ka frikë!