Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Meta po sillet si vandal, jo si President i Republikës...

Postuar: 13/01/2019 - 07:35

Nuk është hera e parë që Presidenti Ilir Meta po abuzon shumë rëndë me pushtetin e pamerituar, që i dha Edi Rama dhe shqiptarët e pozicionuar në krahun e majtë dhe atë progresist të vendit. Më shumë se President të Republikës nuk mund ta bënin Ilir Metën fituesit absolut të zgjedhjeve parlamentare të viteve 2013 dhe 2017, megjithëse nga çdo pikëpamje ky person nuk e meritonte këtë detyrë kaq të lartë.

Ilir Meta bën gabimin më të rëndë, për të mos thënë fajin më të rëndë, që i konsideron shqiptarët si pa memorie dhe si jo inteligjent. Shqiptarët e dinë mirë, me hollësi madje, se si dhe kush ishte "kumbari" që e përfshiu në Lëvizjen Studentore të dhjetorit 1990 Ilir Metën. Shqiptarët e dinë mirë se si dhe qysh, e me çfarë "misioni" i dërgoi "Kumbari" Sali Berisha në vitin 1991 te ish Partia e Punës e Shqipërisë (e pas muajit Maj 1991 Partia Socialiste e Shqipërisë) Ilir Metën dhe Pandeli Majkon. Pandeli Majko erdhi vërtetë me "bekimin" e "Kumbar Berishës" në PS, por duke qenë një njeri me disa vlera, vërtetë i ka shërbyer kur ka patur nevojë Berisha, por nga ana tjetër është treguar mirënjohës ndaj socialistëve, sidomos kur ata e emëruan Kryeministër të Shqipërisë. Me edukatën e tij, me natyrën e butë të tij, me stilin "tërhiqe dhe mos e këput", i është larguar me shumë kujdes "Kumbar Berishës" dhe i ka shërbyer PS. Ndërsa Ilir Meta u përzgjodh dhe u dërgua në PS si "misionar" jo vetëm i "kumbar" Berishës, por edhe i "kumbarëve" të tjerë të "kumbar" Berishës. Duke e njohur karakterin e tij, duke patur shumë gjëra të përbashkëta me Berishën, duke qenë një "makineri pune", por edhe "qejfli" gjithashtu, Ilir Meta erdhi në PS si dora e zgjatur, si trupi dhe shpirti i Berishës. Për të humbur "gjurmët e gjarprit", herë pas here kanë bërë dhe "filma", sikurse ishte "filmi" i heqjes së imunitetit të deputetit Ilir Metës nga Sali Berisha në vitin 1992... apo "arrestimi" për pak orë që i bëri Ilir Meta kur ishte Kryeministër "Kumbar Berishës", organizatorit dhe ekzekutorit të grusht shtetit të vitit 1998.

Nga viti 1991 dhe deri më sot, çdo vendim, çdo nismë, çdo deklarim, çdo hap që ka hedhur në politikë, kudo ku ka qenë Ilir Meta, nga deputet, nënkryetar i PS, Kryeministër, Ministër i Integrimit, Ministër i Jashtëm, Zëvendëskryeministër, Kryetar i LSI, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e tashmë President i Republikës, e madje edhe lidhjen e martesës me Monikën, i ka bërë nën kontrollin, nën diktatin dhe përkundrejt bekimit të "Kumbar Berishës".

Në Burgun e Bënçës në Tepelenë, nga informacionet bindëse dhe të mirëkonfirmuara që i vinin Fatos Nanos, me të cilin vuanim burgimin politik që na bëri Sali Berisha në kohën kur kjo "flamë" antishqiptare kishte uzurpuar kreun e shtetit, si Ilir Meta sot, kemi përjetuar shumë ngjarje dhe fakte të lidhjes së pistë të dyshes Meta-Berisha!

Shqiptarët janë mëse të përgjegjshëm kur e karakterizojnë Ilir Metën si "Ilir floriri"! Të gjithë shqiptarët e panë me sy dhe e dëgjuan me zë Ilir Metën "me bllok në dorë" duke bërë korrupsion të hapur me lekët e gjakut të shqiptarëve. "Kumbar Berisha" i doli për zot dhe urdhëroi Gjykatën e Lartë, tashmë të vdekur nga procesi i vettingut, që t'i konsideronte përgjimet "të pavlefshme", në një kohë që kjo lloje "pavlefshmërie" u aplikua vetëm për Ilir Metën! Qindra të burgosur ndodhen sot duke vuajtur dënimin me përgjime njëlloj si të Ilir Metës. Perceptimi nga mbarë shqiptarët është që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë sot prototipat e politikanëve më të korruptuar, më të pasur, pa i justifikuar pasuritë e tyre, më të dyshimtë në veprimet e tyre kundër shtetit, institucioneve të tyre dhe kundër shqiptarëve andej dhe këtej Drinit. Mjafton të shohësh vetëm portalet elektronike, qindra e mijëra komentet e qytetarëve, për të parë sa e madhe është urrejtja dhe mllefi popullor kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kjo urrejtje përmes komenteve të hapura publike mund të ishte 10 herë më e madhe nëse Ilir Meta nuk do e kishte postin "ombrellë" të Presidentit të Republikës, dhe nëse nuk do të ekzistonte një lloj frike nga hakmarrja primitive me njerëz të paguar të këtyre dy miliarderëve të Shqipërisë me para të pista.

Ishte një kohë, domethënë viti 1999, kur Meta Kryeministër, kërkonte ndihmën e SHIK "për të lidhur Monikën"! Tani "uniteti" dhe "dashuria" e tyre me njëri tjetrin për të mbrojtur pasuritë e fituara me korrupsion dhe për t'ju shmangur përgjegjësive para ligjit, është forcuar si kurrë më parë! Ngritja e SPAK, procesi i vettingut në gjyqësor, denoncimet dhe komentet masive në portale dhe në fb, twiter, përfolja se dosjet e krimit kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit janë thuajse të mbushura dhe shumë shpejt do të shpërthejnë, i kanë nxjerrë "nga shinat" çiftin Meta-Kryemadhi. Shkeljet flagrante të Kushtetutës të bëra hapur dhe "ditën me diell" prej Ilir Metës, sidomos me pengimin e hapur që i bënë qeverisjes së vendit, me nëpërkëmbjen skandaloze që i bënë demokracisë dhe votës së lirë të qytetarëve të Shqipërisë, të cilët kanë mandatuar Edi Ramën për të parë të vendit në Republikën e tyre Parlamentare, mos dekretimi i ministrave, mos dekretimi dhe i ligjeve që janë ekskluzivitet i Qeverisë së mandatuar nga populli, janë akte të shëmtuara të një njeriu të dizekuilibruar, i cili kërkon të bëhet "i fortë", duke nëpërkëmbur Ligjin Themeltar të shtetit, Kushtetutën e Shqipërisë.

Mjafton vetëm fakti, që ky President i çoroditur, për të konsideruar Kryeministrin e vendit si kërcënues, merr si shembull Zaganin apo zagarin, oficerin e policisë gjyqësore të Fushë Krujës etj., me radhë, për të dalë në konkluzionin se Ilir Meta ka harruar që është Presidenti i Republikës dhe jo kryeshkelësi i ligjit që mbron dhe përfaqëson shkelësit e rëndë të ligjit!

Thirrjet e tij dhe të Monikës, të cilën "e veshi" me postin e kryetarllëkut të LSI për ta pasur këtë post si "antiplumb" ndaj ndjekës penale të afërt, për "luftë civile", për rrëzimin me dhunë rrugë të qeverisë demokratike të Ramës, të dalë dy herë me radhë përmes vullnetit dhe votës së lirë të qytetarëve të Shqipërisë, janë jo vetëm antikushtetuese dhe antishqiptare, por kanë ngjallur një indinjatë të madhe popullore.

Shqiptarët e lirë, votuesit masivë të qeverisë aktuale të Edi Ramës, në emër të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në emër të demokracisë dhe të votës së lirë, janë të gatshëm që luftënxitësve të tipit Berisha- Meta-Basha dhe kukuvajkës së dalë boje Kryemadhi, t'u japin mësimin e dytë me "preshtë e Lushnjes" të 1997-ës, por këtë herë plotësisht të motivuar për ta pastruar Shqipërinë dhe demokracinë e saj nga të gjithë këta sharlatanë antishqiptarë dhe shpirtshitur te armiqtë shekullor kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Nga Av. Idajet BEQIRI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që të takoja shumë shokë e miq.

Postuar: 15/09/2019 - 07:42

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi.

Postuar: 15/09/2019 - 07:40

Nuk është hera e parë që zonja Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, sot bashkëkryetarja e opozit

Postuar: 15/09/2019 - 07:39

Shqipëria e një establishmenti politik tashmë fajtor, për zgjatjen në tranzicionin tonë pa fund,

Postuar: 15/09/2019 - 07:36

Me armë që këndonin në duar të 23 luftëtarëve, partizanë e territorialë.

Postuar: 14/09/2019 - 07:22

 Sherre bëhen gjithandej nëpër Shqipëri.

Postuar: 14/09/2019 - 07:18

 Në takimin e rastit më të rëndësishëm përpara tetorit të mundësisë së hapjes së negociatave