BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x
BREAKING NEWS

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet
x
BREAKING NEWS

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po
x
BREAKING NEWS

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë, Klodiana Lala zbulon lidhjen e tij me të ekzekutuarin Can Kariqin, mikun e ngushtë të Ervis Martinajt (EMRI+FOTO)

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë,
x
BREAKING NEWS

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë? Manja paralajmëron 'tërmet' në nivele të larta: Do t’i bëjmë publike sapo të kemi…

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë?
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën të bënin sikur...

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e qeverisë, ministrja Evis Kushi komunikon vendimin e rëndësishëm për maturantët

Mbledhja e qeverisë, ministrja Evis Kushi komunikon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja amerikane del me mesazhin e rëndësishëm për Ballkanin: NATO e shqetësuar për...

Ambasadorja amerikane del me mesazhin e rëndësishëm për
x

Opinion / Editorial

Ilir Meta si dhelpra përpara rrushit

Ilir Meta si dhelpra përpara rrushit

Ka kohë që jo vetëm funksionarët e çdo rangu të administratës amerikane, të cilët për hir të së vërtetës kanë qenë të shumtë muajt e fundit, por edhe qeveritare europian nuk po trokasin në Presidencën Shqiptare, ndonëse ajo vazhdon të jetë maja e piramidës së pushtetit në Shqipëri. Të parit të saj, Ilir Metës nuk po ja var askush as për t’i marrë mendim për çka po ndodh në vendin tonë, por edhe askush nuk shkon ti japë mendje se ç’duhet të bëjë në këto muaj të fundit të qëndrimit të tij në kolltukun presidencial. Boshllëkun e mbushi për disa raste me dhënien jashtë çdo limiti të dekoratave dhe me shfaqjet e grupeve folklorike, por duket se edhe këto nuk dhanë rezultate. I mbetur fillikat dhe pa shokë, ai përsëri nuk e jep veten sepse duket e ka përvetësuar mirë parimin socialist “të dhjerë, por krenarë”. U pa kjo së fundi në vizitën që bëri në vendin tonë homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan, që sipas protokollit shtetëror duhej të pritej prej tij dhe vizitën e parë duhet ta bënte në Presidencë. Por në gjithë agjendën e ngjeshur të tij, askush nuk u kujtua se në vendin tonë ka edhe një President. Erdogani erdhi gjithë qejf në Laç ku dorëzoi çelësat e 522 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe që u ndërtuan me ndihmën e shtetit turk, firmosi me delegacion e tij marrëveshje të rëndësishme për marrëdhëniet institucionale midis dy vendeve, përshëndeti në Kuvendin e Shqipërisë në mënyrën më të përzemërt dhe mori pjesë edhe në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut dhe kudo u shoqërua nga kryeministri Edi Rama, me të cilin shkëmbyen ndjenja të thella miqësie. Mungesa e presidentit Ilir Meta në të gjithë këtë agjendë ishte se ai qysh në fillim të përpjekjeve të qeverisë për eliminimin e këtyre pasojave e la veten jashtë këtyre përpjekjeve madje në jo pak raste ishte kundër iniciativave të qeverisë. Mësuar me një mënyrë tjetër qeverisëse, ai nuk kishte asnjë shpresë se kjo që u realizua do të bëhej realitet dhe nëse normalisht duhej të ishte në krah të qeverisë dhe të nxiste mbarimin sa më shpejtë të këtyre banesave në ndihmë të qytetarëve të këtij vendi, nuk rreshti së bëri akuza ndoshta edhe të kota ndaj marrëveshjeve që kjo qeveri bënte me kë të mundte për të ndihmuar qytetarët shqiptarë. Por edhe pas këtij nënvleftësimi, pas kësaj indiference ndaj tij ai nuk dorëzohet dhe del e deklaron pa pikë turpi se “nuk ndjehem i keqpërdorur pse nuk takova presidentin Erdogan sepse një gjë të tillë nuk e kisha kërkuar”. Njëlloj si dhelpra në fabulën e njohur lafontenliane që shkojë të hante rrush, nuk e bëri dot realitet dëshirën, tundi bishtin dhe u shpreh se “rrushi nuk është pjekur akoma”. Përpara kësaj vizite ishte edhe një tjetër episode domethënës që tregon se Ilir Meta është jashtë orbitës së vëmendjes nga shtetet dashamirëse ndaj vendit tonë. Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman”, është urdhëruar që të qëndrojë në Mesdhe bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë, duke hequr dorë kështu nga plani fillestar për kalimin në Lindjen e Mesme përmes kanalit të Suezit. Komanda e aeroplanmbajtëses mori urdhër direkt nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili anuloi planet e saj për kalimin në Lindjen e Mesme. Aktualisht, grupi i kryesuar nga “USS Harry S. Truman” ndodhet në detin Jon, vetëm pak milje në jug të Shqipërisë, në kufirin detar mes Italisë dhe Greqisë. Gjithçka ndodh pas rritjes së tensioneve në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. Amerikanët kanë shtuar ndjeshëm prezencën e tyre ushtarake në Evropë dhe Mesdhe, pas rritjes së tensioneve mes Ukrainë dhe Rusisë. Presidenti Putini ka “parkuar” dhjetëra mijëra ushtarë dhe mjete ushtarake vetëm pak kilometra larg kufirit me Ukrainën, një kërcënim i drejtpërdrejt ky për pushtim. Amerikanët kanë gjetur Shqipërinë si vendin më aleat në Ballkan dhe prej këtej i bëjnë karshillëk rusëve. Askush nuk do të humbte mundësinë për një vizitë në këtë aeroplanmbajtëse që mbi shpinë mban më shumë avionë sa kanë vendet ballkanike së bashku dhe primar këtu padyshim duhej të ishte Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare, Ilir Meta. Por si një filo-rus ai nuk është ftuar të jetë mysafir aty dhe i mirëpritur ka qenë kryeministri Edi Rama. Si rezultat i deklaratave kontroverse dhe veprimeve të dyshimta, Meta ka kohë që nuk është i preferuari i miqve ndërkombëtarë për të mos thënë se edhe në vend po bëhet i padëshiruar. Ai në fakt edhe vetë ka deklaruar këto kohë se e ndjen se pas 25 prillit nuk është më “de fakto” president dhe mezi po pret të shkojë në pozicionin që i shkon më shumë si kryetar i partisë që vetë e krijoi, LSI. Nuk kuptohet ende se pse nuk po e bën këtë me vetëdije, por po pret të shkarkohet me ceremoni, një procedurë që ka filluar dhe pritet 1 shkurti për një konfirmim zyrtarë nga Gjykata Kushtetuese. Ai, I rrethuar nga këshilltarë jo mendjendritur vazhdon të marr vendime të dyshimta. Pasi i dekretoi dhe i ç’dekretoi zgjedhjet lokale që gjithsesi u bën në gjithë vendin, pasi dekretojë një datë tjetër pas disa muajsh dhe nuk ja p…dhi njeri dekretin se askush nuk u regjistrua për ato zgjedhje, pasi i la në kolltukun ku kishin qenë për gati dy vjet në drejtim të paligjshëm disa kryetarë të vjetër bashkishë, deklaron se këto zgjedhje të pjesshme janë emergjente dhe se po merret me këtë proces. Aq i përkushtuar është sa ende nuk e di zyrtarisht se sa bashki janë të vonuara në këto zgjedhje. Por atij nuk i intereson institucionalizimi i veprimeve që ndërmerr. Ati i intereson që në këto momente kur PD është ndarë mëdysh t’i zhvillojë këto zgjedhje që me shumë gjasa nuk do të fitohen dot nga kjo parti opozitare, të rëndojë akuzat ndaj Lulzim Bashës, të cilin prej kohësh e ka shpallur si rival në drejtimin e opozitës së nesërme. Të bën përshtypje një përafërsi dashurore midis deklaratave të tij me Sali Berishën. Presidenti ynë deklaron se çdo gjë e bën në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa Berisha se lufton për sovranitetin e Partisë dhe të vendit. Sot edhe fermeri më pa shkollë e ka mësuar postulatin se “ streha e fundit e kriminalitetit është atdhedashuria”. Kaq të papjekur thua të jenë ata dhe stafet e tyre që të sjellin në vëmendje faktin se të dy kanë qenë protagonistët kryesor të drejtimit politik dhe shtetëror të këtij vendi për 30 vjet, i provuan të gjitha postet dhe e molën këtë një cikë vend deri në pikën e fundit, e sollën në këtë situatë të sotme dhe shpalosin platforma fituese për të drejtuar edhe në të ardhmen. Çfarë aftësie pozitive intelektuale dhe drejtimi ka ngelur në personalitetin e tyre që shqiptarët tu besojnë të ardhmen e tyre. Asgjë. Të dy, edhe Sali Berisha që mbrojtjen po e bën përmes rrëmujës për të rimarrë partinë që e kishte në dorë dhe nuk diti ti shërbente por edhe Ilir Meta që duket po lufton pas kuintave më në heshtje për të filluar edhe ai rrëmujën pas korrikut kanë një fund: daljen një herë e përgjithmonë nga politika. Kjo është në të mirë të vendit. Shqipëria e ka pasur të mjaftueshme këtë kohë që të jetë në tranzicion, për të mos thënë edhe më shumë, se është zgjatur më shumë se sa duhet dhe ka ardhur kohë të marrë frymë në mënyrë demokratike.