BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Ilir Meta si Selam Salaria me çetë dhe si Enver Hoxha duke mprehur shpatën

Ilir Meta si Selam Salaria me çetë dhe si Enver Hoxha duke mprehur

Në mendjen e Ilir Metës me sa duket ka vetëm barut, që në përkthim të drejtpërdrejtë është prag lufte. I trembur deri në palcë prej një humbje katastrofike në referendumin që mezi po e pret, atij në dorë i ka mbetur vetëm kërcënimi. Kjo të paktën nga artikulimet që ai vetë na i tregon në skena histerie jo vetëm nga Presidenca por tashmë edhe nga Vlora. Nga kjo e fundit na tregojë edhe për çeta e shpata që do mprihen për më 25 prill. Po e them që në fillim atë që ndoshta duhet ta thosha në konkluzione: A ka afër ndonjë këshilltar tamam nga mendtë e kokës ai ta këshillojë të mos bëjë gafa të njëpasnjëshme apo i ka të tërë si vetja? A ka ndonjë shokë a mik që të marrë guximin t’i tregojë se është presidenti vendit dhe jo kapiten skuadre i çamarrokëve të lagjes që zihen kush do gjuajë penalltinë? A nuk ka ai ndonjë të mençur tjetër në far e fis (se me sa shikojmë Rexhepin, komandantin tim të nderur të viteve të rinisë nuk po e dëgjon më) ta qortojë për çka nxjerr nga goja dhe larg qoftë mos e ka ndërmend ta bëjë edhe praktike teorinë që do presë edhe duar? Çdo ditë që po kalon po na çudit më shumë ky “kapedan” i politikës shqiptare. Është prej 30 vjetësh në qoshen e politikës shqiptare (ka ndryshuar vetëm animin ndaj oxhakut, njëherë është ulur në të majtë dhe njëherë në të djathtë, po zjarrin gjithsesi në prehër e ka patur) dhe tani është kujtuar se ka nevojë për një revolucion për të mirën e shqiptarëve. Po ç’ka bërë këto 3 dekada apo ka fryrë sytë? Nëse në këto shumë vite nuk ka vënë (për të mos thënë të vërtetën e madhe se ka hequr) një tullë në kalanë e demokracisë përse duhet t’i besojmë se mund ta bëjë tani? Jo vetëm kaq, por edhe metodat që ai ka gjetur për të bërë shantazh janë revoltuese dhe aspak demokratike. Ai ka filluar e flet me dy standarde: nga njëra anë flet për shkuarje masive në votime për gjoja referendum dhe këtu është në rolin e tij si president dhe po në të njëjtin ligjërim kërcënon se do të mbrehë shpatat nëse nuk i dalin llogaritë fituese me kartat e identitetit dhe me pasaportat. Mbase kur shtrihet të flejë gjumë pas një dite të lodhshme më shumë me stres se me punë ai sheh ëndrra me vikingë dhe harron fare se jemi në vitin 2021 dhe jo më në mes të Europës por edhe në xhunglat e Afrikës nuk luftohet më me shpata, por me mjete luftarake më moderne. Pastaj, se ç’lidhje kanë shpatat me ditën dhe kutitë e votimit vetëm një mendje diabolike si ajo e Ilir Metës mund ta dijë dhe ta përkthejë. Lëre pastaj ajo paralelja me çetat e Skraparit ardhur në luftën e 1920 në Vlorë ishte shumë banale. Ato çeta si nga gjithë Shqipëria erdhën në atë luftë me një zjarr të madh lirie në shpirt dhe pas nuk lanë vila me 12 banjo, por lanë varfërinë dhe erdhën të hidhnin në det pushtuesit. Vërtet në atë çetën e Çepanit mund të ketë qënë edhe gjyshi i tij, por ky vetë është vite drite larg në qëllimet dhe objektivat që ka. (Meqë kujton shpesh origjinën nga Çepani po i kujtojmë nja dy vargje që këndohen në atë fshat për ata si ai që vetëm mburren: ta kesh përpara të prish punë, ta vësh nga mbrapa të ha m…në). Kë tremb ai me çeta skraparllinjsh ndërkohë që ne jemi anëtarë të NATO-s. Përse do të duhen ato çeta në fund të fundit kur nuk ka një front lufte, por jemi në një front votash. Strategjia e tij duke futur panik se gjoja do t’i vjedhin votat është ajo e atij që vetë në mendje e ka ta realizojë atë vjedhje ose e ëndërron të ndodhë siç ka ndodhur në vitet e tjera. Ai harron se kësaj radhe në ruajtje të asaj vote nuk janë vetëm ata që do marrin pjesë si subjekte në këto zgjedhje, por edhe një komunitet i tërë ndërkombëtar që do të sigurojnë pastërtinë e këtij procesi. Ilir Meta le ta krijojë në ëndërr atë çetën e Çepanit dhe t’i mprehë shpatat siç bënte Enver Hoxha për situatat, por kur të zgjohet nga gjumi do shohë se dhjetëra –qindra “çeta” të tjera demokratike kanë hedhur në kutitë e votimit verdiktin e tyre dhe atë bashkë me Monën dhe partiçkën e tij LSI e kanë lënë jashtë frontit ku luftohet për demokracinë. Nëse ai vazhdon të kërcënojë me një miting tjetër si ai i marsit të kaluar nuk duhet të harrojë se pas atij mitingu që doli shterpë, vajti dhe u ul gju më gju me Edi Ramën për ndonjë pazar të radhës, por vigjilenca ndërkombëtare ua prishi atë pazar. Por nëse një vit më parë Rama ishte në dilemë për një bashkëpunim dhe për gjynahqarllëk iu nënshtrua “lëpirjes” së tij duket kësaj radhe ia ka vënë kufirin tek thana. I mbetur me dyshimin më të madh dhe pasigurinë e plotë për një fitore të Bashës, ai po përdor fishekun e fundit përpara largimit përfundimtar nga politika, ku me manovra të shumta sundoi për 3 dekada, duke qenë gjithmonë rreth tepsisë së bakllavasë. Ti mbaj mend ato vite të lavdishme kur hante simite dhe t’i gjunjëzohet verdiktit të votuesit që mesa duket e ka bërë dalje qysh pa filluar fushata elektorale. Që është fiasko në deklaratat e tij ai duket kur deklaron se 3 milionë vota do jenë kundër Edi Ramës. Ore mirë matematikë nuk di ai po aritmetikë a merr vesh apo jo. Ne 3 milionë jemi gati gjithsej. Ky “bajlozi” në pushtet nuk do marrë asnjë votë?! Presidenti në detyrë po kërkon të vetëregjistrohet si luftëtar i paepur në mbrojtje të Kushtetutës, njëllojë si luftëtarët heroikë në Luftën e Spanjës kundër fashizmit. Ai ka harruar se votuesit tashmë e kanë listuar jo si luftëtar, por si shkatërrues të Kushtetutës dhe demokracisë. Presidenti në detyrë ka një përvojë negative në zgjedhjet në vendin tonë që asnjëherë nuk kanë qenë demokratike dhe gjithë herët kanë qënë kontestuese dhe harron se tashmë është pastruar fusha e lojës dhe arbitrat janë të nivelin ndërkombëtar dhe nuk do ti japin më penallti kot më së koti. Ai shpreson se votuesi do impresionohet nga thirrjet e tij fallco në mbrojtje të Kushtetutës që e shkel me këmbë gjithë ditën e ditës dhe do ta ndjekë nga pas. Ta harrojë. Votuesit tashmë janë qartësuar se ku do ta çojnë votën e tyre dhe me sa shikojmë kurrsesi tek ata që duan ende çeta si Selam Salaria në vakt apo që kërkojnë të mprehin shpata si Enver Hoxha në diktaturë. Ata shpatë kanë votën dhe do ta dinë kujt t’ia japin.