BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Ilir Xhakolli, kryetari që ndjen dhe jeton me “dhimbjet” e Pogradecit...

Ilir Xhakolli, kryetari që ndjen dhe jeton me “dhimbjet” e

…Askush nuk e detyroi të linte mandatin e deputetit dhe të zgjidhej kryetar i bashkisë, përveç dashurisë për qytetin e tij, Pogradecin. Rrallë e sheh të qetë, shpesh edhe pa humor që diçka bluan në mendje. Në këto momente e gjetëm në këtë periudhë fushate zgjedhore në një ditë pushimi. “Edhe në ditë pushimi ndodheni në punë kryetar”? “Ç’të bëj tjetër! Punët janë aq të shumta sa që nuk dimë nga ta fillojmë. A mund ta mendoni juve të jetë në “terezi” nje njeri që është i zhytur në borxhe? Ja, kështu është edhe Bashkia. Po mbushen dy vite qysh kur unë mora detyrën dhe e gjeta me pesë milionë euro borxh. Shumë subjekte kanë bërë punën dhe nuk kanë marrë akoma lekët. Kemi bërë aq sa mundemi mes vështirësive që t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, bizneseve duke i falur këtyre tarifat e bashkisë, megjithëse në një periudhë të vështirë siç ishte tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia. Një ndihmë kjo simbolike, por, sidoqoftë, kaq i kemi mundësitë”! Pogradecin, nuk e duan vendasit dhe të huajt, vetëm për klimën e bukur e ajrin e pastër, jo vetëm për liqenin, por edhe për mikpritjen e tyre. Edhe në kohën e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, me gjithë vështirësitë e tyre qytetarët pogradecarë pritën afro treqind persona nga qyteti i Durrësit e rrethinat e tij që iu shkatërruan apo iu dëmtuan banesat, të cilët i strehuan dhe i mbajtën me ushqime për më shumë se dhjetë ditë. Iliri, bie përsëri në mendime. Hedh sytë e vështron nga kalaja e qytetit që daton qysh nga shekulli i IV-p.e.s, zbret prej andej e vazhdon bregut të liqenit e tretet diku larg mbi fshatin Starovë. “Ngado të hedhësh sytë, gjithçka sheh, më duket sikur kërkon diçka dhe kanë të drejtë, të gjitha kërkojnë, kërkojnë ndihmë sepse edhe këto që nuk kanë “gojë” u ka “syri turp” e nuk duan të qëndrojnë të “shëmtuara” përpara liqenit, i cili, të gjitha, të paktën rreth e qark tij, i “kërkon” të bukura, për të mos krijuar kontrast me atë bukuri që ai iu “dhuron”! Edhe historia, nga ana e saj kërkon. Ja në këtë kala, në hyrje të qytetit që daton nga shek. i IV-të p.e.s. do të ngrejmë një muze, të njihen vizitorët me enkelejtë, me historinë dhe trimëritë e tyre si banorët e parë të Ohrit. Historia më pas, të çon deri në Selcën e Poshtme, atje ku prehen mbretërit ilirë që edhe ata të vlerësohen ashtu si ata e “vlerësuan” këtë vend të bukur për t’u prehur në përjetësi. “Vetëm agroturizmi, thotë Iliri, e shpëton këtë qytet nga varfëria dhe papunësia. Por që të zhvillohet kjo, duhet të përmirësohet infrastruktura rrugore, të përfundohen rrugët e nisura dhe ndërtimi i rrugëve të reja. Kjo do të bëjë të mundur që edhe ata të rinj që punojnë në vendet e huaja të kthehen në vendlindjen e tyre apo të mos shkojnë si punëtorë sezonalë në vendet fqinje. Një investim I madh është edhe në zonën Drilon-Zagorcan-Tushemisht nga Banka Amerikane e zhvillimit me një kapital prej 13 milionë euro, kontrata me të cilën nënshkruhet së shpejti. Brenda vitit do të përfundojnë ujësjellësat në të 73 fshatrat me një investim prej 20 milionë euro, ndërsa kanalizimi i ujërave të zeza është në përfundim brenda një periudhe prej gjashtë muaj. Vetëm ndërhyrja që do të bëhet në dy lagjet e vjetra “Topolec” dhe “Naim Frashëri” është një investim prej 10 milionë euro. Lagja “Topolec” do të ngjasojë me Pazarin e Korçës dhe ajo “Naim Frashëri” do të ngjasojë sikur të jetë lagje e Vlorës. I tërë Pogradeci që aktualisht është një kantier ndërtimi, shumë shpejt do të marri pamjen e një qyteti model, turistik dhe bashkëkohor. Përveç kësaj janë bërë investime në ujësjellësa dhe këto ditë përfundojnë në fshatrat Udënisht, Cerravë, Beragozhd. Ndriçimi i lehtë i qytetit bashkë me të shtatëdhjetë e tre fshatrat e tij do të bëhet me kursimet tona dhe brenda një periudhe 3-vjeçare ne do të shlyejmë investimet pa kërkuar sponsorizime nga qeveria. Një marrëveshje që është bërë me BE-në, jep fonde për qytetet turistike, krahas të tjerave edhe për zonën Strugë, Ohër-Pogradec. Nga këto fonde, përfiton edhe Pogradeci një mol dhe një anije “Kroskord” me pesëdhjetë vende. Është bërë jo pak me sistemimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve e rrugicave brenda përbrenda qytetit, me sistemime, kanalizime e gjelbërime dhe puna vazhdon deri sa të mos mbetet asnjë rrugicë pa u asfaltuar. Po kështu, puna vazhdon edhe në rrugët hyrëse dhe në dalje të qytetit në drejtim të Qafe-Plloçës. Lungoliqeni qysh nga plazhi i “huckave”, apo siç quhet plazhi i vjetër ku Lasgushi i madh bënte plazh e sodiste liqenin, e kishte ëndërr që mrekullia e natyrës të vazhdojë me mrekullitë që duhet të bëjë dora e njeriut. Diçka është bërë për rehabilitimin e bregut të liqenit, por kjo duhet të vazhdojë qysh nga ajo që ne e quajmë plazhi i “huckave” e deri në Tushemisht, apo siç e quajmë ne, Lungoliqeni. Por Lungoliqeni, kërkon edhe rregullimin e fasadave të ndërtesave. Edhe ish-katër vilat qeveritare do të rikonstruktohen dhe do të ndryshojnë destinacionin e tyre ku njëra do të bëhet shtëpia e artit, tjetra qendër rinore, e treta muzeu i qytetit dhe e katërta në dispozicion të bashkisë. Të gjitha i do një qytet turistik, për t’u bërë një qytet model. Natyra, e “bekoi” këtë “perlë” dhe në të njëjtën kohë, iu lut banorëve që ta mbajnë ashtu si ajo e krijoi. Ndihet kudo dora e pushtetit vendor, qysh kur Ilir Xhakolli është zgjedhur deputet para tetë viteve, por në mënyrë të veçantë këto afërsisht dy vite qysh kur ai është zgjedhur kryetar bashkie. Si duket, Pogradeci, kishte nevojë për Ilirin dhe Iliri nga ana e tij e deshi ta kishte sa më pranë qytetin e tij, prandaj edhe e dorëzoi mandatin e deputetit, për t’iu futur punës për qytetin e tij, për ta bërë një qytet model sepse Pogradeci e meriton, prandaj edhe shqetësimi i tij është i natyrshëm. Tani që janë pranë e pranë njëri-tjetrit, Pogradeci, i “shpreh” shumë pakënaqësi nga paraardhësit e tij e në të njëjtën kohë i kërkon më shumë në të ardhmen përveç “kompensimit” të mangësive të së kaluarës. E megjithatë, kudo ndihet dora e njeriut, ndihet të paktën kudo pastërtia, qysh në hyrje të qytetit e deri në rrugët dalëse... Nga Udënishti deri në Buçimas, pastrohet çdo ditë, në njësitë e tjera dy herë në javë e deri larg në Mokër, një herë në javë. Në të kaluarën as që bëhej fjalë për pastrim. Jo më larg, por edhe në vitet e fundit plazhi nga Vilat e deri në Drilon, nuk binte erë plazh. Por tani edhe kjo pjesë, i është kthyer publikut, kështu edhe plazhi i fortesave u është kthyer qytetarëve. Iliri, kërkon që Pogradecin ta bëjë një “odë” të bukur, si “odën” e pritjes që ka çdo shtëpi, atë më të mirën për të pritur miqtë. Edhe “shtëpia” Pogradec, do të ketë një “odë” të tillë, të quajtur “Oda e pritjes” ku do të presë miq nga brenda dhe jashtë vendit. Aty pranë është edhe “kopshti i trëndafilave” me dy “Trëndafilat” kryesorë, Lasgushin dhe Mitrushin. Kjo “Odë” do të shërbejë jo vetëm për pritjen e turistëve, por edhe për kurorëzimin e çifteve të reja me ndërthurrjet e bukura të trëndafilave në formën e unazës ku në fund do të qëndrojë punonjësi i bashkisë për kurorëzimin e tyre. Odeoni, amfiteatri i cili është në përfundim e sipër, është një tjetër objekt turistik, ku do të zhvillohen të tëra aktivitetet turistike të qytetit. Aty, do të bëhet edhe një pistë patinazhi, e cila do të përdoret për kohën e dimrit. Iliri, i sheh njësoj çdo pëllëmbë tokë të qytetit të tij i është kushtuar qytetit, pa hequr vëmendjen nga Zonat e thella. Rrugët e fshatrave të Zonës së thellë të Gorë Oparit, kishin mbetur qysh kur janë hapur ashtu të degraduara, ku me vështirësi shkonin edhe këmbësorët. Si duket edhe ato prisnin Ilirin që të kujdesej e të bënte sistemimin e tyre, zgjerimin dhe rregullimin me ato mundësi që ka duke i shtruar fillimisht me çakull e më vonë, dora dorës të bëhet edhe asfaltimi i tyre. “Ishte kjo një ëndërr thotë kryetari i Shoqatës “Gora” Behxhet Fejzolli dhe këtë ëndërr e bëri realitet Ilir Xhakolli. Është një zonë tepër e vështirë dhe problemi kryesor janë rrugët që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin. Vazhdimisht kishim bërë kërkesa pranë pushtetit vendor dhe kjo kërkesë na u realizua vetëm kohët e fundit kur Ilir Xhakolli erdhi në krye të pushtetit vendor. Janë zgjeruar dhe sistemuar rrugët Beragozhd-Guri i Kamjes-Osnat, Lekas-Nicë dhe Prenisht-Vërcun, me një gjatësi këto prej më shumë se 21 km. Kryesorja është interesi dhe këmbëngulja për të bërë diçka me ato mundësi që ke dhe këtë e ka treguar vetëm Iliri të cilin gjithmonë edhe ne si Shoqatë e kemi patur pranë”! Ajo ç’ka do të zgjidhi përfundimisht agroturizmin dhe do t’i japi zhvillim zonave rurale do të jetë përfundimi i rrugës Qukës – Qaf-Plloçë, e cila kjo, do të bëjë të mundur që të lidhen të gjitha fshatrat e Mokrës së Poshtme dhe asaj të Sipërme… “Mbasi të përfundojmë të gjitha këto punë që janë në përfundim, thotë Iliri, atëherë kemi të drejtë të shkojmë e të festojmë në festën e përvitshme, në Selcën e Poshtme”. Jo, e ndërpresim, do të festojmë atje ku bëhet festa e përvitshme, në Pleshisht, Mokër. “Kjo, ka ndryshuar, thotë Iliri, dikur bëhej në Pleshisht, tani, kemi zbritur poshtë, atje, pranë Mbretërve Ilirë, në Selcë”!