BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Iluzione dhe “iluzionistë” zgjedhorë në Partinë Demokratike!

Iluzione dhe “iluzionistë” zgjedhorë në Partinë

Papara tetë viteve në korrik të 2013-s, Partia Demokratike e Shqipërisë realizoi me anën e disa zgjedhjeve të dyshimta të vendosë në krye të saj Lulzim Bashën! Ai vinte mbas “suksesit” të vizave si ministër i Brendshëm, por dhe “21 Janarit”! Po vinte përballë Sokol Olldashit dhe si fitues sërish i dyshimtë përballë Edi Ramës, i cili kërkoi mandatin e katërt si Kryetar Bashkie të Tiranës dhe ku votat pastaj u numëruan “në disfavor të tij” dhe në idenë e një ambasadori që mëngëpërveshur kontrollonte procesin! Por vinte dhe mbas rrëzimit si kryeministër të Berishës në humbjen që pësoi nga zgjedhjet e organizuara nga vetë ai në 23 qershor! Berisha nuk mundi kurrsesi të merrte mandat të tretë dhe sigurisht u largua nga kryesimi i partisë, duke pasur shumë më tepër skrupuj dhe “burrni”, se sa pasuesi i tij sot në parti! Asnjë respekt për veprimtarinë e tij tipike “Gërdec dhe 21 Janar” apo vitet 1996-97-98, por në fund të fundit, mori vendim dhe u largua sëpaku zyrtarisht nga shefi i madh i demokratëve në parti dhe si funksion partiak! Indikoi Lulzim Bashën, njeriun e afërt të sipërmarrjes politike “Berisha & Sons” për kryetar partie përballë Sokol Olldashit, të vetmit që artikulonte mendime të kokës së tij në parti! Çfarë ndodhi? U larguan demokratë nga listat, u fshinë emra dhe mbiemra të themelimit të partisë dhe nuk kishte transparencë! Pesha e Berishës pro Bashës, ishte thelbësore. Ja disa fakte të asaj kohe: Lulzim Basha 32371 vota, Sokol Olldashi 7896 vota. Në përqindje – Basha 80.39%, Sokol Olldashi 19.61%. Basha deklaroi: Ju falënderoj nga zemra për besimin që më dhatë për të marrë drejtimin e PD, partinë e vlerave dhe idealeve më të larta, forcës së shembjes se komunizmit dhe të implementimit të lirisë. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që ka drejtimi i partisë së themeluar në vitet 1990 dhe të udhëhequr nga Sali Berisha dhe ka pasur në krye elitën e mendjes dhe shpirtin e kurajos për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Në këtë garë të parën e parimit “1 anëtarë 1 votë”, iu vërtetuam qytetarëve se jemi përfaqësuesit më të denjë të dinjitetit njerëzor. Sokol Olldashi tha: “Përzgjedhja e kreut të ri të PD u bë përmes një procesi të deformuar. Nuk u qartësua transparenca e listave dhe nuk u vunë në dispozicionin tim. Ditën e votimit mijëra demokratë nuk gjetën emrin në lista. Procesi që mu premtua se do ishte jashtë ndikimeve, nuk ishte i tillë. Frika u krye me fletët e votimit që ishte e identifikueshme”, u shpreh Olldashi. Olldashi denoncoi përfshirjen në mënyrë të njëanshme të krerëve lokalë, teksa shtoi se ai gjatë fushatës së tij kishte identifikuar faktin se PD duhet të korrigjonte gabimet duke uruar që të jetë në gjendje ta bëjë të ardhmen. “Kjo ishte një energji e tepërt brenda nesh që duhej harxhuar në 23 qershor. Unë gjatë fushatës time kam evidentuar faktin se PD duhej të ngrihej mbi gabimet, shpresoj se do ketë inteligjencën ta bëjë”, tha Olldashi. Berisha tha: Kryetari i ri u zgjodh në një votë plebishitare të anëtarësisë së PD-së në votimin e djeshëm një anëtar një votë. Z. Lulzim Basha përfaqëson suksesin e të riut shqiptar, i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist do të meritonte të përfaqësonte në KQZ partinë e tij, PD-në, në zgjedhjet e para pluraliste të vendit. Më pas si qindra të rinj shqiptarë që dolën në liri, studioi në një nga universitetet më të njohura të Europës”, deklaroi Berisha. Ai përmbushi me një vendosmëri, aftësi dhe përkushtim të madh çdo mision që iu ngarkua. Kurse Topalli tha në atë kohë kështu: Në një moment të vështirë të Partisë Demokratike, demokratët u ngritën për t’i dalë zot partisë së tyre! Me pjesëmarrjen e tyre në çdo takim, gjatë dy javëve të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, me qytetarinë dhe emancipimin e tyre, demokratët dëshmuan shpirtin e idealeve, mbi të cilat u lind dhe punoi kjo parti. Të vetëdijshëm për nevojën e ringritjes, të vendosur për t’i dalë zot asaj, në ditë të vështira, të bindur se Partia Demokratike kishte nevojë më shumë se kurrë për anëtarësinë e saj, demokratët e bënë garën një proces emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik. Sot, Partia Demokratike ka një kryetar të ri dhe uroj që ai t’i çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores! Mirënjohje të thellë anëtarëve dhe anëtareve të Partisë Demokratike për shpirtin e tyre të paepur, zemrën e tyre të madhe, besimin dhe vullnetin e fortë për t’u ringritur”, shkruan Topalli në “Facebook”. Po po edhe Topalli në atë kohë, po uronte dhe vlerësonte proçesin që nxori Bashën! Që nga ajo kohë me Bashën, partia e Berishës, Topallit dhe Olldashit të ndjerë, ka humbur katër beteja të mëdha zgjedhore dhe sot ndodhet në ditët më të këqija të saj! Pse? Sepse në fjalët e Olldashit është dhe përgjigja! Sepse ai tha: Unë gjatë fushatës time kam evidentuar faktin se PD duhej të ngrihej mbi gabimet, shpresoj se do ketë inteligjencën ta bëjë”! Por PD-ja e Berishës, e Topallit, e të gjithëve pothuaj aty, nuk bëri analizë, nuk u ngrit mbi gabimet dhe nuk u tregua inteligjente ta bënte këtë dhe gjatë të ardhmes, që Olldashi nuk e jetoi, por që ne e përjetuam këto tetë vite në opozitë dhe tanimë me shumë gjasa dhe për shumë vite mbas, përderisa nuk ka shenja të pikërisht kësaj ideje të mëshuar fort nga Sokol Olldashi! Në Partinë Demokratike kishin “iluzione se po bënin zgjedhje normale në parti”. Se “luajnë si parti e hapur” kur në fakt, ishin të mbyllur dhe jo transparentë! Kishin “iluzione ata poshtë, por dhe ata lart se do të mund të bënin zgjedhje normale”! Por nuk ishin të zot dhe këtë nuk e them unë, por zoti Olldashi! Po pra, kur sqaroi se: Përzgjedhja e kreut të ri të PD u bë përmes një procesi të deformuar. Nuk u qartësua transparenca e listave dhe nuk u vunë në dispozicionin tim. Ditën e votimit mijëra demokratë nuk gjeten emrin në lista. Procesi që mu premtua se do ishte jashtë ndikimeve, nuk ishte i tillë. Frika u krye me fletët e votimit që ishte e identifikueshme”, u shpreh Olldashi. Olldashi denoncoi përfshirjen në mënyrë të njëanshme të krerëve lokalë. Pse çfarë po ndodh dhe sot në garën mes Lulzim Bashës dhe Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli?! Kanë iluzione se do të dinë kush është trupa zgjedhore!? Në 2013-n kur doli Basha, si me magji u shuan nga listat mirë themeluesit e saj në 1990-n, por dhe mbi 15.000 demokratë me “justifikimin” se nuk kishin karta të reja anëtarësie! Nuk u mor vesh kurrë trupa zgjedhore! Nuk gjetën emrin shumë demokratë në lista dhe fleta e votimit nuk ishte me parimet e fshehtësisë! U futën në punë “iluzionistët” që zhduknin demokratët nga votimi! Ishin “magjistarë të zhdukjes së anëtarëve të partisë dhe listave të tyre”! Po pikërisht “iluzionistë” të vërtetë nga ku pastaj Basha dilte fitimtar! Hiqeshin mijëra demokratë realë dhe futeshin mijëra të tjerë (kohëshkurtër) që kishin qëllim votën pro Bashës! “Iluzionistët” e PD-së atëherë dhe sot, bënin të mundur votimin ku merrej vesh kush nuk votonte Bashën e zotit Berisha në atë kohë! Po, por sot çfarë po përgatisin?! Po pra po, po zhdukin disa mijëra dhe sot dhe sinjalet janë shumë të këqija! Po të njëjtin “iluzion” politik sikur po bëhen zgjedhje të lira në PD dhe “punën e iluzionistëve” të PD-së, që zhdukin sërish demokratë, rregullojnë lista, i qërojnë dhe sajojnë ato dhe sigurisht nuk bëjnë kurrë transparencë! Pra dhe iluzion sikur ka zgjedhje dhe “iluzionistë magjistarë” me kontrollin dhe degradimin e procesit zgjedhor të deformuar sikundër thoshte Olldashi për zgjedhjet në Partinë Demokratike! Kaq, se nuk ka ndonjë diçka më shumë se sa kaq në fakt! Por kjo sigurisht që nuk është një masakër zgjedhore! “Masakrat zgjedhore” janë telenovela që kryetari (aktual) i PD-së të fitojë në PD dhe humbë politikisht në Shqipëri!