BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Opinion / Editorial

Iluzionet e rrezikshme të një presidenti nën hetim

Iluzionet e rrezikshme të një presidenti nën hetim

Në historinë e pas viteve ‘90 në Shqipëri është i vetmi rast kur një president del nga kornizat ligjore kushtetuese dhe akuzon Parlamentin e vendit të tij dhe Qeverinë e vendit të tij sikur ata kanë bërë të ashtuquajturin “grusht shteti” brenda vendit, duke harruar se një president në një Republikë Parlamentare, ku vetë presidenti është i emëruar po nga ky Parlament për të patur një rol honorifik dhe unifikues në këtë Republikë Parlamentare. Shenjat e iluzionizmit janë sa të çuditshme aq edhe të rrezikshme dhe shembuj ka plot, ku iluzionistë të njohur si: Yu Ho-Jin – manipuluesi, Dan Sperry-prestigjatori, Jeff Hobson-trukebërësi, Jonathan Goodwin- i paarsyeshmi, James More-mashtruesi, Raymond Crowe- i pazakonshmi, Adam Trent-futuristi, David Koperfild-magjistari, kanë mahnitur njerëzit me truket e tyre të jashtëzakonshme duke rrezikuar në disa raste edhe jetët e tyre për ta bërë shfaqjen sa më interesante. Në realitet iluzionet personale të një njeriu janë të ndryshme nga iluzionistët, të cilët janë njerëz normalë, por bëjnë truke si ato më lart, për të kënaqur njerëzit nëpërmjet shfaqjeve. Iluzioni nga ana mjekësore është një perceptim fallco i realitetit apo gabimi ndaj një diçkaje e cila në realitet nuk është. “Perceptimi i gabuar ndaj stimujve të jashtëm (vizive, auditive, sensoriale, etj). Shumë iluzione mund të jenë të padëmshme, por në disa raste të veçanta janë tipare të depresionit”. (https://medical-dictionary. thefreedictionary. com/Illusions). Po i përmend këto për një rast të veçantë që po ndodh në Shqipëri, kur një president nën hetim, për t’iu kundërpërgjigjur presionit të ushtruar ndaj tij nga Parlamenti, qeverisja, madje dhe populli, kundërpërgjigjet duke akuzuar të mësipërmit për një grusht shteti. Akuzë e rëndë, por në fakt është një iluzion sepse nuk mund të bëjë të ashtuquajturin “grusht shteti” shumica parlamentare dhe vetë qeveria. Definicioni “grusht shteti” ose “Coup d`etat” sipas Clayton Thyne dhe Jonathan Poëell përcaktohet si: “përpjekje ilegale dhe të hapura nga ushtarakët ose elita të tjera brenda shtetit për të larguar ekzekutivin aktual” (https://en. wikipedia. org/wiki/Coup_d%27%C3%A9tat). Që këtu shihet qartë problemi iluzionar i presidentit tonë aktual, i cili nëpërmjet një truku (ndoshta për shkak të depresionit) kërkon tua hedhë fajin maxhorancës, pra, Parlamentit dhe qeverisjes, në një kohë kur realiteti është krejt tjetër. Më biçimsëze janë justifikimet e vartësve të presidentit, të cilët paradoksalisht interpretojnë Kushtetutën sikur Kushtetuta të shprehet për një Republikë Presidenciale dhe jo për një Republikë Parlamentare të miratuar me referendum. Një nga veprimet iluzioniste të një presidenti me iluzione, që janë të rrezikshme për të ardhmen e vendit është edhe dalja disa herë në media për të faktuar iluzionet e veta e për më tepër për t’i mbushur mendjen vetes se ajo që po bën qenka e mirë për vendin. Deklarimet në media dhe në opinione tek Top Channel para disa ditësh pasqyrojnë edhe një herë problematikën që ka vetë presidenti për të dalë nga akuzat që i ka bërë Parlamenti për shkelje të Kushtetutës disa herë, për të cilat vazhdon të jetë nën hetim parlamentar. Qorrsokaku në të cilën ka rënë, ka shkaktuar padashje apo me dashje, një situatë ku një president i emëruar nga Parlamenti nuk përfaqëson

unitetin e popullit, por edhe rolin e tij si president honorifik duke e shfaqur veten si një president më kompetenca të plota, por që nuk janë të shkruara në Kushtetutë. Argumentet sofiste që lëshoi kundër një zyrtari si Dvorani të pasqyruara si padi penale, ka shumë pak mundësi të argumentohen si të tilla dhe një nga arsyet është se pikërisht akuza e tij për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca janë pikërisht dëshira e tij e fshehtë për të patur njerëz të tij në këtë gjykatë për ta mbrojtur nga akuzat që ka lëshuar Parlamenti shqiptar. Këto “rofeshata” politike të Presidentit për të shpëtuar nga akuzat parlamentare sigurisht nuk do të kenë sukses sepse personalisht mendoj se jo vetëm ai ka shkelur Kushtetutën duke bërë një karshillëk të sëmurë, por gjithashtu mendoj se edhe populli nuk është i mendimit se ky president të mund të përfaqësojë unitetin e vendit dhe mbrojtësin e Kushtetutës sepse më tepër kjo mbrojtje i ngjan mbrojtjes që i bënte Don Kishoti Dylqinjës imagjinare të Tobozës, e cila në fakt ishte një fshatarkë që e njihte realitetin e vet dhe habitej nga frazeologjitë dokishotiane.