BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Opinion / Editorial

Imitacionet butafori monarkike të "rilindizmit"!

Imitacionet butafori monarkike të "rilindizmit"!

Një nga veprimet më të mira, suksesshme dhe realisht kombëtare të kryera nga monarkia, por nga vetë Zogu, është emërimi i republikanit demokratik me bindje, Mirash Ivanaj si ministër i Arsimit. Kontributi i tij në gjimnazin e Shkodrës, kthimi i atij gjimnazi si qëndra më e madhe përparimtare kulturore dhe arsimore e Shqipërisë, është dhe meritë e mësuesit dhe drejtuesit Mirash Ivanaj për më tepër dhe një nga mësuesit e babait tim e shumë e shumë njerëzve të rëndësishëm profesionistë që ka nxjerrë ai gjimnaz sidomos gjatë periudhës 1925-‘39. Mirash Ivanaj ishte kundër një sistemi të trashëguar dhe që po vazhdonte. Ai ishte për shkollën e shtetit, atë kombëtare dhe laike, por dhe me drejtim nga Perëndimi. Për këtë shkruante dhe kritikonte. Pikërisht për këtë veti nga 1933-shi thërritet në audiencë nga Zogu, i cili dhe pse ishte kundërshtar filozofik dhe politik dhe pse ishte jo i krahut të Legalitetit i propozon postin e lartë të ministrit të Arsimit. Ja propozon duke i thënë se ato që bën dhe shkruan në të mirë të arsimit t’i vendosë në të mirë të Shqipërisë dhe Mbretërisë. Ivanaj bëri reformat më të madhe në atë kohë dhe dha dorëheqjen kur Italia fashiste nga 1936 po i imponohej Zogut. Mirash Ivanaj bëri gabimin e madh që erdhi nga Stambolli kur Gjergj Kokoshi nga Enveri u vu në postin arsimor dhe që pastaj i persekutoi të dy. Por reforma e tij arsimore është fantastike. Ivanaj e kishte seriozisht dhe sinqerisht, Zogu e kuptoi dhe e shfrytëzoi këtë sinqeritet dhe një kundërshtar politik u bë një ministër i qeverisë të cilës reforma në arsim i pati sukses. Nejse, histori e vjetër suksesi në qeverisje dhe mënyre se si mund të lartësohet një kuadër i mirë dhe pse nuk është politikisht krahu yt në qeverisje. Por një monarku sigurisht kjo gjë mund t’i leverdiste dhe munda ta përdorte për mirë. Por në kohën e sotme... Ju kujtohet se çfarë ju tha për Senida Mesin sigurisht jo një e majtë apo socialiste pikërisht socialistëve kur e bëri zv.kryeministre kryeministri Rama? Po ju tha se është nënë e tre fëmijëve dhe e studiuar jashtë. E socialistët po shikonin sy zgurdulluar një person që nuk kishte pothuaj fare kontribute përveç bashkimit me kandidaten për kryetare bashkie në Shkodër që dilte nga të persekutuarit dhe mbështetej nga Rama dhe PS. Socialistët po rrinin gojë hapur, kurse rilindistët po buzëqeshnin hajthshëm si dinë vetëm ata të buzëqeshin kur shikojnë apo dëgjojnë ndonjë "kryevepër" të shefit të tyre të madhërishëm. Pa merita, pa shkruar asgjë profesionalisht apo analizë, pa kritikuar publikisht dhe pa qenë asgjë si element i qartë publik metodik dhe kritik qeverisës - Rama e bën zv.kryeministre. Hajdeee se ka qenë dhe kundërshtare politike, sepse kjo sigurisht nuk është se ka shumë rëndësi. Po pra "modernizëm është". Sepse kjo edhe mund të pranohet, po të jenë ato të tjerat që përmenda më sipër. Pastaj e largoi dhe pritën njerëzit se e kandidoi për kryetare bashkie në Shkodër, por kryetarit mendja nuk i shkoi. Sot ajo vegjeton duke bërë të djathtën e majtë në Shkodrën e katandisur lumpen të majtë, në sajë të së djathtës bolshevike në qytet. Por Rama zv.kryeministrin e ka për të firmosur diçka që nuk do ta firmosë vetë dhe për të bërë "gam gam" si lustër ndaj tij dhe Rilindjes. Jo më tepër se sa kaq. Zëvendëskryeminstrin e ka si fluturat e tij kudo në zyrë. Pastaj kryevepra e komandantit të legjionit është Taulant Muka, një imunolog si zv.ministër i Arsimit. Fantastikeeeee. Kjo është kryevepër. Zv.ministrat në qeverinë Rama janë njerëzit më kot në qeveri, më pa firma dhe pa vula ose firma ku ministri nuk do të vendosë se ka frikë se shkon në burg. Zv.ministrat janë më poshtë nga rëndësia, se drejtorë të vegjël poshtë, që kanë sëpaku makinë, zyrë dhe sekretare, firmë dhe vula apo dhe talona nafte dhe dieta me shumicë apo dhe urdhërojnë njerëz që kanë në nomeklaturë. Zv.ministrat kanë çelësat e kashtës biles dikush diku e dukshëm as ato nuk i kanë. Taulanti e kuptoi rrezikun e kotësisë së tij në zyrën e zëvendësit të ministres në atë kohë, por dhe se nuk e pyeste kush as për "lash as për balash" dhe iku. E dinte se duhet ti fërkonte "k..et" atij lart dhe me që dikush dikush ose në rastin konkret nuk kishte, ai, pa ç'pa dhe iku. U vendos se shkruajti dhe kundërshtoi në TV dhe Rama e pa. Pastaj tha - ky do të jetë "Mirash Ivanaj" (më falni për krahasimin e pavend) i sotëm. Hahahaha e pastaj "Ivanaj nga Zvicra" u la të hynte në zyrë të arsimit dhe t’i thonin gratë - rri aty e mos na çaj fort dërrasa. Po pra këto "mjaftistët e rilindistave" që kanë hipur sipër socialistëve. Iku rreziku nga sytë këmbët. Tani ka ardhur koha e një "Ivanaj" tjetër ose Besart Kadia. Te financat ky, mbasi ka kundërshtuar ministren e Rilindjes që zëvendësoi mësuesin e anglishtes në atë post. Ai është demokrat si babai i tij këshilltar i Berishës dhe ky vetë si katapultim i Bashës, por dhe një pedagog i zoti, njohës i mirë i pronarit të UET-it dhe njeriut të pasur Mane dhe tentues për kryetar të "Alternativës" që sot PD-ja thotë është financuar nga Rama. Sigurisht njeri i zoti duhet të jetë kur PD dhe PS e lakmojnë kaq shumë. Ku do arrijë mbas zv.ministri i ri, kjo do të shikohet në fakt. Nëse duron më shumës e tre muaj, do të thotë se ka kuptuar filozofinë e Rilindjes. Por të gjitha këto janë "imitime butafori monarkike" të Ramës. Marrëzitë e qarta të modelit Rilindje dhe atij personal të Ramës. Janë imitime të Zogut, sepse në fakt Rama atë tenton ta imitojë (më kujtohet Zogu në posterat e vendosura nga Rama kur ishte ministër Arsimi) më tepër se sa Enverin që kujtojnë "antikomunistët" e këpucëve të shqyera në SHQUP. Rama sillet si monark me socialistët me anën e kupolës legjendare të tij Rilindje. Ai imiton dhe në fakt mundohet dhe pse është me fluturat e tij, një butafori që nuk i shkrep me asnjë prej tyre. Nuk e ka për asgjë, sepse ai nuk e ka as seriozisht dhe as sinqerisht. Ai seriozisht e ka vetëm me përfitimin. E këtë ja ka siguruar kryevepra e tij imituese që është Lulzim Basha krijesa e Berishës nga 2005-2014 dhe mbas këtij viti kryevepra politike e mbajtur, ushqyer me pasuri dhe siguri nga Rama. Kjo i jep kryeministrit tonë siguri të vizatojë shtetin, ta bojatisë atë në mënyrën më të çmendur të mundshme dhe të bëjë butaforitë më të luajtura trush në imitim të monarkisë. Pse kush do ta pengojë - ata gazetarët e PD-së të cilëve ju bën hyyhyyyyyy te emisioni i Eni Vasilit?!